Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5

Poezi, Xhevahir Cirongu

Vargu i poetit t’u bë kurorë

2015

Poezi

         (Heroinës Antigona Fazliu)

Antigonë motër, nur  si drita e hënës

Si nuse e bukur shtegtoj drejt lirisë,

Dhe kokën mbështeti  në gjirin e  nënës

Nëpër plisa dheu , atje në Gradicë

Bukur fjalën shqipe  aty  e qëndisë.


 

Lulet e bardha të marsit, t’u bënë jastëk

Le të ishte i acartë  mot  i vitit ’81,

Antigona Fazliu, - puth qiellin e Kosovës

Dhe jehonën e këngës dëgjoi e shtrenjta Liri!


 

Dëgjoj meloditë e gjetheve të lisave nëpër kosovë

Plagët e shekujve u zbrazën si rrufe në zemrën tënde;

Si pesha e shkëmbinjve të sertë atje në Drenas

Kobzezës së shekujve me gjakun tënd u vure fre.


 

Ç’emër të bukur plot dritë t’a thirri ajo nënë

Si xixa gur stralli emrin Antigona të tha babai Agush,

Me dashuri mjekove plagët e luftëtarëve të lirisë

Se në zemrën tënde qe ndezur zjarri i lirsë, prush.


 

Ah, motër Antigonë, e veshur me këmishë

Të kuqe të ngjyrosur dhe  nga gjaku yt ,

Atëherë ishe shtatëmbëdhjetë vjet, shqiponjë

Kur në rreshtat e brigadës 114-të, të UÇK-së

Mbete yll i pashuar për atdheun, gjithmonë.


 

Ajo fluturon  e lirë me krahët e shqiponjës

Në qiellin e kaltër të kosovës, - dielli ngroh i lirë;

Vendlindjen Verboc  të Drenasit , përshëndeta

Heroinën Antigona Fazliun me grushtin lartë.



 

Antigona motër, lule prilli mbete

Kur shkojmë në Prishtinë na thotë: Tunjatjeta!

Me petale gjaku, - emrin ta skalitëm

Zërin tënd të ëmbël, ta dëgjon rrugica.


 

Mëngjeseve çelur trëndafila  në Kosovë

Çdo ditë ujiten me gjakun e dëshmorëve,

Në gjokse luftëtarësh, shkruar fjala Liri

Antigona e lirë në tokën Dardane.


 

Emrin Antigona, - shkruar në mermer të bardhë

Nga ai çast vargu i poetit t’u bë kurorë,

Toka Dardane dëshmorët mban në gji

Se nga gjaku i tyre u shkrua emri Liri!

***

Durrës, 16 prill 2015

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .