Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Prozė e Poezi - MĖ LĖR TĖ TĖ DUA 

 

MĖ LĖR TĖ TĖ DUA 

Poezi nga Drita Lushi
MĖ LĖR TĖ TĖ DUA 

Lermė tė tė dua siē di!
Lermė!

Mė lėr tė pushoj
nė zėrin tėnd, tė flas me tingujt e tij,
tė ėmbėlsojmė zėrat tanė
me nota dashurie,
qė kėngėn gjejnė edhe nė pentagrame tė ngrira.

Lėrmė tė tė dua siē di!
Lėrmė!

Me lėr tė ēel ditėn
e penelata kaltėrsie t’i hedh
dhe reve nė qiell.

Lėrmė tė tė dua siē di!
Lėrmė!

Mė lėr hėnėn e paktė,
tė tė jap diellin e madh,
diellin e natės,
qė shkėlqimi mos tė fshihet
nga frika mos verbon njeri,
por i lumtur tė ndjehet
nė lumturinė tėnde
dhe ai.

Lėrmė tė tė dua siē di!
Lėrmė!

Lėrmė tė endem e lirė,
mė hap portat e tua,
shqyej,
shembi kufinjtė,
ti frikė mos kij:
nuk vij si pushtuese ,
vij si dashuri.

RILINDJE

Sot dua tė zhvesh

lėkurėn e trishtimit,
ta flak dritares sė hapur
si gojė e stėrmadhe.

Hermetikisht
dua t’ia mbyll kanatet
dėshperimit,
qė zvarritet tė pushtojė
hojet e trupit tim.

Dua njė veshje tė re,
dua!

Trishtimin
do ta fal,
do ta flak,
do ta hedh …

Merreni po tė doni!

Unė po dal nga lėkura e tij.
Jeta, mė qepi njė lėkure gėzimi ,
ngjitur nė trup,
me mijėra pejėza
drite,
dashurie,
dielli,
e mė s’mė shqitet, jo.

Veshje tė pėrhershme – gėzimin

MENDIMET

Sot mendimet
drejt teje vijnė.

Shpirti, natyrshėm,
ēeli lule te reja,
edhe pse vjeshta
ka ardhė.

Rrėke ndjenjash
mė pushtojnė,
vėrshojnė dejeve,
e unė ndjehem
e mbytur dashurie
pėr Ty.

 

Pėr Filolet zgjodhi: Shaban Cakolli


 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .