rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Poezi tė zgjedhura nga libri 

DALJA NGA SAFARI

e poetit

Lulėzim Haziri

Nė barrikada

Na la
Barrikadave
Me pagjumėsinė e Makondasve
Mbėshtetur ėndrrat nė njėri-tjetrin si lumė
Sedra e postit e rėndoi
E dogji malli pėr gjumė qengji
Nė kolltuk kundrejt televizorit
Mbėshtjellė me batanijen e fajit
Me rruazat e gruas si tespihe ne dorė
Dhe sy tė varur-Sypėrmbys

 
Nė barrikada posta vjen me vonesė
Pijet nuk servohen nė gota gjegjėse kristali
Shtyp tė ilustruar s'ka as esspreso
Lajmet i bie era tė censuruara
Si reporter lufte nė TV

Na la
Me sėmundjen e pritjes nė barrikada
Kishte shpirt tė lehtė romantik
Lidhte kravata tė mėndafshta rreth qafe
Epshi pėr gruan nimfomane e mbuloi
E thirrte shtrati e pėrvėlonte shtati i saj
Fisnike e kish s'ka fjalė
Besnike me fjalė
Na la tė pėrgjumur e tė pėrhumbur
Pėr erėn e kafesė sė mėngjesit

 
Nė barrikada s'ka festival
Mbi gjak tė ngjizur rrėshqitet atje
Shtėpinė e sheh fatamorganė
Mallin e fėmijėve e ruan nė xhep nė kuletė
E vdekja tė flenė nėn helmetė


Na la
Tė nxirė nė fytyrė nga tymi i shpresės
Qė digjej si gomė kamioni nė rrugė
Dėshironte nė det tė merrte ngjyrė bakri
Pa u skuqur e rrezitur lumenjve mė parė
Syēelė shikonte ėndrra kashmiri
Se ish i sėmurė i operuar disa herė
Dru i transplantuar me mjeshtėri
Nė kryet e strucit kishte sytė e deles
Zemrėn e kish tė lepurit
Bishtin e hardhucės
Tamam shėmti mitologjike

 

Etėr e bij

(monolog etėrish)

pėrngjajnė nė pamje me ne ngapak
pasqyrė i kemi qė na kėnaq
shohim veten si mplakemi ngadalė
kur nisin e flasin mbrapshtė
toka nėn kėmbė na dridhet sakaq

herėt ėndrrave u shkojnė brisk
fjalė kėngėsh nuk mbajnė nė mend
andaj shkruajnė fasadave me sprej
s`para bėjnė art nė pėlhurė
gjithė vrerin e derdhin nė mur
 
sa pa ndjenja qė janė
s`kanė dell as pėr romantikė
flenė si arusha deri nė drekė
nuk e kanė parė diellin si lind
 
muzika e tyre i ka ca tinguj ēeshit
merren vesh edhe me irlandezė
s`u mjafton njė tel
pak i kanė edhe dymbėdhjetė

flamurit qė valėvitet
s`i turren si ne
si dema tė harlisur nė arenė
 
kur njė ditė tė vdesim
krenarė pas kortezhit do tė na vijnė
lot s`lėshojnė as pėr dashuri
kanė filozofinė e tyre s`ka rėndėsi
 
kur nisen
rrugės kah u kthyem ne
nė xhepa s`mbajnė fytyrat e tė dashurve
 
edhe palltot tona tė vjetra kur i veshin
nė trup u rrinė shik
se ndjekin modėn si mė teket
 
dyshimin si shenjė Kaini e kanė nė ballė
fjalėve tė gishtave tanė s`u besojnė
shenjat e rrugės thonė na i ngatėrruat
tėrė farėn ua derdhin grave nė bark
asnjė pikė s`duan t`iu bjerė nė Dhe

 

Klounėt poetik  

kanė hundė tė ngjyrosur pėr cirk
qoftė edhe karnaval poetik
janė tė prirė qė ēdo ideal
ta bėjnė tė rėndomtė gati qesharak
 
tė tjerėt kur buzėt paltojnė
tė bindur se gjuha eshtra s'ka
se fjala pėshtymėn ta than
klounėt rropaten thonė gjithēka
tė bėjnė pėr gaz po u shkove pas
arnat e Arlekinit t'i qepin mbas

 

Monologu i lėneshės

barrė e rėndė Bisha nė shtėpi
pėr shpinėn time tė lakuar paksa
tė banosh nė shpellėn e Saj
atje ku krevati ngushtohet nga epshet
Bisha e Koktosė ėshtė e denjė pėr dashuri
pėrballė bishės sime tė bukur qė e lashė nė gjumė
pastaj...
si ta shkruaj ndjenjėn
tė mė prehet njė dorė e butė nė ije
t`i shoh fjalėt si flluska shampanje
qė dalin nga goja qė flet e s`bėrtet
 
pastaj...
nis tė vizatoj
rrugėn qė ēon nė njė zemėr kozmike
qė nė fund si ai piktori sybisht
t`i freskoj kėmbėt asaj rruge me vesė
tė humbem nė njė tjetėr sferė

pastaj...
e lodhur jam
nga fjalėt
pritjet
bandillėt
rezja e derės mė mbeti nė dorė
kjo pritje barrė e rėndė
njerėzit i shoh pėrmes retrovizorit
qendėr erogjene jam bėrė e tėra
 
pastaj...
mbyllem nė dhomėn e pėrhime
qė m`i ruan me pluhur prekjet
lėkundem e shkundem e pėrhumbem
e qaj me muzikė
njė shpėrthim mė bėn grimė
edhe njė
pastaj edhe njė...
edhe njė

pastaj...

 

Shtėpia
 
Gjyshi im nė Lindje
Bėri dhjetė vjet kurbet
Me paratė e fituara
Ndėrtoi shtėpi
 
Baba im nė Perėndim
Bėri dhjetė vjet kurbet
Me paratė e kursyera
Shtoi shtėpinė
 
Ē’mė mbetet mua
Vetėm se nė atė shtėpi
Tė vė njė ēati
Tė mos lėshoje shi

 

* * *

Pėr autorin:

Ramadan Musliu:

Vjershat e Lulėzim Hazirit nė esencė janė lirika qė i dedikohen problemit tė zhvendosjes sė njeriut nga njė ambient nė tjetrin dhe fiksimit tė sferės sė intelektit, tė emocionalitetit dhe tė identitetit tė tij. Ato sa kanė ironi, aq edhe emocionalitet tė pastėr, qė herė pas here ngjyroset me nga pak tragjizėm. Zakonisht hipersenzibiliteti edhe rezulton nė tragjicitet

Poezia e tij qė nė start ta bėn me dije se gjakon mėvetėsi tematike, pra kėndvėshtrim  autentik tė problemeve dhe mėvetėsi tė shprehjes. Nuk mund tė themi se autenticiteti i tij kapėrcen jashtė modeleve tė njohura, por mund tė pohojmė me tė madhe se diskursi i tij ėshtė i saktėsuar dhe si nacionaliteti dhe saktėsia e tė shprehurit si dhe prirja pėr njė figuracion sa mė ekspresiv janė premtuese.

(Rilindja, 1990)

 

Migjen Kelmendi:

Luli u kthye nė Gostivar. Por Luli u kthye i vrarė! Lulin Prishtina e “vrau bukurie”! Ai e kishte humbur qetėsinė e njė studenti gostivaras, duke u kthyer atje si njėri nga “tė vrarėt bukurie” tė Prishtinės. (Prishtina ėshtė njė qytet i tmerrshėm. Nė tė patjetėr do tė jesh i vrarė: o bukurie, o policie!)

Shumė kohė, po them, kaloi qė atėherė. Ndryshuam ne, Prishtina, ndryshoi Kosova. Bota ndryshoi.

Mes Lulit e Prishtinės, tashti, qe ngritur njė mur i madh kufiri.

E dija se Luli nuk mund tė qėndrojė pa shkruar, dhe kurrė nuk do tė punojė si inxhinier. Mė njoftoi pėr pėrmbledhjen e re me poezi qė e kishte titulluar “Kur dyert hapen me zile”. Mė tha se nė libėr e kish ndėrtuar njė Utopi tė re -  Letėrsinė shqipe me autostrada!

...

Shkova qė t’i bashkėngjitėm Utopisė sė tij tė re dhe t’i falėnderohem pėr gjithė ato vargje me tė cilat aq bukur i kėndoi qytetit tim, tek i cili, siē tha vetė, duke zbritur Veternikut me autobus – “ēohem nė kėmbė si para flamurit”!

Aq bukur diti t’i kėndojė kėtij qyteti tė tmerrshėm, nė tė cilin patjetėr do tė mbetesh i vrarė: o bukurie, o policie!

(Koha, 1995)

 

Ali Aliu:

Pėrmendėm forcėn e rrezatimit tė brendshėm qė sugjeron prania e metaforės si pagjumėsi makondase. Krahasimi pra i pashqiptuar, i brendshėm, metaforik, ėshtė tejet kreativ dhe nxit mė shumė rrezatime pėrsiatėse. Por, me kėtė rast, fjalėn e kam gjetkė. Lexuesit tė poezisė, me kėtė rast, nė shikim tė parė, mund tė mos i duket i veēantė, aq mė pak pėrmasash kreative tė jashtėzakonshme, krahasimi i brendshėm i tillė qė, nė fakt synon ndriēimin e botės sonė kolektive aktualisht. Pėr mė shumė, lexuesi, ai qė ėshtė i informuar pėr shekullin e pagjumėsisė dhe vetmisė makondase, mund edhe tė mendojė: ka mundur tė mė kujtohet edhe mua, ta them edhe unė kėtė krahasim metaforik. Ėshtė, natyrisht vetėm njė iluzion i lexuesit, qė, nga ana tjetėr, vjen si dėshmi pėr kreativitetin dhe natyrėn spontane tė poetit. E tillė duket gjuha nė poezinė e Lulėzim Hazirit. Lexuesit i duket sikur bashkėbisedon me njė ligjėrim poetik, ose sikur dėgjon rrėfejza tė zakonshme jetėsore, pėrmes gjuhės mė tė zakonshme. Ndėrkaq, gjuha e poetit, qė nga fillimet, gjakon tė distancohet sa mė shumė nga ajo e komunikimit tė rėndomtė. Tek tė talentuarit, ky gjakim pėr distancim bėhet diskretshėm dhe natyrshėm, tek tė tjerėt ikja duket e kėrkuar.

Qė gjuha poetike e Lulėzim Hazirit na vjen e lehtė, e qartė dhe e afėrt nė komunikim, nė thelb nuk ėshtė rrjedhim i natyrės krijuese qė ka prirje narrative, edhe pse, nė poezinė e kėtij tė riu, tė themi, tė talentuar, vėrehen edhe kėto premisa. Distancimin nė kėtė plan, poeti kryesisht e arrin pėrmes figurės sė zhvilluar, globale, qė nė tėrėsinė e vet e fut tėrė njėsinė poetike. Figurshmėria mėton tė fokusojė situatė, ambient dhe pėrmes imazhit global ta komunikojė botėn e vet, kryesisht tė shqetėsuar.

(Flaka, 1995)

 

Abdullah Konushevci:

Lulėzim Haziri me ngulm vjershėron pėr njėrėn nga kryetemat e poezisė bashkėkohore – vetminė. Mund tė thuhet qė, mė parė se ndikimi i poezisė bashkėkohore – poetizomi i vetmisė – ėshtė njė tipar i brendshėm i karakterit tė tij introvert, qė komunikimin me botėn e bėn pėrmes poezisė.

...

Vetmia kėtu ėshtė mė shumė fat a fatum i krijuesit, qė dėshiron, qė mėton tė krijojė njė botė mė vete, njė botė nė tė cilėn do t’i bėhet sfidė sidomos moralit tė rremė patriarkal, njė botė ku dashurisė do t’i kėndohet me tė gjitha forcat sa nga malli, aq edhe nga inati.

...

Lulėzim Haziri ėshtė pa hamendje njėri nga pėrfaqėsuesit mė tipik tė brezit tė krijuesve tė rinj tė viteve nėntėdhjetė, i cili nga tė parėt edhe ka bėrė portretin poetik tė gjeneratės sė vet.

Ėshtė ky pėrgjithėsisht njė brez i dėshpėrimeve e zhgėnjimeve tė thella, si me vlerat morale, profesionale, politike e atdhetare tė brezit mė tė vjetėr. Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse ky brez ėshtė gati totalisht i dezangazhuar, plotėsisht mospėrfillės pėr ēdo ndėrmarrje, tėrėsisht i shkėputur nga jeta e pėrditshme.

(Rilindja, 1995)

 

Mufail Limani:

Paralajmėrohet si poet i gjeneratės sė pjekur me rokenroll (nėse kėtė e kuptojmė si fenomen kulturor, jo vetėm thjesht muzikor), me diēka jashtė normave dhe kundėr normave tė hapėsirės sonė kulturore; nė njė mėnyrė, mė duket se Lulėzim Haziri, pėr dallim nga poetėt e gjeneratės sė re, ėshtė i rrallė ose i vetmi qė nuk turpėrohet nga rinia e tij, nė tė gjitha kontekstet e mundshme tė kėsaj fjale. Mosturpėrimi e ruan nga prekja fatale me seriozitetin e pjekurisė qė vrapon pas ēėshtjeve metafizike e aktuale pėrnjėherė, duke e shkėputur poezinė nga marrėdhėniet mashkull-femėr e qė pėrndryshe ėshtė bėrė si e tejkaluar nė poezinė tonė, pra erotika si “ēėshtje” themelore, si temė “rehabilitohet” sė bashku me sensin e kohės sė jetesės sė tij, ndėrsa rrethanat e qeniesimit tonė me mjeshtri artistike i privon nga epika e madhe, duke i pėrditėsuar, duke i zbėrthyer nė ēaste dhembjet qė kėrkojnė gjerėsi proze, por qė kėtu redukohen, nė poezitė e rėndomta me tematikė tė tillė, nė vargje qė ngarkohen dhe qė humbin vetinė e parė tė bukurisė artistike tė tė shprehurit me fjalė: vetėvetishmėrinė. Dhembjet nė kėto vjersha nuk janė tė reduktuara, edhe “klithmat” e kohės dalin nė mėnyrė tė shlirshme, mėnyrė kjo qė, ta parafrazojmė T. S. Eliotin, me ekuivalencėn e tyre emocionale mbėrrijnė thellėsinė e mendimeve tė kėsaj kohe.

(Zėri, 1990)

 

 

 

Pėr bashkėpunim:

Kliko mbi foton e postės! >>>
ose pėrdor kėtė adresė: lrm@filolet.com



Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku