Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

Poezi / Proze - Sot, njëzet vjet

Sot, njëzet vjet

Tregim nga
 

Reis Mirdita




Reis Mirdita

(Kujtime zemre)

Sot njëzet vjet
Grykës së lumit ujëfreskët
Kep më kep
Loznim dhe ngjiteshim
Të lumtur

Lart shum lart grykës
Burimit deshnjim t’i afrohemi
Uji ku mëtej varrej në hapësirë
E fluskat
Formonin ylberë të ndritshëm
Si sytë e tu

Verë e madhe korriku. Mbënë bregut, mbi gurin gjithëmonë të freskët nga fluskat e ujit që binte nga lartësia, rrinim ulur me dorën mbi supe të njëri-tjetrit. Ishte kjo më tepër një dashuri platonike. Duarët tona shpesh ishin në njëra tjetrën dhe kaq. Ishim bashkë në shkollë si dhe në qark të vogël që bënim qytetit por atëherë as duarët nuk i bashkonjim. Duheshim me sy dhe me buzëqeshje. Dashuroheshim duke bërë plane për kohët e ardhshme, kur të rritemi… Na ishim vetëm në verën në mes vitit të tetë të fillores dhe fillimit të vitit shkollor të mëtutjeshëm. Pesëmbëdhjetë vjçarë; një e pesta më e pabrengë e jetës mesatare.

Dhe këtë ditë me diell, shijonim natyrën virgjëre të grykës së egër, të shkelur rrallë përveç nga qenie të shkathëta se ndryshe nuk arrihej në këto kënde mahnitëse që dashurisë ia gëdhendnin kujtimet për në paharresë.

Kaluam ca çaste aty krejt pranë ujit dhe hijeve të shelgjeve që vjerrnin degët manekine mbi kokën tonë dhe pa zë, si keca bjeshke, u ngjitëm në shkëmbin më lartë, atje nga ku hidhej uji në shprazëtirë për të krijuar shakullinë e fluska të ngjyrosura me ylberë të gjithëkahshëm. Sa parje magjike nga këndi ynë! Nuk u kujdesëm aspak lemyshqeve të padukshme si jargë nën këmbët tona. Ajo u « nis » e para. Nuk shkëputej dot nga turbulenca. Unë u hodha për ndihmë dhe dualim rrjedhës së ujit që lëshohet shtratit shkëmbor me shpejtësi marramendëse. Kisha akoma fuqi dhe nuk e lëshoja asesi nga dora e me tjetrën sa ngjitesha pas ndonjë shkëmbi por pa sukses për t’i ikur hovit të valëve të pjerrëta thep mbi thep. E bukura e ime tanimë e shtangur gati se nuk tregonte shenja jete. Të përplasur shkëmbinjëve, të rraskapitur dhe të ngulfatur gjer në alivanosje, u gjindëm në ujëra me të qeta. Në një moment shpejtësia zvoglohej dhe dallgët qetësoheshin. Bregu ishte pranë dorës time por unë…, nuk kisha më forcë që të mbahem për ndonjë rrënje apo kënd guri. Trupi më lëshonte por vazhdoja ta mbaj të dashurën me njërën dorë. Ose të dytë ose asnjëri. Në momentet e fundit të vetëdijes sikur pashë mësusesin përgjegjës të klasës. Aty bregut lumit. O, çfar fati, u gëzova! Nuk kisha më as zë se uji më nxënte frymën. Lëshova një klithmë shprese për ndihmë dhe zgjata dorën. Ai u afrua një çikëz, mbati me sy së pari nxënësen e vet të deridjeshme, më shiqoi dhe mua, nxënësin e deridjeshëm, ashtu pa ndonjë ndjenjë të qartë dhe u largua drejt livadheve për rreth, në drejtim të pyllit.

***

Nuk di si, sot jam gjallë. Njerëz me virtyte kanë ndihmuar atëbotë. Ti, kujdestari im i klasës, mos u mërzit, nuk të urrej aspak. Ti më mësove t’i shoh njerëzit. Nuk të urrej as pse kishe ngacmuar nxënësen tënde dhe andaj nuk ndihmove?!!! Ajo nuk kish pranuar të plotësoj dëshirat e tua. U hakmorre!!!  Por mos u mërzit mësuesi im, as emrin nuk do t’a përmend. Mjaftë e ke që jeton me të vetmin « dashamirë » tëndin; me gotën e rakisë të cilën më së shumti e mban në duarë dhe e fikson lëngun brënda duke dredhë duarët në rrathë… Lëngu i tejdukshëm sikur krijon shakullina. Ty të dridhen duarët akoma më shum dhe pin me inat. Lagesh kahmos dhe të vjenë era… Je shum i dobët që të meritosh urejtjen time!

Buzë lumit, 13 korrik 2013


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja




 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .