
Puthjet e gjyshes, ylberedrite
Ah, sa mall kam për
gjyshen time
Kanë kaluar shumë
vite,zërin s’ja dëgjoj,
Më thoni pra, ku
ndodhet ajo mysafire
Në ç’planet sekret
duhet ta kërkoj?!
Në gjunjë u ula e
putha qemerin e portës
Buzët mbi gur etjen e
mallit aty shuanë,
Si dikur i thirra me
gjysëm zëri gjyshe Fatimes
Nga qielli si hije
zbriti portreti i saj
Më kapi për dore e më
puthi ngadalë.
Eja më tha, nipi im
të përqafoj fortë
Mos vallë isha në
ëndërr,syri gjyshes lotoi,
Atje te gurët e
portës së shtëpisë së vjetër
Oshëtima e ujrave të
përroit Raven e Selgjin
Kujtimet e vjetra
sërisht ato m’i rizgjoi.
Fjongo ylbere malli u
derdhën mbi mua
Dhe gjyshja ime
Fatime tretur te yjet,
Thinja të bardha mbi
kokë,valë ujë krua
Si ylberedrite
gjyshja ka lënë puthjet.
Në kopshtin e zemrës
time, e shtrenjta gjyshe
Lulet e dashurisë
njerëzore në shpirt mi mbolli,
Gjurmët e viteve u
tretën ashtu si bora.
Ah, s’ju vure atyre
dot fre,
S’bashku me mallin e
dhimbjes te yjet
Lulet e lotin dhuratë
t’i çova atje nën dhe.
Durrës, 13 maj 2014.
|