Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5 6

FRYMËZUESIT E KËNGËS SIME

Nga Demir Krasniqi

2015

Poezi
Kush m’ frymëzoi të shkruaj ma s’ miri –

Mësuesi  Pandeli Sotiri !

Kush m’ frymëzoi  telat  t’ia   dridhi –

Konstandin Kristoforidhi !


 

Kush m’ frymëzoi t’i këndoj Tugjecit –

Vepra  e Lasgush Poradecit !

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj vendlindjes –

Ndre Mjeda  përmes “Juveniljes “!


 

Kush m’ frymëzoi t’i  këndoi  ma  t’ dashurit –

M’ frymëzuan vargjet e Naim Frashërit !

Kush m’ frymëzoi t’i  këndoj  trimit  –

Veprat e  arta të  Naimit  !


 

Kush m’ frymëzoi  t’ i  këndoi venit –

M’ frymëzuan vargjet e Asdrenit !

Kush ma mësoi mjerimin e venit –

M’i mësuan vargjet e Migjenit !


 

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj trollit –

M’ frymëzuan vargjet e Fan Nolit !

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj  kapuçit –

Vargjet e Luigj Gurakuqit !


 

Kush m’ frymëzoi  t’ i këndoj Drenicës –

M’ frymëzuan vargjet e Faik Konicës !

Kush m’ frymëzoi  t’ i këndoj Kosovës –

M’ frymëzuan vargjet e Filip Shirokës !


 

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj Shkupit –

M’ frymëzuan vargjet e Çajupit !

Kush m’ frymëzoi t’i këndoj vatanit –

M’ frymëzuan vargjet e Ali Asllanit !


 

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj Diellit –

M’ frymëzuan veprat e Haki Stërmillit !

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj Hënës –

M’ frymëzuan ninullat e Nënës !


 

Kush m’ frymëzoi t’ këndoj  n’ dritë të pishës  –   

Vet “Lahuta...”  e At Gjergj Fishtës !

Kush m’ frymëzoi t’i këndoj Atdheut –

Heroizmat  e Skënderbeut !



Gjilan, më 11.03.2015 .    Demir KRASNIQI
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .