|
Heshtja
shurdhuese, mė shurdhuese se decibelat e pafundmė ėshtė mėsheftėsia
qė ruan personi qė pėrjetoi njė dhunim, tentim dhunimi dhe momente tė
tjera qė lidhen me kėtė dukuri tė rėndė tė lindur qė nga kohėrat
mė tė lashta e sot. Nė ditėt tona, ky fenomen duket tė ketė marrė pėrmasa
mė tė gjėra nga shkaqe tė ndryshme shoqėrore si qė janė ngarkesat
profesionale, animet nga kariera dhe shum shkaqe tė tjera qė largojnė
nga partėneri por edhe krijimi i monopoleve financiare dhe pushtetare
nxisin ndjenjėn e madhėsisė se paprekshme e me kėtė, personė tė kėtyre
gjendjeve i lejojnė vetes « luksin » drejt dhunimit, qė nė
kėtė shkrim si qė edhe nėnkuptohet nga rreshtat e kaluar, ėshtė ai
seksual.
Ngjarjet
e kohėve tė fundit nė botė qė pėrmbytėn mediat, bėnė qė tė
rritet dukshėm numri i kallzimeve tė femrave qė pėsuan dhe pėsojnė
dhunim(e) dhe ngacmime shqetėsuese dhe nėnēmuese tė pandėrprera nė
punė, nė familje, nė kuart dhe vende tė tjera tė pashmangshme lehtė.
Duket se reagimi i patundshmėm i organeve policore dhe tė drejtėsisė
amerikane nė rastin e Kryetarit tė Fondit Monetar Botėror DSK-it, mundėsoi
femrės tė merr guxim dhe tė shpalos e bėj kallzim nė polici ose pranė
ndonjė shoqate pėr mbrojtje tė femrės, duke gjetur kėshtu mbeshtetje
morale dhe besim nė njė drejtėsi tė barabartė pėr tė gjithė.
Sa
i pėrket marrjes parasyshė sė pafajsisė ndaj tė kallzuarit, duhet tė
vlerosohet nė tė njėjtėn mėnyrė edhe kallzuesi, gjegjėsisht personi
qė bėn kallzimin tė trajtohet si person i dėmtuar gjer nė provė tė
kundėrt. Kjo ėshtė njė ndėr elementet kryesore gjatė hetimeve dhe
sidomos gjatė procesit gjygjėsor. Nė kėtė mėnyrė, zhvillimi i
hetimeve dhe procesi nė fjalė arrin nivel tė drejt dhe tė paanshėm pėr
tė dy palėt. Me kėtė sigurohet mbrojtja e moralit tė femrės (mė
rrallė edhe e mashkullit) dhe fėmijėve tė dhunuar.
Pėr
tė qenė njė proces i drejtė gjer nė fund, duhet shkurtuar kohėzgjatja
e tij gjer nė kufijtė maksimalė. Kjo nga shkaku se numri i pėrgjithėshėm
i viktimivave kanė pėr qėllim dhe tentojnė me forcat e tėra psiqike tė
largohen nga kujtesa e egėrsive tė pėrjetuara. Shoqėria e sotme, ligjėshmėria
sotme nėse vazhdojnė tė zgjidhin kėto ēorodi jonjerėzore tė dėnueshme
nė tėrė botėn me hapa kėrmillore, viktimat do tė ngujohen akoma mė
tutje nė lėkurė tė veten, pa patur guximin tė bėjnė kallzim e me kėtė,
nė pikė tė parė lejojmė qė femra, nėna e njerėzimit, tė vuan
shpirtėrisht ; gjegjėsisht tė jeton e sėmurė nė zemėr dhe nė
sedėr
Pėrpos
kėsaj, nė botė mbisondojnė akoma paragjykime negative shkatėrruese
ndaj tė dhunuarve. Kam kėtu parasyshė studimet e ndryshme perėndimore
sipas tė cilave 80% (1) tė dhunimeve kryhen nga njė person i afėrm, e
kjo akoma rėndon « turpin » e tė dhunuarės (dhunuarit).
Mbrojtja e tėrė familjes nga pėrfolja dhe degradimi bie mbi personin
edhunuar nga i cili kėrkohet heshtja pa kusht. nė kėtė mėnyrė
veprimi, tė gjithė gati papėrjashtim, pėr tė mbrojtur njėēfarė
ndere dhe krenarije familjare, hidhen me dashje e pa dashje nė mbrojtjen
e dhunuesit duke u shndėrruar nė sulmues tė tėrbuar ndaj kallzueses
(kallzuesit). Kjo gjatė tėrė kohės ka dėmtuar rėndė shpirtėrisht
viktimėn kurse dhunuesit ia ka ngritur guximin pėr akte tė reja tė
poshtėrsive tė vjetra.
Dhunimi
nuk nėnkupton vetėm aktin seksual tė kryer. Dihet se shum femra dhe
personė tė tjerė, lėshojnė pč para kėrcnimeve vetėm nga frika e
pamposhtur nga turpi se po pėrhapet ngjarja qė do tė sjellė pasoja tė
papėrmirsueshme pėr te dhe pėr familjen, nga frika e humbjes sė punės
pėr arsye tė paqarta e kėshtu varg. Nė kėto rrethana, lėshimi pč
pra, nuk ėshtė dhe nuk mund e nuk duhet assesi tė konsiderohet si akt
me pėlqim o me dėshirė. Kėto janė dhunime perfide me pėrdorim tė
pushtetit hierarqik, ekonomik ose favor rrethanash dhe andaj duhet
gjithashtu bėrė kallzim dhe shpėrdoruesi duhet ndjekur nga ligji pėrkatės
si pėr dhunim, tė them, tė drejtpėrdrejt.
Kur
flas pėr dėmin psiqik, do tė them kėtu se ēdo qepje seksuale qė nuk
pėlqehet dhe vihet nė dije mosaprovimi nga ana personit tė ndjekur
duhet tė dėnohet si agresion. Nė kėtė mėnyrė, nė rradhė tė parė
arrimė nė parandalimin e shum rasteve dhe mbrojmė pra, personat e
ekspozuar situatave jashtėzakonisht tė dėmshme pėr shėndetin psiqik sė
pari e mandej edhe atij fizik.
Shpresoj
se viktimat e cilės do moshė e gjini, do tė gjejnė forca dhe mbrojtje
adekuate shoqėrore dhe ligjore qė tė bėjnė kallzimin ose sė paku tė
ju drejtohen shoqatave pėr mbrojtjen e viktimave tė dhunės seksuale kėshtuqė,
me njė pėrmbajtje adekuate do tė tejkalojnė mė lehtė dhimbjen qė
bartin dhe njėherit do tė shpėtojnė numėr tė konsiderueshėm njerėzish
qė pėr shkaqe tė ndryshme janė tė ekspozuar dorės dhe fuqisė jonjerėzore
tė x « njerėzve ». Kėta IKSA do tė kenė me siguri mė pak
guxim dhe « burrėri » tė ngacmojnė e dhunojnė mė tė
dobtit kur tė dijnė se i pret dėnimi i merituar.
(1)
CFCV Collectif Féministe Contre le Viol
|