Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Poezi dhe prozė - Njė vjeshtė pa ty

 

Njė vjeshtė pa ty


Enkelejda Kondi-Masseboeuf

Poezi

Autori: Enkelejda Kondi Masseboeut

Pėrkujdesja grafike: Lindita Zholi

Kopertina....vjeshtė nė parkun e schonbrunnit,

viena. foto nga Fate Velaj www.velaj.com

Kujtim vjeshte

(Nga njė fletė e ditarit ndėr vite)

 

Atė pasdite vjeshte, qielli dukej si grua shtatzėnė

qė e kanė zėnė dhimbjet dhe shtėrzimet. Retė e

zeza ngarendnin tė azdisura nė qiellin e zymtuar.

I zymtė si vetė shpirti i asaj dite tė vetmuar tetori.

Ndėrsa vėshtroja grinė e mėrzitshme tė qiellit, prisja qė

tė nesėrmen tė shkoja pranė prindėrve pėr pushime. Njė

shoqja ime studente bėnte ecejake nėpėr korridorin e

konviktit dhe e dėgjoja teksa bubėrronte: “Prit tė pushojė

shiu tani kėtu! Sikur po shtrydh brekėt shejtani!”

Qesha me vete ndėrsa e dėgjova, sepse nė kėtė qytet tė

Jugut vėrtet shiu ndonjėherė bie pėr ditė tė tėra e s’di tė

pushojė. Shi i mėrzitshėm!

Po ai, ku do tė jetė vallė?!

S’e di! As nė telefon s’munda tė flas nė postė, sepse linjat

nuk punonin. Sa kohė e shėmtuar, kohė vetėm pėr

gjumė. Qielli duket sikur tė shtyp, t’i plogėshton mendimet,

ta shton ankthin. Njė lloj monotonie angėshtuese, si

atėherė kur je nė pritje tė ndonjė shtrėngate...

Gjithė natėn ra shi, pėrplasej aq fort pas xhamave, sikur

do t’i thyente nga ēasti nė ēast. Asgjė nuk pipėtinte nėpėr

korridore. Qetėsi nė dhomat gjysmė tė boshatisura nga

6 Njė vjeshtė pa ty

ikjet e shoqeve pėr pushime dhe stuhi jashtė. Pastaj, diku

nė mesnatė, u fikėn dhe dritat, si pėr tė shtuar edhe mė

shumė ankthin tim.

Po ti, ku je tani?!

A e di qė shkova nė postė dhe prita me orė tė tėra?!

Ndėrsa prisja korridoreve tė postės, mbushur plot njerėz

tė stresuar nga ankthi i pritjes, m’u kujtua ajo fraza e

filmit: “Vera me Mollasin tė mos presė... personi nuk

ėshtė paraqitur”. Mė bėri tė vija buzėn nė gaz.

Pastaj mendja shkon aty pas derės, aty ku pret ēanta pėr

rrugėtimin e nesėrm, ndaj dhe filloj bėj me mendje inventarin,

nėse kam harruar ndonjė gjė.

Ufff! Sa natė e gjatė! Dhe shiu qė s’pushon. Madje bie

edhe mė shumė, sikur bėn garė rraskapitėse me mendimet

e mia. Mė tremb kjo natė, por mė shumė mė tremb

mungesa jote!

Ku je, pra, ku je?!

Mundohem tė mbyll sytė e tė fle pak, por shqetėsimi se

nesėr mė duhet tė ngrihem herėt pėr rrugė mė acaron,

ndėrsa shiu mė shpėrqėndron fare.

Nuk mbaj mend se si me zuri gjumi: me shiun e rrėmbyer

apo me mendimin pėr ty?

Te nesėrmen dola herėt nga konvikti dhe shkova tek autobusi.

Koha ishte qetėsuar, vetėm se aty-kėtu uji kishte

pėrmbytur rrugėt dhe dėgjoheshin ende rėnkimet e

largėta tė qiellit.

M’u duk sikur qielli rėnkonte si lehonė e tukequr. Kishte

lindur atė mėngjes tė errėt, kur unė kisha harruar tė tė

kėrkoja.

 

Njė vjeshtė pa ty  

Njė vjeshtė pa ty, sa e trishtuar

M’u duk njė vit, njė vit i gjatė.

Nė stolin bosh gjethembuluar,

Ka mbetur vetėm njė degė e thatė.

Njė vjeshtė pa ty, kujtimet lagur

Nga qielli qė pikon veē shi litarė.

Nė rrathė pellgjesh vėshtroj hutuar,

Pėrhumbem kohės ėndėrrvrarė.

Njė vjeshtė pa ty, njė mall i largėt,

Njė ikje qė nuk njeh mė kthim.

Njė lamtumirė gjethesh nė kalbje,

Njė diell qė shuhet nė perėndim.

 

Pemėt

Pemėt krahėlakuriqe

I ngrenė duart qiellit nga kjo erė e fortė,

Sikur i luten asaj, erės, zotit tė tyre.

Disa krehin ato pak flokė-gjethe

Qė vjeshta s’ua u ka marrė ende,

Por i rrėzojnė e ato bien si mendime boshe.

Disa po puthin tokėn,

Ashtu tė brishta lėkunden nėn ritmin e erės

Sa andej-kėtej.

Disa bashkojnė supet me shoqen pranė,

Sikur marrin kurajė.

Mė pas dėgjohet njė “krak” e fortė,

Thyhet nė mes njė lastonjė,

Njė lastonjė e brishtė qė e pashė kėtė verė

Teksa buthtonte e i gėzohej vjeshtės,

Por gjysma iu kėput e ra nė tokė

E s’u ngrit mė,

Gjysma i qahej vėshtrimit tim

Dhe shoqeve pranė.

Era as pėr njė ēast s’e ndali vrullin,

Vjeshta rėnkoi.
 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .