Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

Poezi/Prozë -  

Pesë poezi nga libri “Sytë e gurtë të erës” (II)

Nga

Adem Zaplluzha

 

 

PËRTEJ DRITËS SË QIRIUTC:\Users\Adem Zaplluzha\Desktop\x_Page_04.jpg
 

Ndoshta çdo person

Ka të drejtë të jetoj si bleta

Me ëndrrën e saj të huazuar

Prej zogjve të galaktikës


 

Të jetoj ashtu

Si i pëlqen gjumit të saj

Të vrapoj

Ose të iki diku mes hapësirës

Dhe asaj pjese të padukshme të erës


 

Por kryesore është

Se duhet të largohet diku

Të shkoj

Përtej dritës së qiriut

Që ndizet në heshtje

Te moli i peshkatarit të vetmuar


 

Kur njerëzit gjunjëzohen

Ata instinktivisht i luten dikujt

Që i besojnë

Ose që kurrë nuk i kanë besuar

Por ata luten dhe instinktivisht

I lëvizin gishtat e holla

Për t’i ngjizur

Me shpirtrat e lutjeve pagane



SA HERË QË I HAPËM SYTË


 

Ndoshta ecja ime

Po i përngjan sonte një ëndrre

Që e luante në telat e violinës

Dikur një erë e çmendur


 

Ëndërr pa kurrfarë skenari

Herë binin gjethet

E herë binte një gjelbërim

Nga buzët e natyrës


 

Po mos të ishte kështu

Kjo nuk do të kishte qenë ëndërr

Por një zhgjëndërr

Posa e filluar në zemrën e pluhurit


 

Ne ecëm deri te burimi

Por nuk na dhanë pikë uji

Vetëm era e molisur

Qante te lisat si një nuse e ve


 

Ëndrra e ime

Nuk mund të ishte edhe ëndrra e juaj

Unë i përjetova pak më ndryshe

Udhët e humbura të gjumit


 

Sa herë që i hapim sytë

Te bebëzat tona të fishkura

Përgjon një ëndërr e trishtuar

Ëndrrën e erës

Dhe të vetmisë së njeriut



 

PO MË DUKET KJO STINË


 

Për çdo ditë e më shumë

Po më duket kjo stinë

Është duke i përngjarë njeriut të dehur

Kur kalon përtej urës

Me një këmishë të shqyer


 

Kjo pranverë ka filluat të frymojë

Si fëmijëria ime e kafshuar

Asnjë lejlek i bardhë

Sivjet nuk ndalet

Nëpër çatitë e qytetit të rrënuar


 

Edhe këto mjegulla që po zbresin

Më duken disi të largëta

Si ëndrrat e fëmijërisë sime

Në zbritje e sipër

Po ecin me hapa të huaj   


 

Ne pritëm një kohë të gjatë

Ardhjen e një stine më alegro

Tingujt e dhimbshëm

Të një serenate sonte po pikojnë

Nën ullukët e vetmisë

Ku qajnë fëmijët e lagjes



 

Më pastaj shikojmë

Si lisa të dehidruar vjeshtën

Dhe nuk mund të bëjmë asgjë

Mjegullat e zeza dynden

Prej një ane

Në anën tjetër të atdheut

I cili askurrë nuk i ndali britmat


 


 

NJË COPË MJEGULLE


 

Mëngjesi i mërdhirë

Shikoj se si plaket pasqyra

Në flluskat e ujit


 

Një njeri më bënë me dorë

Nuk kuptoj

A është duke i përshëndetur

Rrudhat e ballit tim

Ose thinjet e flokëve të stinës


 

Por një përshëndetje

Si fantazmë

Vjen nga lashtësia e erës

Dhe zgërdheshet

Me qepallat e zbardhura

Mes dhëmbëve të krehrit


 

Një copë mjegulle

Te flokët e mëngjesit

End këmishën e një stine

Dhe ia dhuron pasqyrës

Në çastin

Kur dënesin zogjtë e fjalëve    

DUKE VËNË NË GJUMË


 

Do eci sonte

Deri te majat e kujtesës

Nëse mbërri në atë kala të fshehtë

Asgjë nuk më mbetet tjetër

Përpos t’i përshëndes lindjet

E mjegullave


 

Një erë e fortë

Frynë nga skajet e padukshme

Lisat struken në gjumin e dheut

Kanë një droje të madhe

Të mos shndërrohen

Në bastunë të pleqve


 

Më kanë thënë se drurët

Kështu i fshehin degët

Jo për të mos dhuruar hije njerëzve

Por për t’i fshehur duart

Prej mjeshtërve kërrabë punues


 

Një herë moti

Një njeri më ka treguar

Se si prej qeshjes së lisave

Rapsodët i mësojnë këngët më të mira

Dhe u këndojnë arkivoleve

Duke vënë në gjumë

Peshën më të madhe të fjalës

Që fle te dhembja

 

 

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .