rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Kur heshtja hesht

  Shkruan:
Bujar Ploshtani
 
Heshtja ndonjėherė ėshtė nxitje, ndonjėherė maturi intelektuale, dhe ndonjėherė revoltė. Kur heshtja hesht ndodh atėherė kur gjėsendi apo trupi fizik nuk zhvillohet normalisht drejt njė progresi tė nevojshėm duke hasur nė rezistencė akute pėr ta ushtruar veprimin pėrkatės, andaj pėrfiton njė vullnet vakum qė ėshtė jashtė ēdo zhvillimi tė mundshėm natyror. Pra, nxit revoltė kundrejt ēdogjėje tė hidhur. Paraqitja e saj ndodh atėherė, kur ēdo lloj procesi natyror i cili nuk arrin tė kėmbehet lirshėm si pasojė e njė zhvillimi tė nevojshėm mbi planet dhe realitetin njerėzor... Mosrealizimi i ēėshtjes apo fenomeneve tė dėshiruara nxit revoltė, ndėrsa revolta shtyn drejt heshtjes qė zbeh gjithēka duke tė shtyrė me mjete tė dhunshme tė heqėsh dorė nga planet vetjake. Plani i dėshiruar nė qiell, njeriu nė tokė, ky ėshtė ndryshimi qė sjell heshtjen, atė qė tė detyron tė shmangėsh nga gjithēka. Njeriu shpirtėror kthehet drejt mureve tė tij dhe humb ēdo guxim sapere aude ndaj natyrės fizike. Kjo heshtje godet nė drithėrimat shpirtėrore duke tronditur forcėn intuitive dhe dashurinė shpirtėrore, pasi vetėm kėshtu ambiciet pėr jetė fatlume bien nė humbėtirė tė zakontė, dhe humb ēdo shkėlqim pėr vullnet tė domosdoshėm ndaj jetės. Dhe heshtja mbulon fjalėt, por jo dhe drithėrimėn shpirtėrore. Ka tė bėjė me njė zhgėnjim totalisht tė forcuar, qė rėnon muret e kėsaj ekzistence tė brishtė. Nė marrėzi tė kėtij nėnqielli, dashuria dhe liria tė themi me nėnfjalė nuk na krijojnė dot jetė tė pėrsosur, por mbeten mė shumė njė tendencė drejt kėtij rrugėtimi transit tonin qė ndėrlikojnė sistemin tonė shpirtėror kundrejt qėllimeve dhe ideve tona vetjake. Brenda fjalės “dashuri” mbase ne pėrjetojmė sfilitjen apo vuajtjen; brenda fjalės “liri” mbase ne pėrjetojmė shtypjen dhe fatin. Dhe heshtja mbulon fjalėn, dashurinė, ekzistencėn, zotin, por jo dhe drithėrimėn e shpirtit. Kjo udhė pra, kur heshtja hesht paraqet nxitimin e rėnies sė lirė nga qiejt e largėt qė lėshon copėza ciflash tė vobekta poshtė tokės sė ftohtė. Ėshtė e ndryshueshme nė vartėsi tė referimit tė zotit, qė pėrkon me forcat e tij hyjnore drejt njeriut pėr ta nxitur dhe mė tej revoltės shpėrthyese...

Kur heshtja hesht, ne totalisht pushojmė sė qenuri me vetveten nė vartėsi me qenien e domosdoshme, sepse nė kėtė ekzistėncė asgjė nuk pėrkon me vullnetin e lirė dhe dėshirėn tonė pėr t’iu pėrkushtuar ambicieve dhe interesit. Edhe pse heshtja e tillė na mbulon si hije mbi horizont, njė vetmi dritash sipėr qiellit ne kėrkojmė me zili t’i shquajmė tė metat e njė syri dashakeq. Kjo heshtje na errėson qiejt pėr tė mos vazhduar mė tej. Mė kot, mbetet vetėm njė tendencė e zakonshme ku qėllimi rrėnohet nė hon. Kur heshtja hesht na godet dhe na pret tejpėrtej nga kjo gjendje e kapluar pesimiste, por veēse nuk na gjunjėzon tėrėsisht. Sikur tė heqėsh dorė nga gjithēka qė tė fle nė zemėr, e tė rikthehesh drejt gjithēkaje tė huaj, ky ėshtė vullneti i kėsaj heshtjeje qė tė mbėrthen me ēdo kusht pėr t’u dorėzuar. Shtrėngon tė gjithė sistemin inteligjent, dhe e kthen pėrmbys duke mos futur asnjė monedhė tė ndritshme. Kur heshtja hesht ndryshimi ndodhet midis revoltės dhe maturisė. Tė heqėsh dorė nga revolta pėr t’u nėnshtruar ndaj syrit dashakeqės, ose tė shqyrtosh lėndėt dhe lėvizjet fizike si pasojė e njė intelekti racional, ku hedhin poshtė ēdo nxitje tė sė keqes, qė me kohė pėr t’u transformuar nė tė mirėn e nevojshme...

Edhe trupi fizik i yni nėse do tė ndeshej me heshtjen do t’ia ngurtėsonte jetėn me ēdo kusht, por veēse njė drithėrimė shpirtėrore kapėrcen mė tė fshehtat shkallė tė mendimit mbi heshtjen qė pezullon vetėdijėn tonė tė kthyer nė formė fizike. Edhe shpejtėsia e kėsaj revoltė sado qė tė ishte e madhe, nuk do tė arrinte tė gjunjėzonte njė shpirt drithėrues, qė kthen sėrish paqen dhe dashurinė e realitetit njerėzor. Kur heshtja hesht nxit revoltėn dhe mbase mund tė vakumojė ēdo proces fizik e shoqėror, por jo dhe drithėrimėn shpirtėrore. Ligjet fizike tė natyrės sado teka hėnore tė kenė, realisht nuk do tė kenė aftėsi pėr tė ndryshuar drithėrimėn shpirtėrore nė nxitje drejt revoltės, sepse, kjo drithėrimė shpirtėrore ėshtė forcė hyjnore qė tejkalon pėrtej ēdo kohe e hapėsire qiellore. Kjo do tė thotė qė heshtja ka njė pikė ku mund tė ndalojė tė keqen e saj, ndėrsa drithėrima shpirtėrore nuk ka asnjė pikė dhe se zgjerohet pafundėsisht nė mėnyrė konstante sipas virtytit dhe ndėrgjegjės njerėzore. Edhe zoti qė do tė nxiste heshtjen vakume ndaj njeriut nuk do tė arrinte dot ta kthente pėrmbys edhe drithėrimėn shpirtėrore tė tij, vetėm nė njė rast kur shpirti humb drithėrimėn dhe magjinė e tij frymėzuese. Prandaj, heshtja ka njė fund tė hidhur, ndėrsa drithėrima shpirtėrore mund tė tejkalojė gjithēka, vetėm atėherė kur nuk humb magjinė e saj frymėzuese...

 

 

NGA I NJĖJTI AUTOR:

Absurditeti i botės
Bota si sprovė mistike
Kur heshtja hesht
Politika
Pushteti nė depresion

Mbi artet
Mbi lirinė
Mbi vullnetin
Njeriu brenda lirisė sė Zotit
Njeriu filozof
Njeriu i shkencės
Sa shpirtra fshehim ne?
Skicė mbi filozofinė


Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes