Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - CIKËL POETIK

Fadil Shyti: Poezi

 

Fadil Shyti

 


 

 

"DITA" IME TRAZIME! 

Zgjohem herët, rrallë respektoj orën, 
Kurdisja të cingërojë, t´mos e humbi kohën... 

Zgjohem, shpesh,-rrebesh me shqetësime... 
Ah! Një natë në ëndërr paskam klithur: 

"Mbahu o burrë,-nuk dorëzohemi kurrë, 
-Të fortë, shumë të fortë, jemi ne, 

Askush nuk mund të luajë me fatet tona, 
Miliona Shqipo e Shqipe, jemi mbi dhe”! 

E filloj ditën me kafen e hidhur,-si dikur... 
E shijonin burrat e moteve... 

Eh! Jetën e kishin zakonisht "të ëmbël", 
Me bukën kollomoqe,-trohane me tambël! 

Ashtu, vrerin e ka robëria, 
Siç shpërthen me egërsi,-bolla, 

Ata, dishepuj zemra-flamuj, 
Kur stuhive qëndruan, 

E, kurrë nuk ndaluan!... 
Maje maleve, luftuan me krenari, 

Me ato t´lumet grykëholla, 
Me ato penat-drita, në shkolla!... 

Nisem në punë,-furtunë, 
Duke rrahur rrugët e botës, 

Në valët e jetës drejt së VËRTETËS, 
Nuk mposhtem,-jam si uragani! ... 

Unë, qiriu i Shqipërisë, 
Unë, luftëtari me penë, 

Bir i devotshëm,-kurdoherë, 
I pathyeshëm,-për lirinë e Kosovës! 

Puna në vend të huaj, 
Madje, qoftë dhe në zyrë, 

Nuk më sjellë, qetësi, as ngazëllim... 
I hapi krahët si Shqipo,-në përditshmëri... 

Vërsulem horizonteve,-drejt vendit tim!... 
Vargjet e mia, si re me vetëtima... 

Vringëllojnë, ndeshen me kuçedrat, 
Tërbuese,-me kthetrat e kohës, 

Unë, i papërkuluri ndër vitet stuhi, 
I brumosur-çelikosur, me idetë-pavdekësi... 

Të strategut,-Gjeniut, Enver Hoxhës! 

Kështu,-e, jo me shumë ndryshime... 
Rrokulliset "Dita" ime, pjesërisht në mërgim... 

Me kujtime e shqetësime-përherë, 
Me sy vigjilentë e zemrën rrebeshe, 

Andej, kah ndiej dashuri e nder!... 
Andej, kah dheu i Shqipeve,-vendi im! 

E kush ju tha, -se jam i tëri në mërgim?! 
Sa keq paska gënjyer,-kur ka trilluar!? 

Ikën 21 vite, kështu "Ditët Jetësore",-përjetoj, 
Vetëm trupin,-me dhunë e kam të internuar... 

Por, jo dhe shpirtin flakadan-partizan, 
Kur për Atdheun tim frymoj e veproj!.. 

Më 4 Korrik. 2013 

JAM PËRPJEKUR! 

Jam përpjekur t´i pres qershitë, 
Lulëbardhat e tyre, -t´i hedh në ballë, 

Anipse më digjnin, duke pritur ëmbëlsitë, 
Jeta nuk qenka,-parashikim i rrallë?! 

Jam përpjekur t´i pres rreze-dielloret, 
Herak i përjetshëm, i zgjuar me agimet e kuqe!... 

Në kopshtin tonë, luftoja,-të mos lejoja, 
Të futen ujqër, derra e dhelpra... 

-E dija, se do vinin të maskuar, "engjëllorë"!: 
Me të tjera lëkura,-kur duken si buzëkuqe!.. 

Jam përpjekur, pandalshëm si vullkani, 
Të sfidoj pa mëshirë,-mashtrime e tradhti: 

Kudo qofshin ato,-nën maskën dashuri, 
Kur brenda tyre zienin,-urrejtjen verbëri!.. 

Dhe, përpjekjet e mia titanike, 
Kurrë përjetë, s´do t´i ndali, 

Ashtu më thërret fryma e trollit, 
Ashtu më zgjon, më mëson ideali!... 

Më 4 Korrik. 2013 

VËSHTIRË! 

Vështirë të ikësh nga kjo botë, 
Ndofta papritur, në gjumë,-ashtu kot!... 

Kur Atdheu kërkon, të jemi zgjuar, 
Kur Atdheu është i varfëruar,-i ricopëtuar! 

Atij i duhen forcat,-ndihma jonë e pakursyer, 
Kur armiq e tradhtarë,-keq e kanë mbërthyer! 

Vështirë, është kur dora jote,-sa duhet nuk mbërrin, 
Ta çliroj të bekuarin,-t´i dhuroj begatinë!... 

Atdheu,-sikur po na ikën nga duart, si margaritar, 
Po rrëshqet si shkëlqim vese,-kur po emigrojmë, 

Brezni të tëra ikën,-e, po ikin larg, shumë larg... 
Fatkeqësinë tonë,-ende s´po e kuptojmë!... 

Vështirë është të ikësh nga kjo botë, 
Me zjarrin në gji,-mallëngjimin për Atdhe, 

Forca, qëndroni vëllezër e motra! 
Rrini atje,-mos gaboni,-si gabuam ne! 

Vështirë është të ikësh nga kjo botë, 
Kur të huajt të rrethojnë,-pa qofshin engjëj,-miq, 

E di fort mirë se,-vështirë është jeta në Atdhe, 
Kur popullin e sundojnë,-të pangopur e të liq!... 

Forca, qëndroni vëllezër e motra! 
Godisni pamëshirë -ata që po ju dëbojnë, 

Politikanët "demokratë", anakistë, 
Renegatë dhe titistë,-po majmen, 

Me gjakun, lotët dhe djersën tonë, 
Pangopshëm,-si derra e si buaj, 

Shpartallimi tyre,-krenaria jonë! 
Shpartallimi tyre- është shpëtimi juaj! 

Sot, t´i godasim pamëshirë!... 
Shpartallimi tyre,-FITORJA jonë, 

Neve na degdisën, juve u katandisën..., 
Me turpe-krimet e tyre,-neveritën botën, 

-Dhe, ah sa të poshtër që janë, 
Pa fije turpi, o pendimi: 

Si laviret,-netëve të errëta , 
Na e kërkojnë votën! 

Sot, t´i godasim pamëshirë!... 
Atdheun ta bëjmë,-të përparuar e të lirë! 

Hemorragjia mërgimtare-vrastare, 
Keq, shumë keq,-po na zvogëlon!... 

Ah! Sot t´i rrëzojmë nga fronet... 
Fatalistët, disfatistët, " tonë"! 

Kjo humbje jona, a nuk ju tmerron?!!! 
Ah! Nesër, do të jetë,-tepër vonë!... 

Më 14 Qershor. 2013 

KURRË! 

Kurrë nuk na shteroi gjaku, 
Kurrë nuk na shteroi loti, 

Kurrë nuk na shteroi qëndresa, 
Në rezistencën tonë,-besa-besa! 

Me ide çlirimtare, 
Me ide Kastrioti! 

Kurrë nuk na shteruan forcat, 
Me këtë Flamur Nderi, 

Amanetin se tretë Toka, 
Nga Bacë Enveri! 

Stoik,-stuhive ndë mote, 
Ka qëndruar, -e po qëndron, 

SH Q I P T A R I! 

Zjarrin e lirisë e ruan në gji, 
Nga i madhi, Adem Jashari! 

Shekujve,-kështu qëndruam, 
Shekujve,-që do vinë... 

-Dhe, mund të qëndrojmë, 
Gjer në Fitoren e madhe... 

Një ditë Diellore,-fatbardhe, 
Me çdo çmim,-do ta realizojmë!... 

Më 28. Qershor. 2013 

“NUK PO DIHET”!?!? 

Sa "mrrrrrrekulli", në "Demokraci"! 
Nuk po dihet, kush është Djall, 

E kush Engjëll,-me yll në ballë! 
Ay, për Atdheun luftoi,–pa ndalë!... 

Nuk po dihet, kush është atdhetar, 
E kush tradhtar, anipse për armiqtë, 

Mashtroi, kafshoi, tradhtoi, 
U maskua, iku,-e lehu si langoi!... 

Nuk po dihet, kush është hajn, 
E kush punëtor, me punë djerëson 

Rropatet ditë e natë,-me kazmë në dorë! 
Nuk po dihet, kush është i ndershëm, 

E kush është horë!.. 
E kush mizor!... 

Nuk po dihet, kush është zot shtëpie, 
E kush mysafir,-BOTA,-e flashkët e zgjidhur, 

Bota u bë,-si bushtër pa zinxhirë!... 
"Njerëzimi",-u bë si pela e pa fre!. 

Lumë për ata, që ranë dëshmorë, 
Ranë si heronj e heroina, 

E, nuk po e shohin,-as po dëgjojnë , 
Këtë botë me gjakësorë, këtë botë me cofëtina! 

Po sillen si hije, renegatë, psikopatë,-qyqarë, 
Pacifistë titistë, tradhtarë,-trutharë… 

Duke u puthë,-e dialoguar-zezuar, 
Me shkijë e shkina, kudo mbi dhe... 

Atdheu, po ricopëtohet, po varfërohet, 
Mjerë, tmerr e zi,-për ne!... 

Për Filolet:,zgjodhi: Shaban Cakolli

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .