Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
Poezi -  <1 - 2 - 3

 

Katër poezi nga libri “Sytë e gurtë të erës”
 
 
të poetit Adem Zaplluzha
 
 
C:\Users\Adem Zaplluzha\Desktop\Adem-Zaplluzha.png

 

 

 

BIEN NËPËR FLOKËT E ÇATIVE
 

Kur nuk kam se çfarë të bëj

Trokas në dyert e mjegullave

Pas shpine lehin qentë

Ulërin edhe shpirti i përvuajtur

I natës së hijeve


 

Qepenat hapen kur kyçen dritat

Sa çel e mbyllë mendimet

Depërton në shpirt ngrohtësia  e një qiriu

Meteorët  e këputur

Bien nëpër flokët e çative


 

Nata si një dëshmitare e pabesë

Del për gjah

Një kalë  i egër te varret

Me ditë të tëra nuk e ndal  hingëllimën

Mbase i përngjan pluhurit të zi

Te një xhade e kalldrëmtë

Dëgjohet lehja e trishtuar e hënës


 

Disa njerëz kinse njohës të historisë

Bisedojnë  për një pelerinë të zezë

Dhe kalorësin e zi

I cili te një betejë nderi

I  lë dizgjinët në gjysmë të udhës

                          


TE STACIONI I VJETËR


 

Ndoshta mes këtyre vargjeve

Fillon një tjetër stinë

Ajo që iku me poema

Dhe ajo që u kthye

Për t’u takuar me lamtumirën


 

Mbi shinat e pluhurosura të trenit

Qante ora e vjetër

Askush nuk dinte kohën

Se kur u ndal treguesi i madh

Por akrepi i vogël lëngonte si kërthi

Mes numrave arabe


 

Kur ikën trenat që këndej

Mu atë çast dikush i preu plepat

Dhe kurrë më

Dielli nuk bënte hije

Mbi fushat e djegura të thekërishteve


 

Mbase më qindra vjet pritëm

Të na kthehet frymëmarrja

Gjoksi i murit

Herë fryhej e herë shfryhej

Te stacioni i vjetër tkurrej dita

Ku me ngashërim qante një zog malli


 

NJË NATË SI KJO


 

Ishte koha e një kohe

Kur ylberet fshiheshin

Pas pasteleve

Binte një shi i trishtë

Po ai shi

Që i përngjante lotëve të drerit


 

Mjellmat  sygështenjë

I kishin lëshuar spirancat e pikëllimit

Pa pra dëgjohej dënesja e detit  

Te varret e reja

Një arkivol i verdhë

Shpaloste flamujt e dhembjeve


 

Procesioni nuk kishte të ndalur

Lotët e shelgjeve të pikëlluara

I përngjanin shiut të qytetit tim

Ullukët ndryshken disi në vetmi

Asnjë zog shtegtar s’ndalet mbi çati


 

Një natë si kjo mbushur me trishtime

Mos ardhshin më asnjëherë

Mbi këto shtegtime zogjsh

Erërat fundosen në qenien e barit të fishkur

Kjo vjeshtë sivjet mbase paska mbërri

Shumë më herët se sa stinëve të tjera


 

TRUNGU I TRISHTIMIT


 

Kam dhembje koke

Këto degë shirash që po këputen

Nga sfondi i tejdukshmërisë

Ngadalë

Shumë ngadalë po lëshohen

Mbi arkivolin e mermertë


 

Trungu i trishtimit

Mbase paska mbetur i vetmuar

Vetëm degët e thyera

Të mjegullave

Lëshohen mbi gjethet e fishkura


 

Dimri sivjet

E paska humbur rrugën

Nga përgjumjet e reve këputen meteorët


 

Një hije e thyer

Diku në maja fjalësh

Akoma nuk ka gjetur strehim


 

Zogjtë dalin nga lëvozhga e ditës

Dhe ikin tejpërtejmes

Nëpër qiellin e vrarë kush e di

Se për të satën herë

U përsëritën krakëllimat e korbave.
Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


     
     

 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .