Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5 6

 Cikël poetik

Nga Rrustem Geci

2015

Poezi

KËNGËT E TË PAURTIT 

 

I këndoj shqiptarët  në  5  shtete
këtu jam prej  13  mijë  vjetësh
jam qytetar modern dhe i lashtë 
këtu e kam të  shkruar historinë

 

Kam mësimin e të gjitha epokave
urtësinë e të mençurit, guximin
e më trimit, flas gjuhën time, kam
shkollën e përparuar të  brezave

 

Prej 13 mijë vjetësh  jam  krijues
këtu jam mbjellës dhe ndërtues
e kam të gjakut tim Skënderbeun
dhe  katër  papë  të  krishterimit

 

Shqipëri, Tokë-Mëmë e atdheut
thuaje fjalën e të paurtit tënd, se
pata humbje nëpër shumë beteja
mbeta vetëm me pushkë malesh

 

 

R E V O L T Ë

 

Zemërimi do të del vet në rrugë
Të proteston kundër padrejtësisë
Ai do t´i thotë të gjitha kërkesat
Do ndeshet vet me shtiracakët

 

Zemërim fol, ky çast është i yti
Plakur jemi fushave të betejave
Historia, kjo elegji e pakryer
Ende mbetet gjykatëse nën hije

 

Mediokrit e më gojëshqyerve
Të dehur qeshin para pasqyrave
Kosovën e kanë futur në valixhe
Dhe mbajnë fjalime nëpër banjo

 

Zemërimi do të del vet në rrugë
Ai do ti mbrojë fitoren e luftës
Nëse lirinë e zhveshin nga fitoret
Kosova e di çfarë duhet të bëjë!..

 

Mullisi i gjakut

 

Nën pushtim e nën pushtues
Serbia ishte mullisi i gjakut
hafijet që atë e ushqenin 
nxitësit e fshehtë të krimit

 

Nën pushtim e nën pushtues
Serbia ishte ai i përgjakuri
ai që bënte varrin e varrezat
ndërsente vrasësit të vrasin

 

Nën pushtim e nën pushtues
bëhej një luftë e çuditshme
të pasurit mbronin vetveten
të varfërit mbronin varfërinë

 

Nën pushtim e nën pushtues
ata që vrisnin njëri-tjetrin
serbia fshehtas i shpërblente
me medalje për vëllavrasje

 

 

K O P S H T A R I

 

Rrënjët i ke të zemrës së dheut
ushqimin e ke të dheut të tokës
ujin e ke prej shiut të bardhë 
frymën e ke prej ajrit qiellor

 

Pemë e mollës, mollë në degë
ke emrin më të pakufishëm
të tokës që të ushqen e mbanë
të tokës që vetëm gjelbëron

 

Pemë e mollës, mollë në degë
jetojmë në të njëjtin truall
që nga lindja e njeriut e këtej
ti je pema jonë më tokësore

 

Pemë e mollës, mollë në degë
tregomë diçka nga jeta jote
nga mendimet tua të gjelbra
nga përjetimet tua prej peme

 

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2015

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .