Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5 6

LYPSARËT

Nga Demir Krasniqi

2015

Poezi

Sheshe , rrugë e trotuare –

Mbushë lypsarë edhe lypsare !...

Jehojnë zëra plot trishtim –

Kërkojnë ndihma  për ushqim !


 

Kot menduam se u çliruam ,

Kot menduam se fituam ,

Shtet sovran demokratik –

Ku s’ na shkelë asnjë armik !


 

Kot u gëzuam se erdh liria –

Vdesin njerëzit nga uria !

Vdesin njerëzit nga papunësia –

Rrojnë barkmëdhenjtë nga njohtësia  !   


 

Del n’ hotel me pi një kafe –

S’ mund t’i ndërrosh me shokë dy llafe !

S’ lanë lypsarët me i çelë sytë –

Kafe e çaj  t’ i lanë në fyt !


 

Nëpër kanta  e  kontejnerë –

Sheh n’ bërllok lypsarët e mjerë !

Rrotullojnë mbështjellëse kupe –

Mos po e gjejnë ndo ‘i  kafshatë  buke ?!


 

N’ treg të gjelbër kur t’ bësh me hy –

Sheh lypsare me foshnje  n’ gji !

-Aman vëllezër , bëni rahmet ,

Se po m’ vdes ky fëmijë i shkretë !


 

Nëpër sheshe e rrugë të gjata –

Sheh lypsarë lloj – lloj sakata !

Kush pa dorë e kush pa këmbë –

Kërkojnë ndihma plot me gjëmë !


 

Haj ,  medet për ne ,  medet –

Çka kem pritë e çka na gjet !

N’ këtë liri , demokraci –

Nuk gjejmë punë as me kaci !...


 

Gjilan, më 10.03.2015.    Demir KRASNIQI

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .