Sytë e kaltërsive
Sytë e asaj vajze janë të kaltër
Dhe brenda tyre lexon vetëm jetë,
T’i kisha dhe unë, jo për hatër
Sa çudi do të ishte me të vërtet!
Vrapova rreth botës si Magelan
Askund s’gjeta të tillë sy të kaltër,
Aty mes malesh si jagavan
Dy vajza e djali rrinë sy hapur.
Njëra vajzë e ka emrin Lurë
Dhe tjetëra emrin Prespë e ka,
Ujëra rrjedhin nën akull e borë
Tek sy kaltëra vallzon veç zambak.
Dhe djali mes pulëbardhave-Ohri
Shtegëton nga Korabi në Mal të Thatë,
Takon motrën Lurë e Prespë me dashuri
Kështu janë vendet e mija,hoje mjaltë.
***
Loti i argjënd
Loti i argjënd pikoi nga lastari
Dhe lulja në saksi këputi petalin,
Hëna mes yjesh vështrimin e ndali
Vajza sykaltër veten pse shmangu?!
Ju vite me shtërngata ku shkuat?
U tretët si kripë e u bëtë vesë,
Qetësisht u larguat si gjethi i thatë
Tek trungu i pemës aty ju ndaluat.
Ndaloni një çast e trokitni prapë tek unë
Pse jo,ta di mos ndaj zotit kam bërë mëkat,
Ah, jo kjo jetë qënka vërtet si ëndërr
Pastaj, …sykaltra puthi dritën e hënës.
Ç’kërkon
tjetër moj mike nga unë
Tingujt e petaleve përsëri u zgjuan,
Dhe loti i argjënd pikoi në rrënjë
Prapë lastari i jetës po rritej ngadalë
Me dashuri u puthën nën dritën e hënës.
***
Fyelli
i Çobanit
Aty nën gunë fyellin ai mban
Si një këlloçkë me zogj e cicërima,
Zgjohen atëherë kur puthin buzët
Fryma merr jetë kur lëvizin gishtat
mbi brimat e hekurit të ftohtë.
Gunën e dhirtë çobani krahëve hedhur
Fyellin përkëdhel i ulur tek ai gur,
Tingujt oshëtijnë grykës tutje derdhur
E ëmbla melodi monopatit gjithë nur.
Dhe këngën zogjtë e pyllit ndaluan atë çastë
Melodinë e fyellit me ëndje dëgjuanë,
Bisqet e barit po mbinin në tokën e zbraztë
Prapë valsin e këngës zogjtë kënduanë
dhe me melodinë e fyellit u bashkuanë.
Durrës,Gusht 2014