Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - Këndi poetik

Poezi të zgjedhura

Nga:

Adem Zaplluzha

 

 

 

GJUHA SHQIPE

 

Seç mu ndez në kokë feneri

Të më shpallin edhe mua

Qytetar nderi

S’jetohet dot me pension

Ka shumë probleme

Shoqëria e jonë


 

Ku ta zë diku një drekë

E ta ngopem si djali i Shemsis

Dua pak mish e byrek

Me shumë bakllave

Për rreth tepsisë


 

Unë dhashë shumë

E morra pak

Kështu më ka ikur tani sevdaja

Duke ngjye bukën

Në lëngë pa kajmak

Po jetoj si fukaraja


 

Më shpallin edhe mua

Qytetar nderi

Se për politikë ja kam zanat

Sa herë që ju shqimet feneri

Vij e ua ndez për çdo natë


 

Më ka dalë nami

Kam autoritet

Kudo jam qytetar i parë

I sjelli punët si dua vetë

S’jetohet më si katundar


 

E lashë fshatin dola në qytet

Me cingla mingla

Me dekoruan

Tani jetoj si dua vetë

Sepse për mua të tjerët luftuan


 

MBRETI


 

Kur bie në gjumë

Mbreti satrap

Tërë natën ëndërron

Kur ka qenë kasap


 

Posa del në shesh

Sa mundet pëllet

Me gojë plotë përshesh

Më dëgjoni more milet


 

Me këtë daulle më zuri belaja

Mu ka mbushur

Kjo mendje e shkretë

Të mos jetoj më si fukaraja


 

Të merrem edhe unë

pak me politikë

Deri sa një ditë të bëhem mbret


 

Në këtë vend paska tepër

Shumë stramastikë

Ndryshe s’mund të jetojnë

Këta burra pa mastikë


 

Gjallojnë pa gajle

si fqinji im kasap

Me shumë verdhushka

Këta satrap


 

Le të shajnë le të këlthasin

Kush nuk ua vë veshin

Ne e dimë se keq flasin

Kur lekët e tyre

Si tramakun e zhvoshkim


 

Ta sundoj vendin

Si ma do qejfi

Të mos guxoj askush

Shtrembët të më shikoj


 

Sa herë që mua

Më shqyhet defi

Dal në penxhere

Me ligje tallava

Si çdoherë ju mashtroj


 

Sipas një zakoni

Kështu e ka mbreti

Pa dhunë e dajak

Nuk lidhet mileti



 

II.


 

Dukur moti

Më thoshte një plak

Popullit duhet dhënë

Më pak bukë

E më shumë dajak


 

Nëse dikush

E kundërshton

Fill në burg

Satrapi e ngujon


 

Sa t’i do qejfi

Le të protestoj

Mua kjo marrëzi

S’do të më hidhëroj


 

Andaj politika

Më bëri mbret

Mund ta shes token

Me male e det


 

Kujt i pengon

Plani i im i pa mat

Mund të ankohet

Në secilën gjykatë


 

Po mos harroni

Se ato i kam në dorë

Nëse nuk më dëgjojnë

Sa here që dua i bëjë horr


 

Se për ndryshe

S’mund të sundoj

Ai mbret hiqi

Pa e mashtrua miletin

Me nga një copë bythë viçi

 


 

 RRUANA ZOT NGA KËTA HORRA


 

Inspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida Buçpapaj


 

një mi gjirizesh ishte -
e mi gjirizesh mbetet.”

Elida


 

Mbase edhe unë kam të drejtë

Të shkruaj nga mllefi

E të qëndisi një mesazh

Për ata burra që na gënjejnë

E na udhëheqin pa bagazh


 

Ruana o i madhi Zor

Nga këta horra

Në gjysmë të natës trokasin në derë

Kinse tani na qenka koha

Të mbledhin tagra me fener


 

Kanë shpikur një farë bidati

Sa herë që iu teket dhunshëm

Kërkojnë lek

Me plotë gojë pohojnë s’e

Nuk e kanë për inati

Por këtij marifeti i thonë reketë


 

Çfarë të bëjë unë i mjeri

Pensioni im nuk është llastik

Ndërtova shkolla e spitale

Kudo nëpër atdhe

Që sot po i shembin disa stramastik


 

Më besoni mor dostllarë

Shpeshherë lakmoj për diktatorin

Në kohën e tij

Me të vërtet nuk kishim dollar

Por sot për sot

Po kemi problem edhe me horrin


 

Na zgërdheshet e na premton

Do e bëjë Shqipërinë Evropë

Vajë për ne

Medet për tokën tonë

Për çdo ditë

Po na hapin nga një gropë


 

Mbase pak paskam

Lindur si vonë

Nuk e kuptoj këtë demokraci

Por mua skamja

Rropullitë po mi ngacmon

Kurse pushtetarët

Shpenzojnë lek me kaci

 

 

DJEPIN E SHQIPTARISË

 

Na erdhi në Kosovë një sejmen i ri

Fort i dashur por ka qëlluar pak laik

Sa shpejtë harroi ky burrë dai

Se çfarë i ndodhi në Kaçanik


 

Kaçanik he të shitoftë zana

Qysh nuk i dole me ia zënë pritën

Le ta vajtoj edhe njëherë nëna

Se s’luhet me ne as natën e as ditën


 

Me i tregua këtij farë mbreti

Se ende ka djem azganë

Që i thotë bollë më çdo dovleti

Të bëjnë me të vajtua e mjera nënë


 

Nuk kemi nevojë me na mbajt ders

As për hoxhallarë kisha e xhamia

E vërteta të duket pak si ters

Por feja e shqiptarit është vetëm Shqiptaria


 

Mbi këtë tokë ne kemi një Zot

Fushat e bekuara të Dardanisë

Po qe nevoja bëhemi hi edhe sot

Për Kosovën Djepin e shqiptarisë

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .