Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 
 

 

 

 Rilindėsit Rilindja

   

 Asdreni (1872-1947)
 
Shkruan:
Filolet

 

 

 

Aleksandėr Stavre Drenova, i njohur me emrin e pendės Asdreni, ėshtė njėri ndėr poetėt mė tė njohur shqiptarė tė Rilindjes Kombėtare dhe tė Periudhės sė Pavarėsisė e sidomos u bė i famshėm me "Hymni i Flamurit" qė u bė Himn Kombėtar i ynė. Kjo poemė u botua pėr tė parėn herė mė 21 prill 1912 nė tė pėrditėshmen "Liri e Shqipėrisė" qė dilte nė Sofje dhe mbante titullin "Betimi mi Flamur".

Lindi nė Drenovė pranė Korēės nė njė familje fshatare dhe si mbeti jetim, u detyrua tė ju bashkangjitej vėllezėrve nė Rumani ku u muer me punė tė ndryshme se kalonte njė jetė mjaftė modeste.

Kėtu  Asdreni u njoh me veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare dhe filloi  tė merej me shkrime poetike dhe publicistikė. Nė fillim poezia e tij ėshtė nėn ndikimin e madh tė Naimit. Kur mė vitin 1904 doli nga shtypi vėllimi Reze dielli, ēajupi e ilustroi mė sė bukuri kėtė ndikim duke ju drejtuar me simpati poetit tė ri: "Tani besoj se Naimi nuk vdiq, se vendin qė la ai bosh e zure ti."

Asdreni me veprėn e tij pasuroi shum poezinė shqiptare sepse kėrkon forma tė reja, krijon lloje vargjesh dhe poashtu i ngjitet edhe vargut tė lirė si dhe krijon njė lidhshmėri me poezinė evropiane tė kohės. Krijimtaria e Asdrenit me gjuhėn qė pėrdor mbi luftėn pėr ardhmėri e shoqėri tė barabartė e demokratike, shėnon kalimin e letėrsisė sonė tė rilindjes nga romantizmi nė realizėm.

Gjatė vitit 1914, Asdreni bėri njė qėndrim tė shkurtėr nė Shqipėri, e nė tė kėthyer nė mėrgim, vazhdoi aktivitetin nė gjiun e Lėvizjes Kombėtare. Mė 1937 viziton pėrsėri vendlindjen por edhe kėsaj rradhe kėthehet mjaftė shpejt na Rumuni. Vdiq nė fshatin e lindjes mė 1947.

Veprat e Asdrenit :

  • Rreze dielli (1904)
  • Ėndrra dhe lotė (1912)
  • Psallme murgu (1930)
  • Kambana e Krujės (1937)

* * *

 

Himni i Flamurit     

 

Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
me njė dėshirė e njė qėllim,
tė gjithė atij duk'iu betuar
tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ai largohet
qė ėshtė lindur tradhėtor,
kush ėshtė burrė, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si njė dėshmor!

Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
tė mbrojmė atdheun nė ēdo kėnd,
tė drejtat tona ne si ndajmė;
kėtu armiqėt s'kanė vend.
qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
po Shqipėria do tė rrojė,
pėr tė, pėr tė, luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtė
tek ti betohemi kėtu,
pė Shqipėrin, atdheun e shtrenjtė,
pėr nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bė therror.
Pėrjetė ai do tė kujtohet
mbi dhe, nėn dhe si njė shenjt!

 

  Lulėkuqja

       Lulėkuqja e mjera
       Asgjėkundi s’ka shtėpi
       E shkon jetėn n’arrati
       Ajo s’ėshtė si tė tjera
       S’ka stoli!

       Fushės, kodrės, del vetiu
       Veres ngrohet, dimrit ngrin
       Vetė shkunde, vetė mbin
       Dhe, kur skuqe, vjen veriu
       Dhe e pėrfshin.

       Nėpėr kėmbė gjith’ e shkelin,
       Vend nė kopshtet ajo s’ka
       Dore ndihmė kurrrė s’pa;
       As e mbjellin, as e vjelin
       Shkoi u tha…

       Po veē ngjyra e saj si zjarri,
       Si nje yll qe xixėllon
       Tėrė bota e imiton
       Ėshtė shenjė pėr sė mbari
       Nga shikon.

       Ajo ngjyrė kur zė shfaqet
       Mbreti fronė shkon e le
       Njerėz robėr fare s’sheh
       Vjen e drejta del nė faqet
       Si Zot je.


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .