Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozë

Vështrime filozofike
Bashkëkohorë shq.

Shekulli i XX - gjysma e parë

Rilindja
Letërsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistët

Shkrimtarë të huajë

Portrete
Mërgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje të jashtëme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Prozë e Poezi - Një thënje, një shpëtim 

 

Një thënje, një shpëtim

Vëllim me sentenca e citate nga Qëndresa Halili

Zgjodhi:
Sh. Cakolli

 

 

 

 

                            Ferizaj 2012

- Per ju  te dashur lexues:Une per ju shkruaj,ngaqe nuk mundem pa shkruar…

-Me pasuroni mua me  vlersim,jo me para

-Me permiresoni me nje kritike,jo me nje nenqmim

-Me ndihmoni me nje fjale te mire,jo me nje te keqe

-Me perkrahni me vullnetin qe me jepni,jo me nje tjeter gjesend

-Me besoni mua ,vetem atehere kur e bindeni veten per te me besuar

-Me falni nese ju bej te qani,por ate qka ndjej e shkruaj

-Me pyetni pa hezitim,dhe une do tu pergjigjem pa hezitim

-Me tregoni per gabimet,gabimet jane qe te permiresohen

-Jam ketu per ju,shkruaj per ju dhe do te krijoj vetem e vetem per ju…sepse jam njeri,jetoj me njeriun,dhe do te krijoj vetem per qenjen njeri!

-Me kerkoni…vetem nese ju me kerkoni,mund te shkruaj perseri!

 

-Me rrespekt :Qendresa Halili

 

Një  thënje, një shpëtim

Qëndresa  Halili

 

Biograf:

 

Lektor:

 

Korrektor

 

Biografine e punuan:

 

                           Lindja

*Faza e pare e jetes quhet LINDJA

*Kam lindur,kam per te vdekur

*Pa lindur ,nuk do te kisha mundesi te njihja ty o jete

*Na deshti jeta,prandaj lindem

*Lindim pa asgje,vdesim pa asgje

*Atje dikush e filloi,dikush e mbaroi

*Lindim te forte dhe vdesim te dobet

*Nga zero,fillon gjithqka

*Qdo dite eshte e re,dhe sjelle diqka te re

*Qe nga lindja,une egzistoj

*Edhe ai apo ajo linden si une,edhe pse nuk jetojne si une

*Te gjithe e kemi te perbashket:Lindjen,jeten dhe vdekjen!

*Asgje pa ia filluar,nuk ia ka nisur

*Per jeten eshte fillimi I quajtur Lindje

*Qe nga lindja ,kam mesuar nje te vertete:Jam,do jetoj ,dhe do vdes…

*Qdo dite eshte e re,edhe qdo dite lind diqka e re

*Lindem pa kujtime dhe vdesim me to

*Vete lindja paraqet diqka te re,te panjohur,çuditese!

*Linda duke qajtur,do vdes po ashtu

*Linda pa e njohur jeten,vazhdoj pa e njohur…do vdes pa e njohur!

 

                    Femijeria

*Femije,pa halle ,pa derte

*Pa u rrezuar ,pa ecur…askush nuk ka vrapuar

*Ate kohe femijerie doja problemet,pa e ditur se do te kem te tille gjithe jeten…

*Dikur isha nje vogelushe,enderroja vetem  si te rritesha e madhe…

*Ahe sikur te isha perseri femije…por s`mundem me…

*Kur je femije deshiron te behesh I rritur,e kur je I rritur deshiron te behesh femije!

*Vetem kur je femije qan pa arsye…

 
*Jam femije,qka flas sdi

 

*Pa qene femije,asnjeri nga ne su rrit

 

*Sikur hapat e femijeve eshte edhe jeta

 

*Te gjithe kemi qene femije…

 

*Qka shoh  tregoj,qka degjoj flas,qka di them

 

*Thoja si do te rritem,tash po them…si u plaka

 

*Me mungojne lojerat e femijerise…me ato dikur une luaja,tash ato po luajn me mua,jam loder e jetes!

 

*Po ta dija jeten e nje te rrituri,do te mbetesha  gjithmone femije!

 
*Atehere doja te ecte koha me shpejte(te rritesha), tash dua te ndaloj(te mos plakem)

 

*Me kalimin e femijrise -mesova q`eshte ajo,me kalimin e saj e  jetova edhe rinin,e me kohen  kam filluar te kuptoje edhe pleqerine!

 

*Jeta eshte sikur hapat e femijes…

 

*Qe nga femijerisa,me nuk jam femije

 
*Kur je femije doemos te gjithe te dojne,kur rritesh te gjithe te lendojne

 

*Kur isha femije pręt vetem dashurine,afersi,perqafime…kur rritesh pręt vetem tradhetin,largesin,ikjen…

 
                    
    Shoqeria

*Shoku I mire e kupton si gezimin,si dhimbjen

*Shoku per shokun ben dhe jep gjithqka

*Kerkoje nje shok,sepse kam dy duar

*Ti zgjasim njeri-tjetrit doren dhe kur nuk kemi nevoje

*Mos ndjej keqardhje,eja e me ndihmo

*Me shokun shoh me shume sesa vetem

*Duhet te japesh per te marre

*Mund te kete armiqsi,kur nuk ka miqesi

*Njeriu pa shoqeri ,si zogu pa liri

*Mund te kesh shume shoqeri,por pak te shpirtit…

*Me mire pak shoqeri e te shpirtit,sesa shume e te hiqit

*Shokun e mire e ki nje krahe te  forte,nje shtytje,nje ndihmes

*Nga nje gje e vogel prishet shoqeria,jo vetem nga gjerat e medhaja

*Behu I mire per shokun,por fillimisht me veten

*Po me kuptove pa folur,me ndihmove pa vepruar

*Shoku I vertete te njeh,edhe nese nuk te sheh

*Qe te kerkoshe ndihme ,duhet te japesh ndihme

*Por prap me mire pa shoqeri,sesa me shoqeri te keqe

*Largesia ne mes shoqerise se vertete nuk ndjehet ,sado qe te jete e madhe

*Shoku I mire vjen me ty edhe ne rrezikun me te madhe,ste le vetem

*Shokun mbaje si shoke,mos I jep titull tjeter

*Vetem dy shoke mund te jene te vertete,jo edhe I treti

*Vet njeriu eshte shoqeror,nuk munet te jeton pa shoqeri

*Shoku i mire te ben nje te mire,dhe nuk kerkon qe tia kthesh ate

*Te mire e nje shoku ,ktheje me te mire...nese nuk don qe te kthehet ndryshe!

 

 

                    Bukuria

 

*Për të bukuren egziston vetem bukuria

 

*Bukuria eshte ajo qe shihet,pjesa tjeter mbetet te shihet

 

*Bukuria jo rrall here, mashtron

 

*Bukuria kalon ,bukuria e shpirtit mbetete

 

*E bukura dhe e mira,ka dallim

 

*Bukuria terjek vemendjen

 

*Bukuria eshte ajo vet e krijuara

 

*Bukuria nganjehere te merr aty ku je ulur,dhe te dergon aty ku s`duhet

 

*Bukuria nuk te jep lumturine

 

*Ne pasqyre nuk shikohen vetem te bukurat

 

*Kam gruan e mire,jot e bukur

 

*E bukura te merr mendjen,e mira te merr zemren

 

*Bukurise se vertete nuk I duhet aq shume rregullimi

 

*Tek femra e bukur eshte gjithmone thjeshtesia

 

*Bukuris prij gjithmone me ndershmeri

 

*Kam degjuar se thuhet:Si jeni ,jeni mire,jo bukur

 

*Kush beson vetem ne bukurine,eshte gjithmone e tradhetuar

 

*E shemtuara kerkon vetem bukurine,ndersa e bukura te persosuren

 

*Dikush ka vetem bukurine,e dikush edhe me teper se kaq

 

*Rralle ka  edhe te bukura edhe te mira!

 

 

 

                        Dashuria

 

*Sa me shume qe I iken,aq me shume I je afruar

 

*Kur dashurojme vertete, nuk shohim, nuk degjojme, nuk mendojme

 

*Ne dashuria s`ka rendesi se si dukemi ne, ka rendesi qe keta qe dukemi jemi ne…

 

*Nganjehere nje I panjohur, behet shume shpejte I njohur

 

*Ne zemeren time ka vend vetem per dashurine, sepse nuk e dua vujatjen

 

*Kur dua te kem pran,ti nuk je…

 

*Nese ne dashuri ka kushte, atehere ajo nuk eshte me dashuri

 

*Sikurse te gjithe dashurojme,te gjithe urrejme

 

*Disa thone se Lumturia eshte tek dashuria,e disa dashuria eshte vet lumturia

 

*Nje zemer eshte e varfer,vetem nese nuk ka dashuri

 

*Dashuria, ndryshon njeriun

 

*Mosha nuk e njeh dashurine,as dashuria moshen…

 

*Dashuria dhemb, por eshte dhimbje e bukur

 

*Truri kerkon,zemra zgjedhe

 

*Puna e dashuris  I takon vetem zemres,e jo mendjes

 

*Dashurise nuk I nevojitet vetem fjala “Te dua” asaj I nevojiten gjera e gjera per tu plotsuar

 

 

*Dashuria eshte e verber,syte e saj nuk shohin…

 

*Dashuria eshte e mbaruar,kur mendohet ndarja

 

*Ndoshta nuk ke dashuruar, por do te dashurosh edhe ti

 

*Dashuris s`mund ti ik njeri

 

*Dashuria kerkon vetem pak kerkim dhe interesim

 

*U dashurova mu atehere kur mendova se ska dashuri

 

*Dashuria kerkon vetem dashuri…

 

*Kam ra ne dashuri,por se di saktesisht se q`eshte ajo

 

*Dashuris nuk I dihet fillimi,por jo mbarimi…

 

*Po e deshte dashurine e vertete , behu I vertet me te

 

*Ska dashuri kur tradhtohet ajo

 

*Edhe dashuria kerkon mbrojtje, sikurse qdo titull

 

*Jam dashuria ,trokita tek ti…me hape deren nese je per te dashuruar…

 

*Nese mendon se ajo s`eshte dashuri,atehere sdo te jete…

 

*Ne dashuri ndjehesh sikur fluturon,edhe pse pa krahe…

 

*Gjuha e dashurise eshte tek syt, te dashuruarit kuptohen me shikime…

 

 

 

 

 

                                                 Besimi

 

*Besimi jep fitoren

 

*Duhet të japësh,për te marre

 

*Mos u dorzo, edhe ense duhet ta besh

 

*Besimi I tepert, zgjenjen

 

*Ngrihu ne kemb, dhe ec

 

*Dikush u sherua ,vetem pse besoi

 

*Mos u dorzo,jepi vetes shume mundesi

 

*Eshte fortesi kur qan qdo nate,e qesh qdo dite

 

*Mos beso ne qdo gje qe sheh,sepse nganjehere pohojme dhe nuk besojme!

 

*Zhgenjehemi shume,sepse besojme shume

 

*Kush ka patur besim ,ka qene gjithmone I besuar

 

*Nuk dua te me levderoni,qeshni…kerkoje te me lejoni,te guxoj, te provoj…te kem besimin!

 

*Nuk I bleva kepucet e shtrenjeta ,sepse nuk kisha para, por aq shume qe I besova ato,saqe me erdhen dhurate…

 

*Por jo gjithkujte I besohet

 

*Dikush flet per besimin,e vet nuk eshte I besuar

 

*Pa e provuar ,asgje nuk besohet…

 

 

 

 

                             Nderi

 

*Preferoj te thjeshten,ngaqe dua te jetoj me nderin

 

*Eshte veshtire te jesh femer me nder

 

*Me mire te jesh e panjohur,sesa te therrasin si “ai” apo “ajo”

 

*Molla vetem kur piqet,ka shijen e molles

 

*Brendesia eshte me e madhe sesa fiziku

 

*Nderi eshte ai qe I duhet çdo femres

 

*Bukuria mashtron,nderi tregon

 

*Me vodhe parane, ska gje…me vodhe nderin, me more gjdo gje

 

*Me thirre ne darke ,jam I nderuar …jo I ngopur

 

*Lulet duhet te jene te fresketa e te pasterta per tu kerkuar

 

*Ajo qe thyhet,nuk ngjitet me

 

*Me mire buke e kryp e nder,sesa pasuri bukuri e tradheti

 

*Aty ku humb nderi,mbetet mjeri(mjerimi)

 

*Ku ska nder,ska dashuri,ska rrespekt

 

*Molla nuk haet aty,ku eshte krimbi

 

*Nderi nuk matet me asgje,as me peshe as me mase!

 

*Po e ke nderin,nuk ke humbur asgje

 

*Me para ndoshta blen gjithqka ,por jo edhe nderin

 

*Ku ka nder,ka besim

 

*Diku kam degjuar se lumturia vjen vetem nga nderi

 

*Nderi me perket mua,me tregon mua…

 

*Nderi fitohet per nje jete,po humb humb per nje jete

 

*Askush nuk te trgon ty me mire se nderi

 

*Kush nuk ka nder ,ska fytyre

 

*Kujt I ka ikur njehere nderi,si eshte kthyer me kurre

*Edhe nderi sikusese edhe jeta,sa te jep te merr

 

*Nderi nuk te le te gabosh

 

*Kur e ke nderin kerkon vetem pune te ndershme dhe jete  te ndershme

 

*Kur e ke nderin,jeton me realitetin

 

*Jeta pa nder eshte e veshtire,me plote stuhi…

 

 

 

 

                     Dituria

 

*Dituria I vetmi burim qe ska fund deh qe nuk I dihet fundi…

 

*Talentit prij gjithmone me mesim

 

*Imagjinaten tende ,askush nuk mund te ta vjedhe

 

*Qdo tregim ka nej mesim,sikurse qdo kenge nje kuptim

 

*Sa me I rritur,aq me I ditur

 

*Nese nuk di diqka,prano…sepse vetem atehere mund te mesosh

 

*Sa me shume risi e teknologji,aq me shume ngecje e palodhsi

 

*Ska liber te keq,te pakten ka nej fjale te mire

 

*Sa jetojme -mesojme,sa dijme-thome, vetem sa mendojme-nuk veprojme

 

*Libri te largon nga rruga e keqe

 

*Mesimi askujt si beri keq kurre

 

*Librin-ku e le e gjej,qka I kerkoj me tregon,qka harroj me rikujton,qka nuk di me meson,qka I them me degjon…mbi te gjitha me ndihmon

 

*Ska me te mire si dituria dhe miku I ditur

 

*Libri te bene jeten me te  mire,me te lehte

 

*Libri me mesoi,jeta eshte ajo qe me punsoi

 

*Jam I plakur,por ende mesoj

 

*Librin nuk  ekam vetem shoke,ate e kam edhe familje

 

*Njeriu mund te jetoj edhe pa mesuar,por jot e jetoj si njeri I ditur

 

*Po te mos ishte libri I mire,askush sdo te kishte lexuar

 

*Kur je ne gjendjen me te keqe,merre nje liber e lexo aty…

 

 

 

 

                          Problemet

 

*Po nuk deshe probleme ,ateher mos u shoqero me askend,mos mos dil askund dhe mos bej asgje!

 

*Problemi nuk zgjidhet, pa perballje

 

*Problemt nuk zgjidhen duke I lene vetem si te mundura

 

*Pas qdo shiu,del dielli

 

*Se pari te mendojme se si eshte problemi e mandej te mendojme per zgjidhjen

 

*Qdo problem trajton nje ndodhi,sado e vogel qe te jete

 

*Problemi pa qen I vogel nuk behet asnjeher I madhe

 

*Per ate problem duhet menduar,sepse u be pa u menduar

 

*Problemet jane si lemshi te lidhura,nuk zgjidhen pa I gjetur fijen

 

*Ska probleme pa zgjidhje,I vetmi I tille eshte Vdekja

 

*Veta jeta lyp probleme,sepse si jetohet pa to

 

*Problemet pa qene te vogla,nuk behet te mdhaja

 

*Po te mos kishte probleme,sdo te kishte as zgjidhje

 

*Edhe gezimi,edhe hidherimi lypin probleme

 

*Nje vdes nje problem,tjetri lind

 

*Zgjidhet nje problem ka gezim,tjetri fillon ka hidherim…

 

*Nuk ka probleme te mira,ka vetem zgjidhje te mira

 

*Askush nuk I prit problemet,ato vine pa I pritur

 

*Problemet nuk te gjejne vetem ty,por  te gjithe jemi dhe kemi probleme

 

*Edhe femijet kan probleme

 

*Po nuk egziston zgjidhja e nje problemi,nuk egziston as vet problemi

 

*Problemi thote:Nuk jetohet gjithmone me qetesi e lumturi,shikomeni pak mua

 

*Problemet zgjidhi nje nga nje,jo se bashku

 

*Problemet kujto pse dhe si ndodhi,qe te mos jete me problem

 

*Asnje problem nuk eshte I njejte,as nuk mban ngjarjen e njejte

 

*Ai qe eshte I rrespektuar,ka gjithmone koken larte

 

*Kush ka nder ,ka edhe rrespekt

 

*Pa patur per rrespekt,ske pse fol per rrespektin

 

 

 

                     Rrespekti

 

 

*Rrespekti fitohet per gjate,humbet per pak

 

*Rrespekto edhe nese nuk duhet,pra çdo here duhet

 

*Ska me mire se te jesh I rrespektuar

 

*Askush nuk eshte mbi askend

 

*Kush nuk ka rrespekt,nuk eshte njeri

 

*Pershdetja I behet edhe te panjohurit

 

*Kur dikush te rrespekton,pse te mos rrespektosh

 

*Beje njerzit te ndjehen mire,jo me para,jo me vepra,te pakten me nje fjale te mire…

 

*Behu I sjelleshem,por jo edhe aq saqe te dukesh I paduruar

 

*Qdo gje e tepert,eshte e tepert

 

*Asgje nuk te kushton nje pershendetj…asgje

 

*Mua nuk me pasuron me nje rrobe te re,me nje darkee as me nje sheti…por me varferon me nje mos rrespektim e mos njohje!

 

*Kam rrespekt per te gjithe,sepse te gjithe kan ate per mua

 

*Mos me fal asgje ,nuk dua…me rrespekto,kete e dua me shume

 

*Nuk te duhet asgje shkolla,kur di per rrespektin

 

*

 

 

 

                   Dhimbja

 

*Nese smundesh te me ndihmosh,se paku mos me qesh

 

*Mund ta kuptosh dhimbjen time,por jo edhe ta ndjesh ate

 

*Ku e ki dhimbjen,shkon dora

 

*Une kur shoh lotin,qaj me lotin tim…kur shoh dhimbjen,ndjej po ate

 

*Une nuk di ndoshta te qahem,por di te permbahem

 

*Nje fjale e mire e sheron te semurin,te pakten ate moment

 

*Ilaqi me I madhe per nje dhimbjen eshte ngushllimi

 

*Me ngushllove,me sherove

 

*Nuk ndjen dhimbje vetem ai qe qan  me lot

 

                   Gabimi

 

*Kush nuk gabon…s`ben asgje

 

*Frika se mos po gabon, e bene vete gabimin

 

*Edhe pse gabojme,kete rralle here e pranojme

 

*Mos gabo ,nese nuk don pendim

 

*Nese e pranojme gabimin, e pranojme vetem gjysmen e tij

 

*Edhe gabimi mund te permirsoheh

 

*Meso nga gabimet e te tjereve,nese nuk don te gabosh vet

 

*Gabimi I njejte nese nuk perseritet,nuk ndodh me

 

*Po te mendonim per turpin, askush nuk gabon

 

*Gabova sepse nuk mendova per gabimin

Une u pendova me vones,por prap u pendova

 

*Pendimi kerkim fajle nganjehere vetes  nganjehere te tjereve

 

*Nese nuk don te pendohesh , atehere mos beje gabime

 

*Pendohu para se te besh gabimin tjeter

 

*Mos thuaj vetem u pendova,por pendohu me te vertete

 

*Kush u pendua ,vertete shpetoi

 

*Qdo here pasi gabojme, e shohim gabimin

 

*Pershtypja e pare munde te jete e gabuar,por jo gjithmone!

 

*Jam pjese e gabimeve,sepse kurre si permirsoj ato

 

*Pa fshire nje fjale e gabuar,s`mund te shkruhet ajo mire

 

*Gabimet e te tjereve ,jane te te tjereve,por me mesojne sit e jene te miat

 

*Nuk kam bere asgje per gabimet e mia,duke u kujdesur per te te tjereve

 

*Gabimi te gjen edhe nese vetem rri

 

*

 

                   Humbja

 

*Humbja dhe fitimi jane moter e vlla

 

*Humbes eshte vetem ai qe ska provuar

 

*Frika se mos po humbas,me beri humbes

 

*Aq sa ke humbur,aq do te fitosh

 

*Mos e lejo  nje gje te vogel ,te te bej humbes

 

*Ke humbur dike,por edhe ty te ka humbur dikush

 

*Humba sepse nuk bera shume per fitore

 

*Humbja eshte fitore

 

*Ska fitore pa humbje,as humbje pa fitore

 

*Fitojme me shume force ,e humbim me pak

 

*Vlersoje qdo gje,nese nuk don ta humbasesh

 

 

 

 

 

                    Borgji

 

*Mund te mos I dalesh mban,kujdes sa kerkon

 

*Borgji I mbetur ,duhet te kthehet

 

*Borgji nuk paguhet vetem me fjale

 

*Borgjin e marre ktheje me kohe,po deshte borgj tjeter

 

*Ne borgj njeriu hyn vetem nga nevoja e jo nga deshira

 

*Sado large qe te ikesh,borgjin nuk duhet ta harrosh

 

*Kur kerkon borgj,kerko edhe kohe

 

*Me mire puno falas,sesa me borgje

 

*Pune e kryer me borgje,mbetet e pakryer

 

*Ai qe jep borgj,kerkon vetem borgj

 

*Nuk ka njeri pa borgje,sikurse  njeri pa halle

 

*Ktheje borgjin me kohe,po deshte borgj tjeter

 

                    Enderrat

 

*Asnje enderr nuk u be realitet ,vetem duke fjetur

 

*Enderrat e bukura ndihesh bukur kur I enderron

 

*Pa u enderruar ,nuk u realizua

 

*Enderrat te dergoje kudo,ngado pa frike

 

*Enderra si enderr eshte vetem nje enderr

 

*Enderrat kerkojne:Mund,pune e perkushtim per realizim

 

*Kur enderrova behet realitet,ajo enderr me nuk enderrohet 

*Kush esnderron ,realizon

 

*Nuk me le te enderroj relitetin,apo enderrat realitetin

 

*Enderrat e mia I di vetem une,ato I mendoj vetem une,dhe I shoh vetem une

 

*Mund te ma marresh mesimin, por jo edhe enderren

 

*Mos I komento enderrat,po deshte realizim

 

*Me mbyten enderrat, por jot e vertetat

 

*Dashuria te bent e enderrosh

 

*Qdo here enderrohet per te mire, asnjehere per te keqe

 

*Nganjehere edhe kur kemi realizim,themi se nuk kemi enderruar

 

*Deshiroj te fle,per te pare enderrat

 

*Ata qe enderrojne shume,mbeten gjithmone te enderruar

 

*Enderrat shihen naten,realiteti diten

 

*Kur nuk duam  ta shohim realitetin, duam gjumin

 

*Gezoju kerti realiteti,sepse mund te ishte vetem nje enderr

 

*Enderrove,punove,realizove

 

                       Musafiri

 

*Te gjithe jemi musafire te dikujt

 

*Musafiret e vertete ne kete jete jemi vet ne ,njerzimi

 

*Kush ka musafir kemi miq e dashamire

 

*Nje shtepi pa musafire,nje shtepi pa njeri

 

*Kur kemi musafire jemi me gazmore,me te afert dhe me te gezuar

 

*Musafiri nuk vije per tu ngopur,por per te te nderuar

 

*Pritja e nje msafiri mire  te nderon edhe ty edhet shtepin tende

 

*Kur shkoje diku musafir dua te kenaem ,sepse edhe mua kur me vien kenaqem

 

*Behu musafir ,qe te kesh musafir

 

*Nga nje musafir mos kerko pune,sepse ai ka ardhur si nje  mik ,jo si nje  puntor

 

*Priti musafiret si miq ,edhe pse mund te kesh edhe armiq

 

*Musafiri I mire kur shkon te falinderon, dhe kerkon qe edhe ti ti shkosh

 

*Musafir shko,por dije qe vetem ai rol te takon

 

*I lumi ai qe qet e pręt musafire

 

*Nje familje e mire,ka gjithmone miq  e musafir

 

*Musafiri I mire vie sin e dasma si ne vdekje

 

*Edhe nese nuk eshte musafir I mire ,hapja deren me fytyre te qeshur

 

*Ku rune nuk dua musafir,as mua nuk me don dikush

 

*

 

 

                         Vuajtja

 

*Vuajtja jeton me lotin

 

*Vuajtja e don vetmine

 

*Vuajtja nuk e njeh lumturine

 

*Vuajtja te le pa gjume

 

*Ai qe nuk vuan, nuk eshte as I lumtur

 

*Ska lumturi pa vuajtur

 

*Vuajtja te bene te forte

 

*Njerzit e vujatur,kan nje fund te lumtur

 

*Vuan,vuan…edhe prap qesh

 

*Nuk mundesh qe net e njejten kohe te jesh edhe I lumtur edhe I vuajtur

 

*Pse te jemi te vuajtur, kur lumturia eshte me e mire

 

*Vetem kur jemi te lumtur e shohim se sa kemi humbur kur kemi vuajtur

 

*Vuajtja e prish bukurine  dhe shendetin!

 

*Vuajtja sa te dobeson , aq te forcon

 

*Ska njeri qe ska vuajtur ne jete,sikur qe ska qe ska qene I lumtur

 

*Kur vuan nuk flet me njeri,pos me veten

 

*Vuajtja e heshtur te vret me shume sesa ajo e thena

 

*Mos vuaj per fundin e nje dashurie qe ka mbaruar

 

*Vuajtja ne dashuri eshte sikur shprese per lidhjen

 

*Asnje vuajtje nuk ka zgjatur tere jeten,sikurse asnje lumturi

 

*Pse te kam dashur ty…kam gabuar …sdu te beje tjeter gabim qe te vuaj

 

*E kuptova qe me vuajtjen  nuk ishte shpetimi,por vetem ngushllimi

 

*Po e zgjedhe rrugen e dashuris, do ta lesh rrugen e vuajtjes patjeter

 

*Edhe vet vuajtja shpesh don te qesh,por smundet

*Kur vuan askush nuk te kupton ty,pos asaj

 

*Njerzit e vuajtur jane tacaruar,e nganjehere te heshtur

 

*Ska rendesi sa ke vuajtur,me rendesi tani je I lumtur

 

*Muzika eshte shoku me I mire I vuajtjes

 

*Kur njeriu vuan,edhe harron

 

*Vuajtja  gjendet edhe ne fytyrat e te qeshurve

 

*Vuajtja te fut ne nje erresire mu ku gjendet edhe vet ajo,me apo pa dashje!

 

 

 

                  Lumturia

 

*Jo gjdo qift I martuar eshte I lumtur !

 

*Lumturia nuk vjen vetem nga dashuria !

 

*Lumturia qe shihet nuk besohet !

 

*Lumturia eshte me e vogel sesa vuajtja !

 

*Lumturia vjen ne shumicen e rasteve vetem nga nderi !

 

*Lumturia qe vjen shpejt , iken shpejt  !

 

*Lumturia e shkurter, vuajtja e gjate !

 

*Lumturia nuk vjen net e njejten kohe te gjdo njeri !

 

*Lumturia nuk egziston pa te tjeret, sikurse edhe jeta!

 

*Te rralle ka qe nuk japin lumturi dhe jane te lumtur !

 

*Lumturia kujtohet me shume sesa vuajtja !

 

*Dikush nuk e don lumturine !

 

*Kur vjen lumturia e rrotullon edhe boten , po kur ajo iken bota te rrotullon ty !

 

*Lumturia nuk shihet , por ndjehet !

 

*Te gjithe e duam, pak e kemi !

 

*Lumturia nuk te ben njeri , por vetem kur je njeri e ke lumturine !

 

*Lumturia kerkon shum , sepse te jep shume !

 

*Lumturine kur e `ke -mbaje, mos e le te iken !

 

*S'ka lumturi pa vuajtje !

 

*Po kerkove te behesh I lumtur , behu I vuajtur !

 

*Asgje nuk kerkova nga ti , vetem lumturine, e ti me dhe te gjitha ,por nuk me beret te lumtur !

 

*Lumturia edhe parane e ben  te lumtur !

 

*I kam te gjitha , po nuk jam I lumtur !

 

*Lumturia vjen si e ndjen ti, pak vjen si e mendon !

 

*Lumturia si le vend vuajtjes !

*Qastet e lumtura kujtohen, por te hidhurat nuk harrohen !

 

*Te gjithe deshirojne te jene te lumtur , po pak jane te tille !

 

*Bej te lumtur qe te jesh e lumtur

 

*Jeta nuk ka vetem lumturi

 

*Lumturia eshte sikur pranvera ,sa shi ,sa diell, sa re!

 

*Nganjehere qajme edhe nga lumturia

 

*Po qeshe sot,ke per te qar neser dhe po qave sot ke per te qar neser!

 

 

 

 

*

                            Puna

 

*Me pune ,arrihet çdo gje

 

*Qdo pune e ka nje pushim

 

*Qdo lodhje e ka nje qlodhje

 

*Lodhu duke punuar,po deshte te pushosh

 

*Puna te bene te pavarur

 

*Puna egzistoi, qe kur egzistoi njeriu

 

*Ta shfrytezojme :Natyren,token dhe ta bejme vet punen!

 

*Puna nga njeri largon veset e kqija ,mendimet e keqija, merzine…

 

*Nese ti nuk punon,nuk vlerson ,nuk meriton

 

*Puno sot ,qe te kesh neser

 

*Puno qe te mos I zgjasesh doren askujt

 

*Qdo pervoje,çdo pune eshte e mire,te meson diqka te re

 

*Qdo titull kerkon mbrojtje,sikur edhe qdo pune

 

*Asgje nuk flet ,me mire se puna

 

*Disa punen e tyre e bejne te huaj,e te huajen te tyre

 

*Kush nuk punon,mbetet I uritur!

 

*Per puntorin e mire dita eshte e shkurte  e nata e gjate!

 

*Nga puna askush nuk humbi

 

*Nese nuk punon,nuk ke as buke

 

*Ska pune pa u lodhur e nese ka ajo s`eshte pune

 

*Me mire lodhu duke punuar,sesa duke ndenjur

 

*Ajo qe punohet me djerse,vlersohet me shume

 

*Mjer ai I mjeri qe nuk punon, e e qon kohen se koti

 

*Nuk punon,nuk fiton

 

*Naten flejme me mire,kur punojme diten

 

*Pa punuar ,nuk ia dime vleren punes

 

*Njeriu nuk ka jete pa pune,sepse gjithe jeta eshte me pune

 

*Puntorin e mire dhe punen e mire e deshiron çdo kush

 

*Mos nderro punet shpesh,sepse kjo tregon qe sje I mire ne pune

 

*Kush kerkon pune,nuk mbetet pa ate

 

*Puno me djerse e nder,po deshte pune te ndershme

 

*Pune nuk eshte ajo qe behet vetem me force

 

*Me mire pak,sesa aspak

 

*Punes prij me pune, jo vetem me fjale

 

*Puna kerkon vetem pune

 

*Puno ngadale e mire

 

*Puna nuk te le kurre,ti je ai qe e le

 

*Nese nuk ha,mos puno

 

*Po punove mire,ke per te ngrene mire

 

*Pa pune, nuk mbarohet puna

 

*Pa u mbjellur gruri,nuk korret

 

*Dita pa pune te ben me te lodhur,sesa vet puna

 

*Ara pa u punuar nuk ben bereqetin

 

*Ne shtepi vetem duke ndenjur,asgje nuk te vjen

 

*Dikush bene vepra te mira me vepra,dikush me fjale e dikush me pune!

 

*Nese don te jetosh,duhet te punosh

 

 

 

 

 

                    Genjeshtra, E verteta

 

 

*Kush genjen eshet I genjyer gjithmone

 

*Genjeshtra mund te zgjase,por jo edhe sa e verteta

 

*Po te genjej I njejti person dy apo tri here,kujdes me veten!

 

*E verteta dhe genjeshtra jane dy shoke te ngushte,por qe kurre nuk rrine se bashku

 

*Jo gjithmone nje genjeshter e vogel eshte me e lehte sesa ajo e madhe

 

*Nga nje genjeshter e vogel,vie edhe e madhja

 

*Ka edhe faj,pa faj

 

*Te verteten edhe nese e furim me litar,perseri flet

 

*E verteta asnjehere nuk mbytet ne uje

 

*Ne ate vend ku ka drejtesi,aty eshte edhe harmonia

 

*Ne ate shtepi ku nuk haet hudhura,nuk vie era

 

*Edhe genjeshtra e pergaditur me se miri,prap do te vertetohet

 

*Genjeshtari genjen,edhe kur duket se e flet te verteten

 

*Ai qe genjen I ka te gjitha veset e keqija

 

*Genjeshtra mund te kete kembe,por jo edhe rrenje!

 

*ik nga e verteta,por serish kthehesh te ajo

 

*Drejtesia gjithmone triumfon

 

*Te vertetat mbesin ,tjerat I merr era

 

*Genjeshtra vrapon shpejte,por edhe ndalon shpejte

 

*Heret apo vone e verteta tregohet

 

*Ku ka sinqeritet ,ka besim

 

*Genjeshtari jeton gjithmone,si I mosbesuar

 

*Mos genje,po deshe te mos jesh I genjyer

 

*Genjeshtra I shkatrron te gjitha

 

*Genjshtari ,genjej edhe veten,sepse vet jeton me te

 

*E verteta I qet ne pah te gjitha,ajo si duron genjeshtrat

 

*Egxiston genjeshtra,sepse te gjithe nuk e flasin te verteten

 

*Genjeshtra pa genjeshtarin nuk jeton

 

*Te gjithe nuk jan genjeshtar,te gjithe nuk jan te vertete

 

*Genjeshtari mban gjithmone koken ulur dhe eshte  I

skuqur

 

*Me mire te pelqeje nje e vertete,sesa nje genjeshter

 

*Qdo fjale qe e flet,le te bej te krenohesh e jot e ulesh koken

 

*Lehte eshte te genjesh,por veshtir eshte kur ajo te vertetohe

 

*Me mire jeto me sinqeritetin tend,sesa me genjeshtrat e te tjereve

 

*Ata qe I iken te vertetes,jetuan me  genjeshter

 

 

 

 

                   Tradhetia

 

 

*Me tradhetove per nje tjeter,pse kthehesh perseri tek une!

 

*Nuk ka rendesi sa me dashurove,me rendesi me tradhetove

 

*Ne zemrat e tradhetareve,nuk ka vend per dashuri

 

*Tradhetia eshte e mundur kur kujtohet ndarja

 

*Nese ishim,pse te mos jemi

 

*Nuk ka me aty dashuri,kur nej here ka patur tradheti

 

*Kush ka tradhetuar ,do te tradhetohet

 

*Te dashnoret e vertete,nuk ka tradheti

 

*Nese e kin e zemer tradhetin ,do te tradhetosh…nese e ke vetem ne mendje ,mund ta largosh

 

*Me tradhetove nje here,me tradheton gjithmone

 

*Tradhetia eshte si lloj semundje,po filloi nese nuk mjekohet vazhdon ,e vazhdon pa u ndalur

 

*Kur me tradhetove,harrova edhe dashurine me

 

*Dikush tradheton sepse eshte I pakenaqur me lidhjen,dikush sepse eshte teper I kenaqur

 

*Edhe nje shikim,vetem nje shikim mund te te tradhetoj

 

*Nga dashuria  e vertete nuk del tradhetia

 

*Nga tradhetia  lendohet jo vetem nje zemer

 

*Nuk lind tradhetar,por behesh tradhetar

 

*Tradhetari nuk ngopet kurre

 

*Nuk tradhetohen vetem te dashuruarit

 

* Tradhetia  nganjehere fillon nga nje fjale e rende,nga nje keqkuptim,nje zenke …

 

 


 
                       Pasuria,Varferia

 

*I varferi di per varferine, e I pasuri per pasurine

 

*Lumturia nuk eshte gjithmone tek pasuria

 

*Vetem I varferi ia din te varferit

 

*I ngopuri nuk I beson te uriturit

 

*Nuk eshte I pasur gjithmone ai qe ka pasurine

 

*I varferi nuk zgjedh, por mbledh

 

*Te varferit sa ti jep,aq merr

 

*I varferi eshte sherbetor I te pasurit, e I pasuri nuk behet kurre sherbetor I te verferit

 

*I varferi thote:Jam I kenaqur me kete qe kam ,I pasuri thote:Nuk kam aq sa dua…

 

*Jam I varfer ,por me shpirte I paster

 

 

*I varferi fle qete,ndersa I pasuri me roje

 

*I pasur nuk eshte vetem ai qe ka ,por ai qe ka dhe din te ndaje me te tjeret

 

*I pasuri mendon vetem per te pasurit, e I varferi edhe per te pasurin

 

*Po te mendonte I pasuri per varferine,atehere nuk do te kishte varferi

 

*Eshte me mire qe nga varferia te vie pasuria,sesa nga pasuria varferia

 

*Te pasurit si ze gjumi nga deshirat e tepruara,e te varferit nga mjerimi

 

*I varferi di te vlersoje pasurine ngase se ka,e I pasuri  nga jovlersimi mund ta humbas edhe  ate qe e ka

 

*I varferi e ruan kafshaten, e I pasuri dollapin!

 

*Jam I varfer pork am shendetin ,kjo me pasuron mua!

 

*Paraja ska Zot,sot aty ,neser aty

 

*Dikush kerkon,dikujt I tepron

 

*Xhepin thate,por zemren plote

 

*Pasuria me nder,pasuri  e vertete

 

*Kush u pasurua nga djersa,zgjati I pasuruar gjithe jeten

 

* I pasuri nese e bene nje ndihme te varferit nuk varferohet,e as I varferi nuk behet I pasur

 

*Shendeti nuk blihet me para

 

*Miresia nuk behet vetem me para

 

*Kishte pasurine,por nuk dinte te fliste

 

*Kur kasha pasurine kisha me shume shoqeri,kur humbi pasuria me humbi shoqeria

 

*Rrudhat ne balle I tregojne vitet

 

*Koha e humbur kot,harrohet dhe nuk ka si te kujtohet

 

*Koha e humbur eshte dhe mbetete vetem nje  e humbur

 
*E sotmja mbetet e sotme

 

*Jeto me te rejat, pa I harruar te vjetrat

 

*Koha iken,s`pręt njeri

 

*Kohes smund ti ik asgje

 

*Kur ke kohe,pse kerkon afat?

 

*Po dite te menagjosh kohen,di edhe jeten

 

*Koha me vepra,sjell edhe kohe me vepra

 

*E djeshmja iki,e sotmja iki…e nesermja…sa e sa dite do ikin keshtu

 

*Qdo dite me shume e jetes,qdo dite e me afer vdekjes

 

*Koha e mosha te meson per gjera e gjera ,qe ndoshta ki menduar qe kurre sdi ti mesoje

 

*

 

 

                   Dembeli

 

*Nuk punoj ngase pertoj

 

*Diten fle, e naten pa gjume

 

*Per demelin, dite nuk ka

 

*Nuk dua te punoj, por nuk dua te jem I uritur

 

*Dembeli nuk perton te flase, por te punoj

 

*Dembeli pręt se do ti vie nga qielli pasuria

 

*I vetmi qe thote:Me la puna,jo une punen

 

*Dembeli nuk I ben keq askujt,vetem vetes

 

*Dembeli rri kot, e nuk punon kot

 

*Skam kohe per pune, ngaqe me flihet

 

*Nuk dua te luaj as doren as kemben ,vetem dhembet

 

*Dua te jetoj ,por jo te punoj

 

*Dembeli punon pa luajtur vendin

 

*Mjer e mjer ai qe perton,asgje ska per ti shkuar mbar

 

*Duhet rrjedhur uji,per tu pire

 

*Dembeli as nuk fillon, as nuk mbaron

 

*Me mre thote te rri ne rini,e te punoj ne pleqeri

 

*Dembeli pushon ,pa u lodhur

 

*Per dembeli dhe dita edhe nata e gjate

 

*Dembeli perton edhe te vishet

 

*Dembelit nuk I pritit kurre puna e hajri

 

*Dembeli mendon se punes askush nuk ia pa hajrin

 

*Demeli flet per punen,di punen ,por nuk ben per punen

 

*Dembelit edhe femija I kerkon qe te punoj

 

*Me dembelin most e rafte puna,sepse ai se njeh punen

 

*Dembelit mos I fol per punen e punetorin

 

*Dembeli edhe nese punon,aty I hargjon

 

*Dembeli nuk do te ishte dembel po te punonte aq sa flet

 

 

*Te gjithe nuk jane punetor,te gjithe nuk jane dembel

 

*Dembelit edhe nese I del gjumi,rri ne shtrat

 

*

 

 

                         Jeta

 

*Dhurata me e madhe eshte kjo:Une egzistoj,jetoj dhe dua te vazhdoj…

 

*Jeta eshte nje rruge e gjate,por jo gjithmone e drejte

 

*Gezoju jetes,ke mundur te mos jetoje

 

*Kur jeta te godet,godite edhe ti…kur ajo luan,luaj edhe ti…kur ajo te bent e lumtur,beje edhe ti!

 

*Une kam jeten,ashtu si e mendoj

 

*Jeta eshte ajo e verteta,edhe e vetmja e vertete

 

*Jeta ka plote konbinime,plot rastesi,plot befasi

 

*Ne jete ,kujtoje edhe vdekjen…

 

*Jeta ndryshon ne nje moment,sikur nje moment jeten 

*Jeta sa te jep,aq te merr…

 

*Jetes si dihet,sot ketu e neser atje

 

*Ne jete nuk na vjene gjithmone qka presim, sepse gjithmone si kemi japur asaj qka na kerkoi

 

*Po kerkove jeten e mire,jepi asaj vepra te mira

 

*Jeta eshte sikur shendeti,po jape asaj ushqimin,rahatin,gjumin…por po pak  si ofrove semuresh!

 

*Ne jete as nuk do fitosh,as nuk do te humbesh gjithmone!

 

*Jeta me dha shendetin,parane, dhe dashurine, por edhe une I dhurova asaj ushqimin,punen dhe zemren!

 

*Perderisa po jetoj,nuk dua ti ankohem jetes

 

*Jeta ime u be e veshtire,sepse gjithmone I ofrova vetem te veshtirat

 

*Vete jeta eshte kerkim…

 

*Eshte turp ti kerkosh jetes qe te te ofron ate qe ti kurre si dhurove asaj!

 

*Tere jeten time ia kushtova nje nejriu,duke e harruar timen!

 

*Jetojme gjithmone,por rrall ndjejme se po jetojme

 

*Ne jete ska kthim,sikurse ska nxitim

 

*Orari I nje dite eshte ky:Mengjes ,mesdite dhe mbremje ,asnjera nuk te pręt ty,po si prite ti!

 

*Jeten gexoje qdo dite,qe çdo dite te gexoj jeten tende

 

*Kur te humba ty ,mendova se me sdo te jetoja…por perkundrazi ,perseri vazhdova

 

*Qdo gje ne jete kalon,sikurse edhe vete jeta

 

*Jeta te bene te forte,mu ne ate moment kur ti asaj I duhesh me se shumti

 

*Jeta nuk eshte e lehte,as te jetuarit

 

*Jeta sa te fal ,aq te merr

 

*Jeten e kin e duar,shtrengoje forte…mos e le te te ik

 

*Ne jete mos I le tjeret te vendosin per ty,sepse pasojat do ti bartesh vetem ti

 

*Kush vendos per jeten e te tjereve,nuk e don te veten

 

*Askush si ti ,nuk e njeh as jeten as veten

 

*Jeta eshte sikur nje lule e re,e vogel e fresket…dikur piqet e qele e dikur vyshket…e dikur edhe thahet,e nga ajo mbine tjera ne toke!

 

*Jeta kalon si lume,e ne lundrojme pandalur ne te,pa e ditur drejtimin!

 

*Jeta te don ty besoje,pot e mos te donte nuk do te jetoje!

 

*Jeta me ka borgj shume,sepse dikur I dhash asaj shume…

 

*Askush nuk  I ka ikur jetes,qe ti iken vdekjes!

 

*Lufto per jeten,veten tende…per ate qe te takon ty!

 

*Ne vete jemi ata qe e jetojme jeten,edhe pse nganjehere se kuptojme ate!

 

*Jeta eshte dhurata me e mire qe I eshte bere njeriut,mundesia per te egzistuar…

 

*Jeta te  fal nganjehere,por nuk te bene te harrosh

 

*Jeta me rrezoi ,mu atehere kur nuk e prisja

 

*Vetja ime,jeta ime

 

*Qeshi jetes…do e shohesh edhe ajo do te qesh ty

 

*Jeta mi japi te gjitha,ajo qe I humba isha vetem une

 

*Sot mos le asgje per jeten e te tjereve,kujto:Askush per ty sdo le asgje neser

 

*Smundem askujt te ia fal jeten,sepse atehere sdo te mundem te jetoj

 

*Jeta jote eshte e jotja,dhe vetem e jotja

 

*Shijoje qdo gje qe ajo te sjelle,qe te te mos shijoj vetem ajo ty!

 

*Te ecesh neper jete eshte veshtire ,hase ne shume pengesa…mundou ti kalosh

 

*Askush nga ju njerez nuk me fail jeten,prandaj askush nga ju mos me gjykoni!

 

*Shpresojme,prandaj jetojme

 

*Ne jete nga ndodhite e zakonshme,nuk duhet habitur

 

*Ne jete shpesh dera troket,kujdes se si e hape dhe kujt ia hape

 

*Ne jete qdohere duhet te sakrifikosh,sepse qdo here duhet te zgjedhesh

 

*Ne jete premtimet duhet mbajtur,kujdes kujt,qka,ku?

 

*Jeto te sotmen,neser nuk I dihet

 

*Ne jete ska plane

 

*Te gjitha gjerat jane te vogla…

 

*Ska gjera me te medha ne jete,sesa vete jeta!

 

 

 

*

                    Njeriu, Vetja

 

 

*Te krijojsh diqka te re per njerzimin eshte gjeja me e mire qe mund te beje njeriu…

 

*Askush nga njerezit nuk mendon njejte,sepse askush nuk eshte I njejte!

 

*Askush nuk sheh naten,me shume sesa diten

 

*Ai qe mendoi se do te kete sukses,edhe pati!

 

*Ka gjera qe vete njeriu I krijon,edhe nuk mund me ti ndryshon

 

*Te gjithe na mbane e njejta toke,dhe na mbulon I njejti qiell!

 

*Tek vetja, ki gjithqka

 

*Sa I forte qe je,je edhe aq I dobet

 

*Nisu gjithmone nga vetja,dhe ke per ta kuptuar veten

 

*Njeriu ndertues,njeriu shkaterrues

 

*Kur jemi te bashkuar  e kemi veshtire te ndahemi, kur jemi te ndare e kemi veshtire te bashkohemi

 

*Njeri fal,por nuk harron

 

*Nje fytyre e buzeqeshur,eshte me e mire sesa nje e merrolur

 

*Njeriun e bejne te mire ,vetem veprat e mira

 

*Ndrysho per veten,jo per te tjeret

 

*Me ate qe njeriu e krijon,me ate edhe jeton

 

*Po deshte ndryshimin, fillo nga vetja

 

*Njeriu çdo dite ndryshon

 

*Njeriu sado qe eshte i plotesuar,kurre nuk eshte I kenaqur

 

*Njeriu kerkon ate,kur e merre ate ,kerkon prape…

 

*Njeriu jeton ne kerkim…

 

*Perdor veten,jo te tjeret

 

*Jeto o njeri,jeto çdo dite …sikur te ishte dita jote e fundit,sepse kur te vie e fundit ske per te jetuar me

 

*Qdo njeri ka nje bote,te cilen vetem ai e din

 

*Njeriu I sheh gabimet e te tjereve,sepse te vetat edhe po I pa…nuk I sheh si gabime

 

*Ka disa njerez qe jetojne per te tjeret,duke e harruar te veten

 

*Tek njeriu nese nuk ka dobi,ka dobsi

 

*Asnje njeri nuk eshte perfekt,as kurre sdo te jete

 

*Njeriu qgatuan,nuk mund te haje

 

*Asnje njeri nuk e ka prekur qiellin,sado large qe ka arritur

 

*Qdo gje shprehet me fjale,sepse zemren smund ta shohim

 
*Njeriu si njeri,nuk eshte me I mire se kafshet

 
*Njeriu po nuk ka interes,as nuk te flet

 

*Jam njeri,shoh edhe ate qe nuk dua te shoh

 

*Ne jete njeriu peson shume e shume goditje,por nuk thehet

 

*Aty ku nje njeri flet me fakte,aty eshte biseda me e mire

 

*E drejta e fjales,mundesi komunikimi

 

*Nje njeri qe te ka njohur dikur do te te njeh gjithmone,por ai qe te ka njohur gjithmone,dikur ndoshta sdo te njeh!

 

*Mbi te gjitha qe ke,mbi te gjitha qe do ti kesh,prap je NJERI!

 

*Te gjitha duam te jemi njerez te mire,por pak bejme qe te jemi

 

*Njeriu qka mundet te beje,nuk duhet te beje

 

*Njeriu I mire behet shpejte I  keq,ai I keqi kurre I mire

 

*Qumshti behet lehte kos,por kosi jo qumesht

 

*Askush nuk eshte askush

 

*Zogjet cicerojne,njeriu kendon

 

 

 

                           Koha

 

*Koha vet jemi ne,ne e ndryshojme ate dhe jetojme me ate

 

*Vitet ikin si era…ikin

 

*Rinia vetem jetohet,beri pleqeris kujtime te mira

 

*Qdo gje e ka nje rend:Femijeria,rinia,pleqeria

 

*Nuk dua te plakem,por dua te jetoj

 

*Puno ne rini- atehere kur mundesh,per dikur kur nuk mundesh-Pleqeria

 

*Je e mire me rinin,nese don qe pleqeria te te sjelle ty mire

 
*Kur jemi femije kemi kohe ,kemi mundesi,duam por nuk dime,faza e rinis, dime dhe duam ,ke kohe por nuk ke mundesi…por ke rinine,Faza e pleqeris-ke mundesi,dime dhe duam, por nuk e ke kohen

 

*Vetem shpirti nuk plaket kurre

 

*Kohen nese din ta menagjosh mire,din edhe jeten

 

*E kaluara kujtohet, e tashmja jetohet, e ardhmja shpresohet

 

*Sikur te ndalonte koha,do te ndalonte edhe jeta

 

*Koha sheron,apo ndoshta na harron

 

*Nganjehere vitet,koha nuk e tregojne edhe te verteten

 

*Koha spret asnje njeri

 

*Koha me vepra ,sjelle vite me vepra

 

*Koha qe iken ,nuk iken veq per ty

 

*E djeshmja iku,e sotmja iku…e nesermja…edhe sa e sa dite do ikin…

 

*Qdo dite qe kalon e jetes,te sjelle me afer vdekjes

 

*Koha e humbur kot,harrohet…

 

*Bej kohes kujtime ,nese don te kesh

 

*Rrudhat ne balle I tregojne vitet

 

*E sotmja nuk kthehet,sepse e nesermja ia ze vendin

 

*Kur ke kohe,pse kerkon afat?

 

*Koha te jep mundesi dhe rast per qdo gje

 

*Koha mbledh kujtimet ,te mira te keqija si dallon…ajo te gjitha I pranon

 

 

*

 

                              Shtepia

 

*Shtepia ime ,mbreteria ime

 

*Mund te jesh I huaj pa shtepi, por jo edhe me shtepi e I huaj

 

*Shtepia ime eshte e vogel ,e vjeteruar…por ka ngrotesi dhe afersin e madhe

 

*Ska shtepi pa dere,e pa njeri

 

*Askush nuk  e njeh shtepin ,me mire se I zoti I saj

 

*Vetem ne shtepin tende,mund te ndjehesh si ne shtepi

 

*Ne shtepi I dua  vetem miqet

 

*Mu dogj shtepia,ndertova nje te re…por jo si ajo e vjetra

 

*Me mbron nga te ftoftit,nga shiu,era…ku mblidhemi familja

 

*Mu dogj shtepia,mbeta ne rruge

 

*Shtepia ndertohet nje here,rregulloje bukur

 

 

 

 

                      Mendimet

 

*Mendimet positive,vepra positive

 

*Mendova per ty,te gjeta ty

 

*Kur mendoj keq ,ndjehem keq

 

*Kur mendoj per suksesin,me qoj aty

 

*Mendoj per ate,sepse ate e dua

 

*Truri realizon,kujdes qka mendon

 

*Me mire mendo per te miren,pasiqe ajo eshte me e mira

 

*Po nuk e deshte te keqen,mos mendo keq

 

*Mendoni se do te fitoni,edhe nese nuk mendoni se do te ftoni

 

*Duhet menduar,per tu realizuar

 

*Pa menduar ,smund te besh asgje

 

*Kur mendojme I sjellim kujtimet me afer

 

*Mendimin sta sheh askush,ai eshte vetem I yti

 

*Te nje mendimi smund tyi vesh dy veta

 

*Kur mendon se mundesh,pse thua smundem

 

*Mendo per dashurine,sepse ajo e pręt vetem mendimin tend per te ardhur ty…

 

*Kush une mendoj,edhe realizoj

 

*Ska pune qe behet pa e menduar

 

*Kush ka krijuar pa menduar,askush!

 

*Mendjen e kam me te kthjellet vetem kur mendoj

 

*Koha na shkon duke menduar per kohen

 

*Ska njeri ne bote qe nuk mendon,sikurse qe ska njeri qe nuk realizon

 

*Duke menduar per te keq,me ndodhi e keqja

 

*Mendo, vetem mendo per ate qe deshiron vertete

 

*Mendimet viejn ne qdo kohe,ata nuk kan ndonje orar te caktuar

 

*Mendimet kerkojne vetem mendjen ,per ti menduar ato

 

*Mendimet do te jene ashtu siq mendon ti se do te jen

 

*Kur nuk ki mendime ,atehere ske asgje per te realizaur

 

*Sa mendojme…prap nuk realizojme,edhe pse mundemi!

 

 

 

                        Martesa

 

*Martesa si martese nuk e sjelle lumturine,ate e sjellin te martuarit

 

*Jo qdo martese eshte e sinqerte

 

*Martesa eshte bashkim I shpirteve,jo I jeteve

 

*Qe kur u martova,nuk jam beqare…

 

*Martesa e vertete eshte ajo nga dashuria,jo nga diqka tjeter

 

*Shume jane te martuar,por pak te lumtur

 

*Edhe martesa ka moshen e saj,sepse me moshen vie edhe ajo!

 

*E bere gabimin me te madhe,po u martove pa dashurine

 

*Martesa nuk eshte sot per neser,por sot per gjithe jeten

 

*Martesa kerkon pelqimin dhe miratimin e te dy te dashuruarve,jo vetem  te njerit

 

*Martesa eshte nje hap I ngadalshem ne jete,jo nje vrap I shpejte

 

*Martesa qka te  merre beqarine…kujdes:Sta kthen me

 

*Martohu atehere kur e ndjen veten te gatshem per tu martuar

 

*Martesa nuk eshte nje zgjidhje per ato te pazgjidhshmet

 

*Martesa kerkon shume,ndoshta edhe aq sa smund ti japesh

 

*Pse je martuar,nuk ke vdekur

 

*Edhe ata qe u martuan,marteses kurre siu falinderuan

 

*Te martuarit duhet te bejne qmos te shpetojne martesen,por jo edhe te vdesin

 

*Nje here njeriu martohet ne jete,kujdes kujt ia jep kete mundsi

 

*As marteses mos I fal te drejtat e tua,ato jane te tuat ,te askujt tjeter

 

*Martesa te gjen ne jete,eshte diqka qe ndodhe,aspak e pamundur

 

*Po e tradhetove martesen,edhe ajo te tradheton ty

 

*Martesa eshte obligim

 

*Qka I jep marteses,merr…jepi asaj dashurine ,mbaje gjalle sepse ajo jeton vetem me ate…

 

*Pse u martova me ty,edhe une kam jeten time

 

*Femijet I shpetojne martesat, por jo gjithmone

 

*Mos u nis kurre nga kjo:Tash me jam martuar,ska ndarje

 

*Sot martohesh,neser ndahesh

 

*Problemet ne martese jane te shumta,kujdes si I zgjedhe ato

 

*Martesa eshte si stinet:Ne fillim pranvere,pastaj vere,vjeshte e dikur dimer

 

*Kur jemi vetem mendojme per martesen,se si do te vie ajo…kur jemi te martuar mendojme per rinine …se si shkoi ajo

 

*U martova ne rini,kurre pa e ditur se q`eshte rinia

 

*Martesa eshte per te rinjet,jo per femijet

 

*Mos I beso shume marteses,mund te te zhgenjeje shume

 

*Para se te martohesh ,mendo gjithmone per ndarjen

 

*Martesa nuk sjell dashuri,ajo vetem merr dashuri

 

*Martesa e mire e krijon nje familje te mire

 

*Mos u be e varur nga martesa   

 

 

 

 

                       Femra(Grua)

 

*Gruaja e mire di te mbaje burrin e mire

 

*Gruaja e mire mban shtepine

 

*Gruaja e keqe te qet nga shtepia

 

*Gruaja e keqe te ndan nga familja

 

*Gruaja e mire e ben burrin te ndihet krenar

 

*Gruaja e vertete eshte edhe shok I vertete

 

*Nje shtepi pa grua ,si nje shtepi pa banim

 

*Nese nje femer e ka nderin,nuk ka humbur asgje

 

*Nje femer e vertete e njeh veten,nuk deshiron ta njeh dikush

 

*Mbaje veten je femer,duro…

 

*Nga femra lindi edhe mashkulli

 

*Nje femer e mire eshte nje grua e mire dhe nje nene e mire

 

*Nje vendi I duhet nje femer e shkolluar ,qe te kete nje ardhmeri te ndritur

 

*Te jesh femer eshte me veshtire sesa te jesh mashkull

 

*Te jesh femer eshte mrekulli


                    Vdekja

 

*E kunderta e jetes quhet VDEKJA! 

*Nuk kemi bere asgje per tia filluar jetes, dhe nuk do bejme asgje per ta ndaluar vdekjen

 

*Qdo gje ka nje fund,sikurse qe pati nje fillim

 

*Malli me I madhe eshte per ata qe me s`jetojne

 

*Qdo dite qe kalon e jetes,na sjell afer vdekjes

 

*Qdo gje :Fillon,vazhdon,mbaron…

 

*Vdekjen e kemi me afer se qdo gje,sa edhe vete veten!

 

*Mos u frikso nga vdekja,sikurse nuk u friksove nga jeta

 

*Jeto ,jeto dhe vetem jeto,se nje dite ke per te vdekur dhe per te mos jetuar me

 

*Askush nuk I ka ikur jetes,qe ti ike vdekjes

 

*Jetojme duke thene”Do te na vie nje dite dhe vdesim duke thene”Erdhi dita…”

 

*Vdekja eshte faza e fundit e jetes

 

*Kush ka lindur do te vdes

 

*Mendo per vdekjen,sesa te gjej pa menduar

 

*Tere jeten mendojme per vdekjen ,e duke vdekur mendojme per jeten…

 

*Jeta te pret,ajo qe nuk te pręt eshte vdekja

 

*Vdekjen smund ta ndal askush,as vete jeta

 

*Nuk e dim kur do vdesim,se po ta dinim do te vdesnim para kohe

 

*Nuk ia dita vleren jetes asnjehere,kete e kuptova vone…duke vdekur

 

*Jetojme duke thene eshte heret,vdesim duke thene eshte vone

 

*

 

 

                      Liria

 

*Liri eshte jeta,jeta eshte liri

 

*Ste duhet jeta pa liri

 

*Zogun liroje nga kafazi nese don ta shohesh duke fluturuar

 

*Per tia ditur vleren liris,qendro nej kohe ne burg

 

*Ndjeu I lire ne toke,sikur zogu ne qiell

 

*Lindim te lire,jetojme jeten me plote zingjir rreth vetes

 

*Liria nuk e duron roberin

 

*Asgje ste duhet pa lirine

 

*Kur je e lire,lufton dhe perballon gjithqka

 

*Ruaje mbaje ,ruaje ate si syte e ballit

 

*Pa liri,nuk sheh drite

 

*Ska njeri qe se don lirine,por ka shume qe se kan

 

*Liria nuk paguet me asgje

 

*E dua lirine…dua te jem e lire

 

*Per liri derdhet gjaku

 

*Smund te eci pa qene e lire

 

*Duart e lidhura ,nuk kryejn dot pune

 

 

 

 

                        Kerkimi

 

*Kerko ,zgjidhja eshte tek kerkimi

 

*Qdo rruge qe kerkon,ate do ta gjesh

 

*Kerkimi jep shpetimin

 

*Pa u kerkuar ajo diqka,nuk u gjend

 

*Njeriu eshte gjithmone ne kerkim

 

*Siq e kerkova ,e gjeta

 

*Kerkova dashurine e gjeta,kerkova ndarjen e gjeta

 

*Dikush duke kerkuar ,mbeti vet I kerkuar

 

*Kerko …por jo edhe aq sa su gjendet askund

 

*Dikund nuk u gjend diqka, vetem pse su kerkua

 

*Jam duke kerkuar qe nje kohe, e di koha do te ma sjelle ate…

 

*Qka deshiron ti te kesh,do ta kesh…vetem kerko

 

*Pa u kerkuar ,asnje pune nuk u gjend

 

*Kerkova drejtesin,ate ma sjelli e vertata

 

*Ende  sme erdhi ai,jam ne kerkim te tij

 

 

 

                      Durimi

 

*Aty ku eshte durimi eshte edhe shpresa

 

*Kush shpejton,gabon

 

*Ata qe durojne e shohin te verteten me shpejte

 

*Jam duke pritur fal durimit,jam e qete…ndjehem e fituar

 

*Duro se edhe per ty ka nje kohe,nje mundesi

 

*Askush nuk dumbi duke e ndjekur durimin

 

*Ne ate moment kur tu fal jeta,tu fal edhe durimi

 

*Dua te vrapoj,por te vrapoj me durimin

 

*Qka nuk shihet naten,del diten

 

*Sot humba,neser fitoj

 

*Vetem ato te mirat vijne ngadale

 

*Kush duron,ka per te fituar

 

*Duro ,vetem duro…ka per te ardhur edhe ty koha jote

 

*Vetem pse nuk kam durim,gjithmone gaboj e deshtoj

 

*Durimi eshte me I madh sesa vet suksesi,sepse suksesi vie nga durimi!

 

 

 

 ZGJODHI:SHABAN CAKOLLI

 
 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
  © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .