Nuk i
interesonte shumë historia, por ajo. I kish
ngjitur si femër prej kohësh dhe e
dashuronte. Ai e dinte që kish potencialin
t’a bënte për vete çfarëdo lloj mashkulli,
mirpo nuk e çante shumë kokën, sepse ajo ish
e tija dhe e askujt tjetër. E kish blerë. Jo
me para, por me format e tijë të të blerit.
-Bejbi, -i thiri ajo me shqipen e saj
prej Çameje ashtu siç përpiqeshin
Shqipëtarët të imitonin Amerikanët.
–Eja, sot kam rezervuar diçka të
këndshme për ty. Ajo e kish fjalën për
atë gjë që zakonisht femrat “e ndershme”
thonë se e japin pas martesës. –Më deh.
Kam dëshirë të dehem.
Ai ishte i gjatë dhe i bukur. Flokët i
kish të hedhura mënjanë, vishte xhinsa
trendi dhe këmishë të hollë që i
tregonte trupin e kulluar. Merej me
gjithçka mundej për të siguruar jetën.
Ishte perfekti për vajzën. Për
princeshën. Sytë i kish të theksuar në
ngjyrën që kishin. Ishin shndritës
dhe... me atë që kish në aparence mund
të bënte çdo lloj femre për vete. Nuk e
kish për qëllim këtë. E vetmja që donte
ish princesha e vet. Ish i dashuruar me
të. E donin njëri-tjetrin. Kalonin orë
duke ndënjur bashkë dhe orë të tjera
duke numëruar sekondat për shkak të
largësisë. Vajza quhej Maria dhe djali
quhej Mario! Ishin kaq të dashuruar saqë
gjithçka dukej si bota e Borëbardhës.
Kish shumë ngjyra në botën e tyre. Dukej
si një ylber pa fund. Të gjitha ngjyrat
i kishin dhe për fat të mirë e zeza u
mungonte. Me afirmimin e familjes e bënë
gjithçka të sigurt për veten. Ndjenin që
qelizat e dashurisë të shtoheshin dhe të
shumoheshin. Maria, ndryshe nga ai
ishte pak e shkurtër, ose mesatare?!
Shkonte diku tek një metër e nja
pesëdhjetë e tetë ose gjashtëdhjetë mbi
tokë. Ajo ishte e çiltër dhe e hapur.
Ishte bishë në vetvete dhe tip i
çjerrët. E dashuruar dhe kërkuese ndaj
jetës. Tip me pretendime. Tip me kërkesa
ndaj jetës.
-Nuk duhet të vazhdoni më bija ime. –Kam
dëgjuar se diali i Landit meret me
lloj-lloj gjërash dhe kam hall se do të
të ngatërroj edhe ty. Nuk dua të
shoqërohesh më me të.
-Nuk e kuptova. Pse?!
-Dëgjo mamanë. Fola me tezen e tij dhe
ajo m’a tha vetë. Më kupto nënën këtu.
Saç t’a dua unë të mirën s’ta do njeri.
-Mama, po e thonë nga inati moj mama.
E ëma e sja diç kish nuhatur. Dëshironte
më të mirën për të bijën dhe kurrë nuk
do e thosh diçka të tillë nëse nuk do e
ndjente. Shkoi aq sa i tha edhe të
shoqit, i cili ishte një tip i vendosur
dhe hije rrëndë. Nuk mund t’i’a kthente
kurrë kush fjalën. Maria jetonte në
Greqi prej disa vjetësh si emigrante.
Aty e kish njohur edhe Marion. Ishin me
kombësi Shqipëtare që të dy, por jetonin
në Greqi për arsyen e një jete më të
mirë prej kohësh.
-Mario, mami më tha se meresh me gjëra
të pista. I’a kish thënë tezja jote. T’i
jap të drejtë?! –E pyeti ajo. E folura e
saj në shqip kish theksin Çam dhe atë
Grek. E bënte të dukej bukur në dissa
persona dhe urryeshëm në disa të tjerë.
-Çfarë po thua?! –iu kthye ai duke ia
lëshuar dorën. –Je në vete?!
-Po të pyes.
-Mos më bëj kështu... ti e di se çfarë
bëj unë, s’është nevoja të mësosh nga të
tjerët.
Ajo heshti. Heshtja mbizotëroi tek të
dy.
-E di që po më habit me këtë sjellje?!
–Po më habit, sepse s’di çfarë emri ti
vendos.
-Ti e di që unë të dua Mario dhe të
largohesha nga ti do të ishte gjëja e
fundit që do doja të bëja.
-Pse e thua këtë?! –E pyeti ai duke
ngrysur vetullat e trasha.
-Sepse e di që nëse mamaja i ka thënë
babit, ai do më kërkoj këtë gjë.
-Nuk do më kërkojë të më takoj për të
reguar llogjikën e tij?! –Pyeti ai i
habitur.
-Unë e njoh tim atë, por nuk është hera
e parë që ma thotë këtë gjë dhe nëse ai
mer vesh kësaj here një informacion
negativ, do më largoj nga ti.
-Epo s’di ç’të them. Të bëhet si të jetë
më mirë.
Maria e përqafoi dhe një pikë loti i ra
nga sytë. Ajo punonte me punët e
shtëpisë, me punë lokalesh. Pastronte,
lante, fshinte, hekuroste, gatuante,
punonte nëpër familje Greke vetëm e
vetëm për të siguruar një jetë më të
mirë. Edhe Mario punonte, por askush nuk
e mori vesh ekzaktësisht se çfarë pune
bënte për një kohë goxha të gjatë.
-Ku është ajo?! –Pyeti ai me ngadalë.
-Në dhomën e saj. Është shtrirë tek
krevati i vet. Më duket se po shkruante
pak më parë. Ish e mërzitur.
-I thuaj të zbresë poshtë. –Tha ai dhe
zërat e sallonit shkonin shumë mirë
drejt veshëve të saj që ishte ulur tek
krevati në cepin e dritares dhe lotonte
nën dritën e hënës.
I ati nuk kish marrë ndonjë informacion
nga e ëma, por një shoku i vet nga Vlora
i kish folur për familjen e Marios duke
e sharrë atë.
-Nuk është nevoja, po zbres vet. Më
thuaj baba, si është puna?!
-Eja moj bijë eja këtu. Eja t’i marrim
gjërat shtruar.
Maria ishte duke e parë çuditshëm. E
frikuar u afrua. U ul përball tij.
-E do babain tënd ti?!
Ajo pa nga e ëma. Uli sytë poshtë. Po
mendonte shumë gjëra. Shumë. aq sa i’u
bënë rrëmujë dhe nuk po e kuptonte se
kush ish baza e mendimit.
-Po.
-Po Marion e do?!
E ëma e saj mblodhi supet dhe tundi
kokën në shenjë moskuptimi duke treguar
se nuk i kish thënë gjë.
-Po. E dua.
-Ëmmm. Shumë mirë. Më fol pak për të.
-Ç’të them?! –Ia ktheu ajo.
-Gjithçka që di ti.
Ai vurri mjekrën mbi duar dhe përqëndroi
shikimin tek sytë e saj.
-Epo, ja... di që është djalë i mirë. Që
e dua. Është i vetmi që më kupton. Është
zemër mirë dhe shpirt madh. Jeton me
familjen një bllok më tutje. Ka ardhur
si puna jonë për arsyen e një jete më të
mirë. Shkon në shkollë...
-Më thuaj me se merret?! Nga
vërdalloset?!
Heshti pak. Nuk foli kush.
-Ku do që të dalësh, e pyeti ajo?!
-Kam dëgjuar fjalë negative.
-Epo janë veç fjalë.
-Oë, dhe nga e di ti?! –Ia ktheu ai duke
lëvizur shikimin herë nga ajo e herë nga
e shoqja.
-Babi, ti e di që unë të dua. Ju e dini
që për ju do bëja gjithçka. Do
sakrifikoja edhe veten time. Përse ma
bëni këtë?!
-Nëse ti e dashur, i bën këto për ne,
nga nesër nuk dua të të shikoj më me atë
dialë.
-Por baba...
-Ik tani. Bëj gjumë. Nesër do shkosh me
tët ëmë tek Athinaja për të punuar tek
restoranti i saj.
Ajo u mbyll në dhomë. Filloi të qante. E
telefonoi Marion dhe filloi ti numëronte
çdo fjalë.
Mëngjesi erdhi shpejt. A i bëri apo nuk
i bëri dy orë gjum. Veshi përparsen e
bardhë dhe me të ëmën po bëheshin gati
të dilnin nga dera.
-U morëm vesh?! Nuk do e takosh më. Do e
lësh atë dialë. Dakord Maria?! –I tha i
ati para se ajo të mbyllte derën. Ajo
ndaloi dhe po e shikonte me sytë e saj
provokues që dukeshin sikur këkronin
ndihmë. Sytë e saj gënjenin shpesh. Të
fundosnin pa kuptuar dhe dredhonin, por
ajo ua kish gjetur mirë punën e i
përdorte sa herë i nevoiteshin. –Mos më
shih ashtu. U morrëm vesh të pyeta?! Je
dakord?!
-Dakord jam baba! –Tha ajo. –Mund të
largohem tani?!
-Ik tani bija ime. Të uron më të mirën
yt atë, dhe mos më zhgënje.
Dita e tyre ishte për të larë pjata. Ato
kishin shkuar në restorantin e Athinasë
për të punuar meqënëse bëhej një event
familjar.
-Maria, ke punuar ndonjëherë si
kamarjere, -e pyeti Athinaja?!
-Po. –Ia ktheu Maria e cila ishte duke
mezi pritur për një pyetje të tillë.
-Atëhere dil këtej. Do ndihmosh pak
kamarjerët, sepse u largua njëri ngaqë
preu dorën me xham.
Nuk kërkoi më shpiegime. Veshi bluzën
dhe doli jashtë. “Po servir pjatat
tashmë. Jam kamarjere. Eja si klient.
Maria!” –shkroi ajo në mesazhin e saj
telefonik për Marion.
Ai shkoi. Kishte orë që po vërdallisej
rreth restorantit.
-Më sill një pije për të më ngritur
humorin. –Tha duke bërë porosinë
ftohtësisht në gjuhën Greke.
-Mario, unë po flas me ty me dëshirën se
të dua pranë dhe dua që të më kuptosh, e
jo se jam kamarjere.
U kollit.
-Si urdhëroni, i nderuar, -tha me zë të
lartë. Ndërkohë që ajo o servirte pijen
e tyre të preferuar. Amitë të përzjerë
me pak alkol, u ulën dritat në
restorant. Ai përfitoi nga kjo dhe u
ngrit në këmbë. Disa çifte ishin duke
kërcyer.
-Të dua!
-Edhe unë.
-Eja zhdukemi! –Propozoi ai duke puthur
fortë buzët e saj.
-Nuk mundem. Mendoj se do e bind Babain.
Po ti me çfarë po merresh që ata s’kanë
besim?!
-Dakord atëhere, po të lë tre ditë kohë.
Nëse nuk e bind tët at, do të pres ne
shkëmbi lart në majë të qytetit. Do ikim
të dy. Nëse nuk vjen do të thotë që e ke
bindur. Nëse nuk vjen dhe nuk e ke
binur, ma bëj thjesht një telefon.
Ai u largua duke i lënë pijen në dorë me
gjithë tabaka ndërkohë që dritat u
ndezën. Ëma e saj e pa teksa ai po
dilte. Nuk foli. Nuk tha asgjë. Kur ajo
i shkoi pranë, thjesht uli kokën. Pjata
larëset e tjera ishin duke qeshur. Maria
nuk e vriste shumë mëndjen, por ish gati
t’u hidhte nga një kovë me ujë atyre të
dyjave.
Punoi katërmbëdhjetë orë pa pushuar.
Ishte tëmerësisht e lodhur dhe dita
tjetër e priste sërisht njësoj. Nëse
donte nuk shkonte, por kish dëshirë të
punonte kur dilte puna.
Nuk foli me askënd atë natë. I ati mori
mesazhin nga e ëma mbi gjithçka.
-Po ajo më dha fjalën! Më tha se nuk do
e takonte më.
-Po të them që Mario erdhi në lokal.
I ati i saj u ngrit nga tavolina dhe
shkoi drejt e në dhomën e saj. Hapi
derën dhe hyri menjëherë brënda. Ajo po
flinte. Nuk e ndjeu. U bë gati ta
gjuante. Dukej si princeshë. “Bija ime”
ta me vete. Mbylli sytë për pak. E
mbuloi mirë dhe iku poshtë sërisht.
-Hë... ç’u bë?! –e pyeti e ëma.
-Hiç... Po flinte. Duhet të jetë lodhur.
-Për atë mos e pyet. Vdiq gjithë ditën
nëpër lokal duke ecur dhe në këmbë. Neve
tek-tuk na qëllonte të uleshim. Shkuan
edhe ditën tjetër, por Mario nuk shkoi
për ta takuar. As në telefon nuk ishin
lidhur më për shkak se ai e kish lënë me
një përgjigje.
Maria nuk ishte korekte nëpër takime.
Ishte njeri jo korrekt edhe me disa
gjëra të tjera femërore, por për anën e
dashurisë e bënte gjithçka të pa mundur
të mundur.
Orët ikën vonë dhe ditët u shuan
dalë-ngadalë.
-Unë të thash të mos e takosh më!
-Por...
-Por çfarë?! Nuk e mbajte fjalën. E
takove atë.
Ai e qëlloi me shpullë.
-M’u zhduk në dhomën tënde.
Ajo u shtri në krevatin e saj dhe gjumi
e kapiti duke lotuar. Nuk iu dha
mundësia të fliste e të atin e me të
ëmën. Ata nuk e lejuan. U detyrua të
bënte gjërat sipas dëshirës së saj.
Mbushi një çantë me rroba dhe asht siç
Mario ia kish lënë, shkoi tek shkëmbi në
krye të qytetit nga ku po e shihte
gjithçka në pëllëmbë.
-E dija që nuk do bëhej. Të dua Maria.
Të dua Maaaariaaaaaaaa! –Thiri fortë ai
me sa fuqi kish.
Ajo e përqafoi. -Kam nevojë për
përqafimet e tua Mario. Ti je gjithçka
për mua. Ku do shkojmë tani?!
-Kam marrë një shtëpi me qera. Do
jetojmë bashkë. Të dy. Do e bëjmë
gjithçka nga e para. Larg familjeve
tona.
Në zemra ishte krijuar një afrimitet që
asgjë nuk mund t’a ndryshonte. Edhe vet
familja e saj nuk i ndaloi. Duke qënë se
ajo shkeli mbi familjen e saj për të, do
të mund të shkelte çfarëdo lloj gjëje
tjetër.
Kalonin ditët shumë shpejt. Shumë
shpejt. Iskën dy vjet dalë-ngadalë.
Familja e Marias qe kthyer në Shqipëri.
Në jug të saj. Ata kishin kohë që e
kërkonin atë dhe për një vit rrjesht nuk
kishin folur me të. Kishin folur veç me
një fletë që ajo kish lënë për
lamtumirë. Ai që e kërkonte gjithnjë
ishte vëllai i vogël çapkën.
Maria pas dy vitesh kish vendosur të
shkonte e ti takonte në Shqipëri. Kishte
vendosur të shkonte ashkë me Marion, por
në momentin e fundit, Marios i doli një
punë urgjente me ëmën e vet e cila u
shtrua në spital sipas tij dhe duhej të
qëndronte pranë saj. Kjo gjë e bëri
Marian të shkonte vetëm.
-Kalofsh bukur zemra ime. Të dua, -i tha
ai dhe e la me valixhet në dorë. Ajo e
puthi dhe sytë iu pezmatuan.
-Mario! Të dua! –Thiri ajo dhe shkoi
drejt serdiljes së saj.
Sapo kaloi doganën vendosi numrin
shqipëtar që kish rreth katër vite që e
ruante dhe që e kish rikredituar pak
ditë më parë dhe i bëri telefonatë
Marios. Ai ia fiku. “Mbse do të jetë në
spital” mendoi me vete dhe nuk i ra më.
Makina ndaloi në qëndër të qytetit në
Konispol. Po e priste familja. E
përqafuan. E puthën të gjithë.
-Po burrin ku e ke?! –e pyeti i vëllai
që kish dëshirë t’a shikonte dhe që
njësoj si puna e saj ishte i shprehshëm
për atë që kish në mëndje. Nuk e
mnedonte shumë para se ta thosh.
-U sëmurë e ëma keq dhe duhej të
kthehej. Do vijë disa ditë më vonë. Nuk
e di si u bë puna e saj, por do e
telefonoj pak më vonë.
Ajo bëri një dush dhe mori një sy gjum.
Pas tre orësh u zgjua. Vizitoi shtëpinë
dhe po i shihte fotot me rradhë nëpër
mure. Ishin shumë të saj.
-Niko, do dalim nga bregu i detit?! –E
pyeti ajo të vëllanë.
Ai nuk e neglizhoi. Kish dëshirë të
dilte me të.
-Dikur të mbaja për dore, por tani po të
fus krahun. –Eja ecim.
I ati me të ëmën kishin shkuar diku për
një vizitë pjekjeje dhe ata po qëndronin
vetëm. Ndaj dhe vendosën ta lëviznin
ndryshe pjesën tjetër të ditës.
-Po e telefonoj Marion, por nuk po e hap
celularin.
-Epo lërë, do të të mar vet ai. –Ia
ktheu i vëllai.
Ajo kishte diçka të ndjerë keq në
shpirt. Nuk e kuptonte pse.
-A ka ndonjë vënd ku ta hap internetin
këtu afër?!
-Ka, por ne e kemi marrë edhe në shtëpi.
Pse s’e kërkove më parë?
-A, ok. Po e hap kur të shkojmë në
shtëpi.
-Motër... Më thuaj, si i kalove këto dy
vjet?! Si të shkuan?!
-Ç’më pyet o Niko aman?! Nuk dua të
flas. Ja poshtë e lartë nëpër lokale jam
endur. Ku e ku të fus kokën për një
punë.
-Edhe në fund?!...
-Në fund hiç. Asgjë. Gjithçka njësoj.
-Mirë mirë. Ndërojmë temë. Deti s’paska
ndryshuar hiç. Duket njësoj.
-Duhet të të ketë marr malli për të?!
-Po.
Heshtja mbizotëroi dhe ata u kthyen në
shtëpi për pak.
Dëshironte të hapte internetin. Nuk e
bëri. Gjeti të ëmën dhe të atin në
shtëpi. Filluan të bënin muhabet.
Filluan të flisnin për njëri-tjetrin dhe
gjithçka. Ata nuk e pyetën pothuaj fare
për Marion, por u kuptua qartë që
vazhdonin të ushqeheshin me të njëjtat
fjalë.
-Na thatë që bëtë dasëm para ca ditësh?!
Si nuk na ftove dhe s’na the gjë?!
-Dasëm para ca ditësh?!
-Po. Dasëm po themi.
-Jo mor baba. Nuk kemi bërë dasëm ne
ende. As nuk kemi folur fare për atë
pjesë.
-Më thanë që ai është martuar.
-Ashtu të thanë edhe atëhere që doje të
më ndaje. Baba, llafet llafe ngecin, por
le ti marrë era.
-Sa je rritur bija ime. Sot duhej të
kishe mbaruar vitin e dytë të
universitetit.
Lumja hapi derën.
-O Elima, Elima, -thiri ajo!
Lumja ishte komshia fallxhore e cila po
vraponte për tek e ëma e Marias që ia
tosh emrin Elima, sepse nuk e thosh dot
Elma siç ajo e kish në të vërtetë.
-Më ka dalë në filxhan që të ka ardhur
një kokë e madhe në shtëpi.
-Më ka ardhur vajza.
-Uuuuu, ka ardhur Amria?! Ku është ta
shoh çik aman?!
-Është në gjum tani. Hajde pak më
vonë...
-Mirë, po kaloj për nja një orë, -tha
ajo duke qënë se e mori vesh se aty
duhet të kish patur të shoqin. Kështu
mereshin vesh, sepse ai i urrente llafet
e filxhaneve të kafesë.
-Po shkoj të fle babi. Nesër flasim
tamam. Natën, -tha ajo dhe shkoi në
dhomën e të vëllait për të hapur
internetin. Ky i fundit s’po punonte. E
telefononi dhe një herë Marion dhe
celulari nuk po hapej nga askush. I ra
shumë herë të tjera për rreth një javë,
por askush nuk e hapi derisa në fund
dëgjoi një zë femreje nga ana tjetër e
cila ia bëri thjesht “Ne” në Greqisht
duke thënë “Po”!
Rregulloi internetin tek shpia e të atit
dhe menjëherë shkoj në rrjetet sociale.
Në kryefaqe ishte një postim. I fundit
që ish bërë dhe i pari që rinte në
listë.
“Mario ND dhe Argidena Bergadro janë
martuar!” thosh lajmi që shoqërohej me
dy unaza. Ajo u shkatërrua. E
ritelefonoi me mijëra herë deris ai ia
hapi.
-Nuk kemi më punë bashkë, -tha ai
shkurt.
-Por pse ma bëre këtë Mario?! –Pyeti ajo
nderkohë që celulari po bënte pip pip
pip në veshin e saj dhe ajo me dënesë
filloi të qante.
Familja e saj e morën vesh lajmin.
-Të patëm thënë moj bijë. Ja pse edhe Na
kishin thënë që është martuar. Diçka
ishte nuhatur!
Ajo shkoi u mbyll brënda. Nisi të
bisedojë me veten e saj.
-Pse?! Pse?! Lash gjithçka për ty. Përse
duhej të ma bëje këtë?! A ka njeri që të
më përgjigjet?! Ku janë ndjenjat që
kishe?! Ku janë fjalët e dashurisë që më
thoje?! Hapi valixhen e saj dhe nxori
një album me fotografi. Ishte duke i
parë të gjitha me rradhë dhe gjithçka e
kujtonte si në përalla. Ishte dashuri e
madhe, por ku shkoi. Fotot ishin të
vendosura sipas datave. Prezantimi i
parë. Atë natë ishin bërë shumë të bukur
të dy, sepse takimi i parë kish qënë në
një pab nate. Takimi i parë. Përqafimi i
parë. Qëndrimi në shi për herë të parë.
Të qeshurat e para. Lotët e para.
Aventurat. Gota e parë e verës. Nata e
parë e dashurisë. E shumë foto të tjera.
Kish ngelur edhe një faqe tjetër. Ajo
ish bosh. Para saj, fotoja e fundit, ish
largimi i saj.
Ajo ish duke lotuar. Askush nuk do e
kuptonte. Nuk kish guxim t’i dilte
familjes përpara. Ndjehej e fyer.
Ndjente faj ndaj tyre. Krijoi me shumë
dashuri dhe vështirësi disa gjëra në
jetë dhe më pas, pa pritur humbi
gjithçka. La familjen për Marion dhe me
pas humbi edhe të. Dukej si mallkim.
Qëndroi e mbylluar për dy ditë. Nuk
dilte për çfarëdo lloj arsyeje. Ishte
gjyshi i saj që i qëndroi tek dera për
rreth dhjetë orë dhe që e priti me krahë
hapur për të “qarë hallet” me të!
Ariti të lidhej me Marion.
-Mario, pse e bëre?!
-Duhej t’a bëja. Gjërat ndryshojnë nga
dita në ditë, apo jo?! Ti e vet e ke
thënë.
-Por si ka mundësi që të martohesh dy
ditë pasi unë jam larguar?!
-Ehe... –ia bëri ai nga ana tjetër e
celularit.
-Dakord Mario. Të uroj jetë të lumtur!
–Tha ajo duke dashur të bënte sikur nuk
i interesonte.
Nuk pati më telefonata mes tyre.
Vizitonin profilet e njëri-tjetrit.
Askush nuk e mori vesh përse Mario
ndryshoi ashtu. Ishte martuar me një
grua Bullgare. Disa vite më të madhe se
ai në moshë. Askush nuk ndërhyri më tek
ai. Maria bëri si bëri u mundua të niste
një jetë të re. ishte e dështuar.
Ndjehej e humbur. Kish plotë adhurues,
por nuk ia ndjente për kënd. Tipi i saj
qe shndëruar në më shumë se e çiltër,
gjë kjo që mbase tingëllonte keq dhe e
bënte të mos dukej mirë në sytë e një
mashkulli. I bënte meshkujt t’a pëlqenin
brënda disa minutave, mirëpo kur e
njihnin, mund të këkronin edhe që ta
largonin. Mori propozime dhe ngacmime
të ndryshme. Dilte e shkonte ngado,
mirëpo imazhi i Marios i qëndronte
përpara gjithnjë. Askund nëpër takime
nuk ndiehej pa të. Kishte edhe tipa nga
ata që me të u lodhën shpejt për shkak
të ofendimeve. Kishte edhe nga ata që e
donin në heshtje. Kish edhe nga ata që e
donin, ia kishin thënë një herë, ia
bënin xhentilin, mirëpo kishin vendosur
të mos e bënin më. Kishte njerëz që
shkruanin për të në heshtje dhe kish
edhe nga ata që e dëshironin
pafundësisht ashtu siç mund edhe ta
urrenin për shkaqe të ndryshme.
-Të dua, -i tha ai teksa i kërkoi të
ulej në një karikge nga ato të shitësave
ambulant në periferi të qytetit.
-hahahahahaha, -qeshi ajo. –Për këtë më
ule mo?!
Ai qeshi për ta anashkaluar. I tha dhe
disa herë të tjera se e donte. Vazhdonte
ta donte, por nuk kish më ndërmënd që
t’i’a thosh. Sjellja e saj ia kish
sjellë në majë të hundës dhe njësoj si
ajo nuk e kish problem për një vajzë. Ky
ishte një ndër tipat që ajo kish njohur
në Tiranë gjatë shkollës së saj. Sa
shumë kish si ai.
-Epo jeta vazhdon, -tha ajo duke dashur
ti shtoj ngjyrat ylberit të maleve. –Qe
thjesht një kapitull! Vetëm kaq.
“Jeta vazhdon, por ne zgjedhim se si do
e vazhdojmë atë!” postoi dialoshi i cili
e kish ngacmuar më së fundmi.
Ajo vazhdoi shkollën dhe kërkoi të ecte
përpara. Eci dhe mbase nuk u rrëzua më
kurrë. Mbase edhe u martua, por mëndja e
saj ngeli gjithnjë tek Marioja e mbase
edhe tek një shkrim që kish kërkuar
t’i’a bënin. Ndoshta e dinte se kush
ishte, por jeta nuk është veç të dish në
tru, por edhe si ti përdorësh ato tru.
|