Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5 6

MYSAFIRË PËR INTERES

Nga Demir Krasniqi

2015

Poezi

MYSAFIRË PËR INTERES


 

Po të pyes , mixha  Zafir –

A po t’ vjen  ndo ‘i  mysafir ?

A po t’ vjen ndo  kush në derë –

Për me t’ pa e me t’ ba nderë ?


 

Po t’ tregoj drejt , more Hafir –

Nuk vjen kush ma mysafir !   

Mysafirët që po i pres –

T’ gjithë po vijnë për interes !


 

Unë i kam do mysafirë –

T’ gjithë janë t’ rregullt , burra t’ mirë !

Ata m’ vijnë se ma dinë huajin –

Nuk e lanë me kalua muajin !


 

I pari ,  m’ vjen gjithmonë prej KEDS-it –

Muaj për muaj , si  shitësi i KEKS-it  !   

Ia hapë derën – ma zë frymën ,

M’ kërkon pare t’ ia paguaj rrymën !


 

I dyti ,  mirë më shkon për  huaji –

Nuk e len me kalua muaji !

M’ kërkon derës t’ ia heq  shulin ,

M’ kërkon pare t’ ia paguaj ujin !


 

I treti ,  mik që s’ ia gjen shokun –

M’ kërkon pare  për  bërllokun !

Sa ma shpesh  që t’ vjen te dera –

Aq ma shumë ka me i ardhë era !


 

I katërti ,  me ardhë ish nisë –

Me m’ pru trustin e penzisë !

S ’ ma  kish ditë  derën e shpisë –

Ish drejtua me gisht  t’ kojshisë !


 

Gjilan, më 11.03.2015.    Demir KRASNIQI

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .