|
Mė 11 korrik 1990, njė familje bujare shqiptare, e persekutuar
gjithėmonė
nga pushteti
sllav, morri lajmin e rėndė tė vdekjes sė birit tė tyre nė spitalin
ushtarak tė Beogradit. Kėsaj rradhe, vdiq i helmuar eprori Hamit Haxhiu,
djal trim, i njohur dhe i dashur nga mbarė Botusha dhe Malėsia e
Gjakovės. Ushtarėt e tij shqiptarė, akoma edhe sot, tregojnė me mall
dhe dhėmbje pėr humanitetin e tij dhe ndihmėn qė ju jepte nė
ushtrinė e athershme tė quajtur APJ. Fliste shqip me shqiptarėt... Pėr
pushime..., saherė qė kishte, kėthehej nė Botushėn e vet krenare dhe,
asnjėherė nė uniformė. Nė kokė mbante plisin e bardhė, kėtė
simbol tė lashtė shqiptar tė uryer nga armiqėt tanė. Me dashuri tė
pashlyer i ndoqi traditat e kombit; nuk lente pa marrur pjesė nė dasma e
nė mort dhe gjithėmonė, si qė u tha mė parė, i veshur «qytetarēe»
e jo nė uniformė.
Gjatė shkollimit dhe mėtej si epror ushtarak, tregoi aftėsi tė
mėdha mendore dhe fizike. E pra kjo, ishte njė fakt mė tepėr pėr tė
penguar zhvillimin dhe ngjitjen mė lartė nė hierarkinė ushtarake tė
APJ, sė cilės nė vitet e pasluftės edhe i besuan shqiptarėt. I besuan
njė politike tė trumbetuar nga tė gjitha anėt. Dhe dihet si u
tradhtuan prindėrit tanė.
Ti kėthehem temės sė filluar tė cilėn dua nė disa pika tė
shkurtėra ta paraqes qė nga fillimi. Dėshira e ime si autor ėshtė tė
them gjėra qė janė gjer mė tani pak tė njohura mbi jetėn e kėtij
trimi shqiptar dhe mbi tė parėt e tij, duke filluar nga gjyshi i tij
Arifi e kėtej.
Jemi nga fundi i viteve 20 tė qindveēarit tė kaluar. Mbretėria SKS
bėn kėrdi mbi popullatėn shqiptare. Shpėrngulje tė detyruara pėr
ēdo ditė. Familjes sė Jahė Haxhiut i konfiskohet shtėpia dhe toka me
arsyetimin se nuk ka paguar taksat e procesit gjyqėsor tė mbajtur dhe
vendimit qė pasoi nė Gjyqin e Shkallės sė parė nė Pejė (vendim i
prurė mė 29 nėntor 1927), nė bazė tė sė cilit, datėn 9 maj 1930,
shtėpia dhe toka e Arif Haxhiut shitet nė ankand njė serbi (i vetmi
pjesėmarės nė ankand), i cili pas Luftės sė Dytė Botėrore ikėn vet (familja
ngelėn nė Kosovė) nga Jugosllavia komuniste si ēetnik dhe pra,
kundėrshtar i ideologjisė sė re nė pushtet.
Familja Haxhiu nė Shqipėri u vendos nė Mamuras por edhe atje nuk i
ndoqi ndonjė fat i mir pasiqė aty, nga malarja nga e gjithė familja
ngelėn nė jetė vetėm dy fėmi tė vegjėl tė Arifit djali Jaha
dhe vajza Xhejlanja tė cilėt u ritėn te dajėt e tyre, gjegjėsisht te
trimi i njohur mbarėshqiptar, Binak Alia. Nė Krumė, Jaha edhe kreu
shkollėn elementare me shokė tė tjerė tė internatit
« Kosova ».
Luftėn e viteve 41-45 Jaha e kaloi nė mal me luftėtarė liridashės nga
tė gjitha trojet shqiptare kėshtuqė « ēlirimi » poashtu e
gjeti nė mal. Pasiqė partizanėt e muarėn pushtetin, disa nga
bashkėluftarėt ranė nė duarė tė tyre, disa u vranė gjatė
pėrleshjeve e njė numėr ku bėnte pjesė edhe Jaha, u kėthyen nė
Shqipėri. Por, si qė dijmė edhe kėtu sundimin e patėn kapur
komunistėt, tė cilėt e prangosėn me mbi dyzet luftėtarė tė tjerė.
Pushteti shqiptar, kėshtu tė prangosur, vendos ti kėthej
« kosovarėt » nė Jugosllavi. Rrugės Jaha i thot njėrit nga
pėrcjellėsit qė e kishte patur shok shkolle qė ta liroj. Ai nuk mer
asnjė rrezik pėr ta liruar nga prangat por gjen njė mėnyrė tjetėr
mjaftė tė sukseshme..., e zhduk dosjen e Jahės dhe i thot qė nė
Prizren mos tė pranoj se ka dalur ilegalisht nė Shqipėri, e kanė
nxėnė nė rrėmujė tė kontrollimeve dhe e kanė prangosur... Kėshtu
ai arrin tė lirohet nga akuza jugosllave dhe lihet nė liri. Jaha,
kėthehet tash nė Botushė dhe nė fillim banon te disa fqinj tė
kahershėm. Mėtej ia arrin tė banoj nė shtėpinė e uzurpuar nga Filipi
i cili , si qė pėrmenda mė parė, qė larguar nga Kosova dhe nga
teritori jugosllav duke lėnė gruan vet. Ajo pranoi Jahėn tė jetoj aty
duke i liruar njė dhomė. Gradualisht, ky e ribleu shtėpinė dhe tokėn
e vet. Pas blerjes, martohet me Nushe Salihun dhe i
lindin gjashtė fėmi, tri vajza e tre djem.
Nga djemtė, Arifi pra mė i madhi qė tash punon dhe jeton nė
Gjermani, u ngatėrrua me pushtet pėr ēėshtje politike si qė
trajtoheshin tė gjitha kundėrshtimet mė tė fuqishme ndaj sistemit
komunist dhe «vėllazėrim - bashkimit» jugosllav, ju ngrit aktakuza (
PP-nr. 56/84, me datė 16 mars 1984) nė kėtė drejtim dhe u dėnua me
njė vjet burg ( p. nr. 29/84 dhe Ap-Kzh nr.399/84). Vėllau tjetėr, me emrin
Haxhiu, kreu filloren
dhe pastaj gjimnazin nė Deēan por Shkolla e Lartė Pedagogjike nė
Gjakovė i mbeti e pakryer pėr shkak se u arestua dhe u dėnua me njė
vjet burgim (P.nr. 142/83 dhe menjėherė pas mbajtjes sė dėnimit u
arestua rishtazi dhe kėsaj rradhe u dėnua me tre vjet e gjysėm heqje
lirie (PP-nr.133/85).
Hamiti
Lindi mė 5 Janar 1955 dhe kreu shkollėn fillore nė Mulliq, kurse
gjimnazin ushtarak nė gjeneratėn e parė nė Beograd. Vazhdoi studimet
nė Akademinė Ushtarake tė Beogradit nė dy vitet e para, kurse dy tė
fundit, nė Banja Llukė.
Duhet cekur se ėndėrra e Hamitit ishte tė bėhet pilot. Nė rini
shpesh ju fliste shokėve tė vet se dėshira e tij e flaktė ėshtė
pilotimi dhe donte tė jetė i pari shqiptarė nė kėto troje tė jashtė
shtetit ėmė qė bėhet pilot dhe shtonte: «Kam ca ėndėrra tė
bukura...». Kjo dėshirė nuk ju plotėsua se patronėt e kuq tė
armatės jugosllave nuk lejonin njė shqiptar nė komandat e Mig-ave tė
tyre. Nė fund, ai kreu drejtimin e blindave dhe dėrgohet me detyrė nė
Nish, me gradėn e nėntogerit tė armatės nė njėsitin tankist.
Kėtu fillojnė tė duken mė haptazi elementet antishqiptare nė
rradhėt e hierarqisė ushtarake po dhe brėnda ushtarėve qė nė ēdo
hap e dita ditės mė tepėr ngrinin kurtha tė ndryshme kundėr ēdo
shqiptari pa dallim tė gradės.
Kėtu qėndroi gjer nė vitin 1981. Kėtė vit, divizioni i Nishit
dėrgohet nė Kosovė. Haxhiu revoltohet kundėr padrejtėsive, mėnyrės
dhe masave barbare qė ndėrmerreshin kundėr popullatės shqiptare dhe si
pasojė, menjėherė e tėrhoqėn nga njėsitėt tankiste dhe i dhanė t'i
grah njė autobusi. Brėnda vetėm disa ditėsh e tėrhoqėn krejtėsisht
nga Kosova pėr nė kazerma tė tjera larg trojeve shqiptare e qė akoma
sot nuk dihet saktėsisht vendi i saktė. Nė vazhdim, Hamiti kėthehet
pėrsėri nė Nish dhe tani mė i jepet nė pėrgjegjėsi akoma mė e
kufizuar, njė tanks me ekipazhin.Vijojnė bisedat informative, qė e
dijmė mirė se ēfar torturash psiqike nėpėrmjet kėrcnimeve dhe
shantazheve pėsonin shqiptarėt nė kėtė ushtri mashtruese tė
«vėllazėrim - bashkimit». Ngritja e padisė ndaj vėllezėrve Arifit
dhe Haxhiut, duke filluar nga viti 1981 dhe dėnimet me burgim, rėnduan
akoma mė tepėr gjendjen e Hamitit dhe ai tani gjindej nėn njė presion
tejet tė madh. Kėtė fakt e hetonin edhe ushtarėt nė kazermė e
shqiptarėt ishin gjithėmonė rreth tij. Dėshmojnė akoma ata qė e
njohtėn dhe tregojnė me dashuri dhe krenari se si Hamiti, afrohej me ta
kur nė orėt e lira kėndonin kėngė me qiteli nė brendi tė kazermės
- kazamat. Vet ai me njė rast u thot vėllezėrve tė vet: «Mos
hiqni dorė nga ideali... Liria ėshtė e shtrejtė prandaj edhe don
sakrifica...». Kėto qėndrime ishin tė njohura nė rrethin ku jetonte,
nė Nish dhe mė gjėrė pėr shumė shqiptarė por dhe eprorė e agjentė
tė ushtrisė sė kohės. Se Haxhiu vepronte nė drejtim tė emancipimit
tė forcės liridashėse me tė rijtė qė kish kontakt vėrteton vet
fakti se ai asnjėherė nuk mbėrrini nė gradime mė tė larta hierarqike
edhe pse me pėrvojė kohėzgjatje dhe me aftėsi psikofizike ua
tejkalonte tė gjithė oficerėve nė kazermėn e tij dhe me larg. Kėtė
e thom me faktet e dėgjuara nga shum njerėz qė e njihnin Hamitin e
sidomos nė bisedė me ushtarė tė tij tė viteve tetėdheta, duket
qartė se ai ishte i persekutuar nė aspekt profesianal dhe privat. Privat
nga shkaku se nė kohėn kur i dėnoheshin vėllezerit pėr aktivitet
kundėr revolucionar, kundėr komunist dhe pėr tentativė tė rrėzimit
tė sistemit shtetėror, atij i kėrkohej pėr ēdo ditė tė distancohet
nga ta se ishin armiq tė popullit, tė shpallur fajtorė dhe tė dėnuar
me burg...
Nė vargun e dėshtimeve pėr ta mposhtur moralisht Hamitin, e
kulminacion i nervozizmit dhe mllefit kundėr tij arrin nė kohėn kur ai
ka deklaruar se L.B ka vrarė ushtarin V.T. Shqiptarė dhe ka plagosur dy
ushtarė tė tjerė (1 shkurt, 1990), poashtu shqiptarė. Njė muaj e
gjysėm pas vdekjes sė Hamit Haxhiut, nė gjyqin ushtarak tė Nishit,
L.V. u mbrojtė se nuk ka vrarė askėnd por se kėto ishin akuza tė
shpikura nga eprori Hamit Haxhiu...
Helmimi
Gajtė shtrirjes nė spitalin ushtarak nė tė Nishit (dhjetė ditė)
flitej nga ana e mjekėve pėr helmim tė rėndė, por qė nuk dihej nga
vinte. Vėllezėrit dhe familja kėmbėngulėn ta dėrgojnė nė mjekim
nė Beograd dhe pas shum peripetishė, ia arrijnė ta dėrgojnė vėllaun
e sėmurė rėndė nė AMU (VMA). Edhe kėtu, analizat e para flitnin pėr
njė helmim me prejardhje tė panjohur. Vet Hamiti tregonte se ditėn kur
ėshtė sėmurė, ia kanė dhėnė njė birrė e cila kishte patur njė
shije jo tė rėndomtė (nė kėtė kontekst po pėrmend faktin se ditė
para, dhe pas helmimit dhe vdekjes sė Hamitit, nė rrethana misterioze
vdiqėn edhe dy shqiptarė tė tjerė qė gjindeshin nė uniformė
ushtarake e qė ishin tė afėrtė me tė). Nė kėtė spital, pėr tė
cilin familja edhe sot nuk kanė fjalė tė kėqija, vdes, tash po e quaj
heroi ynė, trimi i pashoq dhe shembėlltyra e guximit dhe mbrojtėsi i
rinisė shqiptare qė gjindej nė uniformė gjatė kėsaj kohe nė
garnizonin e njėsiteve tankiste tė Nishit. Pėr gjatė trembėdhjetė
vjetėve qė punoi si eprorė, vite pra shumė tė rėnda tė kohės sė
ritjes konstante tė antishqiptarizmės nė ēdo hapėsirė, Hamit Haxhiu
nuk nguroi haptas dhe me tė gjitha mundėsitė qė kishte, tė mbroj
ushtarėt e tij nga ēdo gjė e keqe qė ju gatuhej nga dora nacionaliste
sėrbosllave...
Dhe... Hamit Haxhiu, ky trim qė ndėrroi jetė i helmuar, kaloi nė
legjendė, se populli shqiptarė i bėri njė varrim legjendarė...
Vėllezėrit dhe dashamirėt e tyre qė i pėrmbajtėn nė vendimin e
prerė tė mos lejojnė njė ceremoni ushtarake tė varrimit (po pėrmend
rastin e ndihmės nga ana e Hajdar Salihut dhe Bajram Mehmeti nga
«Alternativa» qė ndihmonin me kėshillat e tyre nėpėrmjet telefonit
vėllezėrit Haxhiu gjersa akoma ishin nė Beograd dhe donin tė mernin
kufomėn nga duarėt e «nishlijve»), ku pushteti do tė mundohej tė
lante duarėt e ngjyrosyra me gjak shqiponje duke recituar fjalime tė
njohura mė, pėr «humbjen e madhe tė njė eprori tė madh». Do tė
flitnin edhe pėr diagnozėn e caktuar pas vdekjes, pėr leukemi akute tė
pashėrueshme...
Varrimi u bė nė vendlindje dhe do tė mbahet mend, si qė thot
populli, sa jeta e jetės. Erdhėn pėr ta pėrcjellur dhe ti bėjnė
nderimin e fundit me dhjetėra mijėra shqiptarė nga tė gjitha trojet.
Mund tė them lirisht se gjysma e njerėzve tė etur pėr pjesmarje, u
ndaluan rrugėve nga policia dhe ushtria e pajisur me armatim tė rėndė.
Numri i saktė i pjesėmarrėsve qė mund tė pėrmendet, nuk dihet, por
mė sė miri mund ta thonė ata qė e ndynin tokėn tonė me tanksa dhe
qė ndynin ajrin e pastėr shqiptar me helikopterė luftarak me qėllim
tė pengimit tė kėtij varrimi, qė u shėndrua nė atė qė meritoi
Hamit Haxhiu...: qė u shėndrua pra, nė pjesė tė lavdishme tė
historisė kombėtare.
Tash, nė persiatjet e mia, gjėndem para njė koincidence tė bukur;
fjala hero fillon me gėrmėn h, fjala heroizėm gjithashtu..., inicialet
e emrit Hamit dhe mbiemrit Haxhiu gjithashtu... Kėta dy gėrma shpresoj
njė ditė, ti shoh nė hyrje tė njė kazerme tė ushtrisė sonė...:
«Kazerma Hamit Haxhiu»; apo ndoshta ta quajmė me kėtė emėr njė
shkollė ushtarake, ose njė ent tjetėr ushtarak... Ndoshta pėr
njėzetvjetorin e vdekjes...
Botushė, Malsi e Gjakovės, Kosovė..., e kemi fjalėn...
Vet Hamiti ishte njeri i shpresės; tė shpresojmė nė njė dhuratė
tė bukur pėr kėtė trim tonin...
|