Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - “Bashkëbisedim me veten”

Cikël poetik nga Arqile Gjata “Bashkëbisedim me veten”

Zgjodhi për Filolet:

Shaban CAKOLLI

 


Shaban Cakolli

 

Cikël poetik 


‘’Bashkëbisedim me veten’’

 

 

NJERËZIT E TOKËS TIME

 

I zhveshur,

jam në luftë me të ardhmen.

Të gjithë kemi harruar të qajmë,

na i vodhën lotët

njerëzit e tokës time.

 

Arqile Gjata

E ÇUDITSHME

 

Ata që ikën,

i quajta të gjithë të vdekur.

Më vijnë si dritë

nga dritaret,

mes tyre është dhe ajo…

Ja dhe motra!

E çuditshme,

s’paskeni ndryshuar fare,

ju mbaj mend!
Uluni, të shkëmbejmë urime!

***

Mos ikni,

ku shkoni!?

 

GJITHËSIA

Në ajrin e sëmurë

u plakën idetë,

deti u thinjë deri në rrënjë

pikë loti nuk ka në sy.

Veç zogjtë jetojnë të lumtur.

 

FSHEHURAZI, BINTE BORË 

 

Ajo,

u shkroi letrën e fundit

nënës dhe shokëve.

Në të gdhirë sy më sy me xhelatin,

jeta e saj lëkundet në lak të litarit.

Mbi kalldrëmin e akullt

një palë nallane druri…

Dy malet e hirta,

qyteti i gurtë mbyten në lot.

***

Në ajër është ende aroma

me duar të shtrira drejtë dritës.    

 

PA TITULL

 

Do t’ia dërgoj qiellit të kaltër

mesazhin:

-Rrallë qeshin buzët e vendit tim.

Sa mure i rëndojnë mbi kraharor,

e unë i kam duart të mbushura

me dëshira!

Është bukur të mendosh,

qofsh i begat vendi im! 

 

AJO KOMPOZON DRITË

 

Sapo lind dielli

ajo,

ngre zërin zbukuruar me vegime

mëngjesore.

Së brëndëshmi e praron fytyrën

në një sifoni kompozuar

nga zogj fluturues mbi ylber.

Ajo dita ditës dhuron dritë

në një lëndinë me lulëkuqe

ku miq ka përherë në sytë e saj.

Tingujt shkojnë larg

tej mbulesës së bardhë të trupit

e një pëllëmbë më lartë

zemra  rikompozon  dritë të kuqe.

 

 

KUR E SHËMTUARA

            RRUGËN TË KA ZËNË

 

Ç’më tha e nesërmja…!

E shëmtuara

ju ka zënë rrugën e stinëve.

Do ecësh,

do lodhesh nga fajet e të vdekurve.

Nga frika turp mos ki,

gënjeshtrën  kyçe,

e porta hap!

Vëzhgoji

grindjet e njerëzve ,

mos i puthë,

kryqëzoje urrejtjen në vende të pa shkelura.


 

Per filolet,,zgjodhi:Shaban Cakolli

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .