
NË DASMËN E MADHE TË MOSKOVI
Ai i
“shenjti” mbi mangall
Nëpër
gazeta flet me muaj
Seç na
bëri popullin përrallë
Duke
mbaruar petulla me ujë
E ndan
Ballkanin sipas qejfit
Me
teorinë e Dimitrovit
Si cigane
që i bie defit
Në dasmën
e madhe të Moskovit
Qëndro
burrë të kesh durim
Duro
dajakun sa je gjallë
Kemi
ekipin që merr shënim
Për këto
krime në çdo mëhallë
Ja kështu
vepron çdo trim
Thotë
armikut mëshomë or burrë
E hap
gjoksin me guxim
Se prej
teje s’frikësohem kurrë
Ik në
rrugë e shit duhan
Lakra,
speca e sallata
Unë
mendoj për këtë vatan
S’është
për ty demonstrata
Ai që ul
kokën e thotë “molim”
Vëllezërit në rrugë i
respekton
Në atë
dynja shkon me gëzim
Zoti
Parajsën ia cakton
Gishtin
në kokë , mendo si burrë
Ku na çon
kapadaillëku
Këtë adet
s’e patëm kurrë
Mes nesh
të lindë maskarallëku
Mos paç
shkollë mëso në bodrum
Se me
shkencë s’bëhet mahi
Pastaj
thuaj: O, i lumi unë,
Këndo e
qaj me çifteli!
BAJRAKTARËT E VATANIT
Bajraktarët merakosen
Për të
varfrit andej përroit
E nëpër
mejhane po na krekosen
Duke i
rënë thumbit e patkoit
Partia
ime ka një qëllim
Me i dalë
Zot Kosovës nënë
Mbushe
gotën more Qerim
Kështu ne
do bëjmë “famë”...!
Bluajnë
grurin si t’ju do qejfi
Besa
shpesh në disa gurë
Duke
thënë :”kështu do mileti’’
Populli e
ha këtë bullgur
Trimëri
shesin si Halit Feta
Me dy
grushte “bam” tavolinës
Për
Kosovën tonë heroike
-“I
këpusin telat violinës.”
Nam po
bëjnë krerët e Kosovës
Njëri-tjetrin duke e sharë
Mu si
derrat pranë kasolles
Kur i
nisin për në Pazar
Sa për
vatan nuk qajnë kokën
Prej
mejhaneve dirigjojnë
Të parëve
tanë tua japësh botën
Ata
kolltukët dot nuk i lëshojnë
Kur
pushka krisi te hambari
Si
strucët kokën e futën në
zall
Ata veç
në sofër dinë të ulën së
mbari
U bënë
përrallë për shtatë mëhallë