POETI I DRITËS
(Ibrahim Ibishit)
Sa e errët sonte më
dukej dhe nata
Në errësirë përkuleshin,Prishtinë
e Kremenata
Në mes të errësirës,lavronte
një fjalë
Qiejve të Prishtinës,u
ndez një fanar
me vargje të ndritura,udhëtonte
rreth hënës
Dritë i bënë Gollakut,Malësisë
Së Dardanës
I vari fanarët,të
ndriçojnë malësitë
për një jetë të re,për
më tepër dritë
Vargu i tij,dritë
bilurit
Amanetin,pesha e gurit
Për dituri të brezave
kombit e flamurit.
E ndriti fort qiellin,i
ndezi kandilat
E vargjet e tij,i
ligjërojnë bilbilat
Ligjërojnë bilbilat,ngrohë
një rreze diell
Do vargje t´poetit,pë r"Varrin
në qiell."
Ligjërojnë bilbilat,unë
fort u përula
vargjet e poetit"Shiu
për këpurdha"
Ligjërojnë bilbilat,mbi
pallat t´Rinisë
vargjet e poetit"Kshtjella
e vetmisë"
Ligjërojnë bilbilat,tunden
fusha e male
vargjet e poetit"Trandofil
në varre"
Ligjërojnë bilbilat,në
freskinë e verës
për një"Kaqurrele që
vrapon pas erës"
Ligjërojnë bilbilat,malli
se ç´na ngriu
vargjet e poetit"Për një
Baladë Shiu"
Ligjërojnë bilbilat,me
za të kushtrimit
vargjet e poetit"Magjia
e Shkrimit"
Pena e poetit,k´to
vargje ka çpikë
e patëm mësues,poet dhe
kritik
Ibrahim Ibishin,ma të
mirin mik
Vargu përcjell vargun,nji
poemë e gjatë
nvendlindje t´poetit
n´fshatin Kremenatë
zbresin këto vargje,nga
vendi që e rriti
nguliten në faqe
t´revistës Nositi
Ishpalosë kujdesshëm kjo
Dardana nanë
krijuesit e shquar ,atje
në Gjilan
vargu përcjell vargun,sikur
riga shiut
n´Árs Klubin letrar të
Beqir Musliut
prej atje nuk ndalet,ndritet
fort si pishë
e ligjërojnë nxënësit
n´shkolla t´Hajvalisë
në klube e shkolla,në
Lidhje shkrimtarësh
buron n´trojet tona,ku
jetojnë shqiptarët
Ligjërojnë bilbilat,fluturojnë
për re
Ibrahim Ibishi ma nuk
është me ne
Jeta është si hije,që
shpejt përendon
je yll letërsie,ty vepra
t´jeton. |
|