Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë - PËR TY DARDANË

PËR TY DARDANË

Poezi nga:
Shaban CAKOLLI
 


 

 

NDËRRIM KOHËSH

 
Kohët shkojnë
kohët vijnë
sa keq vlerën
që nuk ja u dijmë
kohët enden,kohët ikin
ato ndajnë natën me ditën
ditën me natë
rrëpatu,mos pusho asnjë çast
jeta është e shkurtër,nuk është e gjatë
dita që po shkon,një ditë e jetës më pak.

 

 
E URREJ NJËSHIN

 
Një bënë vetëm një
aj nuk mund të quhet dashuri
Njëshi që gënjen jetën
dashurohet me vetvetën.
Ç´kërkon shqierti
shohin sytë
dashuria duhet jetë vet e dytë
dashuri shumë lloje ka mbi dhe
dashuria kur kënaq epshet
një i ri me një të re
është një tjetër që kall veshkët
dashuria për Atdhe.
Dashuri që të ndezë mallin
shpirt e zemër të përvëlon
gembin hapur nga perendimi
rrënjët ngulitur n´Kosovë.

 

 
VETMIA

 

Vetmia brenë
nuk të lë të qetë
ajo ka folenë
në burgun e vërtetë.
Vetmia bëhet e pa duruar
kur të të jesh vetëm
dikush të kenë detyruar.
Por quditërisht,or miku im
nganjëherë vet,e kërkoj vetminë!
Se shpesh vetmia më lind frymëzimin
më ndihmon qetësia
të furi mendimin.

 

 
UNË DHE TI

 
Unë i vogël
ti i madh
por me mua
mos u tall
asnjë s´jemi
barabar.
Po e çmove vetën shumë
mbetesh më i vogël se unë
nëse din më shumë se unë
ruaje ate,mos u mburrë
dituria rrjedh si lum
dikush nxë më pak
dikush më shumë
kush mburret me vetvetën
ai mirë se ka kuptuar jetën.

 

 
PORTË DHEMBJESH

 

Sa te tmershme jane
mergimet
ikin  vitet,sikur stinet.

 
Mergimtaret ndezin epshet
ditet i palosin,si gjethet
ia qane hallet,esotemja
te nesermes!
Dhembje njera,i rrefen tjetres
mes tyre e Atdheut
kufiri i dhembjes.

 
Vitet larg Atdheut
ikin stine pas stine
nje fjalor dygjuhesh
ngulitë  në zemrën time.

 


 
Çetniket

 
Me thika te gjakosura
me fytyra te njollosura
krimet e tyre ugurzeza
meshehur ne mjekrrat e tyre te zeza
keto bisha mali
me fytyra prej djalli
pijne gjak shqiptari
kjo fare ulkonje
bredhin ne toke Kosove
nisin lojen e krimit
mbi zogj shqiponje
hedhin bomba prej qiellit
e rrezet ia shtrydhin diellit
qyqaret nuk njihen ndryshe
vrasin prapa shpine,neper qyshe
ushtronin krime,mbi femije dhe gjyshe
ishin   vetem djaj
ushtronin artin e krimit,te presin,vrajne
valle,si nuk u shkonte mendja?
Se  veten po e vrajne!
 

 

 
JETA

 
Jeta është
një prostitutë
herë e egër
herë e butë
të skllavëron,të zhytë n´lakmi
të privon,pa u bërë njeri!...

 


 
DALLGËT

 

Duke u përplasur
nëpër dallgë
dallgët më hodhën
shumë larg
Tani lëngoj e bredh
askush pranë s´më merr
mbrëmje dhe mëngjez
rrugëtoi pa adresë
me mall për ndeja shqiptarësh
rroj me Itakën e fjalës....

 

 
PORTË E LARTË

 
Në pamje dukesh Mis
në brendi ke strofuj gjarpërinjsh
të pa kulmëve ju bënë strehë
përditë ngapak i bre
më kot u jep bukë e ujë
si duhen më askuj
Athua:Çka fituam vallë?
Ikëm nga vdekjet
hymë në varr të gjallë!....

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .