| Tė shtunėn
qė lamė pas, nė qytetin Menzinken tė Zvicrės, nė njė
ambient tė kėndshėm poetik; nė pranin e shumė adhuruesve tė poezisė,
nė Klubin Kulturor Shqiptar Iliria, u mbajt promovimi i librit mė
poezi Njė hije bėnte rrugė, tė autorit Arif Molliqi. Tė
pranishėm nė kėtė promovim, qė mė shumė ishte mbrėmje poetike,
ishin shumė krijues dhe dashamirė tė muzės poetike qė jetojnė nė
Zvicėr dhe disa qytete tė Gjermanisė.
Mbrėmjen e udhėhoqi Ismet Tahiraj, profesor i gjuhės dhe letėrsisė
shqipe, i cili nė fillim e bėri njė pėrshkrim tė jetės dhe
krijimtarisė se Molliqit qė nga vitet e hershme. Ai mes tjerash tha
se, Arifin nė fillim e kemi njohur si satirist ngase mė shumė e
ngacmonte humori dhe satira, qė mė vonė pėr ti ikur
keqkuptimeve filloj tė shkruaj edhe poezi. Tahiraj pėrmendi disa
nga veprat e autorit, si ato mė poezi, romane, drama, ese dhe shkrime
publicistike pėr ēka, pėr kėto vepra disa herė ėshtė shpėrblye nė
konkurse letrare. Molliqi, ėshtė prezantuar edhe nė disa
antologji poetike nė gjuhen shqipe dhe gjuhe tjera.
|
Arif Molliqi
|
Nė vazhdim pėr poezinė e Molliqit, e nė veēanti pėr librin mė
poezi Njė hije bėnte rrugė, foli krijuesi, poeti dhe
kritiku Shefqet Dibrani. Z. Dibrani mes tjerash tha se: Arif
Molliqi ėshtė poet qė ka krijuar individualitetin krijues jo vetėm nė
poezinė e sotme shqipe qė krijohet nė mėrgim, por pėrmasat e kėtij
individualiteti maten me nivelin e poezisė sė sotme shqipe nė shkallė
kombėtare. Tashmė poezia e tij ka fituar njė vlerė dhe peshė
artistike. Kjo gjė mė dukshėm vėrehet, sidomos nė krijimet poetike
tė viteve tė fundit tė kėtij autori. Poezia e tij, ka marrė vlerė
qė duhet respektuar, sepse ka tėrhequr vėmendjen e lexuesit, pėr mė
tepėr tė asaj kategorie qė leximin e poezisė e bėjnė mė kujdesshėm
dhe nė mėnyrė profesionale. Janė kėto disa nga arsyet pse themi se
Molliqi ėshtė nga ata poet qė poezinė e ka pasion, dhe atė e krijon
jo pėr tė plotėsuar ndonjė vakum krijues, por thjesht shkruan pėr tė
shprehur ndjenjėn dhe pėrkushtimin e tij letrar. Tash kur pėrmendim kėtė
autor, (sidomos nė fushėn e poezisė), duhet tė besojmė se e kemi
fjalėn pėr njė individualitet krijues, pėr njė poet qė krijon
kujdesshėm i cili si prodhimtar i vlerave letrare duhet respektuar dhe
duhet tia pranojmė suksesin e gjertanishėm pėr ti dhėnė
vendin e merituar nė kuadrin e letėrsisė kombėtare
Muharrem Blakaj, prozator, autor i disa romaneve , duke u inkuadrua nė
vlerėsimin e krijimtarisė letrare te Molliqit nuk la papėrmendur prozėn
e tij e cila nuk ėshtė e padiktueshme, sepse tri romanet e tij
janė vlerėsuara mire nga kritika dhe lexuesit.
|
R. Miftari, pėrkthyes dhe kritik, tha se poezinė e Molliqit e kam lexuar
dhe e kam pėrcjellė me kujdes. Tabani i kėtyre poezive ėshtė shumė
interesant e sidomos toponimet e pėrdorura nė kėtė libėr tė lėnė
shumė mundėsi pėr njė analizė dhe vlerėsim interesant. I kėtij
mendimi ishte edhe z. A. Avdyli, i cili tha se sado qė poeti
simbolikėn e vet krijuese e ka ndėrtua mbi lokalitetin i vet,
megjithatė nė kuptimin e pėrgjithshme kėto toponime mund tė
kuptohen si shumė universale dhe kanė metaforėn e kohės, ēastit dhe
momentit.
|
 |
Dr. Shaqir Shala, e rikthej kohėn e Molliqit kur ai shkruante humor dhe
se humori dhe satira e tij lexoheshin me aq pasion dhe kujdes nė
vendlindjen e tij nė Deēan. Skendėr Tolaj, apeloj qė mbrėmje tė
tilla tė mbahen mė shpesh dhe se diaspora shqiptare sado qė po
krahasohet nga amza si njė lum i vdekur, prezantimi dhe krijuesit
siē ėshtė Molliqi, me librat e tyre po mundohen ta ngjallin lumin
e vdekur tė quajtur mėrgatė.
Edhe bashkėbiseduesit tjerė qė folėn rreth poezisė se Molliqit,
dhanė vlerėsime shumė interesant por qė emėrues i pėrbashkėt i tė
gjithėve ishte se, poezia e Molliqit e prezantuar nė kėtė mbrėmje,
ishte njė poezi me vlera tė tejdukshme, qoftė nė aspektin
estetik apo atė tematik. Janė vlera qė tashmė atė e kanė bėrė mė
tė dalluar dhe dita - ditės edhe mė tė kėrkuar.
|