Kish
lind për qengj para dhjetëra vitesh,
e kishte pjellë natën njëra nga
delet e gërxhafta. Mirëpo ky maluk,
kish edhe shumë do tipare të mëdha
lepuroshje. Menduan se i vogël
përngjan i tillë e duke u rritur, do
t’i marrë tiparet gjenetike adekuate.
Mirëpo qengji nuk rritej ose rritej
me trup por nuk shtonte nga mëndja.
E sa për tiparet adekuate, i kishte
por nuk kuptohej akoma ngatërresa.
Kur shkoi në
klasë të parë, mësuesi e pyeti për
emër e mbiemër… Emrin e tha disi por
për mbiemër se ç’e shtyri e tha: “Belepurka”,
mandej e përmirësoi, “Delepurka,
m’sus, Delepurka.”
Në të gjitha
dokumentet i shkruhet ky mbiemër për
gjatë shumë viteve, gjer sa erdh
dita e demokracive anëve të
Ballkanit. Atëherë dikush u tall me
të, por duke ia shtuar një aspirinë
helmuese edhe pse helmet nuk ia
prishnin fort stomakun e dosës që e
kish ky i ashtumenduar qengj por që
në të vërtetë, nëna e vet një dele e
ngratë, kishte ra pre e një
lepuroshi, në ahurin e vogël në të
cilin hyri ky lepurosh për të
vjedhur pak ushqim, dhe e ngjizi
delen… Po, po, u ngjiz me lepur edhe
atë nga ato veshë gjethëlakrre..!
Kështu lepur e dele nxorën në botë
një kafshë me karakter e zorrë dose.
Mandej si që përmenda më parë, me
dukjen e një lloj demokracie, ky
mahlukat i pagoi do harxhime të
deturueshme dhe ndërroi mbiemrin
sepse gjithë jetën talleshin me të
për që kishte mbiemër jo vetëm të
çuditshëm por edhe femëror. Do
“ecte” ndoshta pak sikur të quhej
Delepurku por..., Delepërka… E
pamundur të vazhdonte kështu e pra
ndërroi mbiemrin në Delepurko. E
pyetën, ca nga kureshtja, ca nga
habia se pse Delepurko e jo bile
Delepurku, u përgjigj me
inteligjencën e tij prej dose:
- Jo se
perëndimorët do më thuan
“Delepur-ky” kurse kështu do më
thuan “zotëri Del(e)porko” demek
ngjan pak si “capo”, apo si ndonjë
borgjez i rëndë, a po m’kuptoni
hehehe!
Dhe ky
mahlukat, vazhdoi rritjen me shtat
duke ngelur gjithnjë me tru dose dhe
andaj, punë, gjeste, sjellje i
kishte të tilla. Pa shokë të
përhershëm, pa miq të përhershëm pa
ideale të përhershme. Në të vërtetë,
ideal kishte të arrin rekordin me
sahanë të lëpirë. Lëpinte edhe do
alete të padronëve por edhe të
gjithë burrave vetëm sa për t’u
dukur disi se është dikush. Kish
edhe tipare qeni langosh, nga që i
ngjitej me çdo kusht njerëzve të
cilët i dukeshin pak të mëdhenj. Nuk
kishte lidhje as për moral as për
politikë as për fe e komb. Normal se
i ngjizur nga një bashkim i pa sens,
nuk mund të dilte tjetër përpos ky
që ishte.
Edhe sot e
kësaj dite do sharlatanë që
Deleporkos i duken të rëndësishëm, e
ngarkojnë me detyra hangari e ky si
dosa me krye në jashtëqitje, s’e
ndal hovin për t’u dukur i
rëndësishëm.
Kur dikush nuk
ia var veshin, hangariaxhiu iu
rreket mesazheve me celular. Eh, ka
nevojë t’i plotësoj vrimat e
megalomanisë së unit të stërshitur e
të shpërfytyruar që rrënjët i kishte
ndoshta edhe para ngjizjes! Nuk
dihet, disa herë jo vetëm tiparet
fizike por edhe ato shpirtërore
përcillen gjenetikisht. Mos të
flasim për edukatë familjare se
bisedohet këtu për hibrid kafshësh.
“Ani”, thanë
do burra të urtë kur dëgjuan se dosa
u shit edhe një herë , “jepni udhë
se kjo ndoshta ia zbut pak
komplekset e shpirtit hermafrodit.” |