Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5

Adem Zaplluzha
 

MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE

2015

Poezi

C:\Users\Adem Zaplluzha\Desktop\2013-01-08_15-09-32_845.jpg

 

TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE


 
Të lutem e dashur
Në këtë çast të trishtë
Prekma ballin e rrudhosur
Kam kokë dhembje
Aq shumë më dhemb koka
Sa që po më bien thinjat e kresë

 
Afroma dorën tënde të butë
Të lëshohet si pendël mbi trupin tim
Të bie me delikates
Ashtu siç lëshohej dikur në rini
Me tërë epshin e natyrës

 
Prekmi plagët të lutem
Jo ato të plumbave
Që ngjajnë atyre të Gjergjit
Por ato plagë që u krijuan
Prej heshtjes dhe fjalëve memece

 
2.

 
Të përgjëroj si Hyjin
Shkelë me këmbët e tua të buta
Mbi lëkurën time
Prekmi me duart e tua plagët
Po ta dije sa kam nevojë për prekjet e tua
Kurrë s’do t’i largoje gishtat

 
Sa shumë po i ngjan sonte
Kjo lëkurë e zeshktë
Letrave të dikurshme të dashurisë
O të përgjëroj
Preke butësisht hartën e shpirtit
Të mos digjet nga heshtja e jote

 
Ne jemi në fund të udhëtimit tonë
Në daç ta përjetojmë fillimin
Fillo së pari me prekjet
E lotëve të tua prej gejzeri
Pastaj do të kuptojmë
Se kësaj rruge askund nuk i gjendet fundi

 

3.


 

O më prek vetëm sonte

Pastaj le të del

Ku të dal kjo rrugë e mundimshme


 

Nuk kemi shumë kohë

I kemi shkundur të gjitha degët

Kanë mbetur

Vetëm prekjet e tua prej pemëve


 

Shiko përreth asnjëherë nata

S’ka qenë më e bukur se sonte

O të lutem

Derisa të zgjasin këto çaste

Ti mos u ndalë me prekjet e tua


 

Më prek edhe mbi plagën time

Çmende shpirtin

E lumit gjysmë të çmendur


 

Ndoshta të kujtohen pemët

Kur si të çmendur i shkundnim frytet

Ishte një pranverë e begatë atëherë


 

Ai shpërthim i gjelbërimit

Kurrë më nuk u përsërit

Për herë të dytë

Në fushën e mëllenjave


 

4.


 

Të thashë

Dhe sërish po të them

Prekma sonte lëkurin time prej bualli

Sa shumë e kanë regjur vuajtjet

Preke të lutem si dikur që e prekje

Asgjë në jetë nuk qenka si malli

Kam shumë mall

Aq shumë mall në këto çaste


 

Sa që po më mpihen trutë

Vetëm prekja e jote skofiare

Mund ta zgjojë njeriun në mua


 

Më ndje të lutem e dashura grua

Mos i ndalë të prekurat deri tjetër nesër

Kjo natë është e shkurtë

Sa ora këndesat zgjojnë mëngjesin

E me të zgjohen edhe vuajtjet tona


 

Prek e mos u ndalë o erë shenjtë

Sonte jam i tëri njeri

E nesër do shohim

Se në cilën bishë shndërrohem

Prek të lutem më prek deri në amshim

Mos i ndalë të prekurat në këtë delirium


 

5.

Çdo ditë e çdo menatë

Para se të zgjohem
Nën lëkurën time të zeshktë
Thellë ndjej zëzëllima të prekjeve tua

 
Po sa i hapi sytë
Fundosem në zbrazëtin e një vetmie
Vetëm ti dhe gishtat e tua
Mund të më nxjerrin nga ky ankth

 
Sekondat janë të stërgjata
Me miliona vjet
Nuk mund t’i mbërrij
Por vetëm prekjet e tua të mishta
Mund të më zgjojnë nga kjo pandjesi

 

6.


 

Përse je kaq e frikësuar në këtë moment

Mos druaj

Preke lëkurën time të bronztë

Nën çarçafin me aromë karafili


 

Preke se nesër mund të fishket e tëra

Një kohë të gjatë

Vjeshta ka shkelur mbi gjakun tim

Tani më është pakëz vjeshtë

E pakë më shumë dimër i acartë


 

Nesër ndoshta kjo lëkurë e fishkur

Do shndërrohet në flutura të djegura

Po e preke ti e dashur

Sa ora poret pësojnë metamorfozë


 

Mos prit të lutem mos

Vëri në lëvizje duart e tua të mishta

Më prek sa të duash deri në menatë

Kurse nesër mund t’i përcjellë zogjtë e tu

Në folenë e përhershme të amshimit


 

7.


 

Ky dimër ishte tepër i gjatë

Po të mos ishe ti e dashur

Mua do të më ngrihej gjaku

Vetëm duart e tua të brishta

Pa i prekur dallgët kapërcyen lumin


 

Edhe më herët gjatë jetës

Pamë dhe i përjetuam dimra të tillë

Por ti si një flutur e kaltër

I kyçe në shpirtin tim

Të gjitha kandilat e dynjasë


 

Besoj se të kujtohet

Kur atë ditë

E ndeze zjarrin e pa ndezur

Në sytë e mi të gështenjtë

 
Vet më tregove
Se si u patën shkrirë kallkanët e botës
Më bëre t’i harroj dimrat e egër
Dhe acaret me shtrëngatë
Gjithmonë në sytë e tu ishte pranverë
                          Prishtinë, 24 shkurt 2014
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .