Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

 

Ballina   Portal - Përballë xhamit 

Përballë xhamit

 

Have HALITI-ELEZAJ
 

POEZI

Përballë xhamit

E di që je matanë xhamit
zgjas dorën të të prek
t’ftohtit e xhamit më futet në mish

Trokas me forcë copash ta bëj
shqyej sytë deri n’verbim
ai edhe më shumë mjegullohet

Thërras çirrem dhe shurdhem
por ah
këngën fishkëlluese 
në largim e dëgjoj

Frymoj mekem dhe pres
t’i ikin xhindet xhamit
që të të shoh
edhe një herë si buzëqesh

Pritje e papritur pa fill e pa fund...

E stuhitë n’shfryrje ngrehën
e çojnë dallgët peshë
hidhen me grushte mbi kristal të rremë 

Dhe ah 
grushti (i vogëlth)
përgjakshëm bie ende pa u ngrit

Shfryrja d’nesë
stuhitë pushojnë n’qarje
dallgët fashiten
shirat e vjeshtës n’vajtim shpërthejnë

E xhami lahet e lyhet n’kristal t’vërtet.


Deklaratë dashniet

Unë kam me t’dasht’
edhe kur menen s’ma v’non
edhe kur bahesh sikur zanin s’ma ndigjon

Unë kam me t’dasht 
edhe ather’ kur syni ka me t’tradhtu
e ka me ba sikur nuk po më sheh mue

Unë kam me t’dasht
e ti s’ke me dit’ asnjihere krejt
sa shum’ të due 

(Have Haliti-Elezaj)

 



 
 
     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .