|
Murat
Isaku u rikthye nė mesin tonė me pėrmbledhjen poetike Mi kėpusin
kokrrat e frymės, pėr botimin e tė cilit u pėrkujdesėn bijat e
tij tė dashura, tė cilat, tė lidhura emocionalisht, pėr mė shumė
se tre vite nuk kishin gjetur forcė qė tė hap-nin dorėshkrimin.
Murat
Isaku u rikthye pasi, paraprakisht, kishte krijuar njė perandori
letrare pėrgjatė disa dhjetėvjeēarėve.
U
rikthye si pėrherė... si poet. Sepse poetėt, edhe kur duket se
kanė ikur pėrgjithmonė, befas rikthehen. Rikthehen pėr lexuesit
e sė nesėrmes. Mė saktėsisht, Murat Isaku, ka qenė gjithnjė nė
botėn qė se braktisi kurrė botėn letrare, ku ėshtė i dėnuar
qė tė mbetet pėrgjithmonė.
Pėrgjatė
njė jete ai shkroi romane, tregime, poezi, me njė pėrkushtim tė
habitshėm, me njė vullnet tė jashtėzakonshėm, me njė fuqi
titanike, pa tė cilat nuk merresh dot me letėrsi.
Nė
kėtė rrugėtim krijues thoshte se shpesh kishte ndjerė lodhje. E
kishte lodhur tipizimi i Eng Humballait te Plagėt, atėherė kur
Gjata e ngar-konte nė shpinė trupin e tij pa kokė dhe e varroste
majė njė kodre qė madhėshtia e tij tė shėmbėllente me lartėsinė
e majės.
Te
Rreckajt e kishte lodhur humbėtira ku babė e bir gjendeshin nė
terrin e thukur, njėri nė grahmat e fundit tė jetės, tjetri duke
mos e kuptuar se ai qė vdiste ishte babai i tij
Mė
shumė lodhej kur nuk shkruante. Ndjehej i shkretė. Thoshte se
ndjehej nervoz, enda-cak, fjalėpakė, neurastenik. Kur i rrekej
veprės atėherė i duhej vetėm qetėsi dhe tė gjithėve ua
shtronte njė lutje tė madhe: ta linin tė qetė nė hallet e
shkrimit...
Kur
kishte punuar romanet Plagėt dhe Rre-ckajt, ishte zvarritur nėpėr
varrezat e Teqes. Kishte folur me tė vdekurit. Kishte folur me
nje-riun e fshehur brenda vetes. Kishte dėgjuar zėrat qė vinin
nga pėrtej dhe mė pas kishte nisur tė rrė-fente me gojėn e
personazheve tė tij.
Teksa
e shkruante tregimin "Thuthuqi i pa-vijonit numėr katėr",
shpesh e vizitonte Bardovcėn (ku gjendet spitali neuropsikiatrik).
Lirisht mund tė them se ai ėshtė shkruar nė njė gjendje
gjysmė ēmendie.
II.
Ndonėse kishim njė distancė tė madhe moshe ai sillej me ne,
krijuesit e rinj, si njė bashkė-moshatar.
Ai
do tė mbetet nė kujtesėn e brezit tim si aristokrati i njė
mjedisi gjysmė tė urbanizuar qė gjallonte nėn trysninė e
thashethemnajės dhe nėn shtrėngimin e tymnajės sė spekulimeve.
Ai
do tė ngelet nė kujtesė si shkrimtari qė letėrsinė e
konsideronte si religjion.
Ai
do tė mbetet nė kujtesė si shkrimtari qė iu gėzua sukseseve dhe
u pikėllua nė dėshtimet tona.
Ai
do tė mbetet nė kujtesė si shkrimtari qė na motivoi kur kishim mė
tepėr nevojė pėr fjalėn e njė njeriu qė kishte bėrė emėr nė
letrat shqipe.
Kur ne nxitoheshim ai na kujtonte se letėr-sia ėshtė gjuhė,
magji e saj.
Kur ne shpejtonim tė dukeshim, ai na kujto-nte se lavdia ishte njė
keqkuptim dhe deprivatizim.
Nga
takimet me tė e kemi pėrjetuar ndje-njėn e Cvajgut nga takimi me
Romen Rolandin: se njeriu sa mė i madh qė ishte po aq ishte mė i
dashur dhe mė i pėrzemėrt. Lavdia nuk ndikonte nė mėnyrėn e
tij tė tė jetuarit. Ajo ishte jashtė tij, diku, matanė, e
pahetueshme nga shkrimtari.
Ai
do tė mbetet nė kujtesėn e brezit tim si shkrimtari qė nuk mund
tė rrinte gjatė kohė larg forcave demoniake tė krijimit.
Hiē
letėrsinė nga jeta e tij dhe ajo do tė ishte krejtėsisht e varfėr,
thuajse e pavlerė. Nėse do ti duhej qė ta jetonte vetėm atė
jetė jashtė letėrsisė, do tė kishte vdekur shumė i ri. Ai
punoi me orė tė tėra dhe kur dilte nė botėn tonė ishte krejtėsisht
i humbur. Ishte letėrsia qė e mbante gjallė.
Te
ky shkrimtar vėshtirė mund tė hiqej njė paralele ndėrmjet
Isakut qytetar i rėndomtė dhe atij shkrimtar.
Pėr
Isakun do tė mund tė shkruhej njė libėr i veēantė me ndodhitė
interesante nė jetėn e tij veēmas pėr harresėn. Nė
fakt, nė botėn jashtė le-tėrsisė dukej i humbur dhe harrestar.
Nė kėtė botė mendonte pėr botėn tjetėr, atė tė sajuarėn,
realitetin e pėrfytyruar, me tė cilin ishte njėjtėsuar. Nga bota
e kėndejshme merrte atė qė i duhej shkrimtarit pėr tė sajuar
botėn e tij tė epėrme. Gjėrat tjera, qė shumėkush i pandeh tė
vlefshme, ua lente tė tjerėve, pa ndjerė fare xhelozi. Pėr njė
shkrimtar ėshtė e vlefshme diēka tjetėr, qė atij i hyn nė punė,
teksa tė tjerėt as qė mund ta vėrejnė...
III.
Murat Isaku shkruante pėr tė mbetur njeri, kurse shkrimi pėr
tė ishte dhembje e ėmbėl qė provokon tė gjitha qelizat e
gjalla dhe krijon simfoninė e harmonisė. Nė krijimtarinė e
tij tragjikja zė vendin kryesor. Shkrimtari thoshte: tragjikja
ėshtė mė e fortė se lumturia, sikurse edhe dhembja mė e fortė
se gėzimi.
Isaku
nuk besoj tė ketė qenė i lumtur, por dihet se ka qenė kėrkimtar
i vazhdueshėm, veēa-nėrisht i fjalės. Ai do tė mbetet pėrgjithmonė
nė letėrsinė shqipe pėr gjuhėn e tij tė pasur poetike, madje,
besoj, se studiuesit e sė nesėrmes do tė merren me atė shumėsi
fjalėsh qė e pasurojnė le-ksikun e gjuhės sonė. Ai kėrkoi fjalė
plaka e tė harrueme, siē do tė thoshte Pjetėr Bodgani, pėr tė
krijuar kėshtjellėn e tij artistike. Me fjalė tė rralla, qė pėrdoren
nė trevat tona, hijeshoi mrekullisht kėshtjellėn e tij artistike.
Nė
vjeshtėn e jetės sė tij ai merrej me, sikur thoshte, disi me njė
ironi tė fshehur, ristudimin e tėrėsishėm tė veprave tė
tij.
Nganjėherė
mendoj se po t'i shkruaja tani, nė disa prej tyre, do tė kisha
qasje tjetėr, por ky ėsh-tė vetėm pėrfytyrim.
Nė
fakt ai nuk i ka rishkruar veprat e tij. I la ashtu siē i kishte
shkruar dikur, normalisht me disa pėrmirėsime tejet tė vogla.
Megjithatė, nė bisedat me tė e kuptonim se ai mbetej i pakėnaqur
me nivelin e disa veprave qė kishte shkruar. Madje, pikėrisht me
ato qė kritika i ka konsideruar si mė tė realizuarat
artistikisht. Kjo ndjenjė e shoqėron ēdo krijues serioz. Murat
Isakun patjetėr. Madje shpesh ia thosha me shaka: Po ēka do tė pėrmirėsoje
pikėrisht kėtu, kur ska vend pėr kurrfarė ndėrhyrjeje. Po
madhėshtia e shkrimtarit kėtu shihet: jo tek fletėt qė ka
shkruar, por tek fletėt qė ka grisur.
Murat
Isaku ka lindur me fatin apo fatke-qėsinė pėr tė qenė
shkrimtar. Dhe nėse do tė gjendej nė seancėn hyjnore ku do tė pėrcaktohej
sėrish fati i tij jetėsor ai sėrish do tė zgjidhte kėtė fat
apo fatkeqėsi. Letėrsisė, sikurse thoshte, nuk iu pėrkushtua pėr
ndonjė interes tė veēantė. Ajo pėr tė ishte nevoja e natės
dhe e ditės, autobiografia e tij, fati i tij.
Nėse
e nis edhe njėherė letėrsinė, sikurse kam vepruar 50 vjet mė
parė, besoj se do tė mbe-tesha i njėjti: tė jem i mirė ndaj
njerėzve, dorėn gjithmonė ta mbaj pėr miqėsi tė sinqertė dhe
krahėt e hapur pėr pėrqafime. Ndoshta nuk do tė isha ky qė jam
me kėtė pėrvojė jetėsore, por shkrimtar detyrimisht.
Na
ndodhte shpesh tė bisedonim pėr ne-vojėn qė na shtynte tė
shkruanim. Mos vallė shkrimi nuk ėshtė tjetėr veēse tentim, apo
mashtrim, qė tė mos e shohim hijen e vdekjes qė na fanitet
ku(r)do?
Vet
jeta ėshtė antitezė e vdekjes dhe pėrsė-ritje metabolike e fėmijėrisė.
Jeta ėshtė njė fėmijėri nė vazhdim, e cila duke dashur tė
mbetet e tillė, me kalimin e virgjėrisė, ajo i kundėrvihet fatit
fatal tė vdekjes. Kėtė pėr fat tė keq nuk arrin ta sundoj nė
betejėn e gladiatoreske, por arrin ta zbusė egėrsinė e saj. Nė
tė gjitha veprat e shkrimtarėve botėrorė, pa pėrjashtuar as
timen, vdekja ėshtė kambanare e madhe nė sfond, zėri i sė cilės
arrin kudo, por secili shtiret se ajo gjendet diku larg personit tė
tij
Parafytyrimi i vdekjes ndonjėherė ėshtė i bukur, sepse nė
kėtė rast ndjehet nevoja e mobilizimit te vetvetes pėr t'i bėrė
rezistencė tė keqes. Edhe vdekja ėshtė e bukur, sepse ēdo
dukuri qė patjetėr duhet tė kryhet, ruan nė vete hijen e bukurisė,
thoshte plaku me borsalinė, aristokrati qė jetoi nė njė kohė
prerjesh tė mėdha historike dhe tė papėrshtatshme pėr
shkrimtarinė. Por ai nuk iu nda letėrsisė asnjėherė, sepse pa tė
nuk mundte dot.
Ai arriti mjeshtėrisht tė krijonte persona-zhet e letuar qė rrugėtonin
mes heshtjes dhe shpre-sės sė thyer...
Tragjikja
e personazhit nė veprėn e tij shn-dėrrohej nė njė tragjikė
masive ose nė rezistencė kolektive, sė paku duke lėnė mesazhin
e njė qasjeje tė kėtillė. Kėto pėr tė ishin tema tė vjetra tė
letėr-sisė, tė trajtuara nga Platoni, sidomos nga Aristo-teli.
Tragjikja e personazhit nė letėrsi zgjon asociacione tė shumta
pėr t'i dalė zot trupit tė vet, shokut, familjes, etnitetit... Nė
kuptimin filozofik tė fjalės, tragjikja ėshtė pjesė pėrbėrėse
e tė menduarit dhe gjykuarit, tė meditimit tė individit. Ajo shndėrrohet
nė forcė shtytėse pėr t'u kundėrpozicionuar. Herė herė edhe
tragjikja ėshtė e bukur sikur vdekja, sepse ėshtė pjesė pėrbėrėse
e imanencės sonė, qė lėviz levėn motorike tė ecjes pėrpara, tė
harresės. Nė veprėn time pjesėt mė tė bukura janė ato kur
njeriu lufton kundėr tragjikes vetanake dhe bie viktimė nė kėtė
luftė, duke mos e konsideruar vetveten si tė humbur.
Ja
kėshtu fliste shkrimtari.
Ishin
me fat ata qė patėn rastin ta dėgjonin, tė ishin pranė tij.
Fliste rrjedhshėm.
Dhe
ishte ndryshe nga ne tė tjerėt... sepse qe gjithnjė nė zonat
influencuese tė letėrsisė.
Ata
qė nuk e patėn kėtė fat kanė mundėsinė qė tė komunikojnė
me librin, si formė tjetėr ekzi-stence. Njė nga kėto libra ėshtė
edhe ai qė autori nuk arriti ta shihte tė botuar Mi kėpusin
kokrrat e frymės.
Salajdin
SALIHU
__________________
Nė
vazhdim, disa poezi tė zgjedhura nga libri Mi
kėpusnin kokrrat e frymės
KISHA
VDEKUR DITĖN E ENJTE
Ėshtė
e vėrtetė se mė kanė marrė nė qafė
kur kanė thėnė se tė shkruar e paskam pasur
tė vdes mu ditėn e enjte
dhe prej meje kishin larė duart.
Ditėn
e premte u bė rrėmujė e madhe
nė pazarin e pulave
kur u shfaqa si kukudhi nė pėrrallė.
Ca
ia mbathėn me duart nė kokė
nga trishtimi i kallur nė sy,
tė tjerėt u bėnė akull.
Ore,
ėshtė ngritur lugat thanė
pikėrisht nė atė dakik
kur ra kambana e madhe.
Megjithatė
as nė varreza nuk gjetėn varr tė ri,
as nė defterin e hoxhės vijė tė kuqe mbi emrin tim
as nė shtylla lajm pikėllimi me fotografi...
Mirėpo, unė kisha vdekur ditėn e enjte nė kafene
me njė ndjesė pastė ndėr buzė tė bujarėve.
mandej kishte ardhur shiu i dytė.
Vetėm
tash e di
se tė shkruar e paskam pasur tė jetoj
deri ditėn e enjte kur bie kambana e madhe
dhe vjen shiu i dytė
PJESHKA E RRUGĖS SIME
Bėj
tė hy nė rrugėn time me plot sende tė moēme,
por nuk mė mbajnė kėmbėt
Vetėm qielli mė rri i ngulur nė sy.
Athua
mu nė kėtė kodėr ēelte pjeshka e verės,
kur nė vatėr tym nxirrte cungu i djegur
e mes hirit thante kėmbėt njė fėmijė
Tash
kur goja mė mbushet me emra enėsh tė botta
Sikur be dua tė bėj nė magjen e nėnės
dhe
mė zini besė
nuk pranoj tjetėr jetė nė kėtė gur tė lėmit
pėrveē asaj qė ecėn zbathur
!
Nkėtė
orė tė ditės,
mjeri unė i mjeri
askush nuk mė njeh nė arėn e babės!
Unė be u bėj se jam i Raifit tė Isakut,
por ata vetėm frymė marrin
Sa
larg vetes sė dikurshme tash po rri,
sa zgjoje pėr kaq stinė kanė ngritur bletėt
dhe trarėt e shtėpisė i ka ngrėnė krimbi!
O
Zot, e shurdhur sonte po mė jepet boka
kur grushtet rrinė pa jetė
e koka lakohet si kalliri i pjekur...
Pjeshka
zhvishet nė diell si kėngėt e djepit,
si duket jerm mi ka pirė sytė
Athua edhe ajo bėn tė hyjė nė rrugėn time ?!
Athua
i merren mendtė nė kėmbė
dhe kėrkon shtagė,
athua i qahet tė zezės
pse akoma goja si ka ardhur
!?
Eh,
kjo pjeshkė e rrugės sime,
kjo e mira e sė mirės
kurrė mos u bėftė qyqe nė njė mal,
ata tė barkut mos i qaftė...!
CIGARJA
MĖ SHIKON SI MIK I PABESĖ
Edhe
prushi smė zė besė
sonte kur e hedh frymėn si gurin mbi gur...
Vetėm cigarja mshikon si mik i pabesė
dhe sdel se sdel
nga rruga e tymit tė rėndė.
Edhe
pėr kėtė do ta them fjalėn time
kur shiu i parė do tė bjerė,
kur duart do tė mbushen me helm
e sytė nėndėrr do ta shohin ditėn qė vjen.
Sikur
edhe vetja smė zė besė
kur nata shpalohet mal e nmal pėlhurė
e butė si njė shpuzė...
Mka
mbetur njė fjalė nė fyt si kocė
po sikur ta nxjerr
druaj se nė atė ēast do tė vdes
po sikur ta lė
do tė shuhem shqim si cigarja vetė...
Dua
dikush tė mė zėrė besė
qoftė edhe cigarja nė rrugėn e tymit tė rėndė
sepse ka diēka nė jetė, qė jeton vetėm me shpresė.
NJĖ MOT
Njė
mot kam mėsuar si tjetoj me kujtimin tėnd
Deri nė fund tė shekullit
Dhe si ta qortoj veten
Nė rrugėn qė mpret e para.
Mirėpo
askush nuk mė ka thėnė atė mot
cila kokėrr ma njeh zėrin
dhe sa e zezė ėshtė biografia nė shpinė tė tymit...
Megjithatė
ti ske punė tė besosh nė secilin gur,
tė lėsh pas dore tė mirėn e mikut
ta harrosh rrugėn qė tpret e para...
KALEMI
Stu
nda kurrė nga jeta
edhe atėherė kur dikush gjuhėn ta nxirrte pas shpine
sikur tė villje ndėr sofrat e huaja,
kalem i dashur,
biri im i vetėm
i vetėm nė gjini tė madhe...
Nuk
e di si mbeta gjallė me shpirt e pa shpirt
Njėsoj si druri me kurubė tė qėruar
Besoja
se pranė teje
or kalem, or lalė,
mund tė vdisja vetėm njė herė pa u tallė
njė ditė apo njė natė
dhe tė kalbesha pėr fije me kėmbėt e shtrira nė arė
pa kėrkuar mbiemrat e varreve
tė njerėzve tė vegjėl apo tė mėdhenj...
Kam
pritur si pret kulla tė zotin nė dit baroti
se njė ditė do tė faleshin shirat e motit
qė shpirtin ta ēelėsh si ēel shelgu ndėr kroje
e tė pohoje se ka rrugė tė ngushta
kur tym tė zi nxjerrin edhe lotėt.
Mfal
pse kėtė sta besova
se vetėm zemra e poetit
kokėn e mban lart ndėr shtiza tė mortit
edhe atėherė kur tė tjerėt gjuhėn ia nxjerrin ...
FLUTURA
NĖ DHOMĖ
Sikur
e mbush dhomėn me ėndrrat e vetmisė sė vet
duke u derdhur ndritare si rrez e hėnės mbi kep.
Arratisur ėshtė nėpėr shi ku frika npalcė e vret
ndaj jetėn e kėrkon ndritare ku rrufeja e shkrep.
Nkėtė
ēast bėhet shpirt i dytė nshtratin tim plak,
ndaj fort e dua pse lodhjen ma ndjen deri nė gjak.
Dashuruar
ėshtė vetėm pas ankthit tvet nėn flatra
ndaj hidhet prej shiut nė shi me kėmbėt nbark...
Pa ndihmėn e njerėzve ikėn me cingje tė gjata,
duke u lutur pėr njė dorė jetė kėtu dhe larg.
Dritarja
kullon - unė shfletoj njė libėr i qetė
kur ajo kėrkon njė copė vend pėr trupin e vet.
Sikur
merdh nēast se ma vodh zjarrin e
lashtė nė ballė,
mbeta pa kohė lulesh ėndje, pa qumėsht nėne nė
barkun tim...
E pyeta tash kur pleqėria po mmerr nėpėr kėmbė
si e marrė,
mė thuaj vetėm ēkujtim ruan jeta nė gjuhėn e vet!?
Ajo
rrahu krahėt me katėr strofa si nė poezi,
kuptova atėbotė se tė dytė kishim njė fat nėpėr shi...
*
* *
MURAT
ISAKU
MI KĖPUSIN KOKRRAT E FRYMĖS
Shtėpia botuese
Albas
2008
Libri
u pėrgatit pėr botim nga bijat e shkrimtarit tė ndjerė: Luljeta,
Laura dhe Arta
Recensentė:
Alush Kamberi
Ramiz Hoxha
Parathėnia:
Salajdin Salihu |