Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5 6

OKTAVAT E HIMNIT

- Dhjetë ( 10 ) poezi nga krijimtaria e Rrustem Gecit

 

Poezi

Shqipëri e të gjithë shqiptarëve
Shqipëri e më të dashuruarve
në shtëpi të gjithë kemi trazira
përleshje kohësh dhe dallgësh

 

Shqipëri e të gjitha trojeve tona
Shqipëri me Shkup e Manastir
merre fatin vetë në duart tua
bjeri këngës me të tëra oktavat

 

Shqipëri e fushave dhe alpeve
Nënë e Kosovës dhe e Ulqinit
Kam një gozhdë varur në mur
I huaj vjen, e ma lidhë kafshën

 

O toka ime ku unë jam lindur
më duhet të flas për at´ që po e
shoh, merre fatin në duart tua
zgjohu nga heshtja ku ke rënë

 

Shqipëri e pellazgëve, Ilirëve
Jam në kodër të një ëndërre
Jam ku prishen gurët e kufirit
Shqipëri jemi gjithë shqiptarët!..

 

 

NJË FSHAT ËSHTË DETI

 

 

Arti është krijim i ndjeshmërisë
shndërrim që shndritë nga jeta
gjeniu nuk i do flakët abstrakte
ai diellin e do të mbërrijë tek ai

 

Ndaj, lëjeni poezinë të zgjerohet
të del vetë në natyrë, të rrëmon 
atdheu ka prindër të ndjeshëm
Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin

 

Poeti, ky fëmijë etnik i shpirtit
është Shqipëria e të pafundmes
njëzotësh në qënien dhe fatin e

Vet, dhe vetja në detin e vlimeve

 

Arti është vetëdije e gjithsecilit
që ka dhuntinë e vet të krijimit
Instinktin e himnit të së bukurës
lirimin e të gjithë Promethejve

 

Në zgjoj t´imagjinatës së poetit
një fshat është deti dhe oqeani
një fshat është bota jonë përreth
dhe një fshat fshatrat e gjithësisë!..

 

 

KËNGËT E TË PAURTIT

 

 

I këndoj shqiptarët në 5 shtete
këtu jam prej 13 mijë vjetësh
jam qytetar modern dhe i lashtë 
këtu e kam të shkruar historinë

 

Kam mësimin e gjitha epokave
urtësinë e të mençurit, guximin
e më trimit, flas gjuhë time, kam
shkollën e përparuar të brezave

 

Prej 13 mijë vjetësh jam krijues
këtu jam mbjellës dhe ndërtues
janë të mitë Homeri dhe Eskili
dhe katër papë të krishterimit

 

Shqipëri, Tokë-Mëmë e atdheut
thuaje fjalën e të paurtit tënd, se
fjala e urtë s´është dhe aq e urtë
lexoj në librin e luftëtarit, mbase

 

Perandori të liga na plagosën
pata humbje nëpër shumë beteja
mbeta vetëm me pushkë malesh
unë, ky i paurtë në tokat e mia!..

 

 

FLAMUR SHQIPTAR

 

 

I nderuar flamur shqiptar
i nderuari i atdheut tonë
ji zog mbret i Shqipërisë
je zog mbret i shqiptarëve

 

nderuari flamur shqiptar
në këngën tënde betohemi
i lavdishëm nëpër beteja
i lavdishëm nëpër fitore

 

Trojeve tona ti je i parë
ji ma trimi ndër shqiptar
jemi atdhé kudo që jemi
o Flamur, flamur i himnit

 

I nderuar flamur shqiptar
I nderuari i atdheut tim
tokë dhe det i kem për ty
tëë betohemi në përjetësi

 

Çamëri - o tokë shqiptare
je e bimur o shpirt ku je
vetja jemi edhe në Shkup
dje dhe sot e përgjithmon!..

 

 

P R I Z R E N I

 

 

A do të jemi në kohë historike
mbi Prizren ende ka ré të zeza
rënia e himnit s´mund të ndodhë
flaka e këngëve vetëm po shtohet

 

Ky qytet njëzotësh i shqiptarëve
shkruan Gjirokastra për Prizrenin
është përtej 7 mrekullive të botës
Prizreni ujin e vet e njeh nga etja

 

Është vullnet qytetar i shqiptarve
dhe gjak i të gjithë shekujve tanë
që kombi ynë më të mos bëj burg
Kosovë e Shqipëri të jemi bashkë

 

Atdheu, po kuvendon në Prizren
Në shtëpinë - shekull të Lidhjes
aty ka një atdhé që po vendosë
Prizreni të jetë Vlora e shqiptarve

 

A do ta bëjë këtë histori Atdheu
që në Prizren të shpallet bashkimi
retë në qiell mund të kenë rrufe
në Prizren do ta bëjmë betimin!..

 

 

A L B U L E N A

 

 

Ç´është një jetë për një dashuri 
bisedoja me ndjesitë e zemrës
pasi jeta është shumë më e gjerë
se një puthje çasti dhe përqafimi

 

Kjo botë ka mjaft dashuri, por,
shpirti i shpërthyer i një gruaje
dhe shpirti shpërthyer i një burri
janë ata që ndjekin njëri-tjetrin

 

Një burrë i dashuruar për femrën
është një kupë verë e nevojshme
që ta shuaj prushin e kraharorit
me një ( Yll ) që vërtet e dëshiroj

 

Në dashuri; tjera buzë puthi, dhe
tjera buzë dua. Kjo jam unë tani
jam e shtrirë në lulet me esencë
që dhimbjet njëri tjetrit t´ia falim

 

Ç´është një jetë për një dashuri 
do të thosha pak, dhe shumë pak
shpirti i njerëzor e do të mbushet
me një të çmendur të dashuruar !..

 

 

KTHIMI I LULEBORËS

 

Në disa pjesë të Ilirisë së djeshme
të sotmës i mungojnë disa krahina
Molla e Kuqe ende është plagë
Në Çamëri këngët po bashkohen

 

Arbi, bëje dashurinë për atdheun 
krijim, lavdi për gjithsecilin njeri 
kremtim emocionesh të bardha
gjeografi ku merr frymë kombi

 

Tek ti atdhé unë e kam zemrën
tërësinë e gjuhës dhe shkronjave
jam rritur në djep të vetëtimave
ku secila ditë e krijon një këngë

 

Kosovë, gjatë do të jem i sotëm
me prushin tim unë ty të këndoj
poezitë që dje u kthyen nga lufta
nuk më dukën dhe aq të lumtura

 

Shqipëri, nënëlokja e shqiptarëve
kraharor vullkani i atdheut tim
në disa pjesë të Ilirisë së djeshme
gjethi i mollës po bie si një i rënë

 

 

DRITA E SHTËPIVE

 

Në qetësi vetmie dhe pagjumësie
po rishkruaj të pashkruarën time
dritën e shtëpive në qytetin tim
dhe mbresat poetike të ca çasteve

 

Në këto vargje të përzgjedhura
për një antologji të një vetmitari
me mbivalë kohësh dhe detërash
i lodhur jam antologjive me trena

 

Mbretërive puplore të dashurisë
jeta pas lë edhe ndjenja të fajeve
pse s´bëra ma shumë, si ndodhi
si u bë që bëra shumë mëkate

 

Evropë e kohës së tashme, dhe të
ardhshme, Evropë e kohës sime
Jepja dorën Kosovës, Shqipërisë
Hyn në antologji me shqiptarët;

 

Në këtë poezi krejt të veçantë
Evropë, je matematika e fuqisë
autorja e një mori qytetërimesh
dhe nëna e të gjithë barinjëve tuaj!..

 

 

L A U R E S H A

 

 

Lirinë e fituam me duart tona
me prushin e shpirtit, me flakë
të epokës. E nxorrëm ku kishe 
rënë, dhe bëmë luftë të madhe

 

Të fituam me gjakun e betejave
me dashurinë e të rënëve, me
dritën e pashuar të shtëpive,dhe
me gisht në këmbëz të pushkës

 

Kosovë, bijë e Shipërisë, motër
e Shkupit dhe e Tetovës, motër
e Çamërisë, dhe e Arbëreshit
motër e Preshevës dhe e Ulqinit;

 

Dhimbje kam në kraharor, jetoj
me plagë të rënda për tokën që
ma grabitën, për pjesë t´atdheut
tonë në burg, dhe në kryengritje

 

Kosovë, merre fitoren në duar
të mos rikthehet kohë e burgut
e gjyqeve të montuara, arresteve
kohë e lotëve të nënave për bijtë!..

 

 

NË KODËR TË GJYSHIT

 

Një lëndë jo e njëllojtë, janë
dhëmbët përrallor të dragoit
pema që bën dashuri me erën
gjethet që s´ ndien për stuhinë

 

Duke jetuar paguajmë vuajtjet
paguajmë çmimin e dhimbjeve
lotëtët e harruar nëpër dritare
shtratin e fshehur të mëkateve

 

Duke jetuar paguajmë gabimet
për dashuritë tona të dështuara
për netët pa verë dhe pa puthje
për shiun e lotëve në zemër

 

Në paanësinë e qiellit shqiptar
Lule jo të njëllojta përqafohen
është pranverë, është lulëzim
në fund të çdo dite muzgullon

 

Bota e gjallë është një krijim
i them luleve të barit në livadh
kraharorin të tërin e kam tym
me lulëza të papërmbledhura!..

 

 

Rrustem Geci - Dortmund,2015

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .