Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
  Poezi/Prozë - 4.8.2014

 

 

Poezi nga përmbledhja : ”Fushë e Trimërive”

 
Isuf BAJRAMI
 

 

 

E DUA DETIN

 

E dua detin!

Në fëmijëri s’londrova bashkë me të

Se unë kam bredhur Lumit këmbëzbathur,

Si njihja detarët, barkat, vaporët,...

Ajrin e kam thithur të pastër mes pyjeve

Ujin e kam pirë të ftohtë nga burimi i bjeshkëve.

 

Bjeshkëve u rrita.
 

Ku vajzat bukurinë e kanë të ashpër

Ku nënat me këngë i puthin në ballë të rënët

Ku fëmijët burrërohen herët

Ku të vjetrit e kthejnë në zemër lahutën

Ku jehonë e thirrjes ehheee...hee...heeej!

Shumfishohet grykave.


E dua detin,

 

Liria e Atdheut te gjaku zë fill

Dhe gjaku det është bërë,

Legjendat për bajlozët nuk ja trill.

 

Le t’i kenë bajlozët dhëmbët e mëdhenjë, të hekurt

Liria ka zemër të madhe që s’jepet,

Forca nga zemra buron, jo nga dhëmbët.


 


 

N’KALIM

 

Errësirë...

Nata flet së bashku me yjet.

 

Babai, nëna dhe motrat

Të gjithë flejnë.

 

Si meteor i vetëm

Unë lëviz nëpër Kosovë.

 

Të gjithë flejnë

Ndërsa mua gjithnjë më kujtohen

Thënjet e nënës:

-Ki kujdes, mos flej!

Isuf B.Bajrami

(Poezi nga përmbledhja ;”Fushë e Trimërive”,Gjilan,1995.)

 

NË  VETMI

Shpejt e shpejt  muret e natës

ngritën vetminë time


 

Nëna ime:

këtu nuk njoh njeri

as drunjtë

as folklorin e zogjve


 

Mbi një kalë të vogël gjethesh

Bali si në ëndërr më vjen


 

Ahh!...

Do t’më vras rrufe e huaj

nëpër shirat që s’i njoh


 

Belp,20 prill 1994

 

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

     
     

 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .