Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - Skicë letrare

FLUTURAT

Nga:

Vjollca Pasku

 


Vjollca Pasku

 

Në një ditë pushimi, larg  zhurmës së qytetit, në shtëpinë në fshat rendja nëpër lëndinë.Kisha veshur  një fustan me luledielli dhe rrezet që binin në të, i bënin të dukeshin  të vërteta, të kthyera nga dielli, dhe unë isha shpirti i gjelbërt i natyrës. Papritur në një copëz drite  u duk një shkëndijëz, e cila u dogj para syve të mi. U shtanga, kur nga imazhi dallova konturet e fytyrës së një  shoqes time që kishte ndërruar jetë, vite më pare. U përpoqa të lëvizja buzët t’i flisja, por nuk mundesha. Doja t’i bëja një lumë pyetjesh...

Një pejzazh si ekrani i stërmadh i qiellit u hap përpara syve të mi. Ajo një dritëz e vogël u shndërrua  në një flutur dhe  u ngrit lartë në hapsirë.Ndaj thonë që “shpirtrat janë flutura” mendova. Kur zëri i një ujvare e ftoi   teksa lëmonte shkëmbinjt e  bardhë, u bashkua me të si dritëz, e rrëshqiti në adrenalinën e flokëve të kristalt duke u bashkangjitur me të qeshurat e ngjyrave nënujore, nën spektaklin e madh të vallëzimit të peshqve, ku gjithë hijeshi përkundnin pendët me entuziazëm, shprehje e ndjenjave dhe këngës në gjuhën e tyre. Ajo përkëdheli dridhjet e zemrës së një peshku i cili e puthi, dhe e shoqëroi me një petale uji. ”Sa bukur të jesh shpirt, mund të hysh në gjitha tingujt e ajrit,ujit, tokës,e të ndiesh meloditë e mistereve që ndoshta syri i njeriut nuk i kap asnjëherë” mendova.

”Unë i adhuroj të gjitha ngjyrat e tokës por bota njerëzore nuk është kaq e mirë dhe e hapur sa natyra e krijuar për ta” pëshpëriti ajo me zërin e gjetheve..

Pa më lënë të pyes, e gjithë natyra ndërroi veshje.Çdo element përbërës i saj malet, kodrat, fushat,pemët,gjethet, u veshën me hijen e errët dhe bënin një pyetje.”përse”..

Ndërkohë qielli u nxi dhe flamingot e reve e godisnin fluturën me sqepat e skuqur të nxehur nga vatra e zemërimit të zjarrit.”Atë që do ti s’do ta takosh” ulurinin. Dhimbje, lot,errësirë, greminë,,hungërima njerzish,faqe të  grisura, e mure të shkretë që dëshmonin në heshtje shpirtra shterpë të  fanatizmit.Mu kujtua  historia e saj . Prindërit  kurrë nuk e pranuan dashurinë e saj, donin ta fejonin me një tjetër.Ajo pranoi më mirë ti dorëzohej leuçemisë se sa një  njeriu me zemrën bosh.

”Kraharorin e coptuar nuk ia ngushëlloi asgjë dhe çatia e strehës iu bë zjarr derisa zemra  e  humbi të kuqen e vet dhe u zbeh..Vdekja erdhi me mirazhin e kalorësit të zi dhe  hipi në kalin e udhëtimit..Në sa zemra  është vrarë dashuria? Sa jetë u këputën me cicërimat e para të dashurisë në gojë?..,Foletë e dashurive ulurijnë akoma, boshllëkun e krijuar.Skena që vdesin dhe mund të ringjallen në çdo cep të vendit... Tragjedia e Romeos dhe Xhuljetas tiranase ku as amaneti për t”i patur varret pranë nuk u respektua,.Tragjedia brenda familjes ku vritet vajza  apo gruaja për motive banale. ndezin dhe shuajnë skena  mbi lotin tim...

…Të verbrit e matin udhën me shkopin rrëfyes të mos rrëzohen, të verbrit në zemer e matin jetën me kutin e fanatizmit apo gotën e alkolit duke shuar drita jete, e rrëzohen përjetësisht.
Nga gjethet e pemëve  si një spirale ylberike flatruan shumë krahë fluturash, dhe të gjitha bashkë ato formuan kordelen”Ne donim të jetonim”..Më pas shkundën krahët dhe u mbyllën në strehëzat e petaleve  lulore, ndërsa zemrën time e vret pyetja “deri kur ?....

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .