Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

 

Poezi/Proze - KOLONËS SË TË DËBUARËVE 1999

KOLONËS SË TË DËBUARËVE 1999

Sevëme FETIQI
 


Sevëme Fetiqi

KOLONËS SË TË DËBUARËVE 1999

Jemi shndrruar në një lumë të heshtur
Lumi rrjedh i përvuajtur, por nuk thot asnjë fjalë
Me rrjedhin lotët shtegut të vajtimit
E dheu mi gllabëron gjurmët e rënda pamëshirë
Në baltën e urrejtjeve shoh maska të ndyra
Duke më shtyer me kondakët e vdekjeve

Dal nga malet duke lënë beharin të m´i tretë
Pranverat e vegjëlisë së papërjetuar
derën e hapur të oborrit e lë
Të dijnë se jam gjallë, e ëndrroj kthimin

Nuk besoj, ende jam gjallë e qytetet digjen
E nënat me duar në flakë i qetësojnë engjujt
Mëkatarët i mbështjellë erë gjaku
Pse e kam kokën mbrapa, shiu bie e smë lag
Unë po iku por dhembja mbetet me ata
Ata shndrrohen në shkrumb dru dhe gur
Duke i puthur greminat e thella të verbër e pa gjymtyrë
Aty nuk do të mbijë kësaj pranvere asnjë filiz
Derisa ëndrrat bëhen hi e hiri liri

O nënë ti me heshtjen e hekurtë
Që me lotët e tu e ushqen fëmiun tënd
E me buzët e tua ku filloi dashuria e parë
Atje ku mbetën të gjitha ditët e ngujuara
I flet me buzëqeshje për vdekjen
Lulet e oborreve tona digjen nga flakët
E ne ecim në udhëtimin pa cak
Vetëm me një copë bukë e pak krypë në qese
Deri nesër pasnesër
Kujt do t´i tregojmë
Se kemi uri e shndrrohemi në memecë
Shiqo ndjeje nën çdo gur
Gjaku i njomë këngën e rifillon
Dashuria jote o nënë
Botën sot po e zgjon.


PA TITULL

Ali Podrimjes
Tokë nuk pate me nda
Dhe me vdekë na mësove
Kur qenqe jetonim
Edhe me sha të kishte hije
Kur vuajshe për atdheun
Aty ku hijet e vdekjes
Mbulonin Kullën tënde

Çdo klithje e jotja
Lënte gjurmë në Botë
Dhe zgjonte revoltë shqipesh

Shtratit të Lumit
Tu shkrumbuan fjalët zjarrmi
Kur vdekjen e tij e mashtroje me poezi
Derisa i tregoje tregime për ShansElizen

Njerëzve pa atdhe
Kur i harron edhe Zoti
Metrove pamëshirë
Ju fale ´i copë
Tokë-qiell
T´a bëjnë edhe dekën aty

Dhe fundi yt
S´është maja e Ajfelit
Në majë të saj
Udha jote qiellore
E pastaj
E pastaj
I hyhet Pyllit
Tepër pak
Buzëqeshje
Dhe fytyra

Një copë akull
Karajfilin në buzë
T´a shkrumoi hija e mallit
Në shuplakë të Kosovës
Fjongo e zezë pikëllimi
Loti në pentagramin vajtues
Evropa bukuri prej gjarpëri
Ku lexohen sytë e shkruar të ëndrrës
Për lamtumirë që të takohemi
Përjetësisht në vargun
Ku qëndron ti gjithmonë i ri

(Disa vargje janë marrë nga përmbledhjet me poezi të Ali Podrimjes)


NYJE E AMSHUAR

Shikimi hijerndë
i përjetëson udhëtimet
e qenjes sime pa kokë

C´t´i them kësaj dite të lodhur
kjo pret kot fjalën time
të shtruar brigjeve të heshtura

Kujt t´i them
ta zgjojë nga gjumi
mëngjesin e harruar metropoleve

Koten shpresat
për kthim
në nyjen e amshuar

Lind vala e re
në detin tim ëndërrimtar

Eja dhe mi zgjo stinët
sepse mbeta peng i kohës
së pamëshirshme.


Florinjte e ëndërruar

Nga majet e thepisura të etjes po zbres ngadalë
të gjej një vend ku me dikend mund te heshti së bashku
po nisem nga thellësitë e një deti
ku të heshtura-memece flejne
florinjte e harruar nëpër anije te fundosura

Njëherë në atë det të trazuar
stuhitë kanë fundosur anijet që drejtë ishujve te shpresës
kanë lundruar e stuhia shpirterat i ka gllabëruar

Do t´ju zbuloj fshtesitë e heshtura
që në rërën e thellë plot zjarrë janë djegur ëndrrat
si guaska të mbyllura me fshehtësinë e arkë së Pandorës

Do t´ju zbuloj një dashuri
që përkdhelet me puhiza pas vapës
aty ku njerëzit lodhen nga ikjet e njëpasnjëshme

Ah dicka ka ndodh
brenda natës aqë shpejt sytë e ylbertë
si qielli pas shiut kur i perbinë rrezet e diellit
të qëllojnë si shigjetë deri në zemër.

Lexo edhe:

Vështrim i shkurtër mbi veprimtarinë poetike të Seveme Fetiqit

Sevëme Fetiqi (biografi)


Filozofi
 
dhe
letërsi


histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

humor

 


 
     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .