Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5 6

GJËMË E VAJ NË KRUSHË TË MADHE

Nga Demir Krasniqi

2015

Poezi

Marsi i Kuq , Nëntëdhjetë e Nëntë –

Ra Kosova n’ vaj e n’ gjëmë !

Gjëmë e vaj në Krushë të Madhe –

Gjak e lot n’ fusha e n’ livadhe !...


 

Vijnë çetnikët nga Serbia –

Tuj plaçkitë, tuj djegë shtëpia !

Kanë ngrehë armë e  kanë mprehë thika –

Presin djem e presin çika !...


 

N’ Mars ,  banë  shkijet çka kanë dashtë ,

Më 25 dhe 26 ,

Forca t’ mëdha  në Krushë  kanë hy –

Për t’ shfarosë njerëzit  e tij


 

Qindra ushtarë me çizme t’ rëndë ,

T’ armatosur deri n’ dhëmbë ,

N’ Krushë të Madhe paskan hy –

T’ djegin fshatrat shpi për shpi !...


 

Nxjerrin njerëzit rend me rend –

Prej një vendi në një vend !...

Vend  t’ përshtatshëm duke  kërkua –

Për t’i vrarë e masakrua !


 

Kanë bërë  krime keq e ma keq –

Kanë vra plaka e kanë vra  pleq !

Kanë vra  gra  e kanë vra burra –

Ka ecë gjaku porsi gurra !...


 

Kanë vra djem e kanë vra  t’ rinj ,

Kanë vra t’ reja  e kanë vra fëmijë !...

Kanë bërë  vrasje e krime t’ rënda –

Shumë fëmijë i lanë pa nëna !...


 

Kanë bërë  krime  zi e ma zi –

Shumë nënat i lanë pa fëmijë !

Kanë djegë  shpija tra me tra –

Shumë burrat i lanë pa gra !


 

Rridhte gjaku porsi gurra –

Shumë e gratë i lanë pa burra !...

Tym e flakë shkon mbi çdo shtëpi

Shumë motrat lanë pa vëllazëri !...

 

Tym e flakë shkonte n’ këto votra –

Shumë e vëllezërit i lanë pa motra !

Dogjën shpija  n’ flakë e tym ,

Shumë fëmijët mbeten jetimë !...


 

Kriminelët  duke u  krekosur –

Vijnë me fytyra të ngjyrosur ,

Me shamia ngjyra – ngjyra ,

Mos t’ iu shihet koka e fytyra !...


 

Kriminelët serbijanë –

I vranë mbi 200 krushjanë !...

Bashkë me Krushë e  fshatra rreth tij –

Vranë 241 !...


 

Në këto vrasje e  krim të  zi –

Kishte femra  , kishte fëmijë !...

Janë djegë 793 shtëpi ,

Janë djegë shkollë edhe xhami !...


 

Nga kjo  luftë me kasapi –   

Shumë familje  pa mashkull n’ shpi !

140 gra  t’ veja  n’ konak ,

502 fëmijë mbeten bonjakë !...


Gjilan, më 03.03.2015.    Demir KRASNIQI
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .