|
Libri
i ri, qė pritet tė hidhet nė treg kėto ditė, Letėrsia nė
totalitarizėm dhe Dossier K, ėshtė nė vijim tė botimit tė
mėparshėm i Njė dosje pėr Kadarenė, i cili u publikua pėr
herė tė parė nė vitin 2005 nė Tiranė. Nė maj tė vitit 2006
Njė dosje pėr Kadarenė u botua frėngjisht nga Editions
Odile Jacob, me titullin Le Dossier Kadaré, nė pėrkthimin
elegant tė Tedi Papavramit. Ky botim, i cili mė vonė qarkulloi
dhe nė version tė numerizuar (CD) dhe nė formatin eBook, shoqėrohet
nga bashkėbisedimi i shkrimtarit Ismail Kadare me studiuesin
francez Stéphane Courtois, njė prej specialistėve mė autoritarė
tė historisė sė luftės sė ftohtė nė Europė, drejtor i Qendrės
sė Studimeve Kombėtare tė Francės (CNRS - Centre National des
Recherches Scientifique).
Botimi
i ri Letėrsia nė totalitarizėm dhe dossier K, nėn siglėn
e shtėpisė botuese Naimi, Tiranė 2011, ka shumė
ndryshime prej tė parit dhe prej botimit nė gjuhėn frėnge. Nė
gjendjen e re libri pėrmban dy pjesė. Nė pjesėn e parė botohet
monografia Letėrsia nė totalitarizėm: I. Kadare, njė
studim i nisur dhe i kryer si projekt shkencor, qė ka pėr qėllim
tė paraqesė kushtėzimin kontekstual tė letėrsisė nė shoqėritė
e mbyllura, pėrmes rastit mė tė diskutueshėm gjatė dy dekadave
tė fundme, letėrsisė sė Ismail Kadaresė. Studimet letrare, sido
qė pėr nga natyra dhe metodat bashkėkohore janė gjithnjė e mė
tekstocentriste, kur ėshtė fjala pėr letėrsinė e gjysmės sė
dytė tė shekullit tė 20-tė, qoftė nė Shqipėrinė shtetėrore,
qoftė nė Kosovė, nuk i shmangen dot kontekstit historik.
Nė
pjesėn e dytė botohen dokumentet, tė pajisura me shenjime
informuese tė saktėsuara e tė plotėsuara, si dhe me referencat e
burimit arkivistik, qė lejojnė e lehtėsojnė shfrytėzimin e tyre
prej cilitdo qė ėshtė i interesuar pėr njė njohje tė drejtpėrdrejtė
tė tyre. Nė kėtė botim janė shtuar afėrsisht 15 dokumente tė
reja, tė cilat nė kohėn e botimit tė parė e tė dytė ishin
ende nėn kufizimet e Ligjit 9154 Pėr Arkivat ose nuk ishin
identifikuar nė procesin kėrkimor. Midis dokumenteve tė shtuara,
dy letra tė M. Shehut pėr E. Hoxhėn, qė botohen nė kėtė libėr
pėr herė tė parė, janė me rėndėsi parėsore pėr tė kuptuar
raportet e shkrimtarit me pushtetet dhe sidomos pėr tė verifikuar
konceptin pėr letėrsinė si ēėshtje shtetėrore. Paraqitja e
dokumenteve bėhet sipas kronologjisė. Paraqitja e
dokumenteve metodologjikisht ėshtė bėrė njėsoj: nė fillim njė
argument i mjaftueshėm pėr tė kuptuar pėrmbajtjen, duke pėrdorur
leksikun e hartuesve tė tyre (nė ligjėratė tė drejtė, nė
shkallėn qė ishte e mundshme); nė vijim fjalėt dhe shprehjet kyēe,
pėr tu dhėnė lehtėsi studiuesve tė njehsojnė interesat e
tyre; dokumentet vetė me titujt qė mbajnė nė burim dhe me
tipologjinė qė kanė shenjuar nėnshkruesit (recension, relacion,
letėr, ekspertizė), si dhe me tė dhėna pėr persona historikė.
Nė fund gjenden: signatura (treguesit arkivistikė qė mundėsojnė
rikėrkimin); shenjimet e plota tė nėpunėsve, funksionarėve dhe
tė lidershipit politik; tė dhėna tė tjera prej shėrbimit
arkivistik nė zyrėn fondkrijuese.
Duke
qenė njė botim i llojit dossier, nuk ėshtė pėrzgjedhur a pėrjashtuar
asnjė dokument i zbuluar dhe ndonjėherė botimi i tyre pėrmban
edhe fragmente qė slidhen drejtpėrdrejt me argumentin e kėtij
libri, por thjesht pėrjashtojnė paragjykimet. Duke qenė se gjatė
dy dekadave tė fundme janė bėrė shumė debate pėr vėrtetėsinė
a pavėrtetėsinė e paraqitjes publike tė bashkėbisedimit/debatit
tė intelektualėve shqiptarė nė takimin me R. Alinė nė gusht tė
vitit 1990 (nė atė kohė kryetar i shtetit shqiptar), nė pėrbėrje
tė kėtij libri botohet pėr herė tė parė nė tėrėsi pjesa e
debateve Kadare-Alia, shoqėruar me referenca tė sakta kronografike
nė fonodokumentin origjinal qė ruhet nė dy pjesė nė formatimin
CD.
Nė
botimin e ri Letėrsia nė totalitarizėm dhe Dossier K,
botimet Naimi, Tiranė 2011, u gjykua me vend qė tė vihen
emrat e plotė tė hartuesve dhe nėnshkruesve tė dokumenteve, pėr
atė pjesė qė nė botimet e mėpėrparshme kishin mbetur tė
identifikuar vetėm me nistore (iniciale), kryesisht pėr arsye
etike. Botimi i dokumenteve me nėnshkrimet e plota tė autorėve do
tė dėshmojė shkallėn e paimagjinueshme tė demonizimit tė
shkrimtarit prej shkrimtarit gjatė periudhės totalitare; si dhe
mund tė ndikojė pėr mirė nė debatet qė hapen e rihapen nė
formė fushatash gjatė gjithė kėtyre viteve pėr qėndrimin ndaj
fshehtėsive tė arkivave dhe sidomos ndaj dosjeve tė policisė sė
fshehtė politike.
Pse
njė libėr i ri pėr fenomenin Kadare?
Nga
Shaban Sinani
Njohja
e burimeve dokumentare pėr gjykimin dhe rendin zyrtar tė botimit tė
letėrsisė nė totalitarizėm, njė ēėshtje kulturologjike nė
pamje tė jashtme, nė tė vėrtetė, pėrveē aspektit tė
funksionimit tė veprės nė variante tekstore, ka dhe njė anė
tjetėr thelbėsisht letrare, qė lidhet me historinė e receptimit
tė veprės, me receptuesit e parė tė saj, me funksionimin dhe
mosfunksionimin e ligjshėm tė skemave tė komunikimit tė veprės
pasi autori ka vdekur, domethėnė pasi vepra ėshtė shpallur
dhe lexuesi (bashkė me tė dhe studiuesi) nuk duan tia dinė pėr
mendimin e autorit. Historia e receptimit tė letėrsisė sė
realizmit socialist nuk mund tė bėhet pa historinė e receptimin tė
saj nė fazėn para botimit, nė procesin e editimit, kohė e mbikėqyrjes
paradigmatike prej zyrave dhe institucioneve tė specializuara pėr
kulturėn, letėrsinė, ideologjinė, partishmėrinė dhe vigjilencėn.
Studimin
e letėrsisė sė realizmit socialist nė kushtėzimin e vet me
politikėn, ideologjinė, kanonet zyrtare, nuk e pengojnė vetėm
paragjykimet e pafundme dhe mitizimi deri nė pėrjashtim i fuqisė
dhe modernitetit tė metodės, por dhe faktorė tė tjerė, si
mungesa e arkivave tė krijimtarisė (arkivat e dy shtėpive
botuese, arkivat e Lidhjes sė Shkrimtarėve, arkivat e teatrove,
arkivat e kinostudios, pėrgjithėsisht arkivat e krijimtarisė, janė
dėmtuar deri nė moskthim). Kjo pamundėson certifikimin dėshmues
tė historisė sė receptimit tė veprės letrare nė procesin e
editimit tė saj (qė shumė shpesh mund tė kthehej dhe nė proces
ndalimi), ku do tė veēohej roli i redaktorėve, recensuesve,
rirecensiuesve, diskutimeve nė redaksi, ekspertimeve tė jashtme,
konsultimeve zyrtare me Lidhjen e Shkrimtarėve, i pjesėmarrjes nė
diskutimet ideologjike nė organizatave tė partisė, i vėrejtjeve
tė sektorit tė kulturės, sektorit tė botimeve dhe sektorit tė
shtypit nė aparatin e KQ tė PPSH; i raporteve tė posaēme tė
ministrisė sė punėve tė brendshme dhe policisė politike,
porosive dhe urdhrave tė udhėheqjes sė lartė tė PPSH dhe e tė
qeverisė; deri tek ekspertimet me qėllime kriminalistike. Kėtyre
u shtohet dhe fakti qė, pasi realizmi socialist u shemb bashkė me
sistemin politik, karakteri i sistemit letrar nė hapėsirėn
shqiptare ndryshoi, nėnsistemet e saj filluan sė funksionuari si
njė sistem policentrik, hierarkitė e vjetra autonome u shembėn
gjithashtu dhe sinkronikisht lindėn dhe vullnete tė kundėrta: pėr
tė ruajtur a pėr ta ndryshuar status quo-nė e mėparshme, pavarėsisht
deformimeve tė saj.
Tė
gjitha kėto e bėjnė tė detyrueshėm vėshtrimin e raportit tė
letėrsisė me politikėn shtetėrore nė totalitarizėm, si mundėsia
e vetme pėr tė deshifruar procesin e ndėrlikuar tė editimit tė
letėrsisė nė shoqėritė e kontrolluara; historinė e receptimit
tė saj nė fazėn para publikimit; shkaqet e pėrshtatjes sė letėrsisė
dhe tė shfaqjes sė dukurisė sė motėrzimit; arsyet pse midis dorėshkrimit
dhe botimit ka dallime shpesh tė karakterit tė vullnetit krijues.
Reagim
i drejtuesit tė shtėpisė botuese Naimi:
Duke
marrė shkas nga ligjėrata e prof. dr. Shaban Sinani, mbajtur para
dy ditėsh nė Seminarin XXX Ndėrkombėtar pėr gjuhėn, letėrsinė
dhe kulturėn shqiptare nė Prishtinė, ku, ndėr tė tjera, autori
iu referua librit tė vet mė tė ri Letėrsia nė totalitarizėm
dhe Dossier K, i cili kėto ditė del nė treg nėn siglėn e
botimeve Naimi, nė median kosovare dhe pastaj edhe nė Tiranė
janė publikuar disa shkrime me referenca dhe informacione tė
pasakta. Pėr respekt tė lexuesit dhe tė sė vėrtetės, sqarojmė
se disa citime tė vėna nė gojėn e profesorit apo tė librit tė
tij janė tė pasakta. Kėshtu, pėr shembull, nėse autori nė ligjėratėn
e tij, apo edhe nė libėr, duke iu referuar burimeve arkivore vė nė
dukje se nė vitet 1970-1980 vetėm udhėheqja partiake merrte
mesatarisht 7-14 letra vullnetare nga populli, kjo nuk do tė
thotė qė kėto letra e ankesa me shkrim ishin tė gjitha pėr
shkrimtarin I. Kadare apo pėr veprėn e tij. Po ashtu, disa media
kanė vėnė nė gojė tė autorit tė librit citime nga dokumentet
e asaj kohe tė ofruar nė libėr si dėshmi apo ilustrim. Ndėrkohė,
disa gazeta librin e ri Letėrsia nė totalitarizėm dhe
Dossier K, e kanė ngatėrruar me librin tjetėr tė
botuar para disa vitesh me titullin Njė dosje pėr Kadarenė,
duke shkaktuar konfuzion tek lexuesi i interesuar.
Naim
Zoto,
drejtor i shtėpisė botuese Naimi
Skeda
e librit:
Titulli:
Letėrsia nė totalitarizėm dhe Dossier K
Autor: Prof. dr. Shaban Sinani
Shtėpia botuese: Naimi Shtėpi botuese dhe studio letrare
(www.botimenaimi.com;
e-mail: info.naimi@gmail.com)
Redaktor: Naim Zoto
Recensues: Blerina Suta, Eldon Gjikaj
Gjinia: Studim monografik dhe dokumente
Gjuha: shqip
Nr. i faqeve: 472 faqe
Ēmimi:
1000 lekė/ 10 euro
ISBN: 978-9928-109-09-5
Viti i botimit: 2011.
|