Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

Portal 17.8.2014

   

 Dy Poezi

  Kafe me Dritëroin

Të prisja

 
Shkruan:
Endri Nazarko

 

 

Kafe me Dritëroin.
 
Plaku ka mjekër
E ajo rritet si thekër
Por plaku ka brisk
E bën faqen xham e s’e lë të pistë.
 
Në kafe me plakun
Që në tronditje ri
Sikur të ketë pirë farmakun
E gjasme me një gotë raki bën dashuri.
 
Sa e adhurojnë këtë plak
Sa e dua këtë gjysh
Po rritem edhe unë nëpër vapë
Dua të ujitem, qysh t’i’a bëj qysh?!
 
Kjo kafe me këtë plak qënka çudi
Më bëri të detyruar për poezi
Por a bën ndonjëherë vaki
Të shkruash kur bota është edhe me ngjyra edhe bardhë e zi?!
 
Në kafe me Dritëroin
Dje isha me Ismailin
Njëri për Rrusin më tregoi
Tjetri me Francezin më bëri krahasimin.
 
Në kafe me poezinë dhe letërsinë
Çfarë fati pata? Fat bukurosh?!
E pash mirësinë
Siç pash të mirën, të keqen, “një të dobët e një të shëndoshë”.

 

Të prisja.
 
I frikuar nga aroma jote
Si mes hijesh ika
Sikur të jem zhdukur prej një epoke
Nuk e kuptova pse mes hijesh prita.
 
Të prisja aty ndër shkrime poezish
Ku fjalë ënëruese prej kohësh mendoja
Ku shpirtrat e poetve asnjëherë nuk bashkohen
Por si poet ndoshta dashuroja.
 
Në mungesë të ajërit që më duhet
Pa kuptuar largësinë të ndjej
Të prisja aty ku ndoshta me kamarjerët luhet
Ku dëshiroj gjithmonë të vërej.
 
Të presësh ndonjëherë është e kotë
E kupton që treni ka ikur para se ti të shkosh
E hapa përpara është ne këtë botë
Por sërisht vazhdon të kërkosh...
 
Të prisja kur e dija që ish kot
Aromën e frikuar e sytë rrëzëllitës
Nuk ka vënd në këtë botë
Për të pritur në “mest të ditës”.



 

 

 
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .