Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - Opinion - Skicë

VDEKJA E PUSHTETARIT

Nga:

Vjollca Tiku - Pasku

 


Vjollca Pasku

 

Ai ishte shndërruar si një enë balte plasaritur pa vlerë, për tu hedhur në fundin e destinuar. Sot ai bënte udhëtimin final, me kostum e kollare të shtrenjtë, dhe qivurin luksoz të punuar enkas për një rast të tillë. Gjithmonë kishte fjetur në komoditetin më luksoz të kohës, tani ishte shtrirë brenda kontureve të ngushtë të arkivolit me dorezë floriri. Pigmenti i vdekjes i kishte përpirë të gjithë trupin me grerëzat e padukshme të dekompozimit. Nofullat e tij lidhur me fasho, qëndronin paska hapur, si një hon i mistershëm. Gjithë jetën e kishte shpenzuar duke qenë një nga idhujtarët e parasë. Për të ishte sakrilegj të ndihmonte apo të dhuronte. Vodhi , mashtroi, bëri qejf sa deshi. Ndihma, bamirësia, dhurimi ishin mëkat. Fitimi, ishte Zoti më i dashur i tij. Tani që dergjej i shtrirë nuk mund t’i bënte asnjë ofertë vdekjes. Ishte tërësisht nën pushtetin misterioz e të frikshëm. Impulset e frymëve që e kishin mallkuar, ishin ngritur deri në qiell. Ishte një pushtetar që kishte goditur me kamxhikun e padrejtësisë shumë jetë. Vet jetonte në një kullë të fildishtë përrallash, rrethuar me lule enigmatike, me shikim drejtë diellit. Këpucët kurrë nuk iu baltosën. Kishte përherë njerëz që ia pastronin. Tani ai përfundoi në botën e baltës. Dukej si një parazit, nga prania e të cilit, edhe toka, sikur kishte kruarje alergjike. Dëshpërimi fals i miqve të tij, përsëriste alfabetin e djallit. Në sytë e tyre rrëshqiste pyetja rrufe: “kush do i zinte vendin “. Hipokrizia e tyre ishte si lulet e rreme, që imitojnë ato natyrale në dukje, por veç prezencës me bojëra false, nuk kanë asgjë të përbashkët me to. Vendosur në një sallë të madhe dhe të ndriçuar mirë, grimcat e dritës së bardhë e anashkalonin, duke i lënë një mjegull errësire. Panteoni i lavdisë, u shkëmbye me panteonin e vdekjes. Era e kalbur përzihej me erën e livandos dhe gjurmëve të pluhurit, në kortezhin që filloi të lëvizte ngadalë drejtë varrezave. Ekzistenca e tij dhe emri u fshinë më shpejt se fundosja e trupit brenda dheut. Sikur të fliste, ai do të mblidhte kryqëzatën e errësirës nën tokë, të protestonte pretendimin, ashtu, i ngrirë me eshtra dhe gravatë se “se emri i duhej gdhendur në ar”. Kur në të vërtetë ishte një vjedhës i licensuar, një përdhunues i ligjit, zengjin i mashtrimit, pra thjesht një vampir i virtytshëm. Tani një kontakt me tokën dhe ata krimba të vegjël , që kurrë nuk i kishte vlerësuar në gjallje, do të bëheshin përbindëshat e kësaj mbretërie. Asgjësimi ishte i dhimbshëm. Po shpirti?... Askush nuk e dinte. Endej,nëpër errësirë... Ndoshta një fjalë e mirë e ndonjë fryme, bëhej dritë….Por askush nuk e tha..”Po ç’farë do t’u kushtonte xhanëm…?”-mendonte qenësia e tij. Shpirti i tij nuk mund të çante retë e errësirë, sepse shpirti shikon vetëm me sytë e dashurisë. “Dashuri, po kjo fjalë ishte e huaj për të”…Ai ishte skeptik kundrejt çdo ndjenje të thellë. Bukuria e kësaj ndjenje, edhe kur u prek për herë të parë, u arratis, nga kraharori i ngushtë ,dhe zemra e tij ra në apatinë e kënaqësisë trupore….Endej nëpër errësirë, kujtonte ditët e kaluara në tokë. Kujtesa ia shndërroi ditët, s’i gjethet e ferrës dhe mendimet si gjembat shpues. Më pas përvëlohej, ngaqë i mblidhte të gjitha bashkë dhe donte t’i digjte...Jetë e kaluar, duke emetuar mbeturinat e trupit nga tretja e shijeve të shtrenjta, të fituara padrejtësisht. Ç’dëshpërim,ç’pikëllim, ç’trishtim. Çelësin për të hapur derën e përjetësisë, nuk mund t’a gjente. Shpirti i verbër u vetëparalizua, të mos mendonte, të mos lëvizte, të ishte thjesht një grimcë errësire. Errësira, pse është e frikshme vallë…? Mos ka edhe ajo grimca të vdekura, të cilat marrin arratinë nga drita e jetës?... Kush e di!...Ndoshta!...

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .