| |
Nė kujtimet e jetės sė tij, Prof. Bedri Dedja ka
shėnuar se lindi mė 20 nėntor 1930. Aty shprehej se unė ndjehem
krenar qė linda nė Korēė, nė djepin e arsimit kombėtar laik, nė Korēėn
qė ishte
mbretėreshė e artit dhe e shkencės, trimėreshė e
atdhetarizmit nė kohėt qė shkuan dhe nė kohėn e sotme. Gjimnazin e
mbaroi nė Durrės, mė 1949, kurse Shkollėn e Lartė nė Moskė, mė 1953,
nė dy degė njėkohėsisht: psikologji-pedagogji dhe letėrsi pėr fėmijė.
Sė pari, e emėruan pedagog pėr psikologjinė dhe
historinė e pedagogjisė nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Tiranės.
Siē ka shkruar vetė, aty ndezi gjeneratorėt e ambicies fisnike
profesionale. Rreth 40 vjet rradhazi ka punuar pedagog i psikologjisė nė
shkollat e larta tė vendit. Prandaj ishte e natyrshme, kur ai kujtonte me kėnaqėsi
tė natyrshme, se: Edhe sot mė thonė ish-studentėt e mi, pas disa
dekadave, se kam ligjėruar bukur nė auditor, qė nė vitet e para tė
Institutit.
Me ndarjen e fakulteteve nė ILP tė Tiranės dhe
krijimin e dy dekanateve tė reja, kur ishte vetėm 24 vjeē, prof. Bedri
Dedja u emėrua dekan i Fakultetit Histori-Filologji. Nė atė periudhė, ai
kishte nisur tė bėnte emėr me shkrimet e tij nė shtypin e kohės dhe si
veprimtar i rinisė. Kėshtu, nė verėn e vitit 1954 e dėrguan pėr
pushime me njė grup fėmijėsh nė Varna tė Bullgarisė dhe mė 1957 ishte
nė Moskė me delegacionin shqiptar, nė Festivalin Botėror tė Rinisė dhe
mė 1962, po nė njė festival tė tillė, nė Finlandė. Mė pas u ftua tė
merrte pjesė dhe nė Kongresin e Parė tė Psikologėve Sovjetikė etj. Me
krijimin e Universitetit tė Tiranės, mė 1957, plot pasion dha leksionet e
psikologjisė, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė.
2.
Nė vitin 2001 u vu nė qarkullim libri me kujtime
i prof. Bedri Dedjes, me titullin tėrheqės Nėper ravat e jetės. Nė
hyrjen e tij njėfaqėshe, ndėr tė tjera, autori shkruante:
Nėpėr ravat e jetės! Kėshtu mė ėshtė
dukur mė e arsyeshme qė ta quaj librin tim tė kujtimeve. Sipas
Fjalorit tė gjuhės shqipe
fjala ravė ka kuptimin e rrugėve
tė dhive nė mal, ose tė gjurmėve nė borė. Mė ėshtė dukur se rrugėt
e mia tė jetės ngjasojnė mė shumė me ravat. Sidoqoftė, kėtė do
ta dėshmojė mė mirė lexuesi, i cili, besoj, do ta trajtojė me dashamirėsi
kėtė libėr
.
Mė kishte treguar Profesori i paharruar se librin
e mėsipėrm e kishte dėrguar nė shyp dhe prisja me padurim daljen e tij.
Pas vonesave tė njohura tė botimeve tona, mė nė fund, ai pa dritėn e
botimit. Pėr kėtė gjė, mė njoftoi menjėherė dhe shkova ta pėrgėzoja.
Pėrpra mė vuri librin e tij tė ri, si dhuratė pėr miqėsinė tonė
45-vjeēare, ku kishte bėrė dhe njė shėnim me fjalė aq tė ngrohta e
dashamirėse. Menjėherė vura re kėnaqėsinė e madhe, qė ndjente dhe njėfarė
lehtėsimi shpėrtėror. Kjo ishte e natyrshme, sepse nė ato 525 faqe ai
ishte rrėfyer pėrpara lexuesve, si nė asnjė libėr tė tijin tė mėparshėm.
Siē shkruante nė kujtimet e veta, nė prill-maj
1945, ai kishte nxjerrė revistėn e fėmijėve tė qarkut tė Durrėsit,
Flamurtari i vogėl, qė i kishte shėrbyer si shkolla e parė nė
fushėn e publicistikės dhe botimeve, pra e nxiti drejt letėrsisė sė
vėrtetė. Mė tej, ndėr faqet mė interesante janė dhe ato, qė ka pėrshkruar
periudhėn e punės si kryeredaktor i parė i gazetės arsimore-kulturore
Mėsuesi, qė nga viti 1961, kur doli si botim i Ministrisė sė
Arsimit dhe Kulturės. Nė numrat e parė tė asaj gazete, pra kur isha ende
student, nisa tė botoja aty dhe unė shkrimet e mia modeste. Si dhe mjaft mėsues
e bashkėpunmėtorė tė tjerė, kurdohere gjeta te Prof.Bedriu mbėshtetje,
nxitje e dashamirėsi, si publicist e padagog i talentuar qė ishte.
Nė librin e mėsipėrm autori ka pėrmendur me emėr
sa e sa kolegė e bashkėpunėtorė tė tij, ka sjellė nė kujtesė gjithė
ato episode interesante nga jeta e tij e pasur me veprimtari tė shumta
pedagogjike, arsimore, krijuese, publicistike, shkencore etj.
Sigurisht, ky libėr i prof. Bedri Dedjes u mirėprit
nga lexuesit tanė tė dhėnė pas letėrsisė dokumentare, nga miqtė e tė
njohurit e tij tė shumtė nė Shqipėri, nė Kosovė e mė gjerė. U botuan
dhe artikuj vlerėsimi nga lexuesit e studiuesit tanė nė shtypin tonė, si
nė gazetat Mėsuesi, Drita etj. Tani, qė kėtė pedagog,
shkrimtar dhe studiues tė mirėnjohur nuk e kemi mė ndėrmjet nesh, qė
nga data 13 prill 2003, ndiejmė se vlerat e kėtij libri rriten, bashkė me
mallin e pashuar tė familjarėve dhe tė tė afėrmve, kolegėve gazetarė
dhe tė fushės sė arsimit, tė ish-studentėve tė panumėrt dhe tė gjithė
atyre, qė e kanė njohur ose kanė shfletuar krijimet e tij tė rralla.
Veprimtaria e prof. Bedri Dedjes nė fushėn e
shtypit pedagogjik pati hapėsira tė mėdha me shkrimet e tij tė shumta
dhe me vlera pedagogjike-psikologjike nė gazetėn Mėsuesi, si dhe nė
revistėn Arsimi Popullor. Vetė u kujdes qė, me okelion Biblioteka e
Mėsuesit, tė publikoheshin shkrime me sa mė shumė vlera pėr
arsimin kombėtar shqiptar dhe sidomos pėr historinė e tij. Veēanėrisht
ai i dendėsoi punėn studimore-pedagogjike dhe botimet nė kėtė drejtim,
pas emėrimit tė tij mė 1965, drejtor i Institutit tė Studimeve dhe
Botimeve Shkollore. Njė vit mė pas botoi librin Mbi rrugėt e
perfeksionimit tė sistemit tė sotėm tė edukatės familjare. Mė vonė
atė e dėrguan drejtor i Drejtorisė sė Studimeve dhe Botimeve Shkollore,
nė Ministrinė e Arsimit e Kulturės. Nė mbarimin e vitit 1970 e caktuan nė
detyrėn e zv.ministrit tė Arsimit e Kulturės, nga u largua nė nėntor
1972.
Me fillimin nga puna tė Akademisė sė Shkencave tė
Shqipėrisė, mė 6 dhjetor tė atij viti, atė e ngarkuan me detyrėn e
sekretarit shkencor tė saj. Kėtė detyrė e kreu mbi dy vjet, me ndėrgjegje
tė plotė dhe aftėsi tė lartė profesionale. Mė pas edhe prof. Dedjen e
pėrfshiu vala e shkurtimeve dhe e qarkullimeve vullnetare pėr
nė bazė. Kėshtu, mė 25 gusht 1975 nisi punėn pedagog nė ILP tė
Elbasanit (tani Universiteti A.Xhuvani). Pas disa ecejakeve e shqeteėsimeve
tė njohura pėr kohėn, prof. Bedri Dedja mundi tė kthehej familjarisht
nga Elbasani dhe nė qershor 1980 e nisi punėn pėrsėri pedagog nė
Universitetin e Tiranės.
3.
Bedri Dedja ėshtė shkrimtari mė prodhimtar dhe mė
popullor i letėrsisė shqipe pėr fėmijė, veprimtari tė cilėn e nisi qė
nė rini. Ka krijuar e botuar dhjetėra vepra origjinale pėr fėmijė dhe
33 pėrshtatje e pėrkthime, nga letėrsia klasike botėrore pėr moshat e
vogla dhe tė reja. E kush nuk i ka lexuar veprat e tij tė njohura, si:
Heroizmat e fatbardh Pikaloshit(1954), Kalamajt e pallatit
tim,Njė udhėtim i rrezikshėm, Shkolla e pyllit(qė mė
1970 mori Ēmimin e Republikės), Republika e 1.100 ēudirave,
Qyteti me tri kėshtjella, Pėrrallėmadhja etj. Shumica e tyre
janė ribotuar disa herė nė Shqipėri e nė Kosovė dhe janė pėrkthyer nė
gjuhė tė huaja. Vetėm gjatė qėndrimit me punė nė qytetin e Elbasanit,
botoi tre romane pėr fėmijė, njė novelė fantastike-shkencore e dy
poema, njė vėllim me kritika letrare, shkroi dy drama qė u shfaqėn nė
teatrin Skampa etj.
Kujtim i paharruar pėr tė ishte vizita e parė nė
Kosovė, qė e bėri nė vitin 1973. Njė miku i tij kosovar, poeti Agim
Deva do ti dėrgonte, shumė vite mė vonė, njė libėr me
autografin-vjershė, ku ndėr tė tjera thoshte: A tė kujtohet, xhaxhi
Bedri,/ kur i shndėrronim vargjet nė fėmijė,/ ne tė dėshronim kėtu nė
Kosovė,/ ne na dėshroje nė Shqipėri
. Pas ēlirimit tė saj, bile
dhe pak ditė para se tė vdiste, e vizitoi disa herė Kosovėn dhe kudo u
mirėprit me dashuri pėr meritat e shumta tė tij, si pedagog, shkrimtar e
studiues. Veēanėrisht, ishte i respektuar nga personalitete tė tillė, si
prof. Rexhep Qosja-Akademik, prof. Pajazit Nushi e tė tjerė.
Prof.Dedja, si mjaft intelektualė bashkėkohės,
ishte mjaft i lodhur nga jeta dhe i ngarkuar nga krijimtaria intensive. Por
gjithnjė mbeti me vullnet tė ēeliktė dhe i papėrkulur. Kėshtu, nuk iu
nda punės dhe veprimtarisė krijuese, letrare e shkencore, duke qenė njė
ndėr anėtarėt e bashkėpunėtorėt mė aktivė tė Akademisė sė
Shkencave, tė Ministrisė sė Arsimit e Shkencės, Institutit tė Studimeve
Pedagogjike dhe Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve. Kujtojmė kėtu,
p.sh., se nė vitin 2003 u botua vepra madhore Historia e Arsimit dhe e
Mendimit Pedagogjik Shqiptar, ku ai ishte autor kryesor dhe pėrgjegjės
i redaksisė. Kam pasur fatin qė, nė atė periudhė tė jetės, tė bashkėpunoj
me tė. Gjithėherė, ndieja aftėsitė e tij tė rralla dhe horizontin e gjėrė,
taktin e punės nė kolektiv e tjera.
Po kėshtu, nė kuadrin e Akademisė sė Shkencave
tė Shqipėrisė, ai drejtoi redaksinė e arsimit pėr ripunimin e
Fjalorit Enciklopedik Shqiptar; kryesoi bordin e vlerėsimit tė
botimeve letrare-publicistike pėr fėmijė, pranė MASH, ku gjithashtu kam
bashkėpunuar me tė etj. Ishte kryetar i Shoqatės Mbarėshqiptare tė
Psikologėve dhe kryetar nderi i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Shkrimtarėve
pėr fėmijė e tė rinj. Gjithashtu, ishte bashkėpuntor pranė
Universitetit tė Kembrixhit pėr hartimin e biografive tė njerėzve tė
shquar dhe emri i tij renditet ndėrmjet anėtarėve tė Lidhjes Botėrore tė
Shkencave Pedagogjike. Pėr arsye financimi, i mbeti pa realizuar projekti pėr
organizimin e Kongresit tė Parė Mbarėshqiptar tė Psikologėve.
Prof. Bedri Dedja ka botuar mjaft vepra shkencore
dhe tekste pėr shkollat e larta nė fushėn e pedagogjisė, psikologjisė
dhe historisė sė arsimit e tė mendimit pedagogjik shqiptar, ndėr tė cilėt
pėrmendim librin Sekretet e talentit. Ka marrė pjesė nė shumė
tubime kombėtare e ndėrkombėtare, ku janė shqyrtuar probleme tė
ndryshme tė psikologjisė e pedagogjisė dhe tė letėrsisė pėr fėmijė
etj. Ėshtė pėr tu shėnuar se edhe nė Kongresin e Drejtshkrimit tė
Gjuhės Shqipe (Tiranė, 1972) lexoi punimin e tij, me temė: Rreth
akselerimit psikik dhe ndikimit tė tij nė mėsimin e gjuhės letrare.
Pėr tė krijuar njė pėrfytyrim mė tė plotė pėr
veprimtarinė e gjerė krijuese e botuese tė Prof.Bedri-Dedjes, pėrmbledhurazi,
po japim disa tė dhėna. Kėshtu, ai ka botuar 4 novela pėr fėmijė (qė
nga Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit), 10 vėllime me tregime e pėrralla
(qė nga Pėrralla popullore pėr kafshėt), 9 vėllime me vjersha e
poema (qė nga Numrat), 13 romane e 2 pjesė teatrore pėr fėmijė (qė
nga Shoku i braktisur dhe deri te Presidenti i Planetit tė
Kuq-2006), 3 libra publicistikė (Biseda me pionierėt-1986 ; Nėpėr
ravat e jetės Kujtime-2001 ; Duke ecur kontinenteve - Pėrshtypje
udhėtimesh- 2004) dhe 13 libra pėr fėmijė tė pėrkthyer nga
rusishtja. Po kėshtu, ka botuar 14 studime dhe vepra shkencore (autor e
bashkautor), nė fushėn e arsimit dhe edukimit e me tematikė shoqėrore,
deri te Sektreti i talentit (1998).
Megjithėse nė moshėn mbi 73-vjeēare, kishte
shumė plane pėr botime tė reja. Ai pohonte: Kam dosjet e krijimeve, qė
kam pėrgatitur plotėsisht ose jo pėr ti botuar si libra mė vete. E
nuk janė pak, janė me mijėra faqe, qė edhe i pėrfshin edhe nuk i pėrfshin
bibliografia ime. Midis tyre do tė pėrmend disa, qė presin radhėn nė
arkivin tim:
-Pėrgjigjet e kohės (shkrime dhe pamflete
politike);
-Vota ime pėr ēėshtjen kombėtare
shqiptare(shkrime dhe pamflete);
-Psikologjia nė fokus (Mikroenciklopedi I);
-Edukata, kjo magjistrticė(Mikroenciklopedi
II);
-Letėrsia e mbretėrve dhe letėrsia e ushtarėve
(shėnime kritike-letrare);
-Biografia ime nė tregime (novelėza pėr tė
rriturit);
-Stacionet e poezisė (vjersha pėr tė
rritur, seleksionimi i poezive mė tė mira) etj.
Ishte kėnaqėsi e veēantė pėr tė gjithė
ish-kolegėt e ish-studentėt, bashkėpunėtorėt dhe tė njohurit e shumtė
dashamirė tė tij, qė nė prill 2009, mė rastin e 5-vjetorit tė ndarjes
sė Prof. Bedri Dedjes pėrgjithnjė nga ne, tė pėrurohej nė kryeqytetin
Tiranė njė tjetėr vepėr dinjitoze e tij pėr fėmijė. Ajo mban titullin
Presidenti i Planetit tė Kuq dhe u botua me kujdesin e sė bijės,
Edlira Dedja-Bytyēi.
Nė nėntor tė vitit 2000, pra nė pėrvjetorin e
lindjes, Presidenti i Republikės i dha prof. Bedri Dedjes-Akademik,
titullin e lartė Mjeshtėr i Madh. Mė parė, ishte nderuar dhe me
Ēmimin e Republikės dhe me mjaft dekorata e ēmime tė tjera: pėr
jetėn e shkrirė nė shėrbim tė arsimit kombėtar, pėr letėrsinė dhe
shkencėn shqiptare. Prandaj emri dhe vepra e tij do tė mbeten pėrherė tė
gjalla nė kujtesėn e brezave tanė. |
|
Fjala
e Edlira Dedjes...
Nė
pėrvjetorin e lindjes
Presidenti
i planetit...
Ballina
|