Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - SILKE BLUMBACH-MIKE E CILA SHKRUAN DHE FLET SHQIP

SILKE BLUMBACH-MIKE E CILA SHKRUAN DHE FLET SHQIP

Shkruan:

Shaban CAKOLLI

 


Shaban Cakolli

 


Poetja Silke Blumbach
Kush nuk e njeh gjermanen e cila shkruan shqip, znj.Silke Blumbach? Ajo është mike e ngrohët për njerëzimin, është intelegjente e pazëvendsueshme, shkrimtare, poete e përkthyese e shumë gjuhëve të botës,mbi të gjitha shkruan shqip.Silke Lirie Blumbah,u lind me 13 dhjetor 1970 në Göttingen të Gjermanisë në një familje të arsimuar. Nga mosha e re fëmijërore i pëlqeu të shkruaj poezi.Ajo shpejt mësoi gjuhën shqipe dhe me mjeshtrinë e saj prej vargu dëpërtoj dhe u bë shpejt e njohur si poete në gjuhën shqipe,

 

Si e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër  me poezi në  anglisht,veç në gjuhën shqipe krijimtaria e saj u botua edhe në gjuhët rumune, boshnjake,indoneze, kineze.frënge, spanjolle, gjeorgjisht, hungarisht etj.... Krijimtaria e saj u botua në shumë revista e gazeta letrare në Europë,në Shqipëri e Kosovë.Silke jeton në Berlin,e lidhur fort me viset shqiptare ku është shpesh e pranishmeSilke Blumbach ka dashuri shpirtërore për njerëzimin,shkruan nga zemra,është shpërblyar disaherë për krijimtarinë e saj,kohë ka punuar në Kosovë e jetuar në Shqipëri.Ne krenohemi me miken Silke,unë personalisht e kam takuar para 12 vitesh në Hagen të Gjermanisë,në manifestimin e pesëvjetorit të revistes "Doruntina",ku mikja Silke qe shpërblyar nga kjo revistë.Aty kam pasur rastin  të e njoh personalitetin e saj prej mikes të çmuar,intelektuale dhe poete  e vlerës,e cila më ka lënë mbresa.


 

Sii e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra 

me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër 

me poezi në anglisht.

• Dyzet vdekje në Sarandë, Tiranë 1999

• Karavela e fundosur, Tetovë 2002

• Lumi që rrjedh drejt burimit, Tetovë 2007

• Ditari i një kthimi, Tiranë 2010

• Beyond the Bows of the Heart, SHBA 2012

Thënë drejt ajo mund të ketë botuar edhe libra tjerë për të cilat ne mund të mos kemi njohuri.


 


 

Ajo është e nderuar edhe me disa çmime tjera:

 

2001 - Çmimi '' Qiriri i 

Naimit '' nga Festivali i poezisë '' Ditët e Naimit'', Tetovë,

2003 - Çmimi 

'' Flaka e Janarit '', Gjilan, Kosovë

2005 - Çmimi i krijimtarisë '' Naji 

Naaman'' në Liban.


 


 


 

KARROCA GURI

kuajt e mi

kanë ikur

duke fikur

dritën

nuk i gjej dot më

në terrin kozmik

ju

i keni zënë

në një pallat të mrekullueshëm prej guri

nga nuk do të arratisen më

ku ne nuk do të jemi kurrë më


 

Në Gjermani ishte anëtare aktive e shoqatës letrare ''LitOff'' (Ofansiva letrare ) në Heidelberg. Botoj tregime dhe poezi në  antologji e revista.është antare e Lidhjes së Shkrimtarëve në Shqipëri.


 

Letërsia jonë na ka lidhur me ura miqësie ndërmjet kulturave e kombeve,këtu edhe e njoha miken  Silke mes artit dhe letërsisë,të cilës i dëshiroj shumë shëndetdhe suksese të mëdha në krijimtari.


 


 

RRËNIE

i refuzova rrënjët

dheu i errët dhe i lagësht

më mbyste

e parrënjë isha

më shumë pluskoja sesa fluturoja

tregomë përsëri për atë vend

ku rrënjët luhaten lirisht nëpër ajrin

dhe lëkunden nga ujëra miqësore

të lira për të zgjedhur

të thithin ushqimin e dheut

ose të ndizen në zjarrin e diellit32


 

duke bashkuar elementet

dhe duke i shndërruar

në jetë

rrënjë të tilla

mund të jenë të miat


 

pa dritë

këtu unë do të

shkoj në shtëpi

pra le të jetë

karroca ime guri


 


 

BUDA DHE BUJQTË E ORIZIT

ai na tha që

ne e kuptojmë më mirë

rrugën e mesme

këtë e duam

as thatësia e fushave tona dhe gojëve tona

as vërshimet që marrin kasollet tona dhe sjellin sëmundje

as vdekja e ajrit dhe zjarrit

as vdekja e ujit dhe dheut33


 

as vdekja e tepër pak

as vdekja e tepër shumë

nëpër fushat tona të vogla orizi

shkelim një rrugë të tetëfishtë


 


 

ZEMRA E HANUMANIT

duke mbledhur

copat e shpërhapura

të shpirtit tim

do të hyj

në zemrën e Hanumanit

në Rourkela

furrnalta më e nxehtë

për transformimin

më të thellë

që djeg

gjithçka

që nuk është Zoti

vetëm metali i lëngët

më i pastër

do të mbetet

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .