
BIOGRAFI E SHKURTËR
Agim Gashi u lind më 28.04.1959 në Kryshec të Drenicës. Shkollën fillore
e kreu në Polac, kurse gjimnazin në Skenderaj. Ka ndjekur studimet në
Fakultetin Filologjik të Prishtinës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.
Gjatë vitit 1980/81 ka punuar në arsim, kurse prej vitit 1986 punësohet në
Organizatën Punuese “Kosovatrans" të Mitrovicës, njësia në Skenderaj.
Ardhja e masave të dhunshme serbe e gjen në këtë organizatë punuese në
krye të Sindikatës së pavarur, ku ishte kryetar i saj. Kjo bëri që në
mbarim të vitit 1990 në mënyrë të dhunshme të largohet nga puna. Në
gusht të vitit 1991 emigron jasht atdheut. Fillimisht në Gjermani e më vonë në
Francë, ku edhe sot jeton dhe vepron. Në vitin 2005 ka punuar mësues në
Montbiliard të Francës në shkollën shqipe me mësim plotësues, me
fëmijët e bashkatdhetarëve tanë.
Me krijime letrare ka filluar te merret që në bankat e shkollës se mesme.
Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe, si: "Zëri I
Rinisë", "Pionieri", "Gazeta e Pionierëve", "Bujku", "Rilindja për
fëmijë", "Thumbi", etj. Që nga viti 1985 bëhet bashkëpunëtor i jashtëm i "Zërit
të Rinisë", dhe që nga ky vit mbante edhe rubrikën e përhershme në faqet e
humorit "Fotografia që flet". Shkruan poezi për të rritur e për fëmijë si
dhe humor.Është themelues dhe moderator i faqeve në internet "Faqja
Gazmore"dhe "Zëri i Mergimtarit" kurse kryeredaktor te "Faqja për
fëmijë". Edhe pse në letrat shqipe është prezent qe tri dekada gjër me
tani ka botuar dy libra:
"GJYSH TË KAM SHOQE" (Vjersha për fëmijë),2009
dhe,
"FJALË ME RRËNJË" (Aforizma dhe vargje satirike),2011
MERGIMTARI
S'e kan thënë të mençurit kot
guti i rëndë peshon n'vend t'vet,
mergimtari bukën e hanë me lotë
e një fjalë t'ëmbël kush s'ia flet.
Me qantë n'krah rrugët matë
metropoleve "plotë" demokraci,
barkun plotë-shpirtin thatë
më mallë n'zemër për vend të ti'.
Më dëshirë niset për atdhe
mallin për te qe ta shuaj,
por prehje s'gjën as atje
tash dhe atje i thonë-I HUAJ!
S'e kan thënë të mençurit kot guti i rëndë peshon
n'vend t'vet, mergimtari bukën e hanë me lotë e një fjalë t'ëmbël kush s'ia
flet.
Me qantë n'krah rrugët matë metropoleve "plotë" demokraci, barkun
plotë-shpirtin thatë më mallë n'zemër për vend të ti'. Më dëshirë
niset për atdhe mallin për te qe ta shuaj, por prehje s'gjën as atje tash dhe atje i
thonë-I HUAJ!
FLAMUR E FAZLI - JANË NJË
(Mësuesit,poetit e patriotit
- Fazli Greiçevcit)
Me F-nisët emri yt
Fazli - o vëlla,
Flamur e Fazli
kush s'mujti me i nda.
I pengonte shkolla jote
UDB-eja ta beri më gisht,
i duheshin shqiptarët analfabet
- ti quante njerëz me bisht.
Te rrahen e te torturun
Ti folët veç këto fjalë,
"Ju jetën mund t'ma merrni
- dashuria për flamurin mbetët e gjallë".
Andaj ,ti je mes nesh
sa herë valon flamuri i Skenderbeut,
O mësues e poet -burr i Shqiptarisë
- krenaria e atdheut .
E skalitur do të ngelë
shkronja F nder ne prore,
në zemer të çdo shqiptari
- FLAMUR,FAZLI ,FITOR!
GJASHTË LISAT E LIKOSHANIT
Simbol n'zemer të Dardanit
- gjashtë lisat e Likoshanit.
Këta gjashtë lisa
gjithmonë i rrahu era,
kaluan shumë dimra
panë shumë pak pranvera.
Te këta gjashtë lisa
forcë mori Azemi,
te këta gjashtë lisa
pushkën shkrepi Ademi.
Këta gjashtë lisa
askush s'mund 'i ndau,
as turku,as greku
- e as shkau .
Këta gjashtë lisa janë
- atdheu në gjashtë pjesë,
kanë te njejtat rrënjë
plisin e bardhë maje kresë.
Njeri është Kosova
tjetri - Shqipëria,
njeri Lugina e Preshevës
- tjetri Camëria.
Njerit për Plavë e Guci
çdo ditë i shtohet rrita
i gjashti nder ta
është vet Ilirida.
- Këta gjashtë lisa
s'e fshehin krenarinë,
sepse kanë një trung
SH Q I P T A R I N Ë...
Gjashtë lisa n'zemer t'Ballkanit
- gjashtë Lisat e Likoshanit.
07.02.2012 Francë
NËNTORI MUAJ I SHQIPTARISË
Sa herë vjen nëntori
- nëpër trojët tona,
ngjallën herojtë
ngjallët Marigona!
Sa herë vjen nëntori
Gjergji behet i gjallë,
del në kala t'Krujës
më helmetë e pallë.
Sa herë vjen nëntori
Ismail Qemaili del n'Vlorë
bashkë me Isë Boletinin
- me flamur në dorë.
Sa herë vjen nëntori
Ngjallët Ademi n'Drenicë
Azemi me dadën Shotë
Ahmet Delija me sakicë.
- Nëntori është muaj i Lirisë
Nëntori muaji i shenjtë i shqiptarisë!
NDEZNI ZJARRET...
(Natës se zjarreve në Prekaz)
Sonte zjarrët ndezni gjithandej
ju që gjak shqiptari keni nder dej.
Se ketë ditë u ndezë jarri i Lirisë
Në Drenicë - në zemër t'Arberisë
- Në Prekazin e Emin Latit
në Prekazin e Ahmet Delisë.
Jasharajt u ben flakadan
që ndezën zjarrët e lirisë për vatan,
E ndezën Ademi , Hamza dhe Bac Shabani
se po poshtrohej kombi - po shkelej vatani.
Nga zjarri që u ndezë n'Prekaz
- trimat e morën nga një gacë,
dhe ndezën zjarrët e Lirisë
në te gjitha anët e Dardanisë.
Sonte festë ka Shqiptaria
nga Tivari deri të Cameria,
- andaj ndezni zjarrët
se nga ai zjarr erdhi Liria.
Sonte është Nata e Madhe
sonte festë kan dhe varrët
- ndezni...ndezni zjarrët!
CKA PO THOTË IBRI PLAK
Një natë t'errët shkova te lumi
Ibrin plakë s'e zinte gjumi,
Bisedonte me Bistricën
si na e ndanë kshtu Mitrovicën.
Me ka lodhë kufini mbi urë
se kufi ketu s'ka pas ktu kurrë,
larg ndihej gjama e plakut
keq m'ka met Kroi i Vitakut.
Ne veri sa ashtë nata
shkiet qesi barrikada,
a ka bane nana naj djalë
turrin shkive me jav ndalë.
Vëlla i dashur thotë Bistrica
kurr nuk ndahet Mitrovica,
Mos ki gajle more vella
Isa nipat gjallë i ka.
Nuk e lan kufi urën
n'dore te shkaut s'ia lanë kullën
se nipat e Kadri Bistricë
s'e durojnë t'bijtë e kapicës.
Po mundohem ne rrugë paqësore
mme u marr vesh me ketë farë mizore,
si po shihet kjo shtirgë e vjetër
veç forcës nuk njeh gjuhë tjetër.
Te lumtë goja mori motër
kush s'na i ndreq punët n'votër,
Veç t'bashkuar gjithe si nje
do t'i bashkojmë jug e veri.
Kështu tha Ibri plak
Mitrovicën e mbrojmë me gjak...
BILBILIT TË KOSOVËS
(Nexhmije Pagarushës)
Zëri ytë i ëmbel
çmendi zogjet e malit,
zëri yt e qoj Rexhën
- nga grazhdi i kalit.
Zëri ytë i embel
zemrat na i qon peshë,
kur kendon "mora testin"
kur këndon për bareshë.
Që sa po mendojë
e s'mund t'i bie n'fije,
te te thërras Ty bilbil
apo bilbilat - Nexhmije!
25.05.2010,Francë
TAKIMI QË MA SHOU ETJËN
(Me mikun Ismet Tahiraj)
U takuam në kafiterinë
përball sheshit " Adem Jashari",
flisnim e flisnim pa ndërprerë
dhe nuk ngopeshim prej malli'.
Mallengjyeshëm te shikoja ty
qe si mua t'kishte ra borë mbi flokë,
- mu kujtua takimi i ynë i parë
kur u bem miqë kur u bëmë shokë.
Ishte kohë e ligë
kohë e pushtimit-diktaturës,
kur ne formuam grupin letrar
në qytet -në shtëpinë e kulturës.
Me vargjet qe shkruanim aso kohe
mes miqesh po krijonim ura,
u njohem me miku Halil Xani
Me mikun e ndjerë - Feriz Nura.
Nostalgji kisha shume
si me miqët në çdo takim,
kur ma dhurove librin Tuaj
me poezi me te reja "Tundim".
Unë librin tim "Fjalë me rrënjë"
me shpirt ta lëshova në dorë,
të dy zemrat tona vëllazërisht
rrahjet shpejtuan në krahëror.
Pijet e ftofta që porositëm
me kot etjën nuk ma tretën,
por etjën ma shou ky takim
qe s'do te harrojë tërë jetën.
Gusht 2011,Skënderaj
ORËT - MINUTA...
(Më rastin e takimit më
mikun Ramadan Xhinovci)
Gjysmë ore isha larg
nga qyteti Grenzach
e gjatë m'u duk rruga
për me ardhë më t'pa.
Edhe pse me vargje
u njohem n'Facebook,
si t'ishim miq t'vetër
- ashtu mua m'u duk.
Te etshem ishim për bisedë
për vargun - poezinë,
për jetën në mergim
për hallet për shqiptarinë.
U ndamë më urimet:
shumë suksese e fat,
më dëshirë qe herën tjetër
të jemi bashkë më gjatë.
Orët sa qendruam bashkë
m’u dukën shumë t’shkurta ,
ato s’ishin orë,po ishin minuta
TI JE...
(Shkrimtarit Riza Greiçevci)
Ti je,
Frymëzim për luftëtarin
- Vdekje për trathtarin.
Ti je,
Shqipja e flamurit
fjala e dhenë e burrit.
Ti je,
Bir i Drenicës
pushka e Azem Galicës.
Ti je,
Zemra e shqiptarit
shpirti i Adem Jasharit.
Ti je,
Gjaku i Fazlis
poet i luftës-poet i lirisë.
M I K E S
Nuk e di se si me vjen
para sysh shpesh moj Mike,
ti me kronin nën lajthi
- ne një kohë idilike.
Më dëshirë e merrja rrugën
për tek kroi nën lajthi,
zemra ime se si rrihte
sytë e mit tek t'shihnin ty
Netët e gjata te pagjumë
mendjën e kisha gjithmon n'krua,
si nuk gjeta një herë forcë
te të them sa shumë të dua.
Njëqind herë te mallkoj ty
njëmijë herë mallkoj vetën,
Për çdo ditë ishim n'krua
si s'e shuam një herë etjen...!
MALLË
S’e di pse sonte
N’shpirt kam kaq mall
Perjashtë i ftoht akull
Brenda digjëm zjarr.
Para Kullës t’Ajfelit
Kujtimet me marrin për dore
Me kthejnë ne atdhe
Ne tokën arbërore.
Me qojne në vendlindje
Me kthejnë ne femijëri
Ne kohën e skamjës
- Por , plot dashuri.
Me shetisin maleve
Majeve te shpatit,
Sikur dikur zbathur
Rrugëve te fshatit .
Me shetisin dhiareve
Krojeve me uji bilur
Fushave t’vendlindjes
Tek vrapoja dikur.
Ah,te kish mundësi
Sonte , Kullën e Ajfelit
Do e kisha ndërruar
Me një lis t‘zabelit?!!!
KUSH ËSHTË ELONA...
Unë quhem Elona
jam pesë vjeçare,
e lindur në Francë
por jam shqiptare.
Unë kam pak vjetë
por jam rritur si pip ,
i flas mirë tre gjuhë
Frangjish, gjermanish-shqip.
Po vijë para jush
dhe jam shumë krenare,
qe para shtëpisë në Francë
dalë në veshje kombetare!
P.S. Kjo voglushe (është mbesa ime) qe ja dha edhe emrin përmbledhjës
sime
te parë me vjersha për femije
ERDHËN HIJENAT...
(Rrënimit të lapdarit
të UCPMB-së në Preshevë)
Edhe një herë
hijenat erdhën,
jargë e ulurim
mbi shqiptarë derdhën.
Hienat e sojt
shkja - kaurr,
mllefin e vet derdhën
mbi lapidarin-gur.
Erdhën hijenat
si vampir-lugat,
herët tek ndahej
dita më natë.
Dhe shpejt ikën
në mes të zabelit,
se ato i frigohen
këngës së gjelit.
Erdhën hijenat
- si hajdut,
me vete morën lapidarin
ata harbut.
Kotë e hjeken lapidarin
që ishte një gur,
po emrat e heronjve
s'na i marrin kurr.
O kot e keni
ju oj hijena,
se emrat e tyre
(të skalitur)
në zemra i kena. — me Vjollca
Myftari dhe 48 të tjerë
ERDHËN HIJENAT... (Rrënimit të lapdarit të UCPMB-së në
Preshevë)
Edhe një herë hijenat erdhën, jargë e ulurim mbi shqiptarë derdhën.
Hienat e sojt shkja - kaurr, mllefin e vet derdhën mbi lapidarin-gur. Erdhën
hijenat si vampir-lugat, herët tek ndahej dita më natë. Dhe shpejt ikën
në mes të zabelit, se ato i frigohen këngës së gjelit. Erdhën hijenat - si
hajdut, me vete morën lapidarin ata harbut. Kotë e hjeken lapidarin që
ishte një gur, po emrat e heronjve s'na i marrin kurr. O kot e keni ju oj
hijena, se emrat e tyre (të skalitur) në zemra i
kena.
FJALAFjala nga gjuha rrëshqetmjer ai që s'e kalonnëpër zemer te vet.Kur
del nga gojanuk kthehet pas,qoftë e idhetapo plot gas.Kur fjala peshohetdhe
del me rend,fjala zë vend.Ka fjalë te kota qe sapo u hapët dera,i merr me
vete era.Fjala - zemrën lendonfjala - zëmrat sheron!
PAMJE DIMERI
Natyra ka veshur
fustanin e bardhë,
drunjët jan stolisur
me kostumin kristal.
Stalagtitet zgjatën
- nën qatia ,
fëmijêt rrëshqasin
më saja e skija.
Dhe pse është ftoht
dhe nuk bën nxehtë,
- dimeri e ka
bukurinë e vet .
Natyra ka veshur fustanin e bardhë, drunjët jan
stolisur me kostumin kristal. Stalagtitet zgjatën - nën qatia , fëmijêt
rrëshqasin më saja e skija. Dhe pse është ftoht dhe nuk bën nxehtë, -
dimeri e ka bukurinë e vet
KULLA - KALA
Kulla e JASHARAJVE
me themele prej guri,
mbi ty gjithmonë valoi
- kuq e zi FLAMURI.
Kulla e JASHARAVE
simbol i qendresës,
kulla e JASHARAVE
simbol i shpresës.
Kullë e JASHARAJVE
lumë qe t'ka vatani,
në ty u përkunden
Ademi,Hamza e Shabani.
Kullë e JASHARAJVE
lumë Shqiptaria qe t'ka,
dje ishe Kullë
- sot je KALA.
[image: KULLA - KALA Kulla e JASHARAJVE me themele prej guri, mbi ty
gjithmonë valoi - kuq e zi FLAMURI. Kulla e JASHARAVE simbol i qendresës,
kulla e JASHARAVE simbol i shpresës. Kullë e JASHARAJVE lumë qe t'ka
vatani, në ty u përkunden Ademi,Hamza e Shabani. Kullë e JASHARAJVE lumë
Shqiptaria qe t'ka, dje ishe Kullë - sot je
KALA.
TAKIMI NA NGELI PENG...
(Njė poet ,njė mik i mirė - na iku
humanisti,atdhetari - Adem Gjurgjeviku.)
Pse ike o vëlla i dashur
pa na thënë lamtumirë,
- ti shkove të Djellëza
në do ta kemi vështirë.
Kush do t'na fletas ëmël
më fjalët - sheqer,
mungesen tende o vëlla
do ta ndjejmë çdo herë.
Pikëllimin qe t'solli jeta
e mbajte për vete n'brendi,
për miqët rrezatove veç gëzim
gjithmon na fale veç dashuri.
Një plagë ma hape n'zemer
- në shpirt me le një brengë,
- pse ike o vëlla i dashur
- takimin na ngeli peng.
[image: TAKIMI NA NGELI PENG... (Njė poet ,njė mik i mirė - na iku
humanisti,atdhetari - Adem Gjurgjeviku.) Pse ike o vëlla i dashur pa na
thënë lamtumirë, - ti shkove të Djellëza në do ta kemi vështirë. Kush
do
t'na fletas ëmël më fjalët - sheqer, mungesen tende o vëlla do ta
ndjejmë
çdo herë. Pikëllimin qe t'solli jeta e mbajte për vete n'brendi, për
miqët
rrezatove veç gëzim gjithmon na fale veç dashuri. Një plagë ma hape
n'zemer
- në shpirt me le një brengë, - pse ike o vëlla i dashur - takimin na
ngeli peng.
MBESA IME DIONA
Duket porsi kukullë
por është e vërtetë,
kuptohemi mes veti
-edhe pse nuk fletë.
Eja i them të gjyshi
ajo tërhiqet zvarr,
duke shkuar barkas
- sikur t'jet ushtar.
Gëzohet tek e përgdheli
- sikur një drenushë
kur e puthi ëmbël
- në faqe e gushë.
Diona e vogël
i ka veç nëntë muaj,
mesi pres t'merr kembët
që me të te luaj.
Por s'do ta kem lehtë
as unë e as Diona,
për dashurinë tonë
po gjelozon Elona!
MIKUT ME KITARË
(Ismet Kadishanit)
Ishin kohë të vështira
- nën sundimin barbar,
kur e njoha djaloshin flokgjatë
- Ismet Kadishanin më kitarë.
Zërin e kitarës t'ia dëgjoi
edhe Tirana edhe Prishtina,
- tek luaje mbi telat e saj
në Skenderaj-buzë lumt Klina.
Atë që e kishin nis trimat me pushkë
- Dada Shotë e Azem Galica ,
Po e vazhdonit ju me shokë
pranë Shoqërisë Kulturo-artistike"Drenica".
Gurë i madh i kulturës
n'themel te kësaj shoqërie ishe,
t'mbahet gjalle kultura kombetare
- te vetmin qellim e kishe.
Tingujt e kitarës tende
ishin plumba për armikun,
- inspirim,vullnet e forcë
për trimat - për mikun .
Dhe,tash kur mbi flokët tuaja
- ka filluar të bie dëborë ,
kurrë s'e trathtove artin
gjithmonë më kitarë n'dorë.
- Mos t'u kalbëshin gishtat
gitarës gjithmonë t'i shkoftë zani,
- jetofshë sa jetonë Shqiptaria
O mik, o vëlla - Ismet Kadishani
ZGJODHI:SHABAN CAKOLLI
|