Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

Poezi/Prozë - Prozë poetike

ARKITEKTURA E DASHURISË

Nga:

Vjollca Pasku

 


Vjollca Pasku

 

Fijet e kaltërsisë dridhen. Një fije u ngjyros metë kuqe. Është pikërisht kjo ngjyrë që lidh qiellin me tokën. Kjo fije ështëzanafilla e një ndjenjë. Përse rrezet e nxehta përshkojnë shtatin tim?... Dielli më lind në sy, ngjyros me kënaqësi gjithë mollëzat e faqeve dhe lëvektorin e shigjetave në zemër... Çdo përpëlitje kapakësh është një fërfërimëfluture. Qielli mbushet me flutura argjend, ndoshta prandaj agimi është ibardhë. Ndërsa hëna vjedhacake tërheq të gjithë argjendin e grimcuar gjatënatës, dhe ndriçon gjithë errësirën e lagësht të tokës. Ti afrohesh ngadalë. Mëhap një botë dhe unë pushtohem tërësisht nga magjia dhe misteri. Vetëtimat errahjeve të çrregullta të zemrës prodhojnë rrufe emocionesh që japin ngjyrëmrekullisë së dashurisë. Ndjeva vetëm një tingull, “të dua”. Burimet ekristalta të ndjenjave rrodhën dhe në bashkëveprim me dritën u shndërruan nëburime lumturie. Një i nxehtë, si një vullkan nënujor që del në sipërfaqembërtheu qenien time. Një kontak është lindja e një nuance pranverore, ështëakordi më i gjatë dhe më i bukur i bilbilit në agimet e Majit, është veshtullae horizontit, kur puth buzën e paqme të oqeanit, është ndezja, përthithja ekënaqësisë, kur dielli zvogëlohet e përhumbet në trupin e errësirës. Një puthjedhe befas nga shkëndijat e ndjenjave lindin xixëllonja fryme, afshi i ndez,dihatja i fik, dhe spiralja yllësore vazhdon te dy burimet magjike, për tëpërthithur gjithë vakumin e dashurisë. Stuhitë yjore vërtiten drejtë kërthizëssë planetit. Valët e nxehta formësojnë një dallgë të stërmadhe, e cilacopëzohet në fragmente të shkumëzave të bardha. Shiprti im valëzohet dhe bëhetnjësh me flakën e lumturisë. Sa do të doja të pikturoja këtë çast nga yshtja eflakës, me të gjitha vargjet e petaleve të pranverës, përzier me vesën e agutdhe më pas ta latoja skulpturë me lëndën e përbërë nga krahët e fluturave,punuar me daltën e erës nga shqisat e zogjve, dhe ta vendosja në papafingon euniversit. Njerëzit e thjeshtë e skalitin dashurinë në konturet e një zemreajrore, duke i dhënë jetë me vibracionet e tyre e duke bekuar çastin e njohjes.

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .