Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portal  Nobelistët

Çmimi Nobel për Letërsi dhe lista e laureatëve

Alfred Nobel


Alfred Nobel

Me testament, më 1896, kimisti Alfred Nobel (1833-1896), vendosi të shpërblej shkencëtarë, pushtetarë, shkrimtarë…, me një fjalë intelektualë mirëbërës të njerëzimit në pesë lëmi : paqë, letërsi, mjekësi, fizikë dhe kimi. Fondacioni i posedon shumën prej dhjetë milionë kurona (përafësisht 1,1 milion €). Çmimi ndahet për çdo vjet në Stokholm nga Akademia Suedese përgjatë dy javëve të para të muajit dhetor. Kur flitet për letërsi, e sipas dëshirës së testamentlënësit Alfred Nobel, fituesi duhet të jetë autor vepre të pasur me një « ideal të fuqishëm ».

Kandidatët propozohen nga ana e Akademisë Suedeze ose organizma dhe autoritete të ngjashme, laureatët e Çmimit Nobel për letërsi, shkrimtarë të njohur ndërkombtarisht dhe personalitete të njohura univerzitare. Askush nuk ka mundësi të vetpropozohet.

Për çdo vjet, anëtarët e zhyrisë bëjnë zgjedhjen poshtë-lartë mes të 350 kandidatëve të propozuar dhe kështu arrijnë në një listë përfundimtare që mbahet në mësheftësi totale e të përbërë nga pesë emra nga të cilët katër bien mirëpo kandidohen atomatikisht për vitin vijues. Për të fituar dhe pranuar zgjedhjen, kandidati duhet t’i fitojë me tepër se gjysmën e votave (pëlqimeve). Këto zgjedhje bëhen në mënyrë tejet të mesheftë por shpesh shpallja ka rezonanca politike ; 18 anëtarët e zgjedhur për tërë jetën, nuk ngurojnë t’i nderojnë shkrimtarët e persekutuar apo të ndaluar për publikim në vendet e tyre respektive.

Është për të përmendur se shum rrallë këtë Çmim e ka fituar ndonjë romansier a poet e kjo shkakton një ndjenjë hilje dhe ngrihen akuza për elitizëm e ca herë edhe për majtizëm të zhyrisë. Natyrisht Akademia e Shkencave të Suedisë hedh poshtë këta etiketa dhe flet gjithëmonë për pavarësi të plotë. Megjithatë, ka patur anëtarë që kanë dhënë dorëheqje për shkak të dallimeve të thella në zgjedhjen e laureatëve. Kjo lidhet gjithashtu me faktin se nobelistët për më tepër që fitojnë një shumë të bukur parashë, ata ngrihen lartë në nivel botëror dhe fitojnë famë të jashtëzakonshme e kjo është rast që nxit spekulime në gjiun e shum qarqeve letrare në botë. Megjithate, përsëris se sekreti është i plotë gjer në shpalljen publike që do të thotë se asnjë lajm o kominikatë lidhur me listën paraprake nuk mund të bëhet publike.

Çmimin Nobel për letërsi e dorëzon Mbreti i Suedisë  gjatë ceremonisë oficiale që mbahet në « Sallën e Koncerteve » në Stckholm, me çdo 10 tetor ; përvjetor i vdekjes së Alfred nobeli-it. Laureati, përpos 10 milionë kuronave dekorohet edhe me një medalje të artë dhe dokument të kaligrafuar si dëshmi për statutin e tij dhe motivet për të cilat u « nobelizua ». Është bërë traditë që me këtë rast, fituesi të mbaj një fjalim të shkurtër ku flet për angazhimin artistik dhe mbi vizionin e tij të botës.

 

Laureatët e Çmimit Nobel për Letërsi:

 

1901: R.S Prudhomme Francë 1957 : Albert Camus Francë
1902: Th. Mommsen Gjermani 1958 : Boris Pasternak BRSS  (e refuzoi)
1903 : B. Bjornson Norvegji 1959 : S. Quasimodo Itali
1904 : Frédéric Mistral Fancë dhe 1960 : S-J. Perse Francë
1904 : José Echegaray Spanjë 1961 : Ivo Andriq Jugosllavi
1905 : H. Sienkiewicz Poloni 1962 : John Steinbeck ShBA
1906 : G. Carducci Itali 1963 : Georges Séféris Greqi
1907 : Rudyard Kipling Britani e Madhe 1964 : J-P Sartre Francë (e refuzoi)
1908 : R. Eucken Gjermani 1965 : Mihail A. Shollohov BRSS
1909 : Selma Lagerlöf Suedi 1966 : S. J. Agnon Izrail
1910 : P. von Heyse Gjermani 1966 : Nelly Sachs Suedi
1911 : Maurice Maeterlinck Belgjikë 1967 : M. A. Asturias Guatemalë
1912 : Gerhart Hauptmann Gjermani 1968 : Y. Kawabata Japoni
1913 : Rabidranath Tagora Indi 1969 : Samuel Beckett Irlandë
1914 : nuk u nda 1970 : A. Soljenitsyne, BRSS
1915 : Romain Rolland Francë 1971 : Pablo Neruda Kili
1916 : V. von Heindestam Suedi 1972 : Henrich Böll Gjermani
1917 : Karl Gjellerup Danimarkë 1973 : Patrick White, Australi
1917 : H. Pontoppidan Danimarkë 1974 : E. Johnson, Suedi 
1918 : nuk u nda 1974 : Harry Martinson, Suedi
1919 : Carl Spitteler Zvicër 1975 : Eugenio Montale, Itali
1920 : Knut Hamsun Norvegji 1976 : Saül Bellow, ShBA
1921 : Anatole France Francë 1977 : V. Aleixandre, Spanjë
1922 : Jacinto Benavente Spanjë 1978 : Issac B. Singer ShBA
1923 : William Butler Yeats Irlandë 1979 : O. Elytis, Greqi
1924 : Wladyslaw Reymont Poloni 1980 : Ceslaw Milosz, Poloni
1925 : George Bernard Shaw Br. e Madhe 1981 : Elias Canetti, Britani e Madhe
1926 : G. Deledda Itali 1982 : G. G. Marquez, Kolombi
1927 : Henri Bergson Francë 1983 : William Golding, Britani e Madhe
1928 : Sindgrid Undset Norvegji 1984 : Jaroslav Seifert, Cekosllovaki
1929 : Thomas Mann Gjermani 1985 : Claude Simon Francë
1930 : Sinclair Lewis, ShBA 1986 : Wole Soyinka, Nigeri
1931 : Erik Axel Karlfeldt, Suedi 1987 : Joseph Brodsky, Ruso-amerikan
1932 : John Galsworthy, Britani e Madhe 1988 : N. Mahfouz Egjipt
1933 : Ivan Aleksejeviç Bunin, BRSS 1989 : Camillo J. Cela Spanjë
1934 : Luigi Pirandello, Itali 1990 : Octavio Paz Meksikë
1935 : nuk u nda 1991 : N. Gordimer Afrikë e Jugut
1936 : Eugene O'Neill, ShBA 1992 : Derek Walcott Saint-Lucia
1937 : Roger Martin Du Gard Francë 1993 : Toni Morrison ShBA
1938 : Pearl Buck ,ShBA 1994 : Oe Kenzaburo, Japoni
1939 : Frans Emil Sillanpaa, Finlandë 1995 : S. Heaney, Irandë
1940 : nuk u nda 1996 : W. Szymborska, Poloni
1941 : nuk u nda 1997 : Dario Fo, Itali
1942 : nuk u nda 1998 : José Saramago, Portugali
1943 : nuk u nda 1999 : Günter Grass, Gjermani
1944 : Johannes Vilhem Jensen, Danimarkë 2000 : Gao Xingjian, Francë
1945 : Gabriela Mistral, Kili 2001 : V. S. Naipaul, Britani e Madhe
1946 : H. Hesse, Zvicër 2002 : Imre Kertész, Hungari
1947 : André Gide, Francë 2003 : J. M. Coetzee, Afrikë e Jugut
1948 : Thomas S. Eliot, Britani e Madhe 2004 : Elfriede Jelinek, Austri
1949 : William Faulkner, ShBA 2005 : Harold Pinter, Britani e Madhe
1950 : Bertrand Russel, Britani e Madhe 2006 : Orhan Pamuk, Tyrqi
1951 : Par Lagerkvist, Suedi 2007 : Doris Lessing, Britani e Madhe
1952 : François Mauriac, Francë 2008 : J-M Le Clézio, Francë
1953 : Winston Churchill, Britani e Madhe 2009 : Herta Müller, Gjermani
1954 : E. Hemingway, ShBA 2010 : Mario V. Llosa, Peru
1955 : Halldor Laxness, Islandë 2011 : Tomas Tranströmer, Suedi
1956 : Juan Ramon Jimenez, Spanjë 2012 : Mo Yan, Kinë
  2013 : Alice Munro, Kanada
  2014 : Patrick Modiano, Francë




Gabriela Mistral


E. Hemingway


Herta Müller

John Steinbeck

 

 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .