Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - Xhenc Bezhi - Poezi

XHENC BEZHI

POEZI

 

 

 

 

 

FILOZOFI I FACEBOOK-UT

Katër vjet n' shkollë “t’naltë" fillore,
kam pas klasën n' dytin kat,
n' fizkulturë jam kanë ma i miri
n 'landët e tjera askund ngatë

Pata dashtë me e krye filloren,
pse e lash, mos t'ju vjen seri,
vath në vesh, m' ka mbet një fjalë;
thoshin shkolla, s'të banë njeri.

K' tu n' facebook, kam hapë një zyre,
ditë e natë, mbrenda po rri,
kujt një like, kujt një koment,
shes me okë, mend e urti.

Nguten t' gjithë, me m'bamun mik,
m' ngjiten mbas si harrna gëzofit,
flas me vete, e qeshi me za,
jam ba kokrra e filozofit

në foto dalë kam n' derë të stallës
thue se i tretun jam n' mendime
i pafsha hairen fotoshopit
një raft libra kam mbas shpine.

Do po më thonë, a po i madh je!
Lavdet kund nuk kanë kufi,
vau, sa bukur paske dalë!
Me m' pa në terr ethet ti shti.

Sa herë t' shkruaj ndonjë send n' status,
t' gjitha ata që kanë besim,
mirë e di se pa e lexue,
m 'hedhin like fluturim.

Sikur veten, kam shumë shokë,
se s'ua sheh kurrë hairin shpija,
t' lumtë ata që nuk na njohin,
tujë cofë uni n' grazhd bagëtia.

QYTETARI

(Parodi)

Ka një vjet, n’qytet kam ra.
Me u thanë drejt, Zoti m’ka pa.
Nuk ka gjel me ma prishë gjumin,
tashti jetës po ia shoh lumin.

Si njerëz t’egjër jem kanë ba,
tue u çu herët, dielli pa ra,
sa te fusha, te bagëtia,
shkonte java pa m’pa fëmija.

Edhe gruaja ime e ngrata,
lott s’iu ndalshin sa ish nata,
kurrë s’e pa një ditë të bardhë,
i kish ardhë shpirti me i dalë.

Sa herë shkonte me mjelë atë lopë,
po ia derdhë tamblin përtokë,
dam po çote pedikyrën
e me bisht ia zhyente fytyrën.

Pak për grua, ma shumë për vetin,
e kemi mësy një dite qytetin,
arë e vneshtë tash djerr po i lamë,
t’mbjellin tjerët e na po hamë.

Marrë banesë kem në t’dhjetin kat,
edhe Zotit po i rrimë ma ngat,
pa shëtitë vend s’kemi lanë,
edhe n’ kino jemi kanë.

S’jam malok, as katundar,
tash jam ba unë qytetar,
t’gjitha punët më shkojnë per s'mbarit,
marr karrocën e dal pazarit.

Edhe një fjalë deshta me u thanë:
Shumë ma mirë hamall n’Tiranë,
se i pasun n’katund për jetë,
babë e nanë ku me kane mbetë.

POEMË MËRGIMI

Kush prej hallit, kush prej lakmisë,
ia kem kthye kurrizin shtëpisë,
e ia shtuem një gajle vetit:
Morëm rrugët e kurbetit.

Veç të dalim njëherë jashtë,
se krejt punët do bahen mirë,
tue mendue se qumësht e mjaltë
do t’i kemi darkë e sillë.

Po mërgimi s´ asht vend lojë,
ku shkojnë njerëzit me shëtitë,
siç e shohin do nga larg -
Humb gjithçka kur humb të ritë.

Mbrapa shpine i lamë prindët,
qe n´kujtese na mbetën prore,
n´minut t’ fundit s’u qemë pranë:
I lamë pleq, i gjetëm vorre.

Ka pasë thanë një plak n’kuvend
një fjalë t’ urtë, që mbahet mend:
“Dheun e huej, bir,ta tregofshin,
po në te kurrë mos të çofshin.

Po na erdh puna një ditë
Vendit tanë me i thanë këtu jemi,
a do të dalë kush me na pritë?
Vend për varr, a do të kemi?

Kur vajtoret t’nisin kujen,
po u shkoi mendja me vajtua,
dy fjalë në rend a mund i venë?
Kënd ma parë kanë me mallkue?

Një qind vjet rob të Serbisë,
pa i pas borxh e pa i pas hak,
tash e mbrapa rob të lakmisë:
na ka hy si drogë në gjak.

NANAVE  GJAKOVARE


Ma se një dekadë
gurrat e ballit tuaj
nuk shterruen.

Ma se një dekadë
shpresë-shterrun
pritnin.

Vendet bosh
rreth tryezës.

Ma se një dekadë
zani juej shesheve,
në vesh të shurdhët.

Derë të hapun -
as derë-dalje nuk gjetët.

Ma se një dekadë
Lokemëdhatë
dhe fëmijët jetimë
luftojnë me jetën,
për jetën.

Një thes eshtnash presin.
Eshtnat që tok’ e huej
s’i tretë.

Presin
në tokën tonë
të prehen.

Nanat gjakovare,
shiprtmëdhatë,
të zhuritunat,
forcë kanë
e thonë:

As anmiku mos e pastë
fatin tonë.

KY DIELL I PAKTË

As pranverë,
as vjeshtë;
as zgjuet,
as fjetë.

Pak verë,
dimën shumë.
Dielli i zbehtë,
portokall,
krejt pak dritë,
pa ngrohtësi,
yni i kuq all.

I ngrysun si kjo ditë
prej pune ,
drejt shtëpisë;
nata e jona,
dita e zotnisë

Kjo ditë
me diell të paktë,
më ndrydh,
gjak e lak,
një ditë ma shumë
asht
një ditë ma pak.

Për një kore bukë,
mundqarë
pse s’deshtem me lypë,
pak bukë
të ngjyeme në lot
e të lidhun
në grykë.

Rinia -
e trishtë,
përditë e ma e largtë,
e ardhmja -
e zbehtë,
si ky diell i paktë.

 LAKMI

Jeta
lakmi ia ka vdekjes
në Jakovë:

As dhunohen
vorret,
as Kryqat
thyhen.

Të gjallët,
hije mbi dhé,
të vdekunit
nën dhé prehen;
përmbi
lapidarë.

Ata që Atdheun banë
rrugëve,
pa krahë,
me paterica,
të heshtun –
të shpërfillun,
hije zvarriten
drejt vdekjes.

As frikë kanë,
as keq u vjen:
atje
askush
nuk do t’i shpërfill.

Në Jakovë
jeta
lakmi ia ka
vdekjes.

LAKURIQËT

Në buzëmbramje,
kur shuhet përendimi,
lakuriqët e natës,
që hanën kanë
për diell,
e hutin Zot,
ndërzehen.

Nga sytë u rrjedh
lot i huej,
vazhdë përfaqe.

Kur dita jetë merr
e rrezon dielli
sulen shpellave
t’ errëta
të shëmtimit.

Ditën
nxjerrin veç kryet,
me syza dielli,
se i verbon drita.

Të përzihen me flutura
andërrojnë.

 
PËR FILOLET E PREGADITI: SHABAN CAKOLLI

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .