Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

Portal Redaktimi: Shaban CAKOLLI

   

 CIKĖL POETIK 
 
Nga:
IRENA GJONI
 

 

 

1. SHTOI ZOT VALLET

Shtojzovallet kishin epoka pa bėrė vizitė
Nė botėn dhe jetėn e njerėzve
Kurioziteti shtojzovall nisi rrugėn
me fustane tė bardhė antike
qė ngatėrronin epokat, gojėdhėnat

...

Hapėn sytė nė frymėmarrjen e zgjuar te njėra-tjetrės
Sikur shumė bukuri,tė kishin njė mendje
Kujtonin rrugėn nėpėr ngatėrrim epokash, gojėdhėnash
Takim me njė shpirt tė vrarė
Nė momentin ku i lihej i pazhdukshėm,
Njė tatuazh zhgėnjimi
Dhe nga dhimbja klithte me tėrbim sakati

Shtojzovallet e dhimsura,
Kaq panė nė botėn e njerėzve
Nė njė vizitė,Shumė mė te shkurtėr se rruga

Gjithēka u dukej makth ėndrre, makth drite
trupėzuar tek njė flokėverdhė si shtojzovallet
Ulur nė hijen e zonjave tė shtėpisė
Duke thurur gėrsheta tatuazhesh zhgėnjimi
Tė tepruara nga njė natė mė parė
Nė pritje tė “MIRĖMĖNGJESIT” tė shtojzovalleve

Duke u ngjasuar me veten,
Me frymė i lanė trupin,
Me qerpikėt e gjatė i krehėn flokėt,
Zėrat dhe dritat ia qepėn mantel,
Duke e bėrė simotrėn e tyre

Nėn ritmin shtojzovall:
“SHTOI ZOT VALLET”
Shtojzovallja e re kėrcente
Duke argėtuar dhe tatuazhin e zhgėnjimit...


2. NE VEND TE PROLOGUT

Kėtu
jam njė dilemė e rrėnjosur nė pėrjetėsi;
ėndėrrim flakėrues qė turfullon si kalė i harbuar;
melankoli e muzgut;
demon i zbutur e hiē nė krijim fytyrash;
prekje e realitetit me shqisat e tė verbėrit;
njė psherėtimė galaktike;
njė jehonė e saj nė shpellat primitive;
dashuri e mallkuar nė mėkate epshi;
perlė princesash e nimfė e pavdekshme;
mallkim i vendosur nė altar martese;
mjegull e djegur nė hapėsirė tė plakur;
tradhėti shkretėtire nė oaze makthesh;
engjėll misteresh i dalė prej ferrmendjeve;
njė lot shumėngjyrėsh i theksuar nga koha;
imazh i rilindur prej hirit qė predikon;
tatuazh nė shpirt tė detit.

Kėtu jam vetvetja
nė pretendim
qė tė ngelem vetvetja nė ēdo kohė…


3.DASHURI BUZĖ GREMINE

Bėmė dashuri buzė njė gremine
Nė mollėzat e gishtave tė tu,
njė cermė hėne tė prek

Me ty ėngjėll jam dashuruar unė,
Me ty nata e greminės,
Me ty hėna e njohur si hajdute zemrash

S’di kujt t’ia prishėsh

Gremina tė josh me fundin e mistershėm
Gėlltit njė copė gremine
Hėna tė josh me cermėn e saj
Gėlltit njė copė hėnė
Thua se unė tė josh me sekretet e pathėna
Gėlltit njė sekret timin

Mua mė duhet tė tė shpėtoj
prej vetes sime, greminės dhe hėnės
Duke tė futur nė njė akuarium shpirti
tė padepėrtueshėm prej shumė palė sysh njėherėsh

se dashuria ha koka...


4.PENG NĖ VARREZA 

Nė mbėrritje tek ēdo qytetėrim,

Pyes ku janė varrezat

Marr rrugėn e dritės sė lagėsht
duke i ruajtur sytė prej ftohjes
pėr tė mos humbur spektaklin
e dhėnė enkas pėr mua

Njė trompė e ngjirur-
gėrrisje e portės sė varrezave
e lodhur nga pėrsėritjet shekullore,
uron mirėseardhjen time

Parada e qiparizave tė ngatėrruar nė moshė,
bėn pėrzgjedhjen e mysafirėve
tė hyrė nėpėrmjet portės sė tyre

Portė qiparizash,
e hapur kanatash pėr kukuvajkat,
E mbyllur pėrjetėsisht pėr diellin
Kėmbėngulės pėrtej portės ku pėrditė,
gjatė gjithė ditės,
ka perėndime varrezash dhe muzgje varrezash

Hapat e nemitur,
 pėrshkojnė relievėt e bardhė tė varreve
Atelie tė ekspozitės sė fotografive tė tė vdekurve
Aty - kėtu fatsjellėsit e sė gjallės,
qė jetojnė ende si relike
tė qytetėrimeve tė vdekura
Ndoshta fatsjellės dhe pėr flirte,
dashuri skeletesh
Gjithēka nė kthetrat e konglomerateve tė vajeve
 ... ... ... ...
Koha po gėrryen
Duke mė lėnė peng tė saj nė varreza
Nė kėtė rudiment
tė botės sė zhurmshme tė sė gjallės...



5.TATUAZH NĖ LEKURĖN E DITĖVE

Nė lėkurėn e ditėve
me majėn e stėrkalave
tė detit tė djegur nga malli pėr ty,
Le nė tatuazh fytyrėn time

Qė t’i ngjaj origjinalit,
i derdh flokėve
parfum mimozash tė verdha
tė mbira, tė bleruara e tė lulėzuara
nė rrugėn e detit
pėrshkuar me hapa tė kaltėr
ku ēdo hapkaltėr i penduar,
kthehej mbrapsh

Duke u shndėrruar nė njė saksi mimoze
qė pėr t’u bėrė parfumi mė epshndjellės nė botė,
thithte me zemėr esencėn e jodit,
kripės, kaltėrsisė dhe hapėsirės

...Ndaj tatuazhi nė lėkurėn e ditėve
mė ngjan tmerrėsisht mua...



6.ZOT NA RUAJ 

Makthet e pėrditshėm
Ėngjėllorė nė absurdin e tyre
Maktherozionėngjėllor

Ēuditshėm si njė gjarpėr i dehur
lėpin dhe pėrpin plagėt e lėna pėrditshėm
nga vuajtjet, nga pasiguria amorfe,
qė bėhet mė hermetike nė dėshifrim
nga format kameleon qė shfaq.

Nga iluzionet e djegura prej vet iluzioneve
Nga gjaku qė pikon mbi tė ardhmen
pa e ditur ku e ka burimin,
pa e ditur nė e ushqen pėr ringjallje,
apo pėr inekzistencė...?

Zot na ruaj!


7.KOHĖ TEK SHTYLLAT E HERAKLIUT

Mė nė fund...
Mė nė fund mbėrrita
tek Shtyllat e Herakliut

Gdhendur nė njėrėn
(Ndoshta prej parambėrritit tim
A ndoshta prej mbėrritit tė parė
pas Herakliut)
deri nė shpirt te shkėmbit
gati nė thėrrmim gjeta fjalėt:
“KOHA SHĖRON GJITHĒKA,
PAĒKA SE ME VONESĖ”

Nė hutimin tim,
nė tė pabesė mė puthi
Perėndia e Diellit

Unė riktheva tė puthurėn
po nė tė pabesė
Nė gdhendje tek shtylla tjetėr:
“PO NĖSE S’KE MĖ KOHĖ,
MOS NDOSHTA ME PLAGĖ TĖ PASHĖRUARA
TĖ DUHET TĖ VDESĖSH?”

Mė nė fund...
Mė nė fund mbėrrita
Tek Shtyllat e Herakliut
Para mė pak
se tė mė dilte gjumi...


8.DEDIKIM MUA

E mora zemrėn nė njėrėn dorė
Dhe me dorėn tjetėr nė zemėr,
U nisa…

Trokita nė njė derė
lyer me bojė tė artė
Prita.

Dhe drynin me ndryshk,
vetėm atėherė e pashė
Atėherė kur qe bėrė natė
(Mallkuar sytė e mi
qė dinin tė shihnin veē natėn)

E mora dorėn ngarkuar
me sytė e mallkuar
dhe e futa nė xhep
(Nė njė xhep tė verbėr
qė ish ‘pagėzuar
nga soji i banorėve tė tij)

U ktheva…

Veten s’e gjeta atje ku e lashė
Gjeta vetėm qenin besnik
qė ruante shtėpinė e braktisur

Atėherė u ula tė qaja pėr vete,
pėr zemrėn e ikur,
shtėpinė e braktisur,
pėr sytė e vjedhur nga xhepi
dhe atė tatuazhin e vajzės,
vdekur nė asfaltin e thatė
qė s’kishte kush ta lante mė me lotė

U ula tė qaja dhe qesha
Kisha harruar se tė qash pa sy
dhe me zemėr tė lėnė diku,
Ėshtė e pamundur

U ngrita i verbuar
dhe eca drejt vetes
Truri mė tha t’i thosha vetes i bindur
se kisha vdekur mė nė fund…

* * *
Ėndrra thonė qė ėshtė e shkurtėr,
por ajo qė le pas,
ėshtė e gjatė
Mė e gjatė se gjatėsia e jetės sė fundme
Dhe pak mė e shkurtėr
se gjatėsia e jetės sė pėrjetshme




9.NATĖ ALI PASHE

" Sonte gjumė s’ka Janina
Val’ e gjolit diēka thotė
Ujė tė ėmbėl pi Frosina
Ali Pasha helm dhe lotė..."(Populli)

...ma pėshpėrit si ledhatim mes flokėsh
...mė puth ėndėrrisht
...ma pėshpėrit pėrsėri
pėr tė mė arratisur gjumin

Ėmbėl ma nis ogurin e vrasjes
nė kėtė natė sterrė pėrballė Posejdonit
Ku heshtjen e sipėrfaqshme
e shprish angullima e qenit
dhe oshėtima e valėve…

Heshto ti qen qė angullin pėr kob!
Heshto!
Heshto det,
heshto dhe ti!
Dėgjohet klithma e heshtur e vrasjes sime!

Njeriu qė po mė vret
mė pėrqafon fort, pėrkėdhelshėm,
dhimbshėm, dashurisht,
pėrmallshėmnė krahėt e tij.
Vazhdon tė mė puthė
O Perėndi,
mė ėmbėl se vetė Erosi

Je ti Ali Pash modern,
endur labirintheve
te kujtesave tė kohėve
qė pėrzgjedh pėr tė mė vrarė
pikėrisht me dashuri

Je ti
projektuesi i imaxheve
tė zhgjėndėrrta tė sė ardhmes
qė me vret duke mė lėnė gjallė…

10. RECETĖ PĖR SHĖRIMIN E TRURIT

Truri i dhimbte tmerrėsisht
Mikrobi i mendimit tė burgosur
nga prangat e syve tė tij,
mori vetėm njė hallkė,
si relike tė njė kohe
e avancoi thellė e mė thellė

Nė rrebelim dhimbjeje truri,
iu servir njė recetė:

Nė mėngjes - njė ditė e pirė pa ujė
Nė paradreke - dy lugė Luvėr
Nė drekė - tri rreze hėne
Nė pasdreke - nje gotė famė
(Kujdes! Gotėza duhet tė jetė e sterilizuar,
nė temperaturė tė shekullit tė 22-tė
se fama hyn nė reaksion asnjanėsimi
edhe me njė kokrrizė mikroskopike xhelozie)
Nė paradarkė - gjysmė kokrre lumturi
(Edhe me kėte duhet kujdesuar si pėr famėn)
Nė darkė - njė sy trupash tė shkuar nė parajsė
Nė pasdarkė - dy copėza dashuri
E nė mesnatė - tri rreze dielli

Me dhimbjen e trurit dhe recetėn nė dorė,
(kurė e konsideruar 100% shėronjėse)
Labirintheve endshem
gjithė farmacive te botės
Qė nga koha kur majmunit i dha lamtumirėn
e deri mė sot


Kurrė s’i bėri dot tė gjitha bashkė
Ndoshta dhimbja e tmerrshme e trurit,
ka pėr tė pushuar kur tė rinisė sėrisht
ish - bashkėjetesėn me majmunin
e mikrobi i mendimit ka pėr tė vdekur...


11. VITE MBI KARUSEL GJENDJESH


Nė dėshirė pėr tė krahasuar,
Brenda njė magjie tė bardhė,
Hipur mbi njė karusel gjendjesh,
rendis vitet e mi

Pėr tė mos humbur nė kohė,
njė ditė e brishtė shkurti
merret me rrotullimin

Nė marramendje kushtesh tė barabarta,
etja pėr pushtet e viteve
bėhet zotėruese
Dėshirė e ēmendur pėr kurorė
pa le tė jetė dhe kurorė me gjemba

...Por nė rrotullim karuseli,
nė marramendje ējerrjesh,
nė marramendje nxjerrje sysh
                              tė njėri - tjetrit,
Rrėzojnė njė vit qė ngelet i vdekur

Karuseli hesht...
Vitet heshtin...
Gjithēka hesht...

Tė gjithė po shkojnė
Nė varrim tė vitit tė vdekur
Tė gjithė pa kurorė

Pa kurorė?

Keni dėgjuar ndonjėherė
Pėr tė mirin qė s’ka tė mirė?
Pėr tė mirin e pa fat?

...  ...  ...  ...

Dita e brishtė mori fund
Koha e konkurimit mbaroi


12. DASHURIA SI ZJARRET E CIGANĖVE 

Hėnėzoj ditėt qė u mungon hėna
Dielloj netėt qė u mungon dielli
Sa herė shoh sytė e tu prej pėrralle

Thith helmin e ditėve
Vjell gėzimin e netėve
Kur mė arratisen prej shikimit
sytė e tu prej pėrralle cigan

Nė zemėr, nė tru, nė shpirtin tim,
ndeze njė dashuri tė ēmendur
si zjarret e fisit tėnd

Njė dashuri - zjarr ciganėsh
qė s’dihet sa do tė zgjasė
qė s’dihet:
nė do tė shndėrrohet i gjithi nė hi,
nė do tė ngelen ende urė
tė shuara pėrdhunshėm,
nė do tė merren prej tij disa thėngjij
pėr tė ndezur njė zjarr tė ri
(tė paktėn pėr tė krijuar egzistencėn e dikurshme
tė njė zjarri tė lashtė
si qiri i ndezur mbi kufomat e sė shkuarės)

... qė s’dihet...

Ah, kjo dashuri si zjarret e ciganėve...

Zgjodhi: Shaban Cakolli

Filozofi
 
dhe
letėrsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vėshtrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 
 
 

  

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .