|
Rilindja
zanafillat e veta i ka nė vitet 30 tė shek XIX dhe shikuar nė aspektin
historiko- politik, ajo ndahet nė disa etapa qė zgjatėn gjer mė
1912-13. Kjo ėshtė koha e ngritjes
kulturore, politike dhe ideore kombėtare.
Ideologė tė ngritur dhe patriotė tė shqyar i dhanė njė kahje tė rėndėsishme
aspiratave pėr ēlirimin dhe krijimin e Shtetit tė Bashkuar Shqiptar. Nga kjo rezultoi Lidhja e Prizrenit qė
bashkoi tė gjithė shqiptarėt nė njė fuqi politiko-ushtarake pėr qėllimet
mė sublime kombėtare.
Kėta
janė rrethanat historike tė krijuara nėn qiellin shqiptar dhe kjo
periudhė njihet si Rilindja Kombėtare e veshur me kryengritje tė
shpeshta kundėr Portės si dhe pėrgatitje politiko-ushtarake pėr
mbrojtje nga fqinjėt e etur pėr grabitje tė truallit shqiptar. Letėrsia
e kėsajė kohe qė luajti rolin kyq nė formimin ideologjik nė
ngritjen e vetėdijes kombėtare, mori emrin Letėrsia e Rilindjes e
zgjati gjithashtu gjer nė vitin 1912, kur ia lėshoi vendin frymave tė
tjera tė krijimtarisė letrare qė do tė pėrhapen nė Shtetin e Ri
Shqiptar dhe nė tė gjitha trojet tjera tė shkėputura me vendime tė
njėanshme tė qarqeve tė errėta dogmatike dhe profitqare evropiane.
Thelbi
i kėsaj letėrsie nė dekadat e para ėshtė me pėrmbajtje iluministe
me tema kryesisht nga nga e kaluara e jonė lavdishme, dashuria pėr
atdhe dhe pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Viteve tė fundit tė periudhės
se rilindjes, u zhvillua njė realizėm qė megjithatė nė vehte pėrmbante
romantizėm dhe synim primar janė idealet pėr pavarėsi gjė qė vinte
e sa afrohej.
Rilindasit
kanė merita tė mėdha edhe nė krijimin e njė letėrsie moderne
shqipe nga edhe u hodhėn edhe themelet e gjuhės letrare nė nivel tė
gjėre kombėtar.
Ndėr letrarėt mė tė njohur tė Rilindjes sonė e
ndėr mė tė spikaturit pa dyshim ėshtė Naim Bej Frashėri me veprat
madhėshtore, poemėn « Bagėti e Bujqėsi », « Historia
e Skėnderbeut » dhe vjersha tė tjera nga lirika patriotike e pas
tij vijojnė figura tė larta tė kombit si Gavril Dara i Riu, De
Rada, Mjeda,
Asdreni, Sami Bej Frashėri ideolog dhe themelues i Lidhjes sė
Prizrenit, Luigj Gurakuqi e shumė tė tjerė.
|