"...Njė ėshtė Shqipėria,
Me njatė flamur perėndia,
Me dorė tvetė e ka shkru,
Pėr Shqiptarėt do tjemė Shqipėria,
Kush e prek, qoftė
mallku...", ishin kėto vargje qė gjatė gjithė
jetės sė tij, Osman Elshani i kishte udhėrrėfyes.
Lufta e Ushtria Ēlirimtare tė Kosovės 1998-1999,
ka qenė ėshtė dhe do tė mbetėt njėra ndėr lėvizjet
ushtarake me tė organizuara tė shqiptarėve tė Kosovės, qė
pikė synim i kishe vėnė vetės ēlirimin e Kosovės. UĒK-ja
do tė mbetėt pėrjetėsisht nė piedestalin me mė lartė nė
analet e historisė mė tė re tė shqiptarėve. Thirrjeve tė
popullit pėr liri dhe pavarėsi, pėr tė luftuar kundėr
armikut shekullor serb, ju pėrgjigj edhe Osman Elshani, njė
djalė i fisit tė Thaqit nga fshati Baicė (tash Rezistencė)
tė Gllogovcit (tash Drenasit) nė zonėn e Drenicės.
Osman Elshani, u lind mė 6 shkurt 1951, nė
fshatin Rezistencė tė Drenasit nga prindėrit Bajrė e Zepa
Elshani. Ishte fėmiu i katėrt i Familjes Elshani, djalė i
vetėm i cili linda pas tri motrave Begishes, Nurijes dhe
Minires.

Osman B. Elshani
(06.02.1951-02.02.2011)
Shkollimin fillor e fillon mė 1958
nė shkollėn fillore "Migjeni" ndėrsa e pėrfundoi
nė vitin 1966. Po ashtu shkollimin e mesėm e filloi nė vitin
1966 dhe e pėrfundoi mė 1970 nė shkollėn e mesme nė qytetin
e Drenasit.
Osmani, padyshim qė kishte kuptuar se zgjimi
kombėtar i shqiptareve tė Kosovės duhet tė ndodhet, dhe
duhet tė fillohej rezistenca kundėr pushteti serb. Me
shpėrthimin e Demonstrata tė vitit 1981, Osmani ish krah me
krah me demonstruesit nė qendėr tė Drenasit, duke kėrkuar
tė drejtėn me elementar tė Kosovės, Republikė. Tashmė
Osmani, kishte kuptuar sė populli shqiptar i Kosovės e donte
lirinė dhe sė duhet angazhuar intensivisht pėr ti sjellė
lirinė Kosovės.
Pasi qė veprimtaria e tije, ju kishte rėnė nė
sy pjesėtarėve tė sigurimit serb, pas demonstratave tė vitit
1981, ku Osmani ishte njėri ndėr organizatorėve e
demonstratave nė Drenas, ai mė 29 tetor 1981 u burgos nga ana
e policisė serbe. Ai u dėnua me nėntė (9) muaj burgim dhe
dėnimin e vuajti nė Burgun e Prishtinės nė njė dhomė mė
veprimtarin e njohur tė ēėshtjes kombėtare Ukshin Hoti.
Pas pėrfundimit tė shkollimit tė mesėm ai
kryesisht u morė me punėt e shtėpisė. Njė kohė punoi si
punėtor krahu nė Slloveni. Kushtet ekonomike nė familje ishin
shumė tė kėqija dhe kėshtu nė vitin 1989, punėsohet si
punėtor ndihmės nė ndėrmarrjen shoqėrore
"Feronikeli" nė Drenas. Vitet 1990-1992, kur edhe
filloi largimi i punėtorėve shqiptar nga puna nga pushteti
serb, krah mijėra e mijėra shqiptarėve tė dėbuar nga puna
nė terė territorin e Kosovės, largohet edhe Osman Elshani.
Osman Elshani, ishte njėri ndėr njerėzit e parė
qė i kundėrshtoj hapur ndryshimet kushtetuese nė Kosovė tė
cilat pushteti serb i inicioi mė 1988/89. Edhe gjatė gjithė
periudhės 1992-1994, Osmani ishte angazhuar nė ngritjen e
vetėdijes sė rrethit ku jetonte pėr rrugėtimin e popullit
shqiptar nė luftėn e pashmangshme, luftė e cila do tė sjell
ēlirimin e Kosovės nga Serbia.
Viti 1994, do tė shėnon viti e kthesės sė madhe
nė veprimtarinė e Osmanit. Ai mė 1994, kyēėt nė radhėt e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Po ashtu qė nga vitit 1994,
shtėpia e tij ishte njėra ndėr bazat e sigurta tė Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės nė Zonėn e Drenicės. Kur e
pėrmendim kėtė fakt e argumentoi sė pėrveēse shtėpisė
sė komandantit tė UĒK-sė Adem Jasharit nė Prekaz, tė Mujė
Krasniqit (komandant Kapuqit) nė Ēabiq tė Klinės, Sylejman
Selimit nė Aqarevė, ishte edhe shtėpia e Osman Elshanit nė
rezistencė njėra nga bazat e sigurta tė UĒK-sė. Me qė
shtėpia e Osmanit, ishte njė vend i sigurt pėr pjesėtarėt e
UĒK-sė, aty disa here u takuan krerėt mė tė lartė tė
UĒK-sė ku diskutonin rreth organizimit tė luftės.
Gjatė kohės sė pėrgatitjes sė kėtij punimi,
nė bisedė mė Rexhep Selmin (ish anėtar i Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės), ai pohon
sė Osman Elshani ėshtė njėri ndėr njerėzit e parė tė
UĒK-sė nė fshatin Baicė tė Drenasit. Ndėr luftėtarėt me
zė tė Baicės dhe rrethinės radhitėt edhe Rasim Kiēina
(tash dėshmor i lirisė) e shumė e shumė tė tjerė.

Osman Elshani sė bashku me
Rexhep Selmin dhe Avdi Raci
Pasi inkuadrimit tė Osmanit nė
Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, ai vazhdoi aktivitetin e tij
pėr tė inkuadruar edhe njerėz tė tjerė tė sigurt nė
grupet e para tė ushtrisė e cila tashme e kishte vėnė vetės
synimin e ēlirimit tė Kosovės nga okupimi serb. Ndėr
njerėzit e parė qė Osmani inkuadroi nė UĒK-ė ishte miku i
tij Qamil Shehu si dhe Adem Kiēinėn.
Shtėpia e Osmanit, ishte shndėrruar nė njė
pikė e sigurtė e ushtarėve tė lirisė, ushtarėve tė
UĒK-sė. Nė vitin 1994, pas inkuadrimit tė tij nė UĒK-ė,
shumė nga figurat e shquara tė luftės gjetėn strehė dhe
kaluan kohė tė gjatė nė shtėpinė e Osmanit siē ishte
Mujė Krasniqi, Rexhep Selimi etj. Me qė Osmani, kishte shumė
fėmijė, luftėtarėt si Mujė Krasniqi, Rexhep Selemi, e
kishin marrė njė mesazh tė qartė nga Osmani. Ai nė njė
natė tė vitit 1994, teksa po qėndronin tė strehuar nė
shtėpinė tij Mujė Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ai ju thotė :
"...nėse nė ndjekje ju rrethojnė policia dhe dorėzoheni
pėr shkak tė fėmijėve tė mi, haram ju qoftė buka qė e
hani...". Kjo fjalė do tė tingėllojė shumė tė
luftėtarėt e lirisė dhe ishte njėra nga fragmentet e cila do
tė mbetet e ruajtur nė memoriet e shumė ushtarėve tė
lirisė sė Kosovės.
Dalja publike e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės
mė 28 nėntor 1997, nė Llaushė tė Skenderajt, nė varrimin e
mėsuesit Halit Geci, ishte momenti mė i rėndėsishėm pėr
jetėn dhe veprimtarin e Osmanit. Ai pa hamendur inkuadron nė
radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, edhe djemtė
Asllani, Kastriotin dhe vajzėn Vlorėn. Tashmė e gjithė
Familja Elshani ishte kėqyru nė radhėt e Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės.
Mė 4 mars 1998, Osman Elshani sė bashku me Qamil
Shehun dhe Adem Kiēinėn, u takuan nė Aēarėve me Rexhep
Selmin nė odėn e Sylejman Selimit. Aty biseduan pėr hapat e
mėtejme sė ēka duhet ndėrmarrė pas tensionimit tė
situatės nė tėrė territorin e Drenicės.
Sulmi i ushtrisė serbe mė 5-7 mars 1998, mbi
familjen e komandanti tė UĒK-sė Adem Jashari, nė Prekaz,
ishte drita e parė e lirisė sė Kosovės. Osman Elshani
bashkė me shokėt e tij tė armatosur siē ishin Qamil Shehu,
Adem Kiēina, nė mėngjesin e 5 marsit 1998, tė shoqėruar me
veturėn e Ilmi Gashit shkuan nė drejtim tė Rezallės ku atje
u takuan me pjesėtarėt e tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Gjatė gjithė periudhės mars 1998 e deri nė qershor
1999, Osmani morri pjesė nė tė gjitha frontet e luftės aty e
ku e kėrkonit nevoja nė Zonėn e Drenicės. Ai ishte njė
luftėtar i dalluar dhe shumė strateg. Pas sulmit tė ushtrisė
serbe nė Prekaz nė marsin e vitit 1998, nė luftė e deri nė
mbarim e saj aktiv ishin edhe dy djemtė e Osmanit, Asllani dhe
Kastrioti si dhe vajza e tije Vlora.
Mė poshtė po japim njė fragment nga rrėfimi i
Vlora Elshanit marrė nga libri "Gjaku i lirisė"
9-10, tė autorit Bajram Kurti : "...Unė bashkė me
Kastriotin bėnim stėrvitje me tė gjitha llojet e armėve qė
nga bombat e deri tek mitralozat. Qė nga 5 marsi 1998, ne tė
dy ishim nė istikamet e luftimeve dhe kur nuk u ndamė nga
njėri tjetri. Ishim bashkė nė shumė beteje dhe aksione tė
UĒK-sė sė bashku me Kastriotin...".
Osman Elshani, ishte pjesėmarrės aktiv nė
Betejėn e Llapushnikut mė 9 maj 1998, kur forcat e UĒK-sė
bllokuan aksin rrugor Pejė-Prishtinė. Po ashtu Osmani, ishte
pjesėmarrės edhe nė Betejėn e Dollcit e cila u zhvillua njė
muaj pas Betejės sė Llapushnikut.
Pas themelimeve tė brigadave, Osmani u sistemua
nė Brigadėn 113 "Mujė Krasniqi", nė njėsinė e
policisė ushtarake, ku kreu detyrėn e komandantit tė
njėsisė sė policisė ushtarake.
Mė 21 shtator 1998, Osman Elshani bashkė me
djemtė Asllanin dhe Kastriotin si dhe vajzėn Vlorėn, morėn
pjesė nė betejėn me forcat serbe nė fshatin e tyre nė
Rezistėncė. Veē sa forcat serbe po numėronin orėt e fundit
nė territorin e Drenicės, Osman Elshani sė bashku me
njėsitin e tij si dhe me dy djemtė Asllanin dhe Kastriotin si
dhe vajzėn Vlorėn, bėnė mbrojtjen e popullsisė civile nė
malet e Berishės. Aty luftuan me orė tė tėrė me forcat e
armikut serb.

Hyrja e trupave tė NATO-sė nė Kosovė nė
qershorin e vitit 1999, largoi pėrfundimisht trupat
ushtarako-policore si dhe administratėn serbe nga Kosova.
Padyshim sė nė ēlirimin e Kosovės kontributin e madh e dha e
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ku krah saj u rreshtuan bijtė
dhe bijat me tė mira.
Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovės nė
qershor tė vitit 1999, Osmani prapė rifilloi qė tė punoi nė
ndėrmarrjen "Feronikeli".
Osman Elshani sė bashku me Mulla Osmanin nga
Drenasi, morėn pjesė nė shumė pajtime tė gjaqeve dhe
ngatėrresave. Osmani dhe njė kontribut shumė tė madhe pėr
pajtimin e shumė familjeve anė e kėnd Kosovės.
Familja Elshani, ēdo herė u shqua
pėr trimėri dhe burrėri. Dy djemtė e Osmanit, Bajra dhe
Kastrioti, u vranė gjatė demonstratave tė muajit mars tė
vitit 2004, demonstrata kėto tė filluara pas vrasjes sė tre
nxėnėsve shqiptar (Egzonit, Avniut dhe Florentit) nė Ēabėr
tė Mitrovicės. Rėnia e dy djemve ishte njė goditje e rendė
pėr Osmanin. Me gjithė dhimbjet ai u shprehte sė :
"...nėėshtė nevoja edhe nėntė (9) fėmijė tė tjerė
i kam tė gatshėm pėr me sakrifikuar pėr atdhe...",
ishte kjo shprehje e qartė sė Osman Elshani dhe familja e tije
nuk do tė kurseni as me tė shtrenjtėn jetė pėr lirinė e
atdheut.
Mėposhtė po japim biografitė e dy djemve tė
Osmanit, tė vrarė nė demonstratat e marsit tė vitit 2004 :
|

|
 |
|
Bajrė O.
Elshani
(01.01.1972-17.03.2004) |
Kastriot
O. Elshani
(18.11.1981-17.03.2004) |
Bajrė (Osman) Elshani, u lind mė
1 janar tė vitit 1972. Ishte fėmiu i parė i bashkėshortėve
Osman dhe Mihrije Elshani. Shkollimin fillore e pėrfundoi nė
shkollėn fillore "Migjeni" nė vendlindje.
Ishte njėri ndėr nxėnėsit me tė mirė tė
shkollės, pasi qė ishte shumė i etur pas leximit. Pas
pėrfundimit tė shkollės fillore ai vijonė mėsimet nė
gjimnazin "Skėnderbeu" nė Drenas, nė drejtimin
teknik laborant i fizikės. Edhe gjimnazin e pėrfundoj me
sukses. Kushtet ekonomike si tė gjitha familjen nė Kosovės
nuk ishin tė mira as pėr familjen Elshani dhe kėshtu ai
emigron pėr nė Austri ku pėr dymbėdhjetė (12) vite jetoi
dhe punoi atje.
Mė 19 prill tė vitit 1997, Bajrė Elashni, niset
nga Itali pėr nė Shqipėri, ku pikės synim kishte futjen e
aratimit nė Kosovė pėr furnizim tė pjesėtarėve tė
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, rrugėtimi i Bajrės
ishte pėrcjellur nga policia italiane, ku ai arrestohet nga ana
e policisė italian dhe dėnohet me gjashtė (6) vjet burgim ku
dėnimin e vuan nė Burgun e Veronės deri mė 27 mars 2003. Mė
17 mars 2004, ai u vra nė demonstratat qė zhvilloheshin nė
Ēagllavicė. Pas vetės la dy vajza Kosovaren dhe Brikenėn.
Kastriot (Osman) Elshani, u lind
mė 18 nėntor tė vitit 1981. Ai u lind nė vitin e lėvizjeve
tė mėdha tė shqiptarėve tė Kosovės, pėr liri dhe
pavarėsi. Ishte fėmiu i shtatė i Osman dhe Miririje Elshani.
Shkollėn fillore e kreu nė Rezistencė dhe tė shkollėn e
mesme teknike e pėrfundoi nė Drenas.
Me tė shpėrthyer lufta pėr ēlirim, ai ishte
krah babait tė tij Osmanit, vėllait Allsanit dhe motrės
Vlorės. Ai mori pjesė gati nė tė gjitha vijat e frontit nė
Zonėn Operative tė Drenicė. U vra mė 17 mars 2004, nė
demonstratat qė po zhvilloheshin nė Ēagllavicė.
Ajo qė e pėrjetoi me sė rendi ishte rėnie e dy
djemve pėr nėnėn Mihėrijen, ku mė poshtė po shkoqisim njė
fragment nga kujtimi i saj, botuar nė librin "Gjaku i
lirisė" 9-10, tė autorit Bajram Kurti : "...Jam
krenarė qė dy bijtė e mi ranė pėr lirinė e Kosovės, ranė
pėr kėtė tokė nga e cila ne nuk kemi ku tė
shkojmė..."
Rėnia e Bajrės dhe Kastrioit, ishte njė dėshmi
e qartė sė liria e Kosovės ende nuk ishte ardhur dhe sė njė
ditė Kosovė do tė bėhej shtet i pavarur dhe sovran, pėr tė
cilėn sakrifikuan breza tė tėra qė nga vitit 1913, kur
Kosova dhe viset e tjera u ndan padrejtėsisht nga vendimet e
Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr.
Osman Elshani, asnjė herė nė jetėn e tij nuk u
pajtua me robėrinė e Kosovės. Ai ēdo herė mbante nė zemėr
betimin e dhėnė si pjesėtar i UĒK-sė se nuk do tė ndalej
sė luftuar deri nė bashkimin e trojeve shqiptarė. Ėndrra e
tij ishte bashkim kombėtar i trojeve shqiptarė nė njė shtet
tė vetėm.
Osman Elshani, pas njė sėmundje tė shkurtė vdiq
mė 2 shkurt 2011 nė moshėn 59 vjeēare. Ai u varros me
nderime tė larta mė 3 shkurt 2011 nė varrezat e dėshmorėve
nė fshatin Rezistencė tė Drenasit. Osmani pas vetės la
bashkėshorten Mihrijėn, djemtė : Asllanin dhe Flamurin,
vajzat : Fixherinė, Albėrinė, Vlorėn, Malėsorėn, Zepėn,
Adelinėn dhe Duresėn, si dhe shumė nipa dhe mbesa.
Osman Elshani dhe familja e tij janė ikonė e
lirisė sė Kosovės dhe janė shembull se si duhet jetuar dhe
vepruar pėr tė mirėn e atdheut.
Nė fund, e ndjej pėr obligim moral dhe
profesional tė theksoj sė jetėn dhe veprimtarinė e njė
atdhetari dhe luftėtari siē ishte Osman Elshani ėshtė shumė
vėshtirė ta pėrmbledhėsh me njė punim fejtonisitik.
(Autori ėshtė Asistent nė
Institutin e Historisė-Prishtinė)