Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

 

Ballina   Portal - CIKËL POETIK NGA SADBERE GAGICA 

CIKËL POETIK NGA SADBERE GAGICA

 

 


S. Gagica

Sadbere Gagica

DHEMBJE

(Elegji për motrën)

Natë
Dhembja ka hyrë deri në palcë
Stinët janë veshur me lot
Zot
Zogjtë kanë mbetur pa strehëzë 
Malli djeg
Mes dallgësh bredh sonte
Qetësi e pafund në vargje
Kujtimet mbërthyer në shpirt
Sikur të mundja
Qiellin do e çaja copë copë
Një det hidhërimesh do e pija
Në fund të natës 
Agimin do ta takojë
Një lindje dielli ta shoh
Pa Ty motër
Malli më çmend
Ah stinë stinë
Si nuk pate pak mëshirë
Një trëndafil e këpute si me kosë
Sa net e ditë heshtje jam bërë
E kam vrapuar rrugëve të vendlindjes
Shtëpia e lindjes (s)’ më ngroh më
Dimër më duket maji me lule!



PRESHEVE

Keshtjelle shqiponje e rrethuar me gjemba
Rrenje lirie,c'me rri e heshtur ne varg?
Trung i lashte.Lis me rrenje.Dashuri e pafund
Atdhe!.Lume i loteve qe nuk shterron
Dege e ndare.Lis shekujsh
Ti je syri im une lot malli i lutjeve qe nuk mbaron
Gjurme pushkesh mbi kreshtat e flakeve.
Lapidar ne ecje
Enderr pranverore gjelbrimi mbi qepalla te lodhura
Je gur i rende ne token tende
Melodi e fyellit notat i humb
Te shtyp qizme e hekurt
Balade e stineve,heshtazi perkund shekujt
Diellin mbaje mbi supe cdo mengjes
Kenge legjendare per brezat
Ketu den baba den.Krisme e shekujve
Tingull i lenduar qe zvarritet si lot i heshtjes
Nen hirin e fshehur te kufirit jetim
Plaget t'i lidha neper vargje me kengen e nentorit
Njollave te gjakut ndeza qirinje neper tinguj te shurdher
Qe zhurmonin trojeve te roberuara
Ne aren e bujkut ndizen rrufet e
Permbys djepin,hap varre 
Renkim i mbytur ne gjak
Kulle burrash.Ngritu ne liri
Sogjon diten qe do vij
Nuse lirie ne vellon e flamurit kuq e zi
Enderr e pjekur e neteve pa gjume
Mall poetesh ne vargje pa rime
Shteg i panjohur gezimesh
Ty
S'te vret asnje plumb
Qiell i cilter per zogj
Vashe e pjekur per martese
Me unaze trimash
Asnje ore e heshtur.Jo!
TI s'do jesh trendafil ne hije te ferrave,
Nene femijesh te trembur dje
Neser....
Diell shkelqimi ne zemra nenash
Per bijte...krisme shekulli
Kembe e lidhur me zinxhire?
Mbi koke rri marimange e zeze?
Fjala ime do coptoje kete perde hekuri
Presheve!
Klithme e fshehur mes grilave te burgut
Proze e pashkruar deri ne fund
Kala e pamposhtur
Ne folet e boshatisura maleve
Ne arat e mbetura djerrine
Kthehu vella ne kasollen e gjyshit
Ndeze oxhakun e zjarrit brumbull
Dhe kendo per lirine e trembur
E qiellin
Qe te vrane nje nate hutinat
Korbat e zinje me floke te prera
Me hanxhar ne brez!
Lidhur per dore vella
Vraje djallin!
S'eshte toke e humbur!
As testament nga shtrige Evropes plake
S'e dua nenshkrimin tend
Mbi koken time!
Presheve!..
Udheve te boshatisura vjen nata si plumb
Dyert e mbyllura nga pijanecet e gjakut tim,
Si vere kane pire!
Qe shtijne me arme mbi qiellin tend!
Thyejne gota fyejne Zotin arberor!
Ne sofren tende hisetare!?...
Ne dhembjen tende...argat kose!?...
Presheve?!...
Toke e lene pas shpine!?
Me jep Zot krahet e shqiponjes?!
T'u bie maleve ane e ane...
Te leshoj nje kushtrim atdheu!
Te ec me strall kohe!..
Mos hesht atdhe!!!...


Ç'PO DIGJEM

Bashkë me vargun
Dhe lotin lënë udhëve
Dimër e verë...
Ah! këto stinët e mia,
Sa i rëndë ky udhëtim
Pa Ty!
Pranverë me gjethe...
Ç'po digjem!
Bashkë me fjalën
Harruar nëpër shkronja malli,
Të pres
Ëndrra ime ..të pres
Deri sa të rrjedh
Gjak
Damarëve të trungut tim,
Je hise shpirti
Në muzën time,
Dje,
Sot,
Nesër...


MERRE KETE CELES

Shpirti
Mos trokit me ne dere
Porten e mallit
E ke te hapur
Hyn tinezisht
Ne shtratin e dhembjes
Sillme nje lule gojefile
Me nje puthje vargu
Mos e dalldis kete ere pranvere!
Nese (s)' vjen
Do te kerkoj stineve te harrimit
Deterave me lunder
Oqeaneve
Do zhytem ne thellesi te pafund
E do te gjej...

DO VIJ 

Për Zotin do vij
Krejt e qeshur
Me fjalën e re në varg
Në gjiun e natës të strukem
Hëna të m'i kreh flokët
Lotin
Të ma pi deti
Ëndrrat të m'i merr zogu
Ai zog malli
Që nga larg më përqafon
Kur jam vetëm
Vjen tallaz
Më merr në krah
M'i puth njomëzat e syve
Do vij për Zotin
Të shtrihem mbi bar të njomë
Shiu të m'i lag rrobat e grisura
E di
Jeta i ka udhët e mbuluara
Me mister
Po dua dua të fluturoj
Mbi këtë qiell
Me fjalën e shkruar!

VDEKJA (S)'MË GRISH

Mes heshtjes dhe zhurmës në rrugë
Nata thur portretin e vdekjes në varg
T'i laj mëkatet e (pa)fajësisë?
Fjala vrapon ta fus kohën në grusht
Stinë shumë ëndrra lot pranverash
Në guacën e vetmisë strukur një shpirt
Si dallgë trazuar netëve grish mallin
Dhe psherëtinë..si notë e lodhur teli kitareje
Në sytë e hënës mbështillet qielli i murrmë
Pena ime lagur në lot atdheu
Për ditëlindjet e mia që ngjajnë
Si rrugët e boshatisura
Kur erërat bartin vjeshtës gjethet drejt udhëve të (pa)njohura
Vdekjen e grish një fjalë në strofë
E lodhur nga pritjet..zvarritem udhëve pa shpresë
Se lypëse e leckosur me duket kjo jetë
Hija e vdekjes bën roje mbi kokë
Portrete te ftoheta ne strehen e shpirtit
E jeta ben kerdi me jete e plage
Puthem me vdekjen ne sy...


ERDHE
Fshehurazi naten vone
Kur po e mbyllja ditarin
Dhe lirikat e shkruara
Me lot dhembjesh
Tani mos ik me
Udhet do t'i ze me shkembinj
Detet me rrjeta
Qiellin me zogj
Do mplakemi ne vargje
Endrrat kur te sosen
Do hap serish dritaren
Te te fus ne fjale
Erdhe nje nate
Kur digjesha ne vetmi
Erdhe
Te ruaj me xhelozi
Si syte e perlotur
Ah keto syte e mi!


KUR ZBRET MUZGU

Vjen nje ze
Keto net te ftohta
Kur lulet ende s'kane cel
Drite me ben
Mes vargjesh shtrihesh
Muza ime me puth
Endrren time vale
Ciceron si zog
Ka sy malli
Kur zbret muzgu
E marr ne gji
Ia ledhatoj krahet!
Ka qare qiellin
Me krahenor
Vjen nje ze nga vendlindja
Me sy dielli


E NDJEJ

Kur bien pikat e shiut
Tik tak ,ni xhamat e mi
Mbeshtjelle me vargje
Dhe hapat e tu yll nate
Qe zbret nga qielli
Kur me kaplon merzia
Druaj se me humb
Nga syte e mi
Loti im
Ruaje qiellin nga syte e murme
Kur bie nata
Shderrohem ne shi!


ME KEND TE UDHETOJ

Vjeshta ka ikur sa vite
Nuk e mbaj mend as orën
Kur qielli ra mbi vargjet e mia
Si meteor i cmendur
Mi mori të gjitha këngët
Gëzimet në buzë m u zverdhen?
Dëgjoj edhe sonte akordet
Një muzikë e lehtë
Shpirtin ma then
Tavolina e njejtë...gota me verë
Rri mbi tavernë te vjetër
A ka fjetur harrimi im?
Me Ty isha shërbetore Zoti
Dhe princeshe Arbërie!
E sonte
Pa Ty jam hiq i hiqit
Rrugicë e shkretë
Pa dritë ne këtë errësirë
Nata më mbulon me hijen e trishtimit
Çfarë të dëshiroj sonte
Kur vetmia më ngatrron
Si peng kohe
E Ti je veç këngë?!
Dikur fjala ime
Në qiellin e bleruar!
Sonte
Heshtja ka rënë në dhomë
Mure mbi buzë ka bërë kjo natë
Që më cmend!
A ka dënim më të rëndë Sizif?
Unë e Ti
Dënim perëndish...


LOT I DEHUR

Zbret ngadalë bebëzave të mia
Udhëve të shpirtit heshtja me ndjek
Mes vargjeve strukem si dallëndyshe
Me krahë të thyer drejt qiellit të vendlidjes
Vrapoj këto ditë marsi a prilli i thyer
Mes erërash më mbëshjell edhe sot?
Lëshoje fjalën në varg poete dhe nisu
Kacafytje është jeta të ende ferrit të Dantes
Mes ishullit lëshoje një zë njeriu të pret në breg
Hijet e shpirtërave lë të ikin nga kjo orë
Zhurmë dëgjoj në kufirin e ndarjes a zëri im
Rritet me Ty atdheu im i grisur edhe sot
Nëpër harta gjeografike bota luan me fatin tim?
Lot i dehur në mallin që përvelon? 


KISHA DASHUR

Të jem sonte pika shiu
Në buzët e vargut
Lot
Në mallin e natës
Udhëtare
Në udhët e zjarrmisë
Poezi
Në adresën e (pa)shkruar
Prehje 
Në detin tënd të pafund
Të bëj një sy gjumë
Në gjoksin e sonetit
Të shtrihem gjërë e gjatë
Në kështjellën e dashurisë
Pa droje t'i derdh
Të gjitha ëndrrat
Kisha dashur sonte
Si Eva e Adami
Të hamë mollën e ndaluar
Kisha dashur sonte
Të jem
Zjarr i pashuar
Në Alfabetin e lirikës


GJURME LOTI 

ne balte
endrrat
preki tere dridhje
udheve te Kosoves
s'me njohin as rrugica as zogje
gjurme lumturie sa me pikllojne
nga buzeqeshja ika ne lote
melodi mergimtare nga gjumi me zgjon
ret e turbullta me xhelozi me trazojne
qielli me ngushllon
pika loti gjurmeve ne balte
si ne mjegull vendlindjen kujtoje
me kengen e femijeve vrapoj
si e dehur te kendoj
endem duke belbezuar vetem fjale
fjalet e gjakosura te shpirtit
ngadal peshperis dhe buzet dridhen ne vaj
loti rri pezull ne balte
me hapat e zemres 
drejt qyteteve te mengjesit ia fali mallin
ne horizontin e ngrysur
rreshqita ne siperfaqen e jetes
si sorkadhja veshur me te zeze


MË THUAJ
Malli im pse m’i trazon ëndrrat sonte
E më përplas brigjeve të shpirtit kur nata po ik
Eja përmes dritës së hënës në shkëlqim
Aty tek kanë çelur lulet në ballkonin tim të pres
Një tufë lule kam vaditur me lotët e mi
Atje mendja më ik udhëve të vendlindjes sime
Eja sonte pas shiut..ka dalë ylberi..nuk e sheh?
Dy gota verë presin mbi tavolinë heshtur më flasin
Eja kalorës i ëndrrave të mia më merr mbi atin tënd
O muzë sa herë ik me ty qiellin vonë
(S)’jen me vrap të Akilit sa herë të grish
Mbi bebëza malli Helena zgjuar të dera pret
Në buzëqeshjen e vargut të shtrihem e tëra
Pa strehë kam mbetur udhëve endem pa fanarë
Më thuaj të pres të shelgu i vjetër?! 

STINA M’I VODHI KËNGËT

Po ëndrrat s’më harruan
As sonte kur shkruaj
Me gjuhën e bilbilit
I flas natës dhe qiellit
E shoh si shtrihet mbi liqe
Sikur pi ujë në gotën time
Eh sa herë jam përplasur
E sërish jam ngritur në këmbë
Udhën e diellit e kam përcjellë
Kur binte muzgu
E zbardhej dita e re
Jam ulur
Mbi mall të vendlindjes
Po askush s’më ka dëgjuar
Këtë klithje stinësh 


ZGJODHI:SHABAN CAKOLLI



 
 
     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .