Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Poezi dhe Prozė - Muharrem Blakaj: GRACKA (Tregim)

 

 GRACKA


Tregim nga Muharrem Blakaj

("Gracka" zuri vendin e tretė nė konkursin letrar nė UP tė Gjenevės mė 3 maj 2008.)

Me ndrojtje ju afrova kalit tė shaluar. Pėr disa ēaste u pėrpoqa ta vė kėmbėn e djathtė nė zinxhi. Mė erdhi zor. Disi u ndjeva tepėr ngushtė nėn ato rroba grash! Me ngushtuan aq shumė sa qė m’u desh tė ta shpėrvjel tėrlikun deri nė gju... derisa m’u dukėn qartė kėmbėzat e tirqve. U turpėrova! Ktheva kokėn dhe pashė prapa. Ishte daja. I shpėrqendruar po avitej. Mė njė buzėqeshje tė ngrirė, mė ndihmoi tė hidhem mbi kalė. Pasi u rehatova maje kali, pėr njė ēast lėbyra sytė nga kėnaqėsia dhe besimi i fortė qė kisha pėr dajėn! Pashė edhe njė herė drejt tij! Ai, nė fytyrė e kishte akoma atė buzėqeshjen e zhvendosur qė shprehte dyshim dhe frikė bashkė. Nė shkėlqimin e rrezeve tė diellit pashė vezullimin e tehut tė mprehėt tė sėpatės sė vogėl qė daja vazhdimisht e mbante me vete. Kali u nis pasi i thirri daja; „Hooo!“

Kėnaqėsia e pakmėparshme m’u davarit lehtė, sikur tė ishte njė fije e hollė tymi dhe vendin e saj e zuri reja e ankthit qė kishte ditė qė nuk mė shqitej. Trokėllima e patkonjve tė kalit m’u duk e thatė dhe e pa trajtė. Tundjet maje tij ishin edhe mė torturuese. Njė palė djersė tė nxehta m’u bė se mė pėrvėluan nė mbarė trupin dhe disi filluan tė mė shtynin drejt dyshimit! Menjėherė, mendja mė vajti te mauzeri, qė pak ēaste mė parė e kisha fshehur nė mes tė shkurreve. Ngrita dorėn ngadalė pėr t’i fshirė djersėt. Dora mė vajti te shamia! Mė mbuloi turpi kur e kujtova sė nėn atė shami grash e kisha fshehur krenarinė e plisit tė bardhė! Pėr njė ēast m’u bė se ato tesha grash, u shndėrruan nė rrjetė duke ma plogėshtuar shpirtin, duke m’i ngatėrruar krahėt dhe disi tinėzisht duke mė shtyrė drejt njė gracke tė frikshme!

– Ndale kalin, o dajė! – m’u bė sikur i thirra dajės me zė tė butė. Daja, duke e tėrhequr kalin nga kapistalli, vazhdonte tė ecte i qetė shtegut malor. Trokėllima e patkonjve vazhdonte si mė parė, nė tė njėjtin ritėm, ndėrsa dyshimi nga gracka kishte arrirė kulmin.

Pėr njė ēast dyshova se vėrtet i kisha thirrur dajės pėr ta ndalur kalin. Ndoshta kėtė, vetėm e kisha menduar me vete apo... mos vallė, e dėgjova nga dikush tjetėr?!...

– Ndale kalin, o dajė! Dua tė zbres… nuk dua tė zhburrėrohem! – i thirra kėsaj radhe me zė tė ngritur, dhe nėn ngatėrrimin e teshave tė grave i dhashė trupit me tėrė fuēinė pėr tė zbritur nga kali. Daja vazhdonte rrugėn me ritėm tė shpejtuar, duke kthyer kokėn herė pas here prapa. Krakėllima e patkonjve tė kalit vazhdonte mė e dendur. Shtegu i ngushtė malor, rruga me gurė, kaēuba e thera murrizi, si dhe ngatėrrimi i gjymtyrėve nė teshat e grave mė bėnė qė kėmba e djathtė tė mė ngatėrrohet keq nė zinxhi. Duart i mbaja tė ngjitura fort pas shalės sė kalit, kurse kėmba e majtė filloi tė shkonte zvarrė pėr tokė, duke u penguar herė pas here nė guralecėt e shtegut malor. Gjatė pėrpėlitjeve, pashė se daja nuk ishte mė para kali. Si nė vegime e pashė prapa... e godiste kalin me shkop vitheve! Ē’bėn ai kėshtu?, e pyeta veten duke shikuar me dyshim vezullimin e mprehtė tė tehut tė sėpatės. Trokėllima vazhdonte edhe mė e dendur. Kali hidhej me tė katrat. Kėmba nuk mė shqitej se nuk mė shqitej nga zinxhia. Sa vinte e mė ngatėrrohej edhe mė keq. Kur nuk e prisja, duart mu shkėputėn nga shala. Tani trupi mė shkonte vazhdė pėr tokė, duke u pėrplasur gurėve e ferrave, ndėrsa daja me sėpatė nė dorė, i hakėrryer, vraponte pranė meje. Nė ēastin kur isha duke menduar se ēdo gjė kishte mbaruar, apo do tė mbaronte sė shpejti, ndodhi mrekullia. Kėmba qė kishte mbetur peng nė zinxhi m’u lirua. Trupi m’u plandos pas gurėve e kaēubave. Pas ca rrokullisjeve buzė greminės, u kapa fort pas njė degė shkoze. Me mundim u ngrita nė kėmbė. Hodha shikimin para duke shikuar kalin tani mė tė liruar nga pesha e trupit tim, qė vraponte pėrpjetė shtegut malor. U ndjeva i qetėsuar. Tamam nė kohėn kur isha duke menduar se ē’qe gjithė ky rrebesh, ende pa u tmerruar nga ndonjė goditje e mundshme pabesie, dhembja mbi shpatullėn e djathtė, me bėri tė lėshoja tė pa kontrolluar njė klithmė dhembje e tmerri bashkė, sa qė nuk e njoha britmėn time! Pastaj shkulmi i gjakut dhe ngatėrrimi i gjymtuarve nė ngushtimin e teshave tė grave mu bė sė nuk po shkėrmoqsha unė para bjeshke, por po shkėrmoqej bjeshka para meje! Si nė ėndėrr pashė dajėn qė kishte ngritur lartė sėpatėn e gjakosur, pėr tė mė goditur prapė! Ēka ky me mua?, isha duke e pyetur veten, dhe nė mes tė dhembjeve tė tmerrshme arrita t’ia vė tė dyja duart e lodhura tej mase nė gjoks, dhe ta shtyj drejt greminės, me gjithė forcėn qė mė kishte ngelur.

Mauzeri tani nuk ishte larg, por plogėshtia e trupit me bėhej se me largonte prore prej tij. Shkulmi i gjakut vazhdonte, kurse ecja ngadalėsohej. Me duar tė kėputura dhe me mė sy tė errėsuar bėra pėrpjekjet e fundit pėr ta ndreq gabimin. Me mundim arrita tė lirohem nga ato rroba grash qė daja m’i kishte vėnė si rrjetė pėr tė mė zėnė mė lehtė nė grackė. Sytė m’u errėsuan. Plogėshtia ishte mbizotėruese, kurse mauzeri ishte fare pranė. Pashė kur arrita pranė shkurreve ku ndodhej mauzeri i mbuluar me dushk... e preka me dorė, me trup e me fytyrė! U pėrpoqa ta marrė nė dorė, por duart nuk mė bindeshin mė. Sytė filluan tė mė errėsoheshin si nė mugėtirė... pastaj ēdo gjė e mbuloj errėsira!

Pasi erdha nė vete, pashė se ishin duke mė bartur mbi vig. Ndjeva zėrin e tulatur e bastard tė dajės, qė e justifikonte vrasjen time... nga frika u thoshte! I ndjeva edhe zėrat e hakėrryer tė atyre qė e kishin paguar, duke e sharė e qortuar... duke e nėnvlerėsuar! Ata nuk e shanin pėr tradhtinė, por pse mė kishte vrarė aq lehtė, me njė goditje sėpate, e nuk mė kishte lėnė nė gojėn e tyre tė uritur pėr tė mė shqyer me dhėmbė... pėr tė ma pirė gjakun si kanibalėt, ashtu siē ishin duke ia pirė gjakun mbarė popullit tim!

Kur me lėshuan pėr tokė, ndjeva brohoritjet e turmės. Pas pak, nėn tingujt e muzikės, filluan sharjet dhe goditjet me ēfarė ju vinte nė dorė! Ndjeja dhembje tė tmerrshme! Nuk lėvizja dot! Ritmi i muzikės dhe hedhja e valleve nuk kishin tė mbaruar... festonin vdekjen time! Kurse unė, para agonisė sė vdekjes ėndėrroja ditėn e lirisė... dhe m’u bė sė e pashė atė ditė tė bardhė... e ndjeva kur vendin e ulėrimave tė tėrbuara, dalėngadalė filloi ta zinte kėnga e dasmorėve tė prirė nė valle nga zanat e malit! Dasmorėt nuk qenkan tė ngrirė! E morėn... dhe u nisėn pėr ta sjellė nusen e lirisė... mendova i lumtur, nė ēastet e fundit, atėherė kur po me dilte shpirti!


 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .