Flokët
e gjelbëruar të pemëve
po zverdheshin, ndonëse
vjeshta ende nuk kishte
hyrë. Fundjava e fundit
e gushtit. Era
përdridhej e harkuar,
sikur do luante baletin
e princeshës vjeshtë. Në
celular më erdhi një
mesazh: "Përshëndetje
Lina,mund të takohemi
pas një ore tek kafeneja
me trëndafila”. - Ishte
profesoresha ime e
gjimnazit që më kishte
dhënë lëndën e letërsisë.
Takoheshim herë pas here
dhe diskutonim tema të
ndryshme, përfshirë edhe
libra të rinj që kishim
lexuar, duke harruar
edhe orën ndonjëherë.
Por ky mesazh seç kishte
diçka, që më la një
shije të hidhur. Ajo
ishte profesoresha që
shpjegonte dhe
diskutonte me shumë
pasion lëndën e saj.
Tani kishte dalë në
pension. Shtatori ishte
fillimi i shkollës dhe
ndoshta ajo kishte
ndonjë pengesë që lidhej
me jetën si pensioniste.
Bëra disa përgatitje të
shpejta për drekën dhe u
nisa tek kafeneja. Sapo
e takova, vura re
ndryshimin në fytyrën e
saj. Sytë i kishte të
përhumbur, pa energjinë
dhe qetësinë që e
karakterizonin. Pasi i
shtrëngova dorën e pyeta
menjëherë:
- Si je e dashur
Afërdita ?
-Eh, si më sheh...po ti
si je?...
- Mirë, -i thashë duke e
kundruar drejt në sy. -
Më thuaj çfarë të ka
ndodhur, se po më
shqetëson?...
-Ndaj
të thirra, të kam bijë,
motër, shoqe...
Nuk doja ta ndërprisja
për asnjë moment dhe e
lashë të vazhdonte.
-Ti
e di, këtë vit dola në
pension. Më mungon puna,
nxënësit, kolegët e mi,
por nga ana tjetër kam
kohë, dhe ia kushtoj
shtëpisë dhe leximit.
Ndiej një zbrazëti të
madhe dhe këtë e mbush
duke pastruar me imtësi
çdo gjë, aq sa u bëra
maniake e pastërtisë...
Po pastroja një ditë
bibliotekën e librave.
Aty kam shumë kujtime të
shkruara. Hapa njërin
prej tyre. Në një faqe
të zverdhur nga koha,
ishte një trëndafil
vjeshte. Kishte plot
dyzetëetre vjet brenda
në atë bllok kujtimesh.
Fletët e tij të thara,ruanin
bukurinë kur lulëzonte.
Nën fletët e trëndafilit,
kisha ngjitur një foto
të vogël. Isha
shtatëmbëdhjetë vjeçare,
kur ndjeva rrahjet e
zemrës për herë të parë.
Ai studionte mjekësi në
vitin e tretë. Unë isha
në vitin e tretë të
gjimnazit.Të gjitha
ëndrrat e mia u veshën
me portretin e tij. Sa
herë e shikoja zemra
mëdridhej si e trumcakut.
Kur më propozoi për herë
të parë më tha:
“Ndjenja ime valëzon si
temjani në qiell. Je e
vetmja ëmbëlsi që
shpirti më shtyn të rri
pranë teje. Tingulli i
zërit tënd më duket si
tingull engjëjsh, sikur
jam në parajsë. Aroma
jote më ka burgosur e
ndihem, mbyllur brenda
fletëve të këtij
trëndafili. Ti je drita
pa skaje në fletët e
burgut tim. A do të jesh
përgjithmonë e imja?”
A kishte lumturi më të
madhe se sa kur fotoja e
ëndrrës të bëhet zëri i
realitetit. Qielli i
kaltër fluturonte vetëm
për sytë e mi. Hera e
parë, që isha si e dehur
nga tingujt e ëmbël të
zemrës. e mora
trëndafilin për ta
ruajtur si hajmalinë e
dashurisë time dhe i
thashë:
-Ndërsa
ti je pranvera e
lulëzimit tim. A mund të
më mbash pranë përjetë?...
Qeshëm të dy dhe pas pak
kohësh vendosëm të
fejoheshim. Kisha
dëgjuar për vajzat që
dashuroheshin, të vuanin,
të ndjenin dhimbje,
ndërsa mua m’u realizuan
kaq lehtë gjërat, si me
shkopin magjik të Zanës.
Lumi i ditëve më dukej
me krahë, që ngjitej në
qiell e formonte
ylberin.U fejuam me
pëlqimin e prindërve.
Për prindërit e mi, isha
vajzë e vetme dhe ata
bënin gjithçka të isha e
lumtur. Mamaja e Ervinit,
ishte një grua
autoritare dhe e ftohtë.
Asaj nuk i pëlqeu shumë
kjo fejesë, por nga ana
tjetër nuk donte t’ia
prishte qefin djalit të
saj. Ndërsa babai i tij,
ishte një burrë shtruar
dhe i mirë, por ndihej
që ligjin e bënte gruaja...
Kaluam dy vjet me
diellin zbritur në tokë.
Pas mbarimit të
universitetit, atij i
doli bursa për studime
pas universitare në një
shtet të huaj. Të gjithë
u gëzuan, vetëm unë u
mërzita. Trembesha nga
largësia.Dashuria jonë
do ishte një provë për
të dy. Më shumë më
trembi edhe një
arixhofkë me fallin e
saj. Po qeshnim të dy me
zë, kur ajo u afrua dhe
na tha: “Dashuri, si i
keni emrat?... Ervin dhe
Afërdita, i thamë me të
qeshur... Diçka
pëshpëriti dhe u rrudhos…Foli
fjalë pa kuptim me zë të
zvargur: “Afër -
ditës, erëra-vin…stuhi…litarë
lotësh..”, tundi
kokën me keqardhje dhe
iku…. Atëherë nuk
kuptova asgjë . Unë
vajta në vitin e parë në
universitet për gjuhë-
letërsi ,ndërsa ai në
Francë. Pas pak kohësh
familja e tij nga
Durrësi u vendos
nëTiranë. Pikërisht tre
muaj pas largimit të
Ervinit, më merr në
telefon mamaja e tij e
më thotë: “ Ervini ka
njohur një vajzë tjetër
dhe është dashuruar me
të. Më vjen keq që
dashuria juaj ishte
thjesht kalimtare. Ti je
vajzë e mirë. Unë kurrë
nuk ndërhy në ndjenjat e
tij.Ti po vazhdon
shkollën, ke të ardhmen
tende.Harroje Ervinin.”...
Goja m’u mbërthye me
gozhdë çeliku. Dita dhe
nata që më dhuruan orë
ledhatuese, tani u bënë
shterpë. Dielli i
lumturisë lëvizi
tinëzisht nga toka dhe u
fsheh pas reve të
harresës.’’Si është e
mundur, me tre muaj
Ervini të më harrojë’’.
Për të ndërtuar një
imazh duhen netë të tëra,kurse
për ta vrarë, duhen
vetëm tre minuta. Ku
shkuan premtimet, ditët
e ëmbla që jetuam bashkë...
Shpirti im u plagos kaq
shumë, sa për ta
ringjallur duhej
vetëmnjë mrekulli. Zemra
ime u fundos thellë në
koma. Ai kishte vajtur
për specializim në
kardiologji, por harroi
që zemrën time e la të
sëmurë. Nukshikoja më
asnjë ngacmim nga djemtë
e rinj, që më dinin të
fejuar, nuk dëgjojaasnjë
kompliment. U mbylla në
vetvete. Pas shkollës së
lartë u emërova mësuese
në ndihmë të fëmijëve me
aftësi të kufizuara
fizike, derisa të më
hapej vendi si mësuese.
Iu përkushtova punës me
gjithë energjinë time.
Kur shikoja sa vuanin,
të veçuar apo të
ndrojtur, pa besimin se
mund të integroheshin në
shoqërinë tonë, bëja
ç’të ishte e mundur .
Çdo përpjekje e imja
ishte një sfidë dhe kur
arrija qoftë edhe një
sukses të vogël, për mua
ishte një fitore. E them
këtë sepse vetëm brenda
punës time unë gjeta “zgjimin”.
Kjo periudhë kohore prej
katër vjetësh, më
ndihmoi shumë t’i
shikoja gjërat më qartë
në jetë. Më pas kalova
mësuese në gjimnaz.. Pas
pak kohësh në familje
erdhi dhe më kërkoi një
djalë. Prindërit e mi
thanë se ishte një djalë
i mrekullueshëm. Në
fillim nuk doja, kisha
frikë, më dukeshin të
gjithë djemtë të pabesë,
dhe zemra ime më dukej
prej balte, që mund ta
shtrëngoje përfundimisht
dhe të plaste.
Por Sokoli me fjalët e
tij prej babaxhani më
bëri për vete. Doja t’i
tregoja gjithë historinë
time, deri në detajet më
të holla, porai më tha:
“Nuk dua të di asgjë.
Lejomë të jap atë
dashuri të pakufishme që
e njehj eta, të fshij
ato zhgënjime që të
solli ndjenja e parë, të
lumturoj ato dyshime që
kanë lindur brenda
zemrës tënde. Dua që
atje brenda shpirtit ku
ka vetmi të mbushet me
botën time, të jemi
vetëm unë, ti dhe
fëmijët që do vijnë
pas...Ndjeje zemrën
time, pyet zemrën tënde,
dhe më thuaj...” Dua
të mendohem, të jem
krejtësisht e sigurt-iu
përgjigja. “ Okej, ke
kohë, sa të duash, m’u
përgjigj ai.
Dashuria e tij e
shprehur thjesht, pa
fjalë të mëdha, pa
ëndrra të shpikura, pa
bujë ishte më e
mrekullueshme se sa ato
me fraza të stërmenduara,
që në fund dalin bosh.
Ervinin e lashë në një
cep të zemrës, pa e
fshirë dot krejtësisht,
por brenda saj,
ekzistonte një
pikëpyetje si grep...
Pranova të martohem.
Kush është ajo apo ai,
që do të jetojë pa
dashuri, pa familje, pa
një qëllim vetjak në
jetë. Sokolin e adhurova,
sepse tek ai unë gjeja
përherë qetësinë,
mirëkuptimin, sigurinë,
mbrojtjen, çdo gjë që
duhet nga cilësitë e
mashkullit për të
krijuar një familje
normale, për tërealizuar
ëndrrën e çdo vajze, për
të krijuar mëmësinë.
Më
lindën dy fëmijë vajza
dhe djali, të dy i
shkolluam dhe i martuam.
Kam kaluar mirë... Ai
kujdesej përherë për mua
dhe fëmijët. Pra ishte
një bashkëshort dhe baba
ideal. Po atë ditë që
kisha në dorë bllokun e
kujtimeve, po atë ditë e
pashë edhe në televizion
Ervinin... Thua
rastësia si për dreq të
ngacmojë dy herë
rastësisht zemrën. Ai
cep i vogël zemre që
kishte një pikëpyetje të
heshtur përgjatë viteve
më pushtoi sërish të
gjithën. Çdo sekondë më
vetëtinte emri i tij,
njësoj si atëherë... Nuk
i përmbahesha dot
mendimit, të shkoja t’a
takoja... Por në çastin
tjetër më vinte turp nga
vetja, turp nga mendimet.
Më dukej sikur burri im
kuptonte luftën që
zhvillohej brenda meje
dhe nuk dija kutë
fshihesha... Por nuk
zgjaste shumë. Përsëri
diçka fitonte brenda
shpirtit dhelufta niste
sërish. “O Zot, unë
çfarë kërkoj”... Sa herë
diskutonim novelat e
Cvajgut me nxënësit, më
dukej vetja një
personazh i tij, një
Henrietë apo një “Grua e
panjohur”. Sikur bota të
dinte mendimet e mia, do
thoshte:”Grua plakë,
pa mend në kokë, është
bërë gjyshe dhe mendja i
rri te dashuria. Me
siguri është çmendur nga
trutë”. Më zinte
inati për brenda. Si nuk
kisha forcë t’i ndaloja
mendimet. Unë, gjatë një
jete të tërë kam mësuar
të tjerët, kam dhënë
mendime dhe këshilla,
sot nuk mund të drejtoj
dhe të përmbledh
mendimet e mia. Netëve
më vinin mendime të
tmerrshme... Më dukej
sikur po paguaja një
taksë të rëndë që nuk e
mbaja dot... por kujt?...
shpirtit tim ?... Më
filloi pagjumësia dhe
kjo ishte më e keqja,
sepse mendimet nuk më
reshtnin. Atëherë
mendova se shërimi im do
ishte një bisedë me
Ervinin, që shpirti im
të qetësohej. E kisha
fare të lehtë të gjeja
celularin e tij pasi
ishte mjek menjë klinikë
të dëgjuar.
Vajta tek motra ime në
Tiranë, për nja dy-tre
ditë. Im shoq nuk më
pengoi. Mbylla një takim,
në klinikë dhe shkova,
natyrisht me mbiemrin e
burrit. Kur shkova atje:
“ Urdhëroni zonjë,” më
tha me një buzëqeshje,
që i ngriu në buzë...
Mua nuk po më mbanin
këmbët dhe u mbajta te
karrigia pranë. Zemra më
rrihte me një forcë të
madhe e gati më fluturoi
nga kraharori, sa mu duk
sikur forca e gravitetit
të tokës ishte zero dhe
u ktheva në ditët e arta
të dashurisë së parë.
Brenda syve të tij pashë
Ervinin e ri, energjik
dhe të shkathët, plotë
hare dhe buzëqeshje. Dy
sytë e tij si thëngjij
ndezën dy shkëndija dhe
një zjarr të padukshëm.
Kur ai u ngrit nga
karrigia të më mbajë,
era e padukshme dhe
vrulli, përcollën erën e
dashurisë së vjetër, që
edhe tani ishte po aq
fërgëlluese si dikur...
“ Mos je sëmurë?”,
tha me një shqetësim të
dukshëm... Nuk jam
sëmurë, por duhet të jem
e marrë, që erdha këtu,
i thashë duke e
vështruar në sy... Oh,
sa mall kisha...Për një
moment, pasqyra e
diellit që hynte nga
dritarja e klinikës, apo
loti i haluçinacionit
tim, vështronte me etje
djalin e dikurshëm. Ai
zgjati dorën te duart e
mia letargjike, që aq
kohë kishin pritur për
një takim. Kujtimet
zgjuan frymën e ajërt,
të kohës së përbashkët.
Buza m’u drodh dhe e
pyeta:-Si je, si ke
kaluar gjithë këta vite
?... “Si të them,
mirë, por edhe unë e
ndjeja të nevojshëm një
takim të tillë, por nuk
e mora guximin. E di që
ke shumëpikëpyetje...E
di që nëna ime të mori
në telefon e të tha se”kam
rënë nëdashuri me një
tjetër”. Por si mundej
zemra ime të kryqëzonte
diellin? Si mundet një
muzg i lyer me dritë ti
përngjante dritës?... Si
mundet melodinë e zërit
tënd ta ndërroja me
megafon sorrash?...Si
mundet aromën bio të
pranverësta ndërroja me
një esencë parfumi
lajkatar? Unë nuk kisha
asnjë vajzë tjetër.
Shpirti im të përkiste
vetëm ty. Nëna ime më
tha të njëjtat fjalë
edhe mua për ty. A e di
ç’do të thotë të
vështrosh diellin, e mos
të ndiesh ngrohtësi, të
vështrosh yjet, të jenë
pa dritë. Jeta të bëhet
monotone, dhe ekzistenca
e kotë... Pyetja“përse?”,
më ka munduar shpirtin
si një demon. Çdo gjë
mund të formatohet në
jetë, por jo shpirti. Dy
shpirtrat tanë vuanin “përse”,
vetëm nga nëna ime. Ajo
s’të ka dashur asnjëherë.
Kishte zgjedhur të bijën
e zëvendësministrit për
mua...Këto gënjeshtra i
zbulova shumë vonë. Ajo
kishte përgatitur
gjithçka me kujdes...U
martova me atë vajzë,
kur mbarova
specializimin. Në atë
kohë të gjitha femrat
për mua ishin njësoj. Në
jetë kisha çdo gjë, një
grua të mirë, fëmijë,
para,karrierë, por nuk
kisha atë zjarr dashurie
që ma dhurove vetëm ti.
Gjithçka e dëgjova
rastësisht nga goja e
nënës, teksa bisedonte
me të motrën,
rastësisht.Atëherë ti i
kishe dy fëmijët e
vegjël. Sa herë ju kam
parë tek shkonit në
park. Ti qeshje e lumtur
me burrin tënd. Ndaj
mendova ti lë gjërat në
ato realitete që jetonin.
Nuk të fola asnjëherë,
të mos shkaktoja një
vuajtje tjetër...
Pavarësisht se e dija që
ti pyesje vetën “përse”.
Shpirtrat tanë vuajtën
njësoj nga një
gënjeshtër, ndaj unë nuk
e fala nënën kurrë...”
Nga sytë e tij rridhnin
lot, si nga sytë e
mi.Qielli m’u rrotullua.
Ajo pikëpyetje, tani u
shkri, ai s’kishte pasur
asnjë faj. Jetët tona u
ndanë pa fajin tonë...
Desha ta zbraz edhe unë
lëmshin e ndjenjave qe
me ishte mbledhur prej
kohesh dhe i thashë:
Tani u lehtësova, ti nuk
më tradhtove dhe paske
përjetuar të njëjtën
gjendje si unë... Nga
ajo telefonatë çdo gjë e
bukur u zhduk si me
magji. Më dukej vetja e
braktisur në mbretërinë
e Hadit. Nga një dritare
vetmie shikoja qiellin
që shkundte rrugicën e
pluhurt lart, diellin me
zjarr lugatësh dhe botën
të shkretuar. Për një
kohë të madhe zemra ime
rrihte me krahët e
stuhisë dhe ishte
internuar në luginën e
lotëve. Doja të të
urreja, por nuk mundja.
Doja të të takoja vetëm
një herë, por isha tepër
krenare, më dukej sikur
do përulesha si lypsare...
Të dy ishim krenarë, të
dy u lënduam, të dy qamë,
të dy vazhduam jetën.
Ai m’u përgjigj në çast:
“ E dashur Dita ime,
do jepja gjithçka për të
kthyer kohën pas, por
njeriu është një krijesë
sa i fuqishëm për të
dashuruar, po dhe aq i
pazoti për të mbyllur
plagët e hapura të
shpirtit. Më
ngushëllonte mendimi që
ti kishe një jetë të
denjë, ashtu si të
takonte”. Unë
vazhdova më tej: “Er-vin...
Era ishte ngushëllimi im
në pikëpyetjen e emrit
tënd. Ajo më parë kishte
shkuar në flokët e tu
dhe çdo fije e bardhë
floku është zbardhur në
përkëdheljen e saj, ti
ishe brenda shpirtit tim
dhe shpirti im tani u
qetësua. Në sytë e tu
shikoj pasqyrën time.”
-i thashë. Por dhe ai
nuk po e ndalte dot
pasionin e shprehjeve të
tij: “Afërdita ime,
lotët që rrjedhin nga
sytë e tu, janë si
trëndafilat e vjeshtës.
Farat u mbollën në
vjeshtë, por asnjëherë
nuk lulëzuan me gonxhe...
dimri i egër i la një
vend të vogël viteve për
të kujtuar se ata dikur
lulëzuan...” Ai më
përqafoi si dikur, duke
e ditur se kishte një
zjarr të heshtur para
tij,ndonëse e ndezura
nuk kërciste…Ndjeva atë
mall për atë kohë të
humbur, atë aromë të
trëndafilit vjeshtor,
deri në filtrat më të
hollë të mushkërisë. Por
rrymat e logjikës sime,
nuk më linin ta
përjetoja plotësisht atë
ndjenjë të dikurshme.Një
puthje e lehtë në buzë
ndezi një dritë, që
fluturoi lart, ndoshta u
bë ylli i lamtumirës.
Shpirti im më në fund,
gjeti prehje. Vështrova
për të fundit herë,atë
zyrë të ndarë nga dhoma
e aparateve, ku uleshin
me qindra pacientë për
të testuar zemrën. Ky
ishte testi më i madh
njerëzor. M’u duk se
sytë e tij të mjegulluar
nga lotët e mi, ranë
përtokë që të mos
rikthehej furtuna e
dashurisë së kaluarës
mbi fëmijët tanë...
-Lamtumirë,- i thashë, që
të mos dënesja dhe ika.
Duke përtypur shpjegimet
e nevojshme të
pikëpyetjes sime, zemra
ime hoqi grepin e
mundimshëm të viteve.
Mora autobusin dhe ja ku
jam. Më bren
ndërgjegjja.Asnjëherë në
jetë nuk e kam gënjyer
burrin tim...
-Besoj se ai
do të kuptojë,- i thashë,
-ti qetësove shpirtin
tënd nga një pikëpyetje
që qëndroi një jetë
brenda shpirtit. E
përqafova dhe u ndamë.
Pasdite
Afërdita më mori në
telefon:
-
Jam e lumtur,- më tha-
Unë doja t’i tregoja çdo
gjë me hollësi burrit
tim dhe e bëra. Ai më
përqafoi dhe më tha: -
Kam besim tek
bashkëshortja ime, di se
ç’farë kam zgjedhur, kur
do të dalim pasdite?...
-Më
lumturove dhe mua, moj
mikeshë e dashur,- i
thashë, - mirupafshim së
shpejti!..